Fol tani, ose hesht pergjithnjë!

15 Korrik 2016, 21:16Blog TEMA

Nga Keti Bazhdari

Në vitet 90, kur erërat e ndryshimeve filluan të fryjnë nga lindja, cdo njeri filloi ta ndjejë rrëshkitjen e avashtë të zgjedhës nga jeta e vet, shtëpia familja, shkolla, puna deri televizioni, libri, pse jo edhe shtrati.

Sa më e hollë bëhej perdja që ndante dy anët e të njëjtës botë aq më e qartë bëhej panorama që bashkonte dy anët e së vërtetës. E vërteta është gjithmonë një, pavarësisht se cdo gjë në Univers ka anën e dukshme dhe të padukshme.

Në kushtet e lirisë varet nga individi, cfarë dhe si zgjedh ai te përfaqësohet. Në diktaturë ka vetëm një zgjedhje; atë cfarë duhet të përfaqësojë ai.

Personalisht, kam patur fatin ta bëj këtë dallim herët, thuajse fëmijë. E quaj fat, sepse vetëm nje tru pa barriera, i ri, ka mundësinë të ndeshet pa kushte me kontroversialitetin e jetës, për të fituar më pas një dimension krejt tjetër të ekuilibërit në marrëdhënie me lirinë.

Ne i përkitëm atij grupi njerëzish që jetoi mes dy epokave, gjë që s’është e lehtë, por mendoj se jeta është treguar sërish bujare me disa nga ne; e para që s’trashëguam asnjë peng kur ra perdja; e dyta që patëm prindër me talent artistik më të shprehur se tjerët, ndoshta edhe se vetë i madhi Roberto Benigni në “La vita e bella” e që ia dolën t’na mbrojnë nga dhuna dhe indoktrinimi i marrëzisë kolektive .

Në momentin që të hapen sytë dhe kupton se sistemi ku jeton, ka te paracaktuar me detaje deri edhe fatalitetet e të ardhmes tënde , ndjen një adhurim të papërshkrueshëm për lirinë dhe misterin e jetës që se negocion më me askënd dhe asgjë.

Fatkeqësia e shqiptarëve qëndron se këta “disa” që shohin përtej ketyre perdeve janë pak dhe po aq pak u është dhënë rasti të kenë pushtetin e mjaftueshëm për të ndërrmarrë vendimet e duhura.

Ndoshta kjo është hera e parë që ne si shqiptarë, shansi po na jep një formulë fituese, një lloj kombinimi të nje gjysëm pushtetit të brendshëm të njeriut të duhur, me një gjysëm pushteti që vjen nga jashtë. Nuk dua ta politizoj shkrimin, por më besoni ky është rast aq i rrallë, sa po e lejuam të ikë, s’do përsëritet më.

Nëse në vitet 90 perdet ranë vetë në gjithë lindjen, nga pesha e ideologjisë që s’kishte më se ku të mbahej, në rastin e izoluar të Shqipërisë, duhet dikush t’i shkulë sepse janë betonizuar në ves.

Duke mos patur aspak traditë në marrëdhënjen tonë me lirinë, ne si popull dolëm në det të hapur pa busull, pavarësisht se asokohe s’ ishim të vetmit.

Sot kemi ngelur të vetmit, gjysëm zhytur, gjysëm mbytur, dhe ata që mbijetojnë, përgjithësisht ia dalin falë kaosit të një loje pa rregulla që i lejon të shkelin mbi të tjerët apo perfeksionizimit në vesin e pandëshkuar.

Për pamundësi të ekuilibrave, në shoqërinë tonë vlerat nuk mbijetojnë, biles refuzohen që në embrion sepse barazohen me vulnerabilitetin e të qënit shoqëri në xhungël.

Ata të “shkathtët”, “të zotët”, “përparimtarët” bëjnë si bëjnë por s’mund të jenë kurrsesi ca “naivë” me vlera. E kam fjalën për politikanë, gazetarë, opinionista, etj që po s’kaluan provën e “cubit të Mirditës” dhe po nuk morën komplimenta të tipit dhelpër ujk, hienë etj nuk e ndjejnë vehten të “aftë” të shqyrtojnë fatet e kombit.

Po kështu dhe ca “intelektualë”, që predikojnë se modeli cubist i cubit te Mirditës apo të Konispolit është pasojë e rrethanave të pamundësisë, në fakt e shohin vehten të njehsuar me të.

Për zanafillën e vet kjo teori qëndron, por duke shërbyer kaq gjatë si model mbijetese, pa e trazuar asgjë dhe askush,është pagëzuar si kulturë, një kulturë shumë arrogante dhe e dhunshme ndaj sensit civil, që na përfaqëson ne shqiptarët në atë pikë sa s’do askush të ketë të bëjë me ne. Dhe kjo nuk lidhet më me rrethanat.

A i kemi rrethanat ne sot a nuk i ka kush. Jemi të rrethuar nga anijet e shpëtimit. Por s’po lënë gur pa luajtur që t’i zbythin. Nga njëra anë dalin këta “të shkathtët”, “të zotët”, “përparimtarët” që s’duan të prishin rehatinë iluzionare, pushtetin, pasuritë e ngritura pa mund në kokë të qyqarëve dhe bëhen gjithë bashkë e gumëzhijnë si mistreca njëzëri:”ikni ju që doni t’na impononi zbatimin e ligjit këtu, mos na cënoni sovranin se ia hipim ne kur të duam, s’do rrimë të pyesim ndërkombëtarët se kur e si etj etj”; nga ana tjetër rreshtohen shurdh memecët “intelektualucë” që s’i ka përfillur kush ndonjëherë dhe shyqyr që u erdh dita “tu vlejë” heshtja.

Në fund qëndron kamardarja e zhytur, ajo që mban sipër”parajsat” e këtyre, sovrani/sovranja, që të më falni për shprehje por ngjan aq qesharake si metaforë kur e imagjinon sovranin me pantallona të shqyera, me votë të shitur, i dëndur në alkool frenash, që plotëson me gabime skedinat dhe kur ndodh t’ia fusin me shpullë në rrugë apo t’i xhirojnë gomat e makinave luksoze në bri, jo vetëm s’ka ku të ankohet por s’guxon as të qajë. Tani këta sipër s’do lejojne, me ditë se e mbrojnë dhe me jetën e vet, t’ua cënojnë amerikanët, gjermanët, francezët, etj, etj, këtë poshtë, sovranin.

Të drejtë e kanë, ku ta gjenin një sovran tjetër më …?!

Në këtë pikë të dashur lexues e kuptojmë të gjithë se nuk është më cështje sovrani, as ta bëjmë, as mos ta bëjmë reformën në drejtësi dhe unë quaj reformë në drejtësi atë që propozon SHBA dhe BE, se cdo gjë tjetër ngelet engletisje e kotë, nga ato që kemi 25 vjet që bëjmë.

Reforma ne drejtësi ngelet vetëm ceshtje palësh dhe interesash.

Panorama e momentit shfaqet:

Opozita me Lulëzim Bashën në krye e shikon reformën si ligj për genocid dhe me qëllim e përhap këtë lloj helmi tek të vetët.

Mazhoranca me në krye Edi Ramën e shikon reformën përtej interesave meskine të pushtetit, si një mundësi që do t’i sjell Shqipërise momentin zero. Shqipëria ka nevojë për momentin zero ku gjithë motored dhe ingranazhet të futen në punë përnjëherë, se nuk mund të jetë kurrë funksional një sistem që punon me pjese. Ndërsa ndërkombëtarëve u kemi takuar për hise për shkak të pozicionit gjeografik dhe të falenderojmë

Zotin se mund të ishim dhe e njëjta pikë kudo tjetër dhe t’na linin të vrisnim vehten. Jo se s’na kanë lënë, por shyqyr na erdhi dita edhe ne, që dikush t’na prezantojë si duhet dhe të jetë i besueshëm për syrin e tyre, e t’i bënte edhe ata të kthenin sytë dhe t’na shikonin më me interes ne.

Kështu që kush ka ndër mend ta thotë nje fjalë për momentin më kulminant që ndan me thikë dy epoka; ta thotë tani ose të heshtë përgjithnjë!

18 komente në “Fol tani, ose hesht pergjithnjë!”

  1. Duhet veprim zvarr mes tiranes si Gadafi populli nuk mban me

  2. lusi says:

    Edi rama eshte nje nga ata disa qe paten fatin te jetojne te lire dhe ne ate kohe. Ta gjeje formen per ta bere kete reforme. Eshohim se è do me shume se kushdo, por punen e nisur ta coje deri ne fund.

  3. nord.al says:

    Te lumte Keti. Kjo eshte e verteta e shfaqur me shum kulture. Jam i sigurt se debilat e PD ne Shkoder do te thojne “komuniste”, por te jesh e sigurt se shumica te kupton.

  4. Lennard says:

    Keti te presim ne miting me 21 Korrik .Eja dhe na mbaj nje fjalim te mire..Respekte Bukurise tande dhe Inteligjences.

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Meqe na e kerkuat o Zonje po flasim dhe ja c’kemi per te thene, shume si puna juaj qe kujtoni se keni qene te lire e vazhdoni te jeni te lire, nuk e merrni vesh a beni sikur nuk e merrni vesh qe nuk jeni vec ca snober te vetkenaqur me eren e sqetullave tuaja dhe e quani per detyre te dilni e t’i hidhni hi syve miletit qe edhe pa juve nuk di se ku po shkon. Kur dilni edhe juve e leshoni gazrat tuaja e beni edhe me paradoksale e me te pashprese gjendjen edhe keshtu te rende te ketij populli fshataresh qe gjithmone do Zogun, Enverin, Saliun apo Edvinin e rradhes qe t’ua degjoje pordhet e ta quaje muzike sinfonike. Megjithate o Zonje ty te lumte, qe ke arritur te vraposh pak me shpejt se ndonje tjeter e keshtu i ben qejfin edhe vehtes tende edhe mamit e babit.

  6. Opinion says:

    Fjale qendrojne dhe te bejne te kujtosh…1991 e deri 2016! Si lindi demokracia si u zhvillua, si u shnderrua dhe si vdic, per te rilindur,,, shpresojme qe ne 2016 tani ne kete moment deciziv duhet shqiperia te behet… Dhe ne te jemi popull me te drejta europiane dhe me standart jetese europian. Urime Keti! Shkrim mese i goditur, realiteti ky eshte, qe ke shprehur, shpresojme qe zoti ti udheheqe kto njerz qe te ndryshojne ky vend.

  7. mirel says:

    O Taku boll o Taku

  8. Toto says:

    Ne Shqiperi ndryshimet nuk kane ndodhur realisht. gjithmone vetem tranzicion e lufte brenda llojit.duhet dicka ndryshe njerez ndryshe, njerez me vizion te hapur qe kane sfiduar realitetin e hidhur qe kemi jetuar tesh 2 dekata dhe nje perfaqesuese e denje je ti!Njeri i lire ne mendime dhe qe prodhon sukses ne cdo gje qe prek.Shqiperia ka nevoje per njerez qe ecin perpara e qe te cojne perpara

  9. Çomi says:

    Ne shkoder kesaj I thone pidh i marre. Kjo buan nga sindromi stokholmit. Femer pa inelekt dhe mbi te gjitha shume e cekt ne mendim. Turp per ty moj ket.

  10. kazaz daullja says:

    akoma po merreni me 1990 en dhe komunizmin?!
    akoma diskutoni per dicka qe ka ik?!
    e pse merreni me te vdekurin?!
    apo akoma nuk e keni gjet te verteten. se keni kuptu se ca ka ndodh dhe po perpiqeni,e perpiqeni,e perpiqeni me fjal te sajume e te ngatrrume si formula matematike te pakuptueshme per me shti tru gamori ne gjindje ,dhe per me I bo qejfin botes.
    komunizmi?
    nuk ishte shqipnija parakomuniste nji vend demokratik ku poplli Sovran votonte lirshem dhe qeverija e ligjshme qeveriste qeveriste me ligje. nuk ishte parakomunizmi shqiptar nje system I zhvillum ku prodhohej BMW a Mercedes made in albanija,ku prodhohej treni ,autobuzi,vaporri aeroplane prodhim shqiptar,nga shqiptaret dhe me mark shqiptare.
    nuk ishte shqipnija e zogollit nji vend qe prodhonte dhe eksportone bujqsi e blegtori sikurse hollanda belgjika gjermanija italija amerika….
    shqipnija parakomuniste ishte nje territory fisesh tribu.
    ku kryetari I fisit bente c te donte me zezaket e tij porse ulte bythen para te huajve si pula ke kaposhi I kotecit.
    dhe ne kto rrethana te nje komuniteti kafshnor erdh dull komandant komunizmi.
    e cfar premtimi tjeter do zinte vend ne popull me mir sesa premtimi komunist,i cili ishte ne mod ne gjysmen e botes.
    te gjith te barabart te gjith te njejt,te lir dhe me nder……
    komunizmi as prishi strukturat industrial kapitaliste tip BMW apo ato qe prodhonin vaporr e tanke avjon,grur birr bicikleta radjo,kozmetik,….,sepse ato thjesht nuk ekzistonin. e si mund te cilsohet shkatrrimtare dicka,kur ajo qe quhet “e shkaterruar” nuk ka ekzistu. esht njelloj si te akuzosh dike per vrasje kur s ka asnji te vdekur!?
    komunizmi erdhi dhe iku,si ai kalimtari ne shkretetire qe s ben gje tjeter vec le gjurma ne rer. rer sa t dush,vap,dhe era I mbulo gjurmat…
    po behet ne demokraci po aq koh sa ka qen komunizmi dhe shqipnija po pjerdh e po pjerdh si gamori n malore…
    kjo tregon se nuk e ka fajin komunizmi,por shqiptaret. sovranet me pantolla te pista ,apo dhe me brek te grisme qe dun me pallu dafllak,ne vend qe te bejn shtet.
    muhabeti esht ke ky Sovran debil masiv.

  11. O Z,Keti,ke plotsisht te drejte,por mos harro se per nje pjese fare te vogel(te ligjvenesit,behet fjale)nuk kane se si te pranojne sepse jane te zhytur gjer ne fyt me krime,vjedhje te pasurise tone,vrasje e mijera zullume!S’ka se si Sali Berisha,L.Basha,F.Mediu,Arben Imami,F.NDOKA dhe I.Meta e disa te tjere ta ”neneshkruajne” me doren e tyre proces verbalin e arrestimit!Prandaj mos ja u vini re se ata po ”shijojne” ditet e fundit ne ”liri”!Reforma do te behet ,duan apo nuk duan keta kriminele qe e cuan popullin ne kete rraskapitje!Mjer keta maskarenj se ku do te futen!FITORJA HISTORIKE PO NUMERON MINUTAT E FUNDIT!Rrofte Amerika dhe BE-ja!

  12. Vjollca says:

    Bravo Keti! Si gjithmon e sakte ne arsyetim dhe veprim.

  13. joel shkodra says:

    Po mire, o zonja Keti, qe na paske dale e pa indoktrinuar nga diktatura; ti dhe prinderit e tu! Po drejt asaj partie qe doli nga PPSH kush te drejtoi? A keshtu e kuptoni demokracine ti dhe “shoket” e tu te partise qe te kundershtoni ne çdo gje opoziten? Doemos, me nje megalloman ne krye si E. Rama qe i pelqen vetem vetja dhe nuk merr parasysh asgje as brenda as jashte partise se tij, kjo “qerre” keshtu do te ece. Keni share boll e vazhdoni te shani opoziten e partine kryesore te saj, por po ecni ne te njejten hulli. Nuk po shohim asnje marreveshje me opoziten, njelloj siç ka vepruar kjo opozite kur ishte ne pushtet. Me sa duket ky eshte e do te jete fati i shqiptareve, me keto lloj partish qe nuk merren vesh per asgje. Prandaj, zonja Keti, do te kishte qene me mire te kishe qendruar jashte kesaj politike. Do te kishe qene me e nderuar.

  14. Fillori says:

    Plotesisht dakord me Ju Keti! Size the moment-thot amerikani. Dhe ky eshte momenti.
    Ishte shans i rrall per Kosoven , puqja e interesave me SH.B.A.,qe u shfrytezua me mencuri e jo pa sakrifica nga populli Kosovar.
    Momenti qe jetojme eshte teper me I rendesishem per te ardhmen e kombit ton!
    “Femijen e rrit gjumi, por popujt qe flen, vdesin”- na meson Ismail Qemali.

  15. BLEDI says:

    MIRE QE JEP LEKSION DHE KJO, TANI DO TE SHPETOJNE SHQIPTARET, CFAR TURPI ESHTE KJO FEMER, SEPSE TA SHPIF TI KUJTOSH DHE EMRIN????????????????????????????????

  16. Emigranti SHBA. says:

    Sikur, SHkodra dhe gjithe SHqipeia te kishte zonjusha dhe zonja si Keti Bozhdari, sa perpara dote ishte shoqeria shqiptare, drejtesia dhe shteti ligjor, mireqenja e qytetareve dhe jo e hajduteve, krimineleve, politikaneve dhe gjyqetareve, pushtetareve dhe zagareve, qe edhe tani qe miqte nderkombetare, me SHBA dhe BE, duan te na ndihmojne ta shembim ate sistem kooruptimi qe ka zene rrenje si kancer ne shoqerine shqiptare, qoftelargu sali berisha dhe benjamini tije po bejne cmose ta largojne kete prezence te SHBA, BE, vetem e vetem te mbrojne interesat e vehtes, familjareve dhe zagareve qe jane zhytur e koorupsjon edhe pse demi qe i kane sjelle qytetareve dhe shtetit shqipare eshte i pallogaritshem.

  17. Kadare says:

    Prisni pak se edhe une do te flas. Prisni , prisni, prisni sa te perfundoje cdo gje pastaj flas une…. i madhi…

  18. Florida says:

    Faleminderi Zj. Keti, gezofshi Jete e shendet Ju dhe Familja Juaj e pervuajtur. Ju lutem me falni por duhet te shpreh komplimentin Tim personal per Ju : Jeni vertet ajo intelektuale qe I duhet SOT Halle MADHES, NENES SHQIPERI.
    Edhe nje here Ju pershendes e Nderoj nga Florida.
    Let ta dine mire Sala,Meta,Luli dhe kompany se SHBA ,flas me konsideraten Time me te Larte per 16 vjet qe jetoj ketu , Mikut I thone Mik dhe kurre s’i kethejne krahet(ne te mire e ne te keq). Shembulli me I thjeshte dhe shume konkret eshte IZRAELI,asnjehere Amerika nuk I kethen krahet,por I qendron prane,sepse kur Amerika te thote mik, te do vertet dhe vertet Vend yne eshte I lindur me Fat te kete Nje Mik te Madh si Amerika Te vetmit qe s’duane to kuptojme ose bejne sikur s’e kuptojne eshte “shteti parallel me kriminelet “, per shkak te zhytjes ne thellsi te ujrave te turbullta per te lare mekatet e 26 vjeteve,ata duan te vrasin LIRINE te cilen Ju e theksoni ne shkrimin Tuaj,kjo s’mund dhe nuk do te ndodhe,ata do te dorzohen ose jane gati te dorzohen dhe fundi I tyre do te jete ai qe meritojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje