Fundi i laiçizmit turk dhe rreziku i shthurjes evropiane

16 Korrik 2016, 18:39Blog TEMA
Fundi i laiçizmit turk dhe rreziku i shthurjes evropiane

Artan Boriçi

Nuk kishte kohë më të papërshtatshme të forcave laike turke për të
përmbysur shtetin autokrat që po fuqizon gjithnjë e më tepër frymën
ekstreme fetare. Shoqëria turke po verbohet drejt ekstremizmit siç
shihet prej pamjeve filmike të mbështetësve të Erdoganit. Një shtet i
tillë i armatosur rrezikon të kthehet në palë ndërluftuese me armiqtë
ideologjikë fetarë siç është Irani. Një shtet i tillë rrezikon të dalë
hapur në mbështetje të terrorizmit duke u kthyer në shtet terrorist.
Një shtet i tillë mund të kthehet në një nga vatrat më të nxehta të
botës. Më në fund, një i shtet tillë do të çojë në qiell antisunizmin
në mbarë botën.

Por çfarë është antisunizmi? Në dukje, meqë Suni është vëllai i ndarë
prej Semit, atëherë antisunizmi është fitore mbi antisemitizmin. Në
fakt, është krejt e kundërta: antisunizmi është antisemitizëm në
variantin e vet më të fshehur. Evropa ra viktimë e antisemitizmit
përpara luftës së dytë botërore. Fryma antisemite zotëronte masën
dërmuese të të gjithë kombeve të zhvilluara të kontinentit.
Fatkeqsisht, ajo është përsëri aty, e fshehur thellë në gishtin
tregues të pseudofituesve të luftës, gisht me të cilin ata tregojnë
gjermanët. Gjermanët morën si komb përsipër të gjithë fajin dhe
asnjëherë nuk kanë treguar se ata nuk ishin vetëm!

Një sëmundje e pashëruar por e fshehur prej terapive të gjumit do
shfaqet përsëri sapo bari i gjumit të mos bëjë më efekt. I tillë është
antisemitizmi evropian: ai po rikthehet vrullshëm si antisunizëm. A
nuk është vetë Turqia që po i zhduk efektet e barit të gjumit në
Evropë? Përveç, gjermanëve, të cilët nuk kanë përdorur bar gjumi, por
vazhdojnë të jenë syçelët duke pranuar më dhjetra mijëra sirianë në
vendin e tyre, pra përveç gjermanëve, të tjerët i kanë kthyer shpinën
popujve arabë. Shikoni Francën: përse gjithnjë Franca? Pyesni
francezët dhe do t’ju tregojnë: francezët nuk janë shëruar prej
antisemitizmit dhe shteti francez vazhdon të dërgojë avionë në luftë!
Në cilën luftë?! Franca luftën e ka me veten e saj, me segregacionin
dhe getozimin e francezëve me rrenjë arabe. Ajo duhet të fitojë zemrat
e shtetasve të saj ashtu siç ka ditur ta bënte kur fitonte mbi
monarkinë, ashtu siç ka ditur kur ka frymëzuar breza të tërë
evropianësh dhe mbarë botën, bile ajo frymëzoi edhe amerikanët! Ku
është vllazëria franceze? Tani është më e vështirë për tu bërë, e
dimë. Por vetëm francezët kanë mundësi ta bëjnë këtë, e gjithë Evropa
ka besim! Gjermania është është aty për të ndihmuar sepse ka ilaçe të
forta. Të tjerët kanë nevojë për vete për tu shëruar!

Ngjarjet në Turqi kanë gjasë të acarojnë plagët e vjetra në Evropë.
Një Evropë e rrezikuar është fundi i Bashkimit Evropian! Brenda pak
kohësh BE mori një goditje të fuqishme nga brenda, në Francë, e tri
goditje nga jashtë, refugjatët, Britania dhe Turqia. Evropa nuk ka
plan tjetër shpëtimi vetëm Shtetet e Bashkuara të Evropës me parlament
federal, me mbrojtje të përbashkët, politikë të jashtëme dhe fiskale
të përbashkët. Evropa e incuar prej Kol dhe Miteran si dhe Ostpolitik
duhet të trumfojnë mbi antisemitizmin!

Ngjarjet në Turqi treguan se gjasat gjeopolitike të afrimit të saj me
BE janë zero! Evropa gjithëpërfshirëse mori fund: jugu, ndoshta me
përjashtim të Italisë, rrezikojn të dalë jashtë. Plani i Gove për treg
të përbashkët me Turqinë dhe Ballkanin, në fillim u duk qesharak, por
tani po del i vërtetë! Përfundimi? Evropa e ndarë? Përsëri ndarje?!

1 komente në “Fundi i laiçizmit turk dhe rreziku i shthurjes evropiane”

  1. xxx says:

    o artan le more turqin,ku jemi ne,aj shtet eshte fuqi ushtarake,ka 500.000 ushtar vetem 3000 kan marre ne puq(do shofish si do perfundojn)perpos ushtarake eshte edhe fuqi ekonomike,pastaj shtet qe se ka 1 cent borgj,ti se pari duhet te msojsh mire pastaj te shkruajsh diqka,populli e pa qe e don shtetin,nuk jan si ne shipri qe e shkatrrojn,dhe se dyti nuk ka nevoj per EU Turqija sa ka nevoj per Turqine EU,rrezik per EU do ishte te bashkohet Turqija Irani dhe Rusija,at-here Artan me bashkmendimtaret tua mundet vetem laku met shpetu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje