Feliks Baçi
Pavaresisht debateve dhe punes voluminoze qe eshte bere deri me tash, pothuaj te gjithe shqiptaret ne nje menyre apo tjeter, qofte dhe si spektatore “tifoze” e kane ndjekur ecurine e Reformes. Veprimtaria e Komisionit bi partisan PS – PD I ngjan ekuacionit te Volantit qe pavarsisht nga shpejtesia I le gjurmet gjithsesi. Cfare shikojme dhe degjojme nga deklaratat e krereve te PD-s nepermjet ekraneve te TV-ve, problem ka ngecur tek “barriera legale” e komisionit te eksperteve te Vetting-ut. Thene shkurt qe kemi te bejme me “cenim apo zbehje” te Sovranitetit si pasoje e ushtrimit te veprimtarise se ketij Komisioni ne kendveshtrimin Kushtetues.
Natyra legale e Komisionit te eksperteve te Vetting-ut duhet pare dhe kuptuar ne kontekstin e qellimit, dhe pushteti I dhene ketij Komisioni duhet perdorur brenda regjimit ligjor dhe te garantoje neutralitetin. Po kush do te ishte ai instrument “quasi ligjor” qe do te garantonte aktivitetin “check and balance”te aktivitetit te saj? Opinio Juris ka riafirmuar se nje Memorandum I Mirekuptimit (MoU) reflekton principin e pelqimit te paleve, si nje princip qe respekton plotesisht Sovranitetin. Memorandumi I Mirekuptimit permbush te gjitha kerkesat per consensus, perjashton cdo “shqetesim” edhe te atyre mendjeve me skeptike. Ne te njejten kohe jep dhe nje justifikim legal per kryerjen e misionit te Komisionit te Vetting-ut, subject I limiteve te vendosura duke garantuar Sovranitetin ekskluziv.
Sipas doktrines “Lex Lata” Shqiperia duke qene se eshte shprehur “de facto” ne favor te Vetting-ut, mund tja delegoje nje trupi te perbere nga eksperte te nje shteti tjeter kryerjen e funksioneve ne fjale. Nje delegim I tille I cili edhe pse mund te kete “fuqi detyruese” (binding obligation) per se, midis paleve si ajo qe delegon dhe ajo qe delegohet, nuk e ndryshon pergjegjesine e shtetit delegues. Memorandumi I Mirekuptimit eshte vetem nje formalitet. Pas qendron angazhimi mbi pritshmerite komunitare lokale dhe nderkombetare.
Memoranda, nuk prodhon efekte ligjore, por vetem ne kushte te caktuara prodhon efekte per tu zbatuar plotesisht. Permbajtja e tij ka formen e “quasi law” qe permend PD ne deklaratat e saja. Pra nuk kemi te bejme me detyrim ligjor por me force ligjore qe ne praktike percakton rrugen qe duhet operuar. Pra do te thote ne se nuk ekziston nje hapesire, ajo duhet te “sajohet”.
Per sa parashtrova me siper, nuk eshte nje analize e mirefillte e imja. Eshte nje praktike e zbatuar ne fushen e Jurisprudences ne aviacionin civil, ku per natyren globale te saj, nepermjet programeve te agjensive te specializuara te OKB-s sic eshte Organizata Nderkombetare e Aviacionit Civil (ICAO) jane ushtruar veprimtari te tilla te ngjashme ne te gjithe boten, si dhe ne vendin tone.
Do ta perfundoja kete shkrim me nje shprehje optimiste te Henry Ford, per ato qe jane optimiste se : Kur cdo gje duket se eshte duke shkuar kundra jush, kini parasysh se avionet ngrihen gjithmone kundra eres, dhe jo ne linje me te , dhe nje shprehje te Dalai Lama-s per “skeptiket” : Njihini rregullat sa me mire, ne menyre qe ti thoni ato ne menyren me efektive te mundeshme.
Shkrimi i radhes pa vlere. Po pse o zoteri “frika” e PD-se nga vetingu lidhet me anen juridike, sovranitetin? Po vetem kaqolat nuk e dine se frika qe kane nga vendimrarrja e nderkombetarve eshte se ata do spastrojne nga kandidimi funderrinat e gjyqsorit qe i kane sherbyer lidershipit te PD-se.
C’na beni filozofira pa vlere dhe nuk merreni me hallin e atij qe nuk voton reformen.
Me vjen shume keq por nuk kuptuam asgje.. Analize e pakuptimte, me vjen keq per kete zoterine.. Mjaf ju lutemi mos mbushni faqet me analiza kaq boshe..