Mos u trembni, nuk ka ndërruar mendje opozita sërish. Problemi për të cilin unë flas, është që reforma duhet zbatuar. Nuk ka asnjë padurim, pasi mund të më thoni, prit t’i thahet boja, dhe të miratohen ligjet përkatëse në vjeshtë.
Padyshim që do të marrë kohën e vet. Por shqetësimi im është se ne ligjet i bëjmë sa për makiazh. Sepse na i kërkon BE-ja.
Dhe deri tani, problem më i madh nuk ka qenë mungesa e ligjeve, por mënyra se si janë zbatuar ato. Ndaj dhe urimi i të gjithë ndërkombëtarëve ishte; Reforma duhet zbatuar.
Besoj e mbani mend(s’ka kaluar shumë kohë) nga dalldia e madhe që u bë me miratimin e ligjit për dekriminalizimin. Betejë e madhe politike, luftë, derisa më në fund u miratua, me hare të madhe. Shpëtoi politika nga kriminelët.
Ndërkombëtarët dërgua telegrame urimi. Ishim të parë në Europë që bëmë një ligj të tillë. Sepse ishim po të parët që gjysmën e deputetëve i kishim burgaxhinj.
Por cfarë ndodhi? Ka dëgjuar ndonjëri që të jetë larguar ndonjë deputet? Po ndonjë zyrtar tjetër? Jo. Edhe një kryetar bashkie, me 7 emra dhe 7 burgje, që u arrestua për nja dy ditë, bënë namin shoket e tij, bënë protesta, shanë mbarë e prapë gjykatësit, derisa e liruan.
Ja pra cili është problem real i këtij vendi. ZBATIMI I LIGJIT! Megjithate derisa te zhgenjehemi, le te shpresojme.
Mos bej naivin o Mentor! Te gjithe e dime se si punon prokuroria me dy standarte, nje per PD-istet dhe nje per te tjeret. Mziu duhej te ishte ne burg perpara se te dilte ne gjyq por nuk e arrestoi njeri, kurse Rroshin e arrestuan vetem ne baze thashethemesh. Imami dhe Bode duhet te ishin hetuar dhe nuk u hetuan kurre, kurse per nje aparat trajnimi u pezulluan dhe u vune ne arrest shtepie njerez te pafajshem edhe kjo ne baze te thashethemeve midis Shish dhe presidentit te Saliut. Ligjet duhen zbatuar per te gjithe njesoj prandaj do behet dhe reforma, qe askush te mos detyrohet te protestoje kunder gjykatesve. Nje prokuror dhe nje gjykates I korruptuar nuk ben vetem krim ordiner por ben krim kunder rendit kushtetues dhe kunder republikes se Shqiperise. Nje gjyqesor I korruptuar rrenon shtetin e se drejtes dhe te con ne anarkine qe keni pasur ne keto 25 vjet.
Po ti cfare je qe shkruan keshtu-TURP ANAL-IST i deshtuar.Perseri dolen hapur hjenat qe te corodisin miletin dhe te vazhdojne “pesimismin” e tyre te qellimshem qe ketu nuk behet gje.Ti me kete qe po shkruan je me kriminel se kriminelet e vertete se kerkon ti besh sherbim atyre duke thene…e me se nuk ju gjen gje se ne jemi mesuar,se ne jemi popull i pabese.Do beje mire te mbyllje ate goje te qelbur dhe te mos mbillje anarshi dhe mosbesim,JU JENI ANTIKOMBETARET ME TE QELBUR QE KA PARE HISTORIA E SHQIPERISE.Fajin e ka Mero qe na hap barkun perdite me keta zhejin,bushatin(Nipin e Hysni Kapos-anatar i Byrose Politike),Lubonjat dhe kermat e tjera qe levrijne si minjte e gjirizit.
Shqetsimi eshte i drejte, por pikerisht miratimi i reformes ne drejtesi i jep kuptim Dekriminalizimit pas disa vitesh. I jep kuptim dhe cdo reforme te tjeter te mire qe ka deshtuar keto vite.
Mos I u kundervini Mentorit, ai ka plotesisht te drejte. Nese zbatohet nje ligj (sado I keq te jete ai) eshte 100% me mire se mos zbatimi I ligjit me te mire. Dhe kjo eshte vertetuar dhe vazhdon te vertetohet ne Shqiperi.
Per here te pare ne tranzicionin postkomunist, Parlamenti votoi me unanimitet te plote, fiks 140 vota.Dhe me entusiazem maksimal u duartrokit kjo fitore nga te gjithe deputetet, nga mekataret dhe gjuhnaqaret, nga kusaret dhe kriminelet, nga deputetet kartona dhe deputetet kameleona, nga “sovranistet” dhe”sorroistet”, nga zullumqaret dhe hileqaret, nga hipokritet dhe hiperkritiket.
Si nje kontrapunkt tingelloi fjalimi Mesila Dodes: ne kemi pohuar se kemi sistem drejtesie te kalbur, ..te korruptuar..ne ketu kemi qene 25 vjet dhe jo vetem qe nuk kemi bere gje por kemi ushqyer kete monster permes kapjes politike, rrushfetit, klienteles..
Cili eshte qellimi Reformes? Te spastroje sistemin e drejtesise nga te korruptuarit, te rithemeloje nje Drejtesi te re , e afte te NDESHKOJE dhe DENOJE POLITIKANET E KORRUPTUAR , KRIMINELE DHE ZULLUMQARE. Dhe bash per kete deputetet..me nje deshire..me nje qellim pra votuan me UNANIMITET dhe ENTUSIAZEM!
Dmth 140 deputetet me unanimitet dhe entusiazem farketuan prangat te cilat do te vihen neser mbi ta! Pradoksale! A thua jane bere te vetedisjshem se meritojne burgun??! Edhe pse Reforma prezanton nje sistem drejtesise me mekanizma me te nderlikuar, jo drejtperdrejt ne duart e politikes, perseri veshtire se do te ndeshkohen te korruptuarit, kusaret dhe zullumqaret. Me lehte kalon nje deve ne brimen e gjilperes sesa nje politikan ne porten e burgut. Ndoshta do kapen “peshq” te vegjel por peshkaqente e politikes si zor te ndeshkohen nga nje sistem kuazi i kontrolluar prej tyre.