Ajo që ndodhi natën e së shtunës në Turqi ngre shumë pyetje. Tentativa për puç ishte megjithatë një rast i mirë për marrjen e masave të planifikuara me kohë, mendon Alexander Kudascheff.
Pakënaqësia rritet e bashkë me të edhe dyshimi. Tentativa diletante për puç në Turqi ka dështuar, tërbimi i presidentit Erdogan ndaj kundërshtarëve të tij po bëhet gjithnjë e më i ashpër. Në ditët pas Erdogani nuk po njeh as masë e as ekuilibër. E përderisa ai po godet ashpër nga të gjitha drejtimet, po shtohen edhe dyshimet ndaj vet puçit. Askush nuk po flet më tani për një triumf të popullit e demokracisë. Sepse puçi i dështuar i shërben Erdoganit vetëm për një qëllim: të eliminojë të gjithë kundërshtarët.
Do të pasojnë edhe shumë arrestime
Një kasaphanë politke po ndodh në Turqi. Më shumë se 20.000 vetë – gjyqtarë, prokurorë, oficerë – ndërkohë janë shkarkuar ose madje janë arrestuar. E parandihet që do të pasojnë edhe shumë të tjerë – nga mediet e universitetet. Turqia nën Erdoganin kësisoj po deformohet përfundimisht në një autokraci të një personi duke përfshirë edhe dënimin me vdekje – nën mantelin parlamentar. E gjitha kjo gjoja e bazuar në vullnetin e popullit. Erdoganit nuk i duhet parlamenti, ai ka popullin pas vetes. Të paktën kështu beson ai. Sidoqoftë imamët janë në anën e tij. E kështu nuk mund të përjashtohet, që nga republika sekulariste e Ataturkut të bëhet një autokraci islamike e Erdoganit. Një vend në BE në këtë mënyrë është i përjashtuar definitivisht, e vendi në NATO vihet në pikëpyetje.
Në retrospektivë puçi duket si një farsë: Aviacioni ushtarak bombardon parlamentin, por nuk e gjen rrugën për në vendin ku kalon pushimet presidenti. Puçistët dilenatë pushtojnë radion shtetërore, por jo ato private. Ata nuk bllokojnë rrugët e komunikimit, por i lenë ato të hapura. Ata e inskenojnë operetën e puçit në orët e para të mbrëmjes – kur në Stamboll fillon fundjava – në vend që ta bëjnë këtë në orët e mëngjesit, kur qyteti fle. Ata e lejojnë presidentin gjoja të shfuqizuar të fluturojë për në Stamboll – ndonëse ishin gjoja kokat drejtuese të aviacionit që tentuan puçin. Atje presidentin e presin njerëzit e vet. Dhe ushtarët e thjeshtë të puçit besojnë, se ndodhen rrugës për një stervitje mbrojtjeje. A mund të jetë kështu një grusht shteti? E paimagjinueshme.
Lamtumirë idealit themelues të Turqisë sekuilariste
Nuk duhet të bëhesh pjesë e teorive të komplotit. Por a ka mundësi që ushtria – pas më shumë se dymbëdhjetë vjetësh Erdogan si kryeministër dhe president – të mos ketë asnjë ithtar të AKP-së në radhët e oficerëve të saj të rangut të lartë? A është vërtetë e mundshme, që një tentativë për puç të mos jetë nuhatur aspak prej shërbimit sekret turk? E si ka mundësi që Erdogani në mëngjes pas puçit pati një listë me 3000 gjyqtarë, që duheshin pushuar? Të gjitha këto janë pothuajse të pamundura. Ndaj Erdogani ndonëse nuk e ka inseknuar vet puçin, ai e ka shfrytëzuar atë, për të larë hesapet në Turqi – me gjyqtarët e gazetarët kritikë, me të gjithë ata, që i përmbahen idealit themelues të Turqisë sekulariste. E duke dashur të “spastrojë” vendin e tij – një analogji e tmerrshme kjo me spastrimet e Stalinit në vitet 1930 – ai tregon, se nuk është më një demokrat, që do t’u përmbahet rregullave të kushtetutë së tij. Rivendosja e dënimit me vdekje përfshihet këtu në mënyrë eksplicte.
Quo vadis Turqi? Tani duket se ajo po shkon drejt një autokracie islamike të Erdoganit. Fanatzitë e tij të gjithëpushtetshmit nuk orientohen vetëm nga brenda, por edhe nga jashtë vendit. Ai sfidon aleatët e vet, e madje sfidon edhe SHBA-në. Baza mbrojtëse në Inçirlik mund të përdoret në luftën kundër IS-it vetëm nëse SHBA ekstradon armikun e betuar të tij Gülen. Akuzat kundër tij nuk janë vërtetuar aspak. Por Erdogani ndihet i fortë, i pushtetshëm dhe i gjithëpushtetshëm. Ai nuk i trëmbet askujt – ndoshta vetëm Putinit, të cilit i ka kërkuar falje.
ja se cilet jeni o rrace bastarde turkoshakesh…………………Zike pederi!
O budallenj shqiptare. Me ligj jane shpallur organizate terroriste pasi kane ngritur struktura paralele ne polici, gjyqesor, ushtri etj. Flas per organizaten Gylen. Me dt. 4 Korrik 2016, nje gjykate ne Stamboll e shpall Gylenin se eshte Hz. Mehdi (versioni mysliman i Mesia-s), nje vendim qesharak apo jo, ku jane provat ?! Por gjykatesi eshte Gylenist, kush po pyet per prova. Strukturat paralele ne polici dhe inteligjence bejne pergjime dhe shantazhe sipas qejfit te tyre, kjo gje me ligj sanksionohet si akt terrorist ne ditet e sotme. Tani Erdogani paska shkarkuar 6-7 mije nepunes apo 15 mije mesues. Ore tutkune, Turqia eshte 80 miline banore, ne 3 milione. Ne Turqi organizata e Gylenit ka qene ne hetim intensiv, madje dje ka dale qe prokurori i ceshtjes se nisur muaj me pare, para pak ditesh ka konkluduar dosjen ku jane deshifruar edhe shume nga ushtaraket e larte. Pikerisht per kete jane informuar gjeneralet puciste dhe gjykuan qe sa te presim te arrestohemi kot, me mire te provojme pucin se mbase vijme edhe ne pushtet. Pra puci ka “lindur” pak si para kohe, si ai femija shtatanik. Sic e thashe me lart, Turqia eshte 80 milione banore. Ushtria Turke ka 375 Gjenerale, 50.000 oficere dhe afro 1 milione ushtare. Ka 250.000 police, dhe 220.000 xhandare. Ka. 922.000 mesues. Tani po flasim per nje organizate me infiltrim ne te gjitha institucionet e shtetit dhe shoqerise, apo jo ?! Po flasim per nje organizate qe akuzohet dhe ka evidence qe ka gisht kryesor ne pucin e deshtuar, apo jo ?! Tani shume pucisteve iu jane gjetur lista te njejta me emerimet kyce ne administrimin e vendit post-grushtit te shtetit. Ne momentin qe shteti i procedon te kapurit, a nuk ka te drejte t’i therrase apo ndaloje edhe personat qe nuk jane evidendtuar si aktive ne puc por qe iu rezultojne emrat ne lista qe “ej, o ti zoteri, c’lidhje ke me pucin sepse emri jot figuron ne listat administrative te pucisteve ?”. Nese nje strukture paralele do te ishte ne Shqiperi dhe do te bente nje puc ushtarak si ne Turqi, Prokuroria a nuk do te procedonte nja 200-300 veta ne rang kombetar ?! A do sepse 80 milione Turqia, 3 milione ne ?
Qetesohu lale dhe mos u lodh me na e shpjegu se ne shqiptareve te thjeshte nuk na plas kari fare ca beni ju turqit
Qenke i opsesionuar me politikat naciste-ekspanzioniste islamiste te nje psikopati turko-lazo-otoman, sic eshte diktatori erdogan!
I madhi Babai i Turqise Moderne QEMAL ATA TURK e futi vendin ne rrugen e zhvillimit, te begatise, te modernizimit. Por ja na vjen nje vemje rradikale muslimane islamike fondamentaliste, injoranti sunit dhe perversi REXHEP TAIP ERDOGAN.
Ja keshtu filluan islamiket rradikal ne vendet arabe te tjera dhe ja ku jane sot, vende, shtete dhe popuj te shkaterruar me masakra dhe krime makabre nga ISISI.
Per kete duhet te marra masa e duhura qeveria shqiptare e EDI RAMES qe ky ndikim turqeve musliman suni te mos futen ne sunitet shqip foles shqiptar, por te veprojne reformat e dy muslimaneve shqiptar ZOGU i I-re dhe te ENVER HOXHES. Me turqit pervers nuk kemi pune dhe nuk i kemi vellezer sepse nuk jemi te nje rrace dhe te nje kontinenti. SHQIPERIA si e GJITHE EVROPA. Tung.
Ky është identifikuar pesti që ka provuar për rrëzimin e qemalizmit. Ka arritur më shumë se të gjithë të tjerët. Çdo ndërhyrje e ushtrisë, rreth çdo dekadë nga 60ta, in ka penguar islamistët të arrijnë qëllimet e tyre. Ndoshta këtë radhë do të jetë populli ai që do ta bëjë. Do të ketë LC.
Leni bre kopallat duke mos e njoftur popullin Turk,mos te ishte siq eshte nuk do ti mbante tre kontinente nen sundim plot 500 vjet,mbas ketij puqi eshte e mundur qe ta perzen NATO-n nga Turqija,qe do te jete nje goditje e madhe si per Ameriken ashtu dhe Europen,ishalla mbas ketij puqi si mbshtetet Rusis dhe rep islamike Iranit at-here dreqi ka me na henger,kete po e them duke e ditur qe Turqija ka paraqit nji pike strategjike si per Europen ashtu dhe per azin,ata qe mendun qe ta bejn nje pranver Turke siq po shifet kishin bere llogari te gabuar.Ky analisti eshte shum larg realitetit,duke harru qe Turqija eshte nje popullate 80 miljonshe,kurse kta puqistet jan me mijera.
NJe bravo komentuesit Adi
qe medja shqiptare dhe ne veçanti Tema eshte e kapur kembe e koke nga gylensitet ate e dime. po me vjen keq per keta palo komentatoret qe sja kane haberin si ne shume gjera duan te analizojne çeshtjen turke. ok mund te jeni te paditur ose nuk lexoni por te pakten ju ftoj te perdorni nje cik llogjiken. more si ka mundesi qe jo vetem tani qe eshte nje rast i nxehte ne turqi por mesa ndjek median e ketij vendi mbi 80% e lajmeve boterore e perben turqia dhe erdogani. sju duket pak cudi? erdogani nuk eshte bere sot lider e turqia nuk eshte zbuluar dje. dhe kur ne shqiperi ka dite te nxehta siç eshte reforma ne drejtesi qe do i hapi rruge fateve te kombit tone media jone i bie kembanave per te turqine. sa lajme jane bere kete muaj per fqinjet tane italine, greqine maqedonine ose per superfuqite e tjera USA, rusi, kinen. Por te gjithe fokusin e kemi te turqia dhe erdogani? zgjohu popull para se dhe ju tju vene ne gjume se atehere perdhunimi eshte gjera me e vogel qe do ju behet…