Rambuje e dytë për shqiptarët

19 Korrik 2016, 21:05Blog TEMA

Simon Puto

Ish- deputet i PD

Dihet tashmë se në Rambuje u vendosën fatet e kombit shqiptar! Po merrte fund një padrejtësi shekullore që i ishte bërë Kosovës dhe Shqiperisë! Serbia kishte kohë që e kishte ushqyer politikën europiane me idenë se shqiptarët nuk dinë të merren vesh me njëri tjetrin e nuk dinë të qeverisin! Në skenë dolën agjentët udbashë që shteti serb deri në atë kohë kishte mbjellë me bollëk në politikën shqiptare! Nën flamurin e patriotizmit , ata (agjentët) deshën të sabotonin ardhmërinë e kombit tonë duke u shprehur se ‘’nuk hyjmë në bisedime me armikun’’!

E thonin këtë gjë jo njerëz dosido, por akademikë e njerëz që kishin fitue çmime ndërkombëtare për paqen e me autoritetin që u jepnin titujt e gradat shkencore që kishin, donin të influenconin anëtarët e delegacionit shqiptarë të mos firmosnin marrëveshjen që kishin rekomanduar SH.B. A.-të.Dihet tashmë si përfundoi kjo histori, por po të ishte vendos sipas këtyre pseudo patriotëve , do të ishte realizue një ndër tradhetitë më të mëdha kombëtare e sot nuk do të kishim Kosovë të pavarur.

E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Nëse atëhere po vendoseshin fatet e kombit, me 21 korrik do të vendosen fatet e shtetit shqiptar, do të vendoset nëse do të ketë drejtësi në këtë vend apo do të vazhdoje të sundojë padrejtësia. Koalicioni i majtë , koshient se ky ligj do të dënojë edhe mëkatet e tyre, vuri interesin kombëtar mbi gjithçka dhe i tha PO këtij ligji , duke i hap rrugë shëndoshjes së shtetit të së drejtës , reformës në drejtësi. Ndërsa uzurpatorët e të djathtës, duke luajtur me kartën e patriotizmit dhe të sovranitetit, e kanë kundërshtuar këtë reformë duke lejuar kështu,që shteti të kalbet e të rrënohet edhe më tepër.

Cilado qoftë arësyeja e kundërshtimit të aprovimit të këtij ligji, qoftë nga frika për krimet që kanë bërë, qoftë nga papërgjegjëshmëria për të ardhmen e shqiptarëve,apo e kanë lidh qerren e tyre me ndonjë prapavijë antishqiptare, përsëri dëmi që i sjellin vendit tonë është i pallogaritëshëm dhe e vonojnë të ardhmen europiane të popullit tonë. Deputetët e sotëm janë me fat. I bën me fat momenti historik që po kalon vendi ynë.

Ata do të jenë aktorët që do të vendosin per shtetin ligjor të së drejtës, e duke e votuar reformën , e tashmja dhe e ardhmja do ti kujtojë me nderim. Por nwse do tw vendosin t’u nënshtrohen këtyre perversëve politikë , do të mbulohen me turp. Reforma është miratuar nga Brukseli dhe Washingtoni. Zgjedhja është kaq e thjeshtë! Më mirë një ‘’Rambuje’’ e vështirë e me Shqipërinë, sesa pa ‘’Rambuje’’ e pa të ardhme!

 

3 komente në “Rambuje e dytë për shqiptarët”

  1. funerali says:

    me ne fund deputete dhe ish deputete, njerez me personalitet te mirefillte po flasin. per kete kane nevoje shqiptaret. pershendetje kujtdo qe I jep nje shtyse per mire shqiperise tone.

  2. Devolliu says:

    O z. Simon; të lumtë për këtë deklamim që bën, por mund ta thoshe edhe faktin që një nga agjentët udbashë që kundërshtonte në atë kohë Marrëveshjen e Rambujesë, ka qenë Sali Ram Berisha.

  3. gr says:

    je shume i qarte z. Simon! Une jam qytetar i thjeshte, pa part! Faleminderit edhe njehere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje