Referendumi kushtetues, një komardare për Berishën

19 Korrik 2016, 14:04Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Nga deklarata e mbrëmshme e Ramës për 94 votat pro reformës në drejtësi sipas versionit euroamerikan, kuptohet që ai ka marrë garanci nga 64 deputetët e PS-së se do ta votojnë atë. Nga deklarata e Metës në emisionin “Opinion” për  votat e LSI-së që janë në Uashington, kuptohet që 20 deputetët e saj do të votojnë pro reformës në drejtësi sipas versionit euroamerikan. Për të arritur në shifrën 94 vota, duhen edhe 5 votat e PDIU-së, 1 votë e PBDNJ-së, 2 vota të demokristianëve, dhe 2 vota nga opozita.

Por kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi sot se, në qoftë se nuk miratohet reforma në Kuvend, ajo duhet të kalojë në një referendum popullor. Këtë gjë ai e tha ndërkohë që Ambasadori Donald Lu deklaroi sot: “Do të ketë pasoja specifike negative nga Shtetet e Bashkuara për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme. Unë jam duke u dorëzuar partive politike hollësitë mbi këto pasoja sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Ju siguroj se këto pasoja do të jenë të rënda dhe afatgjata.

Berisha, i cili nuk është aktualisht në një gjatësi vale me Ramën dhe Metën, mbetet të jetë i vetmi udhëheqës politik që i drejtohen fjalët e Ambasadorit Lu (Basha është thjesht lajmësi i tij). Dhe propozimi i Idrizit për të është një komardare e rënë nga qielli. Pavarsisht se Idrizi mund ta ketë bërë këtë propozim për t’u dukur interesant (apo thjesht ka kopjuar sugjerimine djeshëm të  Fleckenstein-it), ai krijon idenë se nuk përbën problem mosmiratimi i reformës më 21 korrik.

Por në fakt përbën problem!

Një referendum për reformën është referendum kushtetues, dhe si i tillë ka një procedurë të gjatë, që mund të zgjasë edhe më shumë se dy vjet. Për më tepër, procesi mund të mos fillojë fare, sepse duhen 94 vota në Kuvend, për ta filluar procedurën.  Po aq sa për ta miratuar reformën më 21 korrik.

Dhe Berisha i di të gjitha këto (edhe nëse i ka harruar, ia kujton Bylykbashi). Ai do ta përhapë idenë që “nuk bëhet qameti”, nëse nuk votohet reforma më 21 korrik sipas versionit euroamerikan, sepse mund ta votojë “sovrani” në referendum. Ai do ta përdorë edhe këtë komardare, në mënyrë që asnjë nga deputetët e opozitës të mos e votojë refomën pasnesër.

“Mbijeto sot, se nesër s’dihet ç’ndodh” duket se ka qenë lajtmotivi i jetës politike të Berishës në çerek shekullin e fundit…

5 komente në “Referendumi kushtetues, një komardare për Berishën”

  1. Me 21 korrik tgjith populli ne shesh tgjith patriotet tgjith hallexhinjt qe kan njerzit burgjeve tgjith ata qe jan pa buk pa pun ne skamje

  2. Kosmos says:

    ME 21 KORRIK DY KEMBET NE NJE KEPUCE DO TI KENI ORE MASKARENJ . DONI QE TE SAKRIFIKOJ GJITHE SHQIPERIA PER ZULLUMET E JUAJA TE NDYRA? . JU ERDHI FUNDI !!!

  3. TJ says:

    Berisha,Meta Basha dhe te tjere por edhe shume te tjere, duhet te japin llogari per ato krime qe kane bere! Prandaj jane bere si te terbuar, se ju ka hyre lepuri ne bark! Le t’ju lutemi SHBA, te na ndihmoje te pastrojme kete Shqiperi, njehere e mire dhe te behemi demokraci si Amerika dhe Eurpoa perendimore! Ky ka qene qellimi i te gjithe patrioteve shqiptere dhe ky qellim po behet realitet fale nderkombetareve! Por mos harrojme e keqja do te luftoje deri ne fund! Mos harrojme qe Mafia berisho-metiane eshte e vendosur te luftoje me te gjitha format! Kafshojne-terhiqen! Le ti lutemi Zotit qe te largohen ata qe vrane ne Gerdec,21 Janar,Rrugen e kombit apo shtjen e detit!

  4. Tr says:

    Ajo kamardare. ….fatkeqesisht eshte e shpuar me shume vrima. …..

  5. xxx says:

    Po 100 here te votohet Ju do te votoni keta kodosha qe i keni tash ne kry te shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje