Ngjela: Memorial për 21 korrikun, SHBA-BE hodhën themelet e drejtësisë në Shqipëri

24 Korrik 2016, 16:02Blog TEMA

Avokat Spartak Ngjela e shpreh në mënyrat më ekselente gëzimin e tij për miratimin e reformës në drejtësi me mbështetjen e SHBA dhe BE.

Këtë herë ai i bën jehonë një propozimi të një studiusi shqiptar në Londër që kërkon ngritjen e një memoriali për 21 korrikun, ditën e miratimit të reformës në drejtësi.

Ja postimi i plotë i Ngjelës:

Të gjithë shqiparët ndihen optimistë dhe të gëzuar me atë që ndodhi në datën 21 korrik. Shume janë gëzuar edhe të gjitë shqiptarët që punojnë në Perëndim; sidomos brzi i ri.

Midis tyre, Erjon Satko – një studiues ekselent që punon si ekonometrist në Londër, në gjigandin Merrill Lynch, dhe qe i ka kryer studimet shkëlqyeshëm në Universitetin Bocconi në Milano; propozon që:

Në një shesh prestigjoz të ri në Tiranë, të ngrihet Memoriali për datën 21 korrik.

Memoriali do të jetë ky:

“MEMORIAL 21 Korrik 2016

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian hodhën themelet e drejtësisë në Shqipëri, duke u mundësuar shqiptarëve DINJITETIN, PERSONALITETIN dhe Lirinë e Pacenuar Individiale”.

Menjëherë Memorialit i janë përgjigjur disa biznesmenë të fuqishëm shqiptarë, dhe kanë filluar punën në grumbullimin e fondeve për këtë investim historik në Tiranë.

Shqiptarët janë të gëzuar, ata e ndiejnë që u hodhën themelet për shkatërrimin e abuzivizmit shtetëror në Shqipëri; dhe Shqipëria dhe shqiptarët hynë në një etapë të re të historisë së tyrë europiane.

31 komente në “Ngjela: Memorial për 21 korrikun, SHBA-BE hodhën themelet e drejtësisë në Shqipëri”

  1. aqif tahipi says:

    Zoti avokat ,forcat e FBI qe kane zbarekuar ne Tirane per njesine antikorrupsion po na shkelin sovranitetin.Ata nuk mund te pergjojne politikanet shqiptare nese nuk marrin leje ne prokurori. Nuk mund te durojne dot patriotet shqupiste nje pushtim te tille amerikan.

  2. Albatros says:

    Shba shtet policor i korruptuar kolonizoi Ameriken

    1. neda says:

      Realisht vendi yne i nderuar Avokat Ngjela me 21 Korrik 2016 u shkeput realisht nga sistemi i korruptuar nga politikanet, drejte nje shoqerie perndimore, me ndihem e padiskutueshme te SHBA dhe Bashkimit Europian dhe meriten personale te ambasadoreve te tyre, respekte per ta dhe ngritja e nje memoriali eshte detyrimi yne si kombe, patjeter qe do te behet, bile madheshtor, te gjithe besoje jemi te gatshem te kontriubojme per ngritjen e tij

  3. Agim Stafa says:

    Jam pensionist, nga zemra me del deshira te kontribuoj me $ 100.00 (njeqind dollare) nga pensioni im modest per memorialin e 21 Korrikut.

    Vetem me njoftoni se ku te i dergoj.

    Perzhendetje

    Gimi

    1. vaso says:

      Nje pergjigje per zotin Agim.Vdis dhe lere amanet se ta marrin vete ata gjithpensionin.

  4. vaso says:

    A mund te flasim per ndonje ceshtje kombetare.A do na ndihmojne USA BE te hapet ura mbi IBER?Ti avokat e pranon ate qe thote serbi dhe greku per ne qe nuk bejme dot shtet vet?Me c’potencial njerezor do ngrihet demokracia e re mbi themelet e 21 korrikut.Vetem DOKTORI erdhi nga Vicidoli dhe uzurpoi Tiranen.Kemi ndonje kontigjent te fshehte pseudodisidentesh nga koha e diktatures.Eshte kollaj te jesh me me te fortin,me te shumten e rasteve fiton,por duhet dhe pak dinjitet.E pavaresisht si eshte e verteta,LIDERI e dha aprovimin kur deshte AI.Kjo eshte + per ATE,dhe – per mikun tend te madh qe nuk lejon te flasim per ceshtjen tone.Duke vazhduar me llogjiken e me te fortit,thjesht ruajme karriget tona.

  5. frank says:

    Shume pordhe nga shteti burdello dhe burgjet jane te mbusher vetem me kokepalaret dhe fukarenjte qe nuk kan asnje kacidhe.saliu,iliri,luluja,dhe gjithe ish spiunet e kuq jane me miliona neper banka dhe bejne edhe politiken.sa beri sunniti enver hoxha komunizem alla turka aq do bejne edhe keta drejtesi,do behet drejtesi alla turka qe i pershtatet pushtetit sunnit ne rep e arabananias.
    Pse harxhon frymen me ta o avokat je dhe njeri i shkolluar.leri se mire jane .

  6. Rita says:

    S”kuptoj plotesisht gjithe kete entuziazem. efori madje dhe cmenduri mund ta quash !! U votua ,cfare ???? A nuk do te ishte e llogjikshem qe te presim frutet e para ,,ndryshimet rrenjesore e pastaj dhe te diskutohet per monument ,ose obelisk afer shtepise ne mundesi te Ngjeles !! Monumenti i vetem ne Tirane e ne mundesi ne te gjithe qytetet e Shqiperise te jete ajo e falimentimit e renies se komunizmit i vitit 1992 ,qe per ironi e turpin tone si popull u kry po nga ekzekutoret po nga komunistet !! Sepse shtres a me pervuajtur dhe e persekutuar mori arratine ku te mundej neper europe e sic e dime te gjithe rrodhen si rrodhen ngjarjet e dy dekadave e gjysem !!

  7. Petro says:

    Avokati ka rrjedhur.A do te futet ne liste i dashuri yt i fundit, pronari i Surrelit? Ke ca fiksime avokat, po qe vijne nga nje mendje qe urren, po urren vetem gjysmen e politikaneve.Hapu avokat, hapu!Jane te tere per ate dere, sigurisht bashke me ty.

  8. mirel says:

    Debili ka vendosur te kendoje si puna e kaposhit ne maje te gardhit mengjes per mengjes.
    Dhe andej nga dega e thanes ja pret Keti pa nje pa dy. E shoh une, po nuk u ciftosen njehere keta te dy kemi per te degjuar kete melodi cdo dite.

  9. soti says:

    U torturove i shkreti ti, llap, llap, prape stavvarin kolonel.
    Ngjela mbylle kamaren se nuk te zgjedhin ne asnje komisjon a nivel drejtues.
    Amerikanet jane me nje barre eksperienca…dizekuilibri jot eshte i dukshem…

  10. sotir says:

    U torturove i shkreti ti, llap, llap, prape stavvarin kolonel.
    Ngjela mbylle kamaren se nuk te zgjedhin ne asnje komisjon a nivel drejtues.
    Amerikanet jane me nje barre eksperienca…dizekuilibri jot eshte i dukshem…

  11. Lpl. says:

    Reforma eshte miratuar avokat apo ske degjuar akoma kur ta degjosh interresoju per zbatimin e saj se tani fillon puna çfare pret , apo kjo eshte semundje pleqeriet te vijne gjerat me vonese se akoma vazhdon e rrah uje ne tavan .Me mire te ishe bere rrapsod bashke me saliun se nje moshe keni vazhdoni ju thurni vargje njerezi jane me pushime tani skan kohe me degjuar te njejtat fjale .Si i behet me rrezuar qeverine atehere dhpeton populli me i fhene efhe Rames rrugen e Berishes tatepjeten per kete ndihmoje popullin dhe jo me i shtuar pushtetin Rames atehere behesh i besushem ..

  12. MeteH says:

    Taku,je i madh,je flori e shkuar floririt.Ju na mbajtet me shprese se reforma do miratohej edhe athere kur çakejt u hodhen kundra SHBA,BE.Ju po shkruani ne gazeten TEMA te M.Bazes,shume mire beni.Por mendoj te beni edhe 2-3 gjera te tjera veç MEMORIALIT:1.Te beni nje liber per punen e bere 18 mujore,kush ishin sabotatoret e tej-zgjatjes dhe pse fitoi populli i shtypur nga Otomanet shqipetar.2.Te kembengulni te Rama qe LU,Vlahutin te dekorohen me-domozdo-nga Rama e jo Nishanlliu.3.Mesa-shihet Like-floriri do bej divorcin me Ramen,qekurse deklaroi se po nuk votoi SB,JT…do te japi doreheqjen.Ne keto kushte kerkohet qe Leshelija te braktiset nga qeverisja dhe Qeveria tjeter te krijohet me PS plus aleatet e tjere pa LSI,e cila po e demton dukshem qeverisjen ne baze duke kerkuar mbi 70% te vendeve te punes.Kjo eshte arsyeja kontragdites PS me LSI,pasi LSI ka premtuar 100 vota per 1 vend-pune,qe te fitoi ne 2017..Kjo eshte me fakte.Dhe meqense nuk po e realizon dot,po hedh vickela.Bashkit qe u humben ne 2015 ishin per fain e LSI,pasi populli nuk e harron VIDION M-P

  13. beso says:

    z.Rita.i drejte konstatimi yte se mbas a1990-tes te persekutuarit moren aratine
    Ju pyes mire ne kohen e Enverit ishte diktature e eger dhe s’kishte pluralizem(shum parti) si pasoje s’kishte edhe demokraci.Por mbas 90-es kush i pengoi ish te persekutuarit te mos mernin aratine.Mos eshte edhe faji yne qe shumica jone u keqperdore nga ish komunisti berisha. Pra z.Rita

  14. Dakort por te ngrihet pasi te arrestoen kta agallaret

  15. nord.al says:

    Agi m Stafa ben nje oferte te mrekullueshme ku tregon zemren e bardhe te shqiptarit te mire, Ai nuk ka faj se ka idiote si Vasa qe nuk e kuptojne.

  16. Akili says:

    O Taku,per ty e dime qe je çmendur me kohe,po paske çmend edhe Dashin,dhe te dy deshironi te çmendni Erjonin.Lereni te qete djaloshin,mos e perlyni me katunarine e katunit tone.Po mendoni fix si provincial,i plasi bytha Londres per katunin tone,o Taku.

  17. Gowest says:

    Ta bejme kete memorial qe te kujtohemi qe deri me sot nuk jemi trajtuar asnjehere si qytetar.
    Dhunuesit e lirise sone te veshur me petkun e sovranitetit luftuan dhembe me thembe me clirimtaret USA-BE per te na thene se me mire nen zgjedhen e tyre por sovran se te lire ne nje shtet te drejte , por jo sovran.
    Per cfare tjeter vec kesaj i duhej sovraniteti atyre qe demontuan gjithe arsenalin mbrojtes se Shqiptareve ne Gerdec

    93% e shqiptareve pro memorialit

  18. dialektika says:

    Urime popullit shqiptar per diten e clirimit te dyte. Ndersa clirimi i pare ishte nga te huajt, clirimi i dyte eshte nga tanet.

  19. Tirana says:

    Po I nderuari avokat Spartak Ngjela ! Memoriali duhet te ngrihet sa me I madh . Themelet e tij duhen hedhur ate dite kur:
    1. Ata qe shkaktuane tragjedine e gerdecit, te cilet pr pasuri vrane edhe femijet me lodra nder duar mu aty te pragu i shtepise, ashtu si vrau terroristi me makine femijet se bashku me kukullat e tyre qe festoni , te vendosen prapa hekurave,
    2. Memoriali do filloi te buzeqeshi e populli do ta preki me dore daten 21 korrik 2016 , si diten me te shenjte, athere kur ata qe vrane 4 qytetare te pa fajshem, ata qe shpiken lloj -lloj armesh imagjenare sa u cudit bota, ata qe nuk lane drejtesine te vepronte,ata gjyqtare qe u tallen me te vraret ,duke thene se, u vrane pa dashje se nuk i njihnin. Po ti njihnin athere ishin vrare me dashje, te jene prapa hekurave.
    3. Memoriali do rritet drejt qiellit,kur ata qe zaptuan tokat me force,apo me forcen e ligjit te gjyqtareve , te jene prapa hekurave.
    I nderuari Avokat! Besimi te SHBA dhe BE eshte I madh, aq sa eshte urrejtja per klasen politike shqiptare qe shkaterruane kete vend ne te gjitha fushat e jetes. Kur 93% e poullit do SHBA dhe BE do te thote se 93% e poullit e urrejne kete klase popitike,pse jo e urrejne 100% pasi do kete nga ata qe e do Ameriken BE, urren klasen politike shqiptare,po nuk kane folur per aresye te ndrysheme jetese. Te mos harrojme ,zoti Avokat se sapo eshte hapur trasheja e luftes kunder korrupsionit ,dallavereve e flliqesirave ne sistemin e drejtesise. E ne kete trashe jane futur edhe ata qe e hapen kete trashe me detyrim e u futen ne minutat e fundit. Ende per keta populli nuk ka besim se do luftojne,pasi do mundohen te percajne luftetaret , do shpifin se kjo lufte eshte e padrejte ,se po na humbet sovraniteti…… Po therrasin per fitore ,kur ende nuk kane zbrazur nje pushke…. Besimi eshte i madh zoti avokat,por poulli thot se ,kur digjesh nga qulli i fryne kosit. Kete memorial do ta ngerem ,po jo para kohe . Do presim shiritin e inagurimit ,kur te perfundoje rruga e jo kur rruga ende nuk ka filluar. Ishalla ka ikur koha e atij qe inaguronte rruget pa u bere projekti………. Kemi shprese….

  20. landi says:

    O Mero, e merove avukatin e pjerdhur. Deri tani na foli se reforma do votohet sic e donte Rama dhe ambasadori Lu. Saliu dhe Luli do shkonin ne burg dhe pD do kthehej ne nje parti si ajo partiza e tij, qe mbledh vota aq sa kandidate shpall ai per zgjedhjet. Po ne burg do shkonte Meta. Bashke me dy te paret i shpalli antiamerikane.
    O njerez, qe lexoni ato qe deredellit ky njeri me majasell ne gjuhe…Sot, te gjithe jane informuar se Basha, Meta dhe Majko jane ftuar ne konventen e PD te Amerikes. Rama, me te cilin po merret FBI, nuk eshte ftuar. Prandaj mos degjoni avukatin, qe e nisi karrieren me pertine e mbretit, e vazhdoi me PD e Reformuar, pastaj iu ngjit si muti pas kepuces Sali Berishes, kohe ne te cilen akuzonte Ramen si vjedhes te votave, pastaj mbeti jashte loje dhe ne fund iu ngjit Rames. Cuditerisht, Rama e njohu me mire, nuk i hodhi as nje kocke dhe e perdor nga larg se e di qe ky njeri te fut edhe cimken…mikrofonin pra.
    Ky nuk hesht se eshte i semure mendor. Ky do qe te semure edhe te tjeret. Per fat te mire nuk i del asgje nga ato qe thote.

  21. logjika says:

    Zoti avokat Ngjela ! Kam komentuar dhe here te tjera mbi optimizmin tend per votimin e reformes ne drejtesi se me eshte dukur utopike, por ti nuk rreshte. Une vazhdoj te jem pesimist se ne kohen e Enver Hoxhes behej gjyqi brenda pak diteve (ti e ke provuar vete me duket) dhe seicili
    merrte ate qe i takonte apo nuk i takonte, ndersa sot, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Amerike e Europe, vazhdojne gjyqet nga 15 apo 20 vjet, aq sa i akuzuari apo viktima edhe mund te kete vdekur. Megjithate une te pergezoj per optimizmin tend dhe bashkohem me ty se nuk humbas me shume se çfare kam humbur qe te ndertohet ai monument per 21 Korrikun, por ta dishe avokat se do zihen aq shume prape aq sa do jete veshtire te ndahen. Dhe pse ? U zgjidh se kur eshte çliruar Shqiperia, me 28 apo 29 ? Keshtu do thone dhe per reformen u be me 21 Korrik apo 22 korrik? Ky eshte thelbi i “politikaneve” tane. Pershendetje avokat Ngjela se si kete here s’te kam pare, perveç kur ishe bashkekryetar ne komisionin per krimet e Sali Berishes bashke me Spartak Brahon. Tani u plaket te dy , ,dersa une jam i ri ne moshe por i plakur ne jete. Mbase kjo reforme do me bjere ndonje kenaqesi, por me duket se do jeme ndonje plak i rruthur e nuk do e marr vesh se u realizua.

  22. shqrimtari me kok prej #ari says:

    e kush leshin do drejtsi ne shqipni?!
    nji komb kriminel ne shekuj si shqiptaret,qe vec krime bejn kudo qe jan,qe grabisin pronat e tjetrit me dhun e kallac shteti dhe I “legalizojn” krimet e tyre,nje komb qe kudo qe shkon ne bot krime ben dhe nga illegal skafesh apo pasportash e vizash fallco na kthehen si me magji ne “emigrante ekonomik” !!! a thu ti se plasi bota dhe kompanit e jashtshtetit duke kerku punonjs shqiptar!!!
    pra po t shofsh historin e cdo individi ,ai esht nje kriminel I legalizu e I neru. ish illegal kufijsh tash I bo me nenshtetsi europjane.
    ca pune ka bo n bot. drog kurva hajni… dhe ata friksat dhe te pazotet kan qen puntor n t zez. kundra ligjit.
    ne shqipni ishkomunistat dhe ish shtetaret e kuq na u nxin dhe u bon blju!!!! bekgraund criminal.
    pra kem nji komb kriminel qe natyrisht zgjedh kriminel ne udheqje qe natyrisht do bejn krime e jo drejtsi.
    amerika?
    ajo e din po s ka c ben.

  23. xheJ eN Bi says:

    Ne radhe te pare duhet bere nje monument Ambasadorit Amerikan Donald Lu, pastaj e ka radhen data,
    se po te mos ishte Ambasadori Lu data 21 Korrik do ishte nje dite e zakonshme si 364 ditet e tjera,

    Ne se kishim nje hero kombetar , Skenderbeun, duhet ti bejme dy .

  24. Endrrimtari says:

    njeriu eshte i prirur te shpresoj. Me tmerrojn disa komentues qe bejme zhurmuesin me lloj -lloj teknikash vetem e vetem qe shqiptaret mos te besojne te forca e reformes ne drejtesi dhe keshtu te vazhdojne te rrime te strukur ne menyere qe keta te mbajne sovranitetin e dallaveres dhe tarafllekut
    Oret tuaja jane te numuruara
    Kjo eshte e sigurte

  25. demokrati me pd.e re te Selamit says:

    A e kane mare leje saleut ne lulushes keta”shkelesa te sovranitetit” keta”imperialist:teFBI-se amerikano- gjerm. se salehu ne lulushja bashke me tellallet e vete po thone se si lejuam nderkombetaret.Saleh lulush gjithe te koruptuar majtas e djathtas ju erdhi radha te zbertheni p…,perpara Amerikano-Gjerm. Qora te saleshit zgjohuni nga gjumi Ameriko -Gjerm.po zbarkojne erdhi dita te lani gjynajet(ata qe kane bere djathtas e majtas)pa dallim

    .

  26. mirenjohesi says:

    zLu te shpallet si zyrtari amerikane me i perkushtuar ne ceshtjen shqiptare keto 25 vjete.

  27. shqrimtari me kok prej #ari says:

    a e mori pasaporten shqiptare Lui,se ai gani abazi I kombtares e ka n xhep

  28. Lennard says:

    Z:Ngjela ,ju kam ndjekur rregullisht dhe ju kam vleresuar per analizat efikase,qe kane qene burim shprese dhe optimizmi per ne te gjithe.Po boll tashti .Duhet ZBATIMI: se NGA E THENA NE TE BERE ESHTE NE MES NJE DET I TERE -DAL DIRE AL FARE C’E DI MEZZO IL MARE; SAGEN UND TUN IST ZWEIERLEI.Nuk duhen lene gjerat per gjysem.se ne fakt ka nga ata qe dhe kane votuar .po nuk e duan reformen.Po veme re zvarritje qysh ne fillim.Presidenti ULOK , i a mbathi me pushime e keshtu me rradhe shume po i a kepusin gjumit etj etj.Kam frike se REFORMA DO TE MBESE NE LETER.Prandaj i meshoni fillimit urgjent te zbatimit te saj.Me nje fjale duam te vihet ne funksionim “GIJOTINA” dhe pasurite e vjedhura te konfiskohen e tradhetite te denohen

  29. Lennard says:

    Z:Ngjela ,ju kam ndjekur rregullisht dhe ju kam vleresuar per analizat efikase,qe kane qene burim shprese dhe optimizmi per ne te gjithe.Po boll tashti .Duhet ZBATIMI: se NGA E THENA NE TE BERE ESHTE NE MES NJE DET I TERE -DAL DIRE AL FARE C’E DI MEZZO IL MARE; SAGEN UND TUN IST ZWEIERLEI.Nuk duhen lene gjerat per gjysem.se ne fakt ka nga ata qe dhe kane votuar .po nuk e duan reformen.Po veme re zvarritje qysh ne fillim.Presidenti ULOK , i a mbathi me pushime e keshtu me rradhe shume po i a kepusin gjumit etj etj.Kam frike se REFORMA DO TE MBESE NE LETER.Prandaj i meshoni fillimit urgjent te zbatimit te saj.Me nje fjale duam te vihet ne funksionim “GIJOTINA” dhe pasurite e vjedhura te konfiskohen e tradhetite te denohen
    Zoti Moderator mjaft bere shaka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje