Demagogët e “Facebook”-ut dhe “ekspertët” e islamit

14 Korrik 2016, 16:34Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

Kur para katër vjetësh vendosa të trajtoj shtrirjen e ekstremizmit fetar në Kosovë, jo pak kolegë të mi më akuzuan se po e bëj të madhe këtë punë dhe se Kosova nuk rrezikohet nga kjo ideologji.

Kësisoj, vendosa të dal në terren, të shkoj nëpër shtëpi të imamëve radikalë, në organizata që financonin individë dhe grupe të ndryshme… Për tetë muaj me radhë, nëpër Kosovë kam shkuar derë më derë.

Teksa analistët shitnin mend prej kafeve për zhvillimet politike, unë i hyra kësaj sfide, në të cilën e implikova edhe tim bir Andin, atë kohë 7 vjeç. Me të shkuam në Maqedoni, në ambient aspak të favorshëm për trajtim të kësaj teme. Jo kolegët, por askush, përpos familjes, nuk më ka mbështetur në këtë rrugëtim që më ka terrorizuar.

Kam qenë deri në Londër për t’i identifikuar burimet e financimit në Kosovë, kam takuar me dhjetëra herë të njëjtët persona të prekur nga ky fenomen. Dhe, a e dini se kush kanë qenë mbështetësit e mi: 2 – 3 imamë që të parët janë prekur nga ekstremistët, janë rrahur e dërmuar.

Në vitin 2013, një fotografi imja është shndërruar në fatva nga ana e grupeve radikale, duke marrë mbi 5 mijë “like” nën akuzën për “islamofobi”.

Katër vjet me radhë, rrugëtimi im drejt zbardhjes së problemit të radikalizmit islamik më ka dërguar në katunde, qytete, e shtete ku jam takuar me prindër e fëmijë të tyre të rekrutuar, me rekrutuesit, ekstremistët e radikalët e shumtë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri.

Sot, fotografitë e fëmijëve të mi keqpërdoren nga radikalët nëpër rrjete sociale. S’reagon askush, as Asociacioni i kolegëve të mi gazetarë, i cili e ka njërën nga shtyllat kryesore të funksionimit të tij: mbrojtjen e gazetarëve, punën e tyre.

Me qindra kërcënime të të gjitha formave, tashmë janë deponuar në polici.

Ju analistë, e së voni trumbetues të rrezikut nga radikalizmi, keni heshtur! Keni heshtur, edhe kur gratë shqiptare janë quajtur “kurva”, edhe kur kanë dalë video duke iu vënë shami mbi kokë vajzave 4-5 vjeçare, keni heshtur kur me emra e mbiemra janë linçuar nga këto grupe ata pak gazetarë që patën guximin të merren me këtë temë.

Keni heshtur kur është rrahur Xhabir Hamiti, kur i është djegur vetura imamit Musli Verbani, kur është rrahur Osman Musliu, kur është kërcënuar Zuhdi Hajzeri… Keni heshtur, teksa arsyet ju i dini!

Sot, një dyzinë janë shndërruar në ekspertë të islamit. Unë i jam falënderuese shumë laikëve dhe jo vetëm atyre, po ashtu dhe praktikuesve të islamit që më kanë ndihmuar për më shumë se 4 vjet në trajtimin e kësaj teme.

Sot, ndihem mirë që ka një reflektim të krijuesve të opinionit publik, por edhe të një pjese solide të atyre që janë zhytur thellë në delirin e kolltukut.

Më vjen mirë që jeni zgjuar nga kllapia! Unë jam gazetare dhe jo VIP, nuk pres medalje nga askush, por s’po mund ta duroj demagogjinë e disave prej jush!

Do të vazhdoj të merrem me këtë temë, sepse nuk e kam ndërmend të iki nga Kosova. Pra, dua t’i rris Andin e Artin këtu, në një Kosovë më të mirë, që sundohet nga vlerat evropiane dhe ku çmohet angazhimi qytetar!

16 komente në “Demagogët e “Facebook”-ut dhe “ekspertët” e islamit”

  1. laiku says:

    Islami do ju haje koken me keq se serbi dhe bullgaro-maqedonasi. Ketu ne Shqiperi ja hame koken vetes.

  2. Bazarhesap says:

    Gjithollogja zhgaravinse nuk mud te rinte do pa mare kutat nga OJQ-te Islamophobe!Jeni si familje mashtrusash dhe perversash dhe jo vetem qe nuk dine se cfar flisni po jenidhe genjeshtare patollogjike qe enderoni te jetoni ne utopi fashiste-Serbomadhe qe lincon besimtaret Mysliman.Baba jot eshte edhe ai nje gjithollog banal qe nxjer teza super nationaliste pathologjike(fise Shqiptare ne Pakistan Hundzaket dhe Uliksi ka qene Shqiptare) qe te bej te dyshosh se vuani nga nje semundje mendore genetike.Te vetmen gje qe ke aritur ne jete eshte se je pasuruar duke perbaltur vendin tend dhe bashkombasit e tuaj.

    1. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

      Arbana Xharra eshte nje shqiptare e madhe dhe shume e guximshme. Ate nuk e duan vetem ata qe mendjen e kane kah shkretetirat arabe, apo me mire te them, ate nuk e duan vetem antishqiptaret!

    2. F.K says:

      Arbana xharra nuk është as e lajthitur dhe as e metë nga trutë,por eshte nje nga personazhet kyç që ka ndjekur dhe ndjek fenomenin e arabizimit te bazarhesapit,xxx,lemit, etj.Qe jane alergjik me faqet e historisë shqiptare dhe qe nuk përputhen me metodën vahabiste qe bazarat frekuentojne .Ka vite dhe vite që ndjek këtë fenomen duke i pare pasojat dhe transformimin e personave nga dëgjuesi i ligjeratave te degjeneruar të hoxhallarëve e deri tek shfaqja e tyre në rrënojat e alepos,palmires etj.Po do thoni ju ,,,,skuqet bazarhesapi nga këto akuza? Fizikisht në europë dhe me mendje dhe zemër në mekë,,karriera jote do jetë e shkurter

  3. paradoxal says:

    Respekte Arbana! Vazhdo punen se moralisht te gjithe shqiptaret e ndershem e patriote jane me ty.

    Vetem injorantet nuk e kuptojne se islamizmi eshte karta e fundit qe vertisin ne duar serbet dhe greket per te na demtuar ne rrugen tone. Kjo ka ngele streha e fundit e armiqve tane shekullore per te na nxjerre si “dele e zeze” e Europes. Direkt apo indirekt, te gjithe islamiket cojne uje te mulliri i Serbise.

    1. xxx says:

      Paradoxal/Qysh more pi akuzon greket e serbet,kur ju minoritart ishit prej 1912-1914 bashkpuntoret me te afert te tyre,qka te kan demtu ty dhe bashkfetart tu sen,lexo librin e Dimitrije Tucoviqit si shkavellt shqipofoles i kan prit shkit me raki e mish derri,e tash han m… permes medijave.

  4. Shpellari says:

    Bravo zoja Xharra, ne anen tonde jom. Para pak ditesh na i hapi syte gazeta prestigjoze
    “The New York Times” kur shkrujti qi magjupt e Emirateve dhe ata Saud po e destabilizojne Kosoven, keta extremistet arrnaut, jo qe jane besimtare te devotshem, por
    problemi oshte qi e kan shiju shurren e deveve te shkretinave arabe, po thone neper xhamia qi oshte ilaq kunder impotences, bile kom nigju qi Fuad Ramiqka, Shefko Krasniqi, Irphan Saleh-u kan fillu t’a mashtrojne hajvanatin me hajmelia kunder sehireve! Deshta me thone qi kata extremistet mund t’i qujme Mafia qi vrapojne mbas euro-nave arabo-turke dhe besoj qi kan me iu mbete ne fyt

    1. gerrneta says:

      Ti gjesi shpellari..e para punes hik e mso me shkrujt shqip..e dyta njujork taimsin pyte cin ka partnerin mo t modh A.SAUDITE (USA) E TRETA THUJ KSAJ GAZETARE CMIM NOBEL TA MAROJE ARTIKULLIN SIC DUHET. DOMETHONE QI FAJIN E KA KLASA POLITIKE..SE JAN T KORRUPTUM .E NJERZIT PO S PATEN BUKE ME I DHON FMIVE..BOHEN VLLEZEN ENE ME SHEJTONIN

  5. A says:

    Te pershendes ARBANA XHARA, jeni nje gazetare e vertete, per ju FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIT dhe MOS SHIKONI KISHA dhe XHAMIA.
    Por dicka te them te jeshe e kujdeshme se pse jeton ne nje vend ku ka injorant dhe pervers qe jane thjeshte shqip foles.
    Duhet te keni dicka parasysh politika shqiptare dhe e kosoves nuk te mbrojne sepse nuk i behet vone per keto fenomene, sepse per babe e nen kane mafien dhe korrupsionin. Tung.

  6. Shpellari says:

    Fort i nderumi moderator i Temes, s’po kuptoj se pse e ‘gropove’ apo e perzive artikullin
    aktual te zojes Xharra me ata te te vitit 2015??!!!

  7. nord.al says:

    Bravo Arbana, respekt te jashtezakonshem per ty, per guximin qe tregon, per te verteten qe mbron.

  8. nord.al says:

    Bravo Arbana, respekt te jashtezakonshem per ty, per guximin qe tregon, per te verteten qe mbron.

  9. Gri sallat dhe bej rolin e “” Heroines “” si mendjelehte qe je sepse dikush qe sot eshte i “” Fuqishem “” dhe ti i sherben dhe ai te ben jehon dhe te ngre artificialisht , kerkon te te bej mit qe ti sherbesh me mire , por injoranca nuk ka brire…

    Ti meqenese kerkon te rrisesh femijt e tu nuk e kupton aspak sepse me vepren , idet dhe budallallikun tend ben te kunderten per shoqerin dhe familjen , dhe si rezultat vepra jote eshte teresisht hipokrite dhe e genjeshtert dhe si per gjith boten dhe per ty nuk do te jet shum e kendeshme ne te arthmen e afert.

    Sipas Papes dhe te gjith analisteve luften e tret boterore e kemi ne pragjet e shtepive dhe kete lufte si te gjitha luftrat e tjera boterore por dhe lokale do ta zhvilloj perendimi dhe vendet qe nuk kan lidhje me Islamin.

    Pra pikerisht keto shtete qe gjithmon kan hapur luftra dhe kan shkaterruar shoqeri, jete te pafajshme vetem per para edhe ne kete rast nuk do te lejojne TY por me ty dhe gjith boten mbare qe te rrisesh femijet e qet dhe kete shum shpejt koha do ta vertetoje,

    Atehere ti nuk do te merresh me genjeshtra, hipokrizi, demagogji dhe iluzione , POR do ti vendosesh kembet ne toke dhe do ta mesosh qe bota jote e shthurjes dhe e hipokrizise eshte bote qe shkakton luftra, prish kombe dhe familje , shkaterron shoqeri te tera , vetem e vetem per PARA.

    Bota jote eshte bote mashtruse dhe rendi shoqeror ku ajo mbeshtetet eshte teresisht i falimentuar dhe i deshtuar eshte rend qe i sherben shthurjes se familjes dhe shoqerise i planifikuar nga nje grusht njerezish vetem per fitimet e tyre perrallore.

    Vepra jote eshte teresisht nje injoranc boshe , e planifikuar te godas viktimen dhe te mbroj agresorin dhe koha shum shpejt do ta tregoje…

    Por ….

    Por kur te filloje faza vendimtare e asaj qe Papa me te drejte e ka cituar mbi tre here: Lufta e tret boterore , me aktoret kryesor si dhe heret e tjera me shtetet qe ti ke per zemer dhe i don fort : Rrezik ne ato kohe do ti braktisesh idhujt e tu , dhe atehere do te mendosh serozisht per femijet e tu qe vepra jote dhe idhujve te tu do tja bej shum te veshtire te arthmen dhe jo vetem atyre por mbare njerezimit,

  10. Violeta Gugu says:

    Ne vend qe Shqiperia dhe shqiptaret te ishin modeli i harmonise ndermjet feve, ne vend qe fjalet e rilindasve te ndritur si Naim Bej Frasheri ” FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA” te ishin shnderruar ne nje udhendricues qe do te mbillte vetem dashuri e mirekuptim ndermjet nesh, po ndodh e kunderta: Urrrejtja ndermjet njerezve me besime te ndryshme eshte kthyer ne nje gjembac te helmet qe po sjell ndasi fetare, kunder te cilave luftuan me aq devotshmeri figurta e shquara te Rilindjes sone.

    Duhen shume me teper njerez te kulturuar, te mencur , te guximshme e te pa anshem si ju e nderuara Arbana Xharra, qe urrejtja t’ia lere vendin dashurise dhe mirekuptimit. Do te jete nje rruge e gjate dhe e veshtire sepse injoranca qe ka perfshire nje pjese te muslimaneve te radikaliziuar eshte armike e diturise dhe e qyteterimit. Perpjekjet tuja zonja Arbana jane te admirueshme!

  11. Ermal Gjoni says:

    Nje bravo e medhe per kete gazetare me te vertete Shqipetare. Ata qe se kuptojne jane kunder kombit.
    ermali, USA

  12. vala says:

    Respekt per kete gazetare te guximshme !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje