Fjalën ta jep Zoti, po ta merr dhimbja.
Dje humbëm Dhuratën, një nënë nga ato pa zë, nga ato që vrapojnë gjithë ditën pas fëmijëve, nga ato që ngrenë dru e gur, që fëmijëve të mos u mungojë buka e shkolla, që fëmijëve të mos u mungojë dashuria e kujdesi i prindit.
U nisa disa herë të shkruaja, po aq herë e fshiva, se nuk di në mund të them fjalët e duhura në këtë hidhërim, po nuk mund të rri pa folur për Dhuratën e për gjithë ato nëna të këtij vendi, që s’kursejnë as veten për fëmijët, duke shpresuar veç me sytë nga e ardhmja.
Djalin e vogël e vinte Dhurata në gjumë, po ç’t’i thoshin mbrëmë?
Pse s’ishte mami?
Se një pjellë e shtetit të qelbësirave bënte gangsterin në mes të ditës me diell, mu në mes të Tiranës?
Si t’u mësosh djemve, siç u mësonte Dhurata të ishin të mbarë, të dëgjuar e të sjellshëm, në një vend ku maskarenjtë s’kanë frikë as dreqin me të birin, se punë e madhe, në mos me një tufë, me dy tufa para do t’ia hedhin?
Si t’u thuash djemve se në këtë vend njerëzit punëtorë e kokëulur si nëna e tyre, nuk janë veç mish për top?
Dhurata ishte vetëm një prej nënave të pazëshme të këtij vendi, që lënë shpirtin të rrisin fëmijë në një “shtet”, që jo vetëm nuk u premton të ardhme, por edhe ua rrëmben atë.
Në një vend, që për 25 vjet është qeverisur sipas oreksit të qelbësirave, të vetmit fëmijë që do të bëjnë hajër janë ata që fshijnë djersë me kartmonedha 500 euroshe, që bredhin me makina luksoze, që blejnë kuaj e syze dielli 60 000 euro.
Fëmijët tanë, o Dhurata, mbetet veç t’i ruajë Zoti dhe nënat si ty nga qielli…
Shum e drejte. Shum e sakte. Do isha shum i lumtur te dilnim ne 21 korrik para parlamentit dhe mos shkuleshim prej aty deri sa keta vampira qe na kane pire gjakun te votojne pro reformes. Nese kjo nuk ndodh, neser mund te jemi ne qe mund ta pesojme…
U prefte ne paqe. Une zgjodha te mos e shoh videon sepse e perfytyroja nga shkrimet se do te ishte shume e rende. Nje nene qe shpeton femijet nga makina, nderkohe nje makine qe i hypen siper!!!! Ai nuk mund te quhet aksident. Ai i djeshmi ishte vrasje!
Dhimbja ne te tilla momente eshte e thelle dhe pesimizmi po ashtu .Nenat si Dhurata jane e vetmja krenari qe kemi .Por kemi edhe nena si ajo e killerit qe kurre mos qofshin nenat si ajo.Ka ky vend qelbesira me shumice , ka edhe nena qelbesira ,ka edhe te paafta qe dine vetem te lindin e ti lene rrugeve ,ka edhe qe bejne sehir e mburren me pinjollet e droguar .Pika u rafte . Prandaj o Anxhela sot kemi humbur nje nene engjelle duhet te klithim me zerin e nenave e ne emer te nenave , Te kujdesemi per femijet tane qe te rriten te mbare , qytetare te denje , te ngreme zerin kur femijet gabojne e mos i perkrahim kur bejne gabime ,te jemi ne te parat qe te ndeshkojme te keqen edhe kur vjen prej femijeve tane .Nenat lindin , rrisin ,edukojne , korigjojne , reagojne .Sa me te mira nenat aq me te mire femijet aq me e mire shoqeria . U PREFSH NE PAQE DHURATA.
Uprefte ne paqe rojme me njeres te perkedhelu nga drejtesia dhe parti l.s.i skaparlli
E ke shkruar bukur dhe shkurt te verteten. Qelbesirat kane marre peng kete vend per 25 vitet e fundit, qelbesira kriminele dhe ndoshta shume prej tyre me dosje qe nuk duan t’i hapin, gangrene e vertete hajdutesh dhe kriminelesh. Veshtire se mund te shkulet kjo fare e keqe pa nje shoqeri me nivel te larte civil.
!!!!!!?????? UN KAm VEC: ZEMERIM , HIDHERIM , LOT, DESHPERIM ,PROTESTE NE HESHTJE SI GJITHMON :(( DERI KUR DO TE VAZHDOJ KESHTU?????!!!!!