Berisha e do mëlçinë në qafën e tij, jo në të Uashingtonit

13 Korrik 2016, 15:09Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në çerek shekullin e fundit, politikanët shqiptarë kanë zgjedhur drejtuesit e drejtësië, dhe këta të fundit kanë përzgjedhur gjykatësit dhe prokurorët aktualë. Dhe sot, rreth 80% e tyre nuk e justifikojnë dot pasurinë e tyre në deklaratat zyrtare që dorzojnë çdo vit rreth saj. Nga ana tjetër, mbi 90% e shqiptarëve mendojnë se drejtësia është e korruptuar dhe duhet reformuar.

Për më tepër, të një mendje janë edhe aleatët strategjikë të Shqipërisë – Uashingtoni, Brukseli e Berlini. Dhe në reformën që ata i kanë propozuar Shqipërisë, kyçi është procesi i “vettingut” (siç e quajnë në anglisht) ose i “radiografisë” (siç ka filluar të quhet në shqip), përmes të cilit duhet të kalojën të gjithë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë. Të djegur nga mënyra sesi janë përzgjedhur deri më sot këta të fundit, aleatët tanë strategjikë kanë ofruar një formulë spastrimi, e cila e lë politikën jashtë këtij procesi – rolin kryesor për përzgjedhjen e anëtarëve të këtyre dy institucioneve do ta kenë monitoruesit ndërkombëtarë (Avokati i Popullit do ketë vetëm një rol formal).

Ja se ç’shkruhet për këtë përzgjedhje në draftin që mbështesin aktualisht aleatët tanë strategjikë:

“Të gjithë kandidatët paraqesin pranë Avokatit të Popullit aplikimet dhe deklaratat e pasurive, në përputhje me parashikimet e ligjit. Avokati i Popullit harton një listë emërore të kandidatëve që plotësojnë kriteret përzgjedhëse FORMALE dhe ia dërgon atë Kuvendit.

Brenda 30 ditëve nga marrja e listës emërore, Kuvendi zgjedh anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit dhe dy Komisionerët Publikë nga lista e dërguar prej Avokatit të Popullit, DUKE MARRË PARASYSH REKOMANDIMET E DHËNA NGA OPERACIONI NDËRKOMBËTAR I MONITORIMIT”.

Por monitoruesit ndërkombëtarë nuk do të kenë rol vetëm në përzgjedhjen e njerzve që do të bëjnë “radiografinë”, por do të kenë rol të rëndësishëm edhe në kryerjen vetë “radiografisë”. Ja se ç’shkruhet për këtë gjë në draftin që mbështet aktualisht Uashingtoni, Brukseli e Berlini:

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit… Ka të drejtën të marrë të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.”

Siç kuptohet qartë nga formula e mësipërme, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të jetë në rolin e mëlçisë që do të pastrojë nga helmet gjakun e drejtësisë shqiptare, ndryshe nga deri më sot, që mëlçia e drejtësisë ka qenë në qafën e politikanëve shqiptarë. Prandaj, Berisha e deputetët e tij e kundërshtojnë me vendosmëri këtë formulë (duke u kapur te argumenti i “sovranitetit”) dhe kërcënojnë se do ta destabilizojnë vendin, nëse reforma e drejtësisë miratohet pa votat e tyre. Disa deputetë të tjerë thonë se duhet gjetur konsensus mes partive, sepse vendi mund të destabilizohet. Ndërsa pjesa tjetër e deputetëve e ka pranuar thirrjen e shefes së diplomacisë së BE-së Mogherini (dhe të ambasadorit amerikan në Tiranë) për ta votuar reformën në drejtësi ashtu siç e kanë sugjeruar SHBA dhe BE.

Me pak fjalë, kemi një betejë mes Berishës & co., që duan të vazhdojnë ta mbajnë në qafë mëlçinë e drejtësisë dhe Uashingtonit, Brukselit e Berlinit, që duan t’ua heqin. Të shohim se kush do ta fitojë këtë betejë…

9 komente në “Berisha e do mëlçinë në qafën e tij, jo në të Uashingtonit”

  1. Nje qytetar says:

    Nuk krahasohet asnje bukeshkale ne Historine e Shqiperise me ty ; as Hamza Kastrioti , as Esat Toptani , as edhe spiunet me te urryer te nazi-fashizmit .
    Sali Berisha ! Je qenia me e ndyre qe kjo toke ka dhjere ne gjithe historine e saj !
    Mund te mburresh or shpellar i pa bese , mund te mburresh se, bere vend ne Histori , por e bere si Hitler , Pinocet ; Pol Pot , e bere si nje keqberes te erise ! Sepse ti , ndyresire , nuk je shqiptar ! E pohove vete ne parlament gjate nje deliri nga ato qe kakon here pas here . Te paret e mij , the , e rruanin koken e linin vec nje tufe flokesh ne maje , me qellim qe po te binin ne dore te armikut e t´ja prisnin koken ; te mos ja mbanin koken per ta demonstruar duke i futur gishtat ne flegrat e hundes , por ta mbanin nga tufa e flokeve ne cacke te saj !
    E pra , mor gjak-dhjere , Shqiptaret nuk e kane patur kete Zakon qethjeje !
    Kete e kane patur Mongolet , tartaret , me nje fjale barbaret e stepave aziatike qe u dynden ketyre tokave te bukura te Iliriades !
    E pohove vete prejardhjen tende kafsherore mor shtaze !

  2. Nje qytetar says:

    Nuk krahasohet asnje bukeshkale ne Historine e Shqiperise me ty ; as Hamza Kastrioti , as Esat Toptani , as edhe spiunet me te urryer te nazi-fashizmit .
    Sali Berisha ! Je qenia me e ndyre qe kjo toke ka dhjere ne gjithe historine e saj !
    Mund te mburresh or shpellar i pa bese , mund te mburresh se, bere vend ne Histori , por e bere si Hitler , Pinocet ; Pol Pot , e bere si nje keqberes te Shqiperise ! Sepse ti , ndyresire , nuk je shqiptar ! E pohove vete ne parlament gjate nje deliri nga ato qe kakon here pas here . Te paret e mij , the , e rruanin koken e linin vec nje tufe flokesh ne maje , me qellim qe po te binin ne dore te armikut e t´ja prisnin koken ; te mos ja mbanin koken per ta demonstruar duke i futur gishtat ne flegrat e hundes , por ta mbanin nga tufa e flokeve ne cacke te saj !
    E pra , mor gjak-dhjere , Shqiptaret nuk e kane patur kete Zakon qethjeje !
    Kete e kane patur Mongolet , tartaret , me nje fjale barbaret e stepave aziatike qe u dynden ketyre tokave te bukura te Iliriades !
    E pohove vete prejardhjen tende kafsherore mor shtaze !

  3. XHIM XHIBOKSI says:

    Te lumt Eduart megjithese je i djathte por gjykon si shume te tjere te djathte si nje qytetar i ndershem i paster i shoqerise shqiptare qe kerkon drejtesi si shum deputet te tjere te PD qe jua çjerrin maskat SHpellarit dhe lulushkes.Per njerze te tille ka nevoje shteti yne sot jo per lulasher qe kane duart me gjake te 21 Janarit dhe parat e rruges se Kombit dhe Shpellari Sali.

  4. xxx says:

    Salih Berisha eshte klysh i Amerikanve dhe luan k… si te doje me ju trutredhtit.

  5. MeteH says:

    SB po e merr vet pergjegjesin per reformen.Ai me mire vdes se sa te tradhetoi gjykatsit qe e kan shpetuar 101 here nga burgimi i sigurt per vjedhjet e krimet qe ka bere ne 25 vjet.Perendimoret lodhen kot me te.Ai e ka ndare mendjen se do zbati urdherat e UDB nga i cili ka marr fuqin keto vite duke e djegur shqiperine disa here.Duhet referendumi orgjent

  6. xxx says:

    Un jam i mendimit qe Salihu eshte klysh Amerikan,dhe ata qe e kundershtojn veq per k.. mundin me kap.

    1. babo says:

      Iko or kosovar i trash, te ju shpellaret ka ngelur popullariteti i Berishës sot

  7. O BERISHEVIC OO SLLOBODAN te erdhi dita mos vdis qe te vdesesh ne burg duro dhe pak merr dhe ne qeli ket pederastin e hollandes BASHISHEVIC se jeni kopje perfekte ndyrsira qe mbajtet peng ket vend 25vjet

  8. Ojoj says:

    Fuck berishjaneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje