Sovraniteti, alibia e fundit e kodoshëve politikë!

18 Korrik 2016, 19:51Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Shqipëria po shkon drejt një krize politike dhe shkak për këtë është bërë reforma në drejtësi. Krizë të cilën e solli pikërisht ajo që është dhe pika me e dobët e politikanëve. Janë mësuar tash 25 vjet ta kenë nën kontroll, ta urdhërojnë e bëjnë me të ç’të duan, me të vetmin kusht që ata vetë të jenë të paprekshëm për çfarëdolloj arsyeje. Drejtësia mbetet thembra e Akilit përmbi të gjitha reformat. Një drejtësi e pavarur, e drejtë dhe e pakorruptueshme, është baza mbi të cilën nis e merr udhë shteti i së drejtës. Një drejtësi e kapur, si nga politika, ashtu edhe nga krimi, është pjesë e së keqes së madhe dhe si e tillë ndikon në mënyrë kapilare në keqfunksionimin e të gjithë hallkave të zinxhirit mbi të cilin ngrihet një shtet.

Po si erdhëm deri në këtë fazë?!

Pasi ishin miratuar nga komisioni i Reformës dhe grupi i ekspertëve pothuajse të gjitha draftet përbërëse të reformës dhe kur kishin mbetur veçse disa çështje, PD doli me një kusht, atë që  gjyqtarët të mos votoheshin me 3/5, por me 2/3 (meqë mazhoranca i kishte, sipas tyre, numrat për 3/5). PS rezistoi në këtë pikë, por sapo u tërhoq për hir të konsensusit (të kërkuar edhe nga LSI), PD u hodh në pikën tjetër, përfaqësim të barabartë pozitë-opozitë sipas nenit 88 (ndonëse neni 88 ishte përmbushur qysh me tërheqjen e parë). Edhe këtu PS bëri rezistencë, por për hir të konsensusit (të kërkuar edhe nga LSI), u tërhoq dhe ra dakord për të ashtuquajturit vende të rezervuara. Epo thamë se këtu u mbyll telenovela, PD mbeti e kënaqur, ashtu dhe LSI që kishte si kusht dhënien e konsensusit PD-së për të qenë edhe ajo Pro.

Partia Demokratike nuk e ka pritur që PS të tërhiqej nga ato dy kushtet e para, ngaqë nuk do donte të dilte hapur se është kundër mbikëqyrjes ndërkombëtare, por sapo PS ua dha konsensusin (të kërkuar edhe nga LSI), e nxorën kokën; larg duart BE-SHBA nga vetting-u në drejtësi, deklaruan njëzëri. Nuk lëshojmë sovranitetin e vendit, thoshin pa teklif duke marr rol nacionalistësh të thekur. Nacionalizëm që s’e patën kurrë kur i lëshuan si pa të keq mbi 300 km2 hapësirë detare fqinjit tonë jugor.

Në të dy rastet që PS ka lëshuar pe, jo se ka qenë zgjedhja më e mirë, por kjo ka treguar se PS nuk është refraktare si PD e cila në të njëjtën pozitë, kur ishte në qeveri, e rrëzoi kërkesën e PS që gjyqtarët të mos votoheshin me 71 vota, por me 3/5. Nga pozita e shefit të qeverisë Berisha ua rrëzoi atëherë këtë kërkesë, me pseudo argumentin se kjo konsiderohet diktat i pakicës (PS) kundër shumicës (PD).

PS është treguar shumë herë tolerante dhe është tërhequr në jo pak raste vetëm për hir të konsensusit, gjë që s’do të kish ndodhur kurrë me PD. Mbase këtë ia marrin për dobësi, por në fakt kjo tregon emancipim të një formacioni politik, aq më tepër kur është në pozita shumice. Por PD nuk e do këtë lloj konsensusi, nuk e do tërheqjen nga pala tjetër, ajo do vetëm llogoren e luftës politike. Bile, jam i bindur, se nëpër dhëmbë i kanë mallkuar edhe kur u tërhoqën herën e parë, ashtu edhe herën e dytë. Kjo pasi tashmë kanë dalë zbuluar se ku e kanë hallin, tek partnerët tanë euro-amerikanë, të cilët nuk mund t’i manipulojnë, dhe për më tepër, nuk kanë mundësinë t’u bëjnë biografinë, as personale e as familjare qysh nga koha e Baba Dovletit (e mbani mend se si ua bëri biografinë Berisha një sërë ekspertëve të reformës në seancën e fundit të Kuvendit?!). Prandaj nuk e duan mbikëqyrjen e huaj, se e dinë që me miellin që kanë këtu e gatuajnë brumin siç e duan vetë.

Deri pa dalë kjo çështja e sovranitetit, reforma kishte karakter teknik dhe populli po e ndiqte me gjakftohtësi. Sapo ranë dy alibitë e PD-së dhe në plan të parë doli çështja e vetting-ut prej ndërkombëtarëve, çështja filloi të politizohej. Edhe vetë populli nisi ta shihte nga këndvështrimet politike majtas- djathtas, sikur kjo reformë po bëhet veç për politikanët, që fundja fundit janë veç një grusht njerëzish. Shkoni çdo ditë në dyert e gjykatës dhe shihni se sa për qind zënë politikanët dhe sa populli i thjeshtë. Aty do të kuptoni që kjo reformë i shërben më së shumti asaj mase të madhe popullore që çdo ditë kërkon drejtësi dyerve të gjyqësorit, por që një grusht politikanësh kodoshë nuk duan t’ia japin, pasi duan të mbajnë në këmbë këtë sistem të kalbur gjyqësor. Sistem që siç ka treguar historia e këtyre 25 viteve, është i lirë të vjedhë e japë padrejtësi, mjafton që t’u ketë bërë qokën e radhës politikanëve të zhytur në krim e korrupsion.

Për sa kohë si shqiptarë kemi dështuar me sukses për 25 vjet ta ndajmë këtë binom të ngurtësuar të politikës me drejtësinë, atëherë e vetmja shpresë që na ka mbetur është ajo e arbitrit ndërkombëtar. Nuk është më as çështje sovraniteti e as krenarie. Është çështje vendosmërie që ne si popull duhet t’i tregojmë Evropës se jemi gati të bashkohemi me atë. Shpresa vdes e fundit dhe uroj që të mos vdesë edhe ajo bashkë me Evropën!

16 komente në “Sovraniteti, alibia e fundit e kodoshëve politikë!”

  1. adi says:

    o palle
    nuk kane kerkuar as me shume e as me pak po si e kane drejtesine ne vendin e tyre edhe
    Lu_ja edhe Vllahutesha edhe cdo vend tjeter i europes
    pse ne duhet te trajtohemi si republika bananesh
    pse duhet te trajtohemi si siera-leone
    o legenat e ed rames
    qe nuk keni respekt per veten tuaj per shtepine tuaj per grate tuaja
    do keni ju respekt per shqiperine
    race by>>>ash
    fale zotit jeni pak

    1. iliri says:

      Pall e sterpall.
      Po pse nuk dole me mbrojt sovrnitetin kur te kan arddh dy her ushtrit e huja e kan nejt me muj tu shpernda buk neper shqiperi!!?
      Tani qe po vin civila me sjell era shtet, ti PALLA dilke me mbrojt sovranitetin.

    2. @adi says:

      Sikur te ishim dhe ne si ato vendet e Europes, nuk do kishim komentues koqe si puna jote.
      Megjithate shyqyr qe nuk jeni shumice… por ato shefat e tu e kane vendin ne burg, bashke me koqet e kandarit….

    3. babo says:

      O ben apo adi, o militant,qe perserit si papagall idotsirat e Sali Berishes. Ti nuk je siera-leone, po drejtesine o tutkun e ke edhe me keq se siera-leone, kosova apo bosnja qe permendi Doktori jot. Dhe kjo per fajin kryesor te fatkeqsise kombetare – Sali Ram Berisha qe e perdhosi drejtesine keto 25 vjet.

      Ti je sot republike bananesh o militant i Doktorit, je republike bananesh e korrupsionit. Se republike bananesh je kur nuk ke Drejtesi, jo kur te ndihmojne nderkombetaret te besh Drejtesi. Nderkombetaret duan vetem te skarcojne nga gjyqesori, zagaret e Politikes, zagaret qe lirojne politikane.

      E kuptove tani o tutkun?

      1. adi says:

        babo
        a e kane drejtesine ne dore ne kosove te njejtet nderkombetare qe duan ta marin tani dhe ne shqiperi jo pak po qe nga viti 1999????
        a ke degjuar te arestohet a te denohet ndonje politikan atje per korupsion?????
        a e di qe ne kosove korupsioni nuk eshte si shqiperi , atje eurot qe vidhen as nuk marin mundimin ti fshehin atje e vene pasurine ne emer te vellezerve e femijve a e kupton o qenie ???
        a nuk jane po te njejtet nderkombetare qe ka te njejtin sistem drejtesie si duan ta bejne te ne qe nuk ariten e as moren mundimin te ndalonin ose denonin qofte edhe 1 xhihadist te vetem?????
        bosnja eshte vendi kampion per korupsion trafik e probleme ne ballkan bile dhe keta tanet mesuan nga ata .damir fazllic qe eshte sekseri i qeverise boshnjake eshte boshnjak edhe ajo qe beri ketu nuk eshte asgje para asj qe ben perdite ai ne bosnje.
        po te shkruaj per siera-leonen nuk ja vlen per nje qor qe nuk shef ate qe ka ne kufi ,se atje hesapi eshte me keq
        pra truthare ty jo vetem nuk te punon mendja po ty nuk te punojne as syte.
        PS: ne keta 25 vjet nuk e di ku ke qene ti po ne shqiperi sali berisha ka qeverisur vetem 12 vjet

    4. Dyrrahu says:

      Adi, me keqaedhje, por ti ashtu i ngarkuar nuk jep kontribut per opinione, ti sjell konfuzitet te njerezit e painformuar.
      Ti nuk je ne gjendje te kuptosh se ata qe nuk duan reforme kane hallin e tyre sepse shume hera kane shkelur ligjet e shtetit duke vjedhur, duke ndikuar ne gjykata qe mos t’i denojne bashkepunetoret dhe familjaret e tyre.
      Me “reformen” qe ata deshirojne eshte nje riciklim i “drejtesise” se kaluar, por me emerin “reforme”. Pra te vazhdohet pa filtrim ne drejtesi ( ne gjykata e prokurori).
      Verifikimi i personave, te cilet do te jene kandidate per gjyqtare e prokurore nga nderkombetaret eshte kodi apo celesi i reformes ne drejtesi.
      Po mos te behet kjo reforme lideret e sotem politke do te vazhdojne te ndikojne ne drejtesi, prandaj mbikqyrja dhe zgjedhja e gjyqtareve dhe e prokuroreve nga amerikanet dhe europianet eshte e domosdoshme.
      Pra Adi fute ne funksion trurin tend, mos mendo me koken e Berishes sepse koka e ketij te fundit po kerkon shpetim.

    5. Leo says:

      O Adi, nqs ne do ishim te zotet te benim drejtesi vete, do ta kishim bere me kohe kete gje. Por ne nuk jemi te zotet, prandaj jemi ne tranzicion pa fund dhe njerezit te ndodhur pa shprese kerkojne te ikin jashte vendit, te zhduken nga ai vend. Neve qe ne fillim duhet te na kishin qeverisur zyrtare Gjermane mundesisht ne te gjitha fushat qe te na mesonin te behemi njerez dhe te shkeputemi se qenuri republike bananesh te cilen e meritojme te quhemi. Lulezimi ka bere shkollen ne Hollande por nuk e di se cfare dreqin ka mesuar nga ai vend i perparuar. Uroj qe te kaloje kjo reforme sipas variantit Europian.

  2. Tani says:

    E kur keshtu ka apo ka njohr sovran lyl basha ,pakti detare,vjedhja e rruges kombit+vrasje e 21-janarit,per lylin sovran eshte vetem familja berisha..

  3. Aleksander says:

    Thelbi eshte ndarja perfundimisht nga prapambetja ,nga mentalitetet komunisto- katundareske mesjetare ,qe perfaqesohen denjesisht nga berisha dhe dumbabistet e tij. Shqiperia ka nevoje te hapet ndaj mentaliteteve perendimore dhe kete gje nuk mund ta bejne fshataro-maloket te gatshem vetem te shesin e blejne çdo gje, e aq me teper nje bajraktar ish komunist 70 vjeçar.Ketu qytetaria i eshte nenshtruar katundarise e harbutllekut.Duhet nje REVOLUCION i vertete per t’u dhene nje shprese te pakten te rinjve e atyre qe do te lindin ne kete toke.Qytetaria duhet te drejtoje e te ndiqet nga pjesa tjeter shume ambicioze per te komanduar ,por shume larg mentaliteteve europerendimore…jane me teper turkoshake e haxhiqamilse.Le te presin sa te kalojne 4-5 breza qe te barazohen me qytetarine e pastaj te pretendojne.Kjo vlen sidomos per kelyshet e saliut e kelyshet e kelysheve por edhe te like floririt qe mund te jete treguar i zoti e ambicioz por…ESHTE KATUNDAR !-Sa TURP per ata qytetare qe u vene pas ketyre erebajgave.

  4. DETARI @ says:

    Nji koment per pallat e forumit !
    Ka palla qe krahasojne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me Shqiperine qe ka mbi 100 vjete ,qe shtet ka pare vetem ne 50 vjetet e Enver Gjigandit !
    Pra mendje te tilla qe deri dje kishin per flamur kombetar ate amerikan,tani e nxorren testen e partise komuniste !
    Pra ,populli eshte 90 % ,PRO zhdukjes se ZHELEVE,,,,dhe Edi Rama ben nji qeveri me 100 deputete te tijet …dhe ti rruani pallen se do tiu bej leksion demokracije ,ju komunisteve te veshur me rroba blu,por poshte te gjithe keni fustan te kuq ………

  5. gora says:

    te qeverrisesh nga saliu dhe flamur noka eshte njelloj sikur nxensi ti jap mesusit mesim dhe ti thot ulu 4. ajde ju qifsha ropt ajde

  6. tarrasi says:

    Po mo Sillo shoku Edver e ka dhene koncensusin por duhet pietur shoqia Nexhmije. Gjithashtu duhet pietiur shoku krokodil Adil doja te theshnja Shoqja Themije Shoku Pali Miska shoku Andrea StefanI Te gjithe mo se jemi parti me baze te vjeter ne o jemi 75 vjecar, Lere ci hodhem hi sive populit me nderrimin e emrit

  7. Tr says:

    America+Albania=2AA fillojne nga Aja dhe mbarojne nga Aja …me e forte ska me. Ska bythe sala. Luli meta e te korruptuar ta vene me ket popull. ..Ligj shtet komb.

  8. Zyber says:

    Sovrani I liries dhe argjites. …t mos preket. …se po e mori tjeter kush. ..Argita meket!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje