Reagimi nervoz dhe i drejtpërdrejtë i ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë ka nxitur intepretime të shumta dhe të gjithëfarëllojshme, nga ato që e kuptuan mesazhin e zotit Lu si një shfrim emocional që i degdiste politikanët tanë « prapa diellit », deri te sosja e durimit dhe barazimi i klasës politike në një dhe, nga kjo pikëpamje, mesazhi u lexua si një fshikullim pa rezervë i të dyja krahëve të politikës. Thënë më shkoqur si një fshikullim pa doreza i gjithë asaj që ka prodhuar politika shqiptare në këta vjet. Mirëpo, nga ana tjetër, kjo thënie e zotit Lu është mjaft interesante për t’u studiuar nga pikëpamja e akteve të ligjërimit. Le të hapim një parantezë.
Të folurit është veprim thoshte Austin dhe ai e transformon gjendjen e sendeve dhe botën gjithashtu. Nga ana tjetër, një thënie jep informacion dhe përmes informacionit formulon edhe një mesazh. Në shumë raste mesazhi nuk buron nga kuptimi i fjalëve.
Shembulli që jepet në këtë rast është ai i famshmi që nëse mësuesi hyn në sallë dhe thotë “U sa vapë!”, instinktivisht, nxënësi që është pranë dritares e hap atë. Pra, një konstatim u shndërrua në një urdhër. Ne kur flasim kryejmë tri akte thonë teoricienët e ligjërimit, aktin lokucionar(prodhojmë një sasi tingujsh të lidhur mes tyre sipas ligjeve gramatikore të një gjuhe të caktuar), themi diçka akti ilokucionar (pra tregojmë një gjë me një qëllim të caktuar) dhe duam të krijojmë një efekt mbi folësin(akti perlokucionar). Për të kuptuar atë që na thotë folësi duhet të zbërthejmë përmbajtjen thënëse dhe forcën ilokucionare që është qëllimi i folësit.
Një anë tjetër e akteve të ligjërimit është edhe polifonia bashkëbiseduese. Siç dihet që të kemi komunikim duhet që njëri të flasë dhe dikush të dëgjojë. Pa u zgjatur duhet të përmendim edhe personazhet e thënies. Siç dihet personazhet e thënies janë katër. Folësi dhe autori dhe i destinuari dhe publiku. Pas kësaj panorame teorike të gjatë e të lodhshme, le të përpiqemi të analizojmë aktin ilokucionar apo thënien e ambasadorit Lu. Ai tha se « e sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitësqë të takohen ballë për ballë të henën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit derisa të arrijnë një zgjidhje… Ata ose do të mund të gjejnë një zgjidhje të mbështetur si nga qeveria si nga opozita ose të mbyllen në atë sallë përjetë”.
Pas kësaj vjen një frazë e drejtpërdrejtë: ”ata që kanë frikë nga reforma janë krerët e krimit të organizuar, gjyqtarët e korruptuar dhe politikanët kriminelë”. Pastaj frazat e tjera janë më shumë nxitje për deputetët e tjerë. Tani ajo që duhet të përcaktojmë në fillim është të ndërtojmë figurën e folësit pra të personazhit kryesor të thënies. Folësi është ambasadori i SHBA-ve ndërsa autori ose instanca thënëse është qëndrimi zyrtar i SHBA-ve. Është e vështirë të ndahet se deri ku fillon thënia e zotit Lu si ambasador i SHBA-ve dhe ku ndërhyn emocioni i tij vetjak. Stili, klishetë, metaforat që ai përdor apo akuzat e drejtpërdrejta janë të artikuluara gjithmonë nga teksti i shkruar më parë prej diplomacisë së SHBA-ve.
Sipas këtij teksti, folësi është ngarkuar t’ju kumtojë politikanëve shqiptarë një ultimatum. Pra mesazhi është – ultimatumi, që është dhënë përmes informacionit se ata që nuk e duan reformën janë krerët e krimit të organizuar, gjyqtarët e korruptuar dhe politikanët kriminelë. Ky tekst dhe metafora e mbylljes përjetë në një dhomë janë në fakt një formë ultimatumi dhe kërcënimi që u drejtohet të gjithë politikanëve.
Zoti Lu në këtë rast ka zgjedhur për bashkëbisedues të gjithë politikanët shqiptarë, pozitën dhe opozitën dhe me anë të këtij ultimatumi ka evidentuar plagën e thellë dhe kanceroze që ka politika shqiptare që është mosmarrëveshja dhe përçarja. Po ashtu, duke iu drejtuar atyre ai i tregon publikut shqiptar qëndrimin e SHBA-ve për bashkëbiseduesit e tij. Duke shqiptuar metaforën e mbylljes përjetë në një dhomë, zoti Lu ka konstatuar me mjeshtërinë e një diplomati të një vendi të madh se Shqipëria, për fat të keq, nuk ka politikanë, por ka banditë dhe cuba të ndarë sipas interesave kriminale.
Vetëm popujt e pazhvilluar, vetëm vendet e Afrikës dhe vetëm tributë nuk arrijnë të prodhojnë dot poltikanë që të jenë përfaqësues të publikut, që të venë interesat e tij mbi të tyret. Në këtë pikëpamje zoti Lu ka meritën historike se e evidentoi këtë klasë politike si antishqiptare. Nëse PD-ja dhe PS-ja nuk bëjnë kompromis për çështje të mëdha dhe jetike të vendit, siç është reforma në drejtësi, ata më së paku duhet të kenë vetëdijen që të largohen, të japin dorëheqjen dhe të mandatojnë të tjerë që kanë mundësi të kuptohen e të merren vesh.
Nëse opozita kundërshton praninë e të huajve dhe pozita është lepe peqe me çdo propozim të tyre, kjo nuk do të thotë se Edi Rama qënka më i mirë se Sali Berisha apo Lulëzim Basha. Për fat të keq janë njësoj sepse ndarja e tyre si me thikë dhe moskomunikimi i tyre apo përçarja tragjike është rrjedhojë e qeverisjes kriminale si të njërit dhe të tjetrit.
Ndaj zoti Lu e zgjidhi enigmën dhe me aktin ilokucionar që ai shqiptoi, na dha mesazhin se kjo klasë politike që ne kemi duhet të mbyllet në një dhomë e të harrohen aty, thënë me metaforën e zotit Lu, të na zhduken nga sytë.
Jemi ne doren tuaj mos e lini ket popull
Dakort qe keta politikane, gjyqtare e prekurore duhen hequr qafe! Le te mendojme se nje fuqi magjike e beri kete, c’fare ndodh pastaj? E di shprehjen “vdiq mbreti – rrofte mberti!” Kush do te jene politikanet qe do te drejtojne, gjyqetaret qe do gjykojne, hetuesit qe do te hetojne kur te kemi hequr qafe keta qe kemi tani?
O tema! NE qofte se nuk keni me se Te mbushni faqet e gazetes, perketheni ndonje tregim erotik me mire se Te botoni traplleqe Te tilla.
i larguari ka te drejte
.o nene te shikosh freshistat lrisyat frdistat si i skermisin dhembet njeri tjetrit ne debate o emissione televisive.
Te gjithe parazite bythlepiresa te kryetareve.
Menduj se rama dhe basha do te ishin marre veshe me kohe po mose te duhej qe basha te pyeste halene per gjitheqka .basha dihete se eshte loloja i banjos.
O gjasme gazetar, si ka mundesi qe jane njesoj sipas teje, si ai qe e pranon reformen sic e shkruajne amerikanet dhe ai qe hiqet si sovranist nga frika se e di qe vendin e ka pas hekurave nga kjo reforme?
E cfare komenti mund te postosh pas ketyre percartjeve te shkruesit me emrin Ilir ! Por nje pyetje e thjeshte mund te behet per te sqaruar kete shkarra-shkrues: a do te dilte zoti Lu ne skene nese PD do te pranonte me ne fund te ishte pjese e konsensusit te reformes?