Rama nuk ia ka mundësuar Ramës zgjedhjet e parakohshme

14 Korrik 2016, 20:25Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në ditët e fundit, si brenda Shqipërisë, edhe jashtë saj, po përmenden zgjedhjet e parakohshme, si një rrugëzgjidhje për ngërçin politik që mund të shkaktojë një votim i reformës në drejtësi vetëm nga PS-ja. E cila nuk ka 94 deputetë në Kuvend.

Por ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, të cilat u iniciuan nga Rama dhe u miratuan edhe nga Berisha, e kanë vështirësuar shumë provokimin e zgjedhjeve të parakohshme nga partia kryesore në pushtet, kur ajo nuk e ka mbështetjen e aleatëve të saj për to.

Deri më 2008, kushtetuta parashikonte mocione besimi e mosbesimi ndaj qeverisë, të cilat mund të shkaktonin njësoj zgjedhje të parakohshme, kur qeveria nuk merrte 71 vota në Kuvend. Ndërsa pas 2008-ës, mocioni i mosbesimit NUK shkakton më zgjedhje të parakohshme – kur 28 deputetë paraqesin një mocion mosbesimi, paraqesin edhe një kandidat për zëvendësimin e kryeministrit aktual. Në qoftë se ky kandidat fiton 71 vota, i zë menjëherë vendin kryeministrit aktual dhe krijon kabinetin e vet ministror.

Ndërsa mocioni i besimit nuk ndryshoi në vitin 2008, por një kleçkë iu fut në mes.

Në qoftë se në protokollin e Kuvendit është regjistruar një mocion mosbesimi nga 28 deputetë, qoftë edhe disa minuta para se ta paraqesë atje kryeministri mocinonin e tij të besimit, mocioni i dytë duhet të presë rradhën për t’u shqyrtuar pas votimit të mocionit të parë.

Me pak fjalë, nëse Rama dorëzon në Kuvend një mocion besimi pas një jave, ka gjasa të gjejë të regjistruar atje një mocion mosbesimi nga 28 deputetë, të cilët do ta kenë përcaktuar edhe një zëvendësues të tij. Dhe në qoftë se fiton 71 vota, ky zëvendësues do të jetë kryeministër deri në zgjedhjet e kohshme të radhës…

2 komente në “Rama nuk ia ka mundësuar Ramës zgjedhjet e parakohshme”

  1. Turi says:

    Keshtu do perfundosh kur je edhe kokebosh edhe fodull sic eshte Edi Rama.
    Ky psikopat karakteropat i ben gjerat sipas tekave te veta e nuk konsultohet njehere me burra te mencur per ato qe ben.

  2. niku.tj says:

    erdhen votimet duhen sakrifikuar disa persona se po i levis levreku rames mbas 4 vjetesh te tjera se do fitoj prap mendoni se kombet e tjera skane bere te njenten gje hiqet nje i keq dhe viet prap ate qe nuk deshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje