Larg b...sime sovrane!

17 Korrik 2016, 19:09Blog TEMA
Larg b...sime sovrane!

Orest Shurdhi

Kur ambasadori anerikan beri thirrje publike qe udheheqesit shqiptare te mbyllen ne nje dhome dhe te mos dalin andej pa konsensus, askush, po fare asnje, nuk e quajti lajthitje mendore te tij. Ta kishte thene ndonje tjeter, mbase do ta klasifikonin te cmendur dhe do ta izolonin. E tha ai, e tha Zoti. Per kryeqeveritarin nuk mund te gabojne euroatlantiket. Per kryeopozitarin nuk kane pune te huajt ketu, se na prekin mevetesine. Asnjehere nuk flet per SHB-t dhe Bashkimin Evropian, se nuk ia mban te dale antiamerikan dhe antievropian, po vetem per te “huaj”, fjale e cila ne shqip ka kuptim te dyfyshte, po me shume me nje shtresim armiqesor.

Ambasadori flet ne emer te presidentit dhe shtetit te tij dhe kete e thekson: per Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte i papranueshem ky variant i ri i PD-se! Kjo nuk le vend per interpretime dhe ekuivoke. Por si reagojne udheheqesit opozitare? “Edi Rama kerkon te zaptoje drejtesine, se ka frike per vete… Po te jete pro reformes, ja ku e ka mbi tavoline”. Do thoni ju c’hyn kryeministri ketu, se foli Lu-ja dhe jo Edi Rama? Duke harruar qe e ngrene shume rolin e tij, aq sa qenka ne gjendje te bashkoje amerikanet dhe evropianet, t’i ule te bejne nje draft, ku ai te beje cfare te doje.

Nga ana tjeter kryetari i qeverise ia ka dorezuar sovranitetin euroatantikeve, ndersa kryetari i opozites ngre flamurin e Ismail Qemalit te porta e ambasades amerikane. Dakord, qe na rikujtojne ’12-n, por vazhdojne me tej te mbulojne diellin me shoshe, duke argumentuar se PD-ja eshte e para qe u orientua nga Amerika, nderkohe qe Partia e Rames ka qene antiamerikane. Po c’hyjne biografite partiake ketu?

Jemi ne nje terren konkret, nuk e kerkon Rama kete draft, qendrim qe nuk e shfajeson ate, por AMERIKA. Dhe burreria e udheheqesve opozitare eshte t’ia thone troc ndjekesve te tyre dhe popullit, qe ne kete pike nuk jemi dakord me Ameriken. S’ka agje te keqe ketu. Nuk eshte e thene qe amerikanet paskan fjithmone te drejte.

Po na doli dhe perfaqesuesja e Evropes qe hedh poshte propozimin e ri te kryeopozitarit. Burrerisht, ne emer te Ismal Qemalit, i thuhet dhe asaj dhe gjithe Evropes se Bashkuar, se e keni gabim. Jo, perseri e ka fajin Rama. Doli dhe gjermani dhe deklaroi qe opozita nuk e do kompromisin per reformen. T’i kthehen gjermanit, me te gjitha armet partizane dhe jo te thone qe kryeministri nuk e do konsensusin dhe bashke me te edhe reformen. Pra u bene grup, amerikani, evropiani, gjermani qe dalin njeri pas tjetrit publikisht dhe kritikojne opoziten. Dhe reagimi i fundit i kreut te opozites: “Zoti Rama, leri ato daljet publike dhe talljet me reformen…” Te jete kaq i kamufluar ky Rama, sa nje here del si amerikan dhe nje here si gjerman?

Historikisht amerikanet kane bere c’kane dashur me udheheqesit tane te ndritur. Akoma pa vendosur Bushi c’do beje me Irakun, “ta pushtojme me lufte” thame ne, pavaresisht se nuk ishte dakord OKB-ja. Nje kerkese amerikane per te mos u denuar ushtaraket e saj qe shkelin ligjet e vendeve ku jane me sherbim, nuk u pranua nga asnje shtet evropian, ne ishim te paret qe thame, fale udheheqesve tane largpames. Guantanamasit nuk shkelnin dot ne Evrope, po tek ne e kishin deren hapur, jo nje e dy, po me qindra dhe mijera. Se e kerkoi Amerika, aleati yne strategjik. Madje, po te donin amerikanet ta benin burgun e Guantanamos ne Shqiperi, nuk do te kishin asnje pengese. Ne do ta mireprisnim me entuziazem. Sepse, te gjitha keto kerkesa amerikane nuk kane te bejne me persona konkrete, po me vendin tone, me popullin tone. Dhe kur vjen nje kerkese amerikane, qe mund te coje ne dyert e burgut ca politikane kriminele, ketu ka zot hauri. Nuk pranojme nderhyrjet e te huajve dhe nuk njohim asnje aleat strategjik. Larg duart, jo nga pavaresia e atdheut tone, po larg b…sime!

Sikur kjo histori te ndodhte ne krah te kundert, dmth te ishin socialistet kunder te huajve, antiamerikanizmi i tyre do te perflitej nga demokratet, qe nga baballaret,gjysherit, stergjysherit deri edhe brezi i njezete, kur Amerika nuk ishte zbuluar akoma.

 

4 komente në “Larg b…sime sovrane!”

  1. loli says:

    do kete ndonje arsye pse fisit tend i ka ngelur ky mbiemer…

    1. logjika says:

      loli, mire ai qe do kete ndonje aresye per mbiemrin, por ti dhe une çfare do themi qe s’kemi as emer e mbiemer te shkruar ketu? Kjo menyre e te shprehurit eshte aq naive sa asnje budalla s’mund ta thote. Eshte tjeter pune qe s’te pelqen dhe e ke zakon te ofendosh se ashtu te ka mesuar nena qe kur linde. Ke gje serioze per te thene nje fjale qe te ndihmosh? Jo. Me mire hesht se sa te ironizosh pa asnje vlere se ngelesh dhe vete i tille. Kjo eshte zgjedhja jote, si dhe nderhyrja ketu eshte zgjedhja ime. Nuk e kish vetem per ty “loli” kete, por per shume komentues qe nuk dine çfare thone se sikur edhe komentuesit te kontriuboni me mendimet e tyre, me mire do te ishim, megjithese ka shume qe une i pershendes sepse japin mendimin e tyre per zgjidhje ne kete bote shqiptare kaq heterogjene per shkak te injorances politike dhe duke i ndenje demokracise hypur ne qafe. Ne qoftese me kuptove, te faleminderit, ne qoftese u zemerove, te me falesh.

  2. Toni says:

    Po more enverist ke te drejte. Te fillojme te ndertojme bunkeret qe te mbrohemi nga amerikanet e gjermanet. Tu kthehemi ruseve e serbeve sepse ata ‘na e kane dashur dhe na e duan te miren’. Shume bukur besa. Hapi veshet more Orest dhe mos qendro me i shurdhet, dhe mos shkruaj si te thone por shkruaj si mendon me mire per Shqiperine. Me mire per Shqiperine nuk eshte qe Berisha, Rama apo edhe Meta te vazhdojne me vjedhjet dhe krimet qe kane bere.

  3. babo says:

    Respekte per kete artikull.

    Qelbesirat e korrupsionit ne politike dolen bllok kunder variantit amerikan te Reformes ne Drejtesi. Friken nga burgu se mbulojne dot me sovranitetin apo pallavrat per konsensus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje