"Pushka" e pashkrehur e Nulandit

16 Korrik 2016, 11:17Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Dje Ambasadori Donald Lu deklaroi në shqip: “Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij të ditës së dielë ndaj ambasadores Nuland”.

Sipas raportimeve të shumë mediave shqiptare, zotimi që kishte marrë Basha ndaj ndihëmsekretares së shtetit amerikan, Victoria Nuland, ishte se brenda 48 orësh, do t’i jepte një përgjigje të shkurtër – po ose jo – propozimit hibrid që ajo i kishte paraqitur për reformën në drejtësi. Nga fjalët e amabasadorit Lu dhe raportimet në media, duket qartë se Nulandi ka mbajtur një qendrim të prerë ndaj Bashës, të tipit “thuaj po, ose përndryshe…”

Kjo historia e Nulandit të kujton fjalët e para që tetarët amerikanë u thonë rekrutëve të rinj ushtarakë “Kjo pushkë është mikja jote më e shtrenjtë. Ruaje si sytë e ballit atë dhe, nëse nuk je i gatshëm ta shkrepësh, mos ia drejto njeriu”. Dhe të dielën, Nulandi ia drejtoi “pushkën” Bashës, duke e kërcënuar se do ta “shkrepte” atë, në rast se nuk e pranonte propozimin e saj hibrid.

Por Basha, siç deklaroi në shqip ambasadori Lu, e theu zotimin ndaj Nulandit, dhe kjo e fundit nuk e shkrepi “pushkën”. Pas konsultimeve që mund të ketë bërë me shefat e saj, Victoria Nuland mund të ketë arritur në përfundimin se politikanët që nuk e duan SHBA-në dhe BE-në në rolin e kontrollorit real të spatrimit (vettingut) të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar, janë aq të fortë sa të shkaktojnë trazira në Shqipëri. Dhe shefat e saj kanë aq kokçarje me zona të nxehta në të gjithë globin, sa nuk do të donin edhe një tjetër në jug të Europës.

Dhe cila është zgjidhja?

Propozoj një zgjidhje të thjeshtë, tha dje ambasadori Lu. “E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit deri sa të kenë një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme”.

Por kryeministri i ka thënë një “PO” të madhe disa herë projektit hibrid të Nulandit, ndërsa kreu i opozitës e “ka thyer zotimin e tij të ditës së dielë ndaj ambasadores Nuland”. E përkthyer në një shqipe më të thjeshtë se e ambasadorit Lu, kjo do të thotë se Nulandi e vari “pushkën” e saj në mur dhe i tha ambasadoruit Lu që të mos merret më me Bashën për reformën në drejtësinë shqiptare, por t’ia lërë në dorë sajimin e një versioni të ri hibrid dyshes Rama-Basha, të cilët duhet ta gjejnë gjuhën edhe me Metën e Berishën.

Siç tha ambasadori Lu,Harku i historisë është i GJATË, por anon nga drejtësia. Reforma në drejtësi do të miratohet[një ditë]”.

Se kur do të miratohet, apo sesi do të jetë ajo, vetëm një Zot e di…

15 komente në ““Pushka” e pashkrehur e Nulandit”

  1. someone says:

    Lol… cfare shkrimi kot. Thjesht konstaton cfare ndodhi, e asnje opinion.
    Lajmet po jep o Zaloshnja?

    1. skraparlli jo si meta says:

      Thelbi ketu eshte analiza baze e realpolitikes, qe quhet analiza kosto-perfitim. Kur kostoja e nje projekti rritet shume, nuk ia vlejne perfitimet prej tij. Ushingtoni do qe Shqiperia te futet sa me shpejt ne BE, e cila kerkon nje rofrme reale te drejtesise. Por realizimi i ketij objektivi nuk ka vlere, ne qofte se vendi destabilizohet per shkak te kundershtimit te “malesoreve” Berisha e Meta (a ju kujtohet se keshtu e qajti kete dyshe vete Meta ne Corovode?)

    2. pse mor qafir says:

      o zaloshnja kush vdiq dhe te vune ty te komentosh

      po ti je i pafte te komentosh nje gatim te thjeshte mor

  2. iliri says:

    Nuk e vari pushken Nuland po e vari SHBA!

  3. Tr says:

    Mendoj se vete populli dhhet te mendoj per fatet e tij . Ne nuk duhet te presim nga nderkombetaret .JEMI I VETMI POPULL NE BOTE QE PRESIM GJIGHESHKA GATI NGA TE TJERET .

  4. edi says:

    kta anlistet jane fare te shpifur duhet nje abandonim total te ktyre ftyrave te peshtirosura te lubonjes ketij prencit zhejit e gjith ktyre parazitve te vjen per te vjedh kur shikon kty fytra te shpifura .kta jane pjes e ksaj kupole dhe i sherbejne me devotshemri . ai qerosi miliardier fejzo ose cani cami ose plot te tjere bobobo ku jane mbledh gjith plerat ne kte vend kta.se bashku me politikanet jane llumi dhe plerat e ktij vendi .cuhu popull dhe hidhi ne lume kta plera saliun nanon ramen meten dhe kta te tjeter pas se na i kane shpif kte vend te bukur qe zoti e fali cdo gje mal fush koder det lume por ja qe la kta plera kudo dhe kte popull injorant ne kulm fshatar totalisht nga trute popull katnar e malok te pa civilizu dhe kta perfitojne nga injoranca ktyre

  5. TJ says:

    -Eshte diamant opozita – tha Sala! Eshte e qarte Shqiperia eshte e tradhetuar! Ka qene gjithmone!

  6. Shelgura says:

    O sal o lul lereni kete popull ne hallet e veta boll e vodhet dhe e vrat

  7. Baba Tomorri says:

    Idjot! Kerkon probleme atje ku nuk ka.
    Dalin te ashtuquajturit analiste dhe zbrazin koshin e mbeturinave te veta psikologjike.
    Mbyllni gojen dhe zhdukuni ne kohe nga hapesira publike, ne te kundert shume shpejt do ta gjeni veten ne ndonje spital psikiatrik.

  8. Rr. B. Gramshi says:

    someone, jo te gjithe jane gjeni si ty, prandaj si i tille qe je behu me i urte dhe na shkruaj dicka cilesore qe te ngresh nivelin e gazetes dhe lexuesve te saj, se po te jete per kritizere ne Shqiperi jane 3.000.000 te tille dhe ti nuk i dihet I sati renditesh.

  9. Dialektika says:

    Qellimi i shkrimit ishte te tregonte qe opozita eshte e forte dhe mund te beje trazira. Zere se e ka thene Berisha. Kjo eshte enderra e opozites qe Amerika ta lere rehat Berishen e Bashen qe ta bejne Shqiperine si ta duan ata.

  10. faro says:

    Arsyetim sh i pranueshem, vetem se nese eshte keshtu, del se berisha eshte me i forte se sa Amb. Amerikan !!!! Ose me qarte,, berisha arriti te komandoje ambasadorin qe te kryej veprime qe bien krejtesisht ne kundershtim me njeritjetrin

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Eurot e vjedhura ne Rinas,kane arritur ne destinacionin e duhur !

  12. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE

    KONSENSUS “KESHTU E ASESI NDRYSHE” APO… !?

    – A mund te kete konsensus me nje “bande gangsteresh” qe nuk ka konsensus brenda radheve te saj…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si?

    Me konsensus”Keshtu e nuk ka rruge tjeter” ” Sic themi ne e asesi ndryshe”, ” O me ne o me armikun e kllases… Rruge te mesme nuk ka” sic thoshte shoku Enver!
    Po a eshte ky konsensusi, mirekuptimi, marreveshja!?
    Kurrsesi!
    Ky eshte diktat i mirefillte! Diktat 24 karat… Jo konsensus!
    Me konsensus Sali Berisha dhe taborri i tij politik e familjar kuptojne diktatin…
    E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
    Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta sabotuar, vetem per ta zhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
    Me lutje!?
    Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Partia Demokratike domethene Sali Berisha i sheh, i kupton, i vlereson si dobesi, si frike, si nenshtrim… e i shkel me kembe !
    Ndaj ai si nje femije i keq i llastuar dhe i lazdruar pertej permasave te vet durimit kinez te shqiptareve dhe vete nderkombetareve, ben te fortin, ben garipin, ben trazovacin qe kthen permbys e ben rrokopuje shtepine e perbashket te shqiptareve!

    Leva e Arkimedit? Jo! Leva e Sales!

    Si!?
    Nepermjet leves se sundimit te Sali Berishes, pandeshkueshmerise qe ia ka dhene vetvetes e bandes se tij nepermjet Ligjit me barbar te tiranise Ligji jam une!
    Nepermjet kushtetues se Sali Berishes” Ne Saliu, Me Saliun, Per Saliun!” dhe klanin e tij politik e familjar!
    Nepermjet marrjes peng e venies nen kontroll te plote te cdo hallke te shtetit ligjor nga gjykatesi me thjeshte e deri tek Kryetari i Gjykates Kushtetuese, qe para se te vishte togen e zeze me vetem 71 vota shkoi e u fal tek Sali Berisha, nga prokurori i fundit e deri tek Kryeprokurori i Shqiperise,.. Nga Arben Aliaj e deri tek Plepisti Gjin Gjoni, sot multimilioner, duke shitur drejtesi e deri tek Presidenti kapterr i SHQUP-it po me 71 vota te trafikuara e te shitblera!
    Ja pse Basha e juristet e SHQUP- it duan dhe kembengulin qe Vetingun ta beje pikerisht Gjykata Kushtetuese , 90 per qind e komanduar prej Berishes e jo aleatet tane strategjike e miq te sterprovuar te shqiptareve si popull e te Shqiperise si shtet pa perkrahjen totale, te te cileve Sali Berisha kurre nuk do ta kishte pare as ne enderr kreun as te shtetit e as te qeverise shqiptare !
    Ndaj nuk thote kot sovrani kur behet jevgu mbret se pari vret baben e vet !

    Cila eshte zgjidhja!?

    Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensusin e sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione votat e lira te shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
    Konsensusi i sovranit shqiptar eshte i panegociueshem e i patjtersueshem!
    92 per qind e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi si premtimi solemn i PS-se LSI-se etj. gjate fushates elektorale te 23 qershorit 2013, si e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin dhe vendosur shtetin ligjor be Shqiperi!
    Askush as PS, as LSI asnje politikan nuk ka atribut te shkele mbi vullnetin dhe voten e sovranit qe eshte kyci dhe themeli i sovranitetit te shtetit shqiptar!
    Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    A ka zgjidhje tjeter?
    Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!

    Enough it’s enough… Boll me!

    Cdo lutje per konsensus, per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit madhor te Reformes ne Drejtesi pet vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane! Boll me!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Cdo marreveshje okulte Edi Rames e Ilir Metes vec e vec apo se bashku me Sali Berishen do te ishte antishqiptare e antiamerikane! Pse?
    95 per qind e shqiptareve e duan e perkrahin SHBA- ne e BE-ne si aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te shqiptareve si komb!
    Proamerikanizmi eshte nje kult per shqiptaret jo vetem be Shqiperi, Kosove por kudo ne Bote!

    … Perndryshe … fjalen e fundit e ka sovrani !

    Asnje politikan nuk ka as fuqi e as tager te dale mbi kete kult te shqiptareve!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!
    Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
    Konsensus vetem me sovranin dhe voten e shpirtin proamerikan e properendimor!
    Perndryshe…. Perndryshe !
    … Le te flase sovrani me voten e tij te lire dhe Referendumin per Reformen ne Drejtesi!
    Ai dhe askush tjeter e ka fjalen e fundit dhe zgjidhjen perfundimtare ne demokraci!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje