Zgjedhjet shqiptare mes religjionit dhe ideologjisë

23 Korrik 2016, 19:04Blog TEMA

Nga Baton Haxhiu

Një shkrim në New York Times i para disa ditëve akuzoi Arabinë Saudite se është duke e prishur harmoninë fetare në disa shtete të Ballkanit.

Kosova është njëra prej atyre që po përjeton ndikim fundamental të ndërrimit të vlerave të besimit.

Dikur, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë pasur lidhje me vlerat vehabiste dhe islamin politik.

Pyetja që do ta parashtronte secili që di diçka nga feja është: “Ç’kërkon Islami Politik dhe Vehabizmi Arab në trevat tona?”.

Askush nuk e ka shpjeguar plotësisht dhe me saktësi historike, teorike dhe empirike kompleksitetin e këtij ndryshimi në shoqërinë tonë.

Pra, kemi të bëjmë me një influencë që përçan, vran dhe terrorizon. Qoftë me akte, qoftë me shije, qoftë edhe me ndarje. Aq më keq që këta njerëz besimtarë na sillen si viktima dhe veten e konsiderojnë të diskriminuar.

Po i përshkruaj kufijtë tanë.

Nga të tria anët na dalin xhami n’mes rrugës. Kurrë s’kanë qenë më herët.

Një xhami në hyrje të Kosovës, përgjatë rrugës së autostradës, tregon arrogancën e investimeve në ndërtesa/xhami.

Krejt buzë rrugës, jashtë komunitetit, xhamia e ndërtuar së fundi i tregon udhëtarit se po hyn në një shtet mysliman. Simbolika e prezencës së kësaj xhamie pa asnjë arsye dhe krejt pa shije (e përsëris: jashtë komunitetit) rrëfen se shteti ynë nuk mërakoset për shkelje brutale urbanistike në emër të fesë dhe besimit.

Thjesht – ajo xhami duhet të rrëzohet.

Dhe njëherë e mirë t’iu tregohet të gjithëve se pëlqimi për ndërtim, qoftë edhe për kult fetar, duhet të jetë me plan.

Një sqarim naiv për influencën e Arabisë Saudite.

Vahabi dhe Saudi, njëri predikues islam, tjetri emir rajonal, në shekullin 18 kanë lidhur një marrëveshje për ndërtimin e një shteti fetar me emrin Arabia Saudite. Kjo fjali duket historike dhe nuk do të kishte kurrfarë kuptimi për cilindo prej nesh sikur të mos ndodhnin një seri ngjarjesh të tmerrshme në botën shqiptare. Ndonëse ky vend është aq larg dhe aq i panevojshëm për të ndërtuar me të një strategji të së ardhmes.

Shumë vite më heret e kisha lexuar një fjali nga Arbër Xhaferi: “Rreziku na vjen nga vehabistët”. Asokohe kjo fjali edhe s’kishte ndonjë kuptim për mua. Nuk kishte peshë, sepse ishim duke e shijuar lirinë në Kosovë dhe Maqedoni. Nuk e dëgjova askënd të komentojë dhe të thotë diçka për këtë lloj njerëzish që na sillen vërdallë.

Hyra nëpër web faqe dhe u mundova të kuptoj diçka për punën e tyre. Përvojë vështirë e përshkrueshme, prandaj as që dua t’ komentoj fjalitë që lexova.

Ishin për t’u frikësuar.

Ideologji nihiliste.

Destruktivitet.

Iracionalitet.

Por, dua t’i komentoj referencat faktike që po shkruhen dhe përmenden këto ditë në Kosovë: luftëtarët e ISIS-it dhe bashkëpjesëmarrja jonë në krimet europiane (dje në Mynih u vramë edhe ne).

Varrezat e shqiptarëve me fe myslimane që kanë pllaka përkujtimore me fotografi, janë thyer disa herë nga një sekt tjetër myslimanësh. Të njohur si vehabi.

Ishte rrahur më herët në një qytezë të Kosovës (në Deçan) njëri nga përfaqësuesit e Dëshmitarëve të Jehovait (emri i Zotit në hebraisht). Thuhet se rrahjen e kanë bërë të njëjtët persona që përdhosën varrezat.

Krejt kjo ka ndodhur para syve tanë, por asnjë nga ne nuk e ka trajtuar si fenomen në mënyrë komplekse dhe nga perspektiva të ndryshme të analizës, përveç transmetimit të situatës – si lajm, apo ndonjë kolumne përshkruese.

Personalisht nuk kam takuar njerëz që i takojnë këtij sekti. Dëgjova se baza e tyre është shtrirë gjithandej në Maqedoni. Shumë të shprehur janë edhe në Tiranë dhe në disa vende të Kosovës.

Një debat i së dielës më bëri shumë kurioz të mësoj për këta njerëz.

Pyeta gjithandej dhe të gjithë më thonin njëzëri: Mos u merr me ta. Janë të rrezikshëm. Janë të këtillë dhe atillë. Janë misonarë të ISIS-it dhe kanë principe të njëjta ideologjike dhe jetese.

Kanë mentalitet vetëflijimi dhe e bëjnë në emër të kësaj ideologjie, duke u përqëndruar në sulme kundër civilizimit dhe kulturës përendimore dhe gjithçkaje që simbolizon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj. Janë edhe kundër vetive myslimane ku paraqiten elemente të civilizimit përendimor.

Më dhemb shumë që ky debat për fenë islame po merr përmasa shqetësuese. Shamia është pjesë e përditshmerisë. Kurse rituali i shijes së munguar është prezent gjithandej. Në politikë po e thonë të kundërtën.

Nëse është kështu siç thuhet dhe shkruhet për ta, atëherë duhet të rikthehemi te kjo çështje aq delikate dhe aq të rëndë për ne si shqiptarë. Në këtë përthyerje civilizimesh dhe përleshjes së rëndë mes asaj që quhet kulturë perëndimore dhe kulturës lindore, po ballafaqohemi me një rrezik të rëndë brenda nesh, pikërisht për shkak të delikatësisë së identitetit kulturor dhe fetar. Ose, thënë më qartë, përcaktimit hermafrodit që shqiptarët i bëjnë vetes në emër të diversitetit kulturor.

Jemi me kulturën përendimore, por jemi edhe myslimanë që e duam Arabinë Saudite!

Ne jemi të çliruar nga amerikanët, por një pjesë e jona është kundër vlerave amerikane. Ky përcaktim hermafrodit i një pjese të qytetarëve tanë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, mbështet kursin radikal në emër të një kulture që s’e kemi prekur asnjëherë. Një kulture që s’e kuptojmë, por e “blejmë” për pak para dhe e shesim në formë ideologjie. Deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, ajo po bëhet pjesë e jona dhe rrezik i përditshëm i influencës mbi ne si qytetarë.

Derisa lexoja komentet e analistëve mbi rreziqet e terrorizmit dhe luftimin e terroristëve në Britaninë e Madhe, dhe Europë, fitoja përshtypjen se në Perëndim po ndodh fenomeni i tmerrshëm i frikës. Perëndimi po frikësohet nga liria e vet! Po frikësohet nga ligjet e të drejtave të njeriut të cilat krijuan mundësi dhe solidaritet për të gjithë ata të strehuar nga Lindja dhe Azia.

Ata, për herë të parë, pas shumë vitesh, po mendojnë që elementet e tilla islamike duhet dëbuar nga vendi. Dhe kur thuhet “elemente islamike”, atëherë si rrjedhojë e gjuhës kjo shtrihet deri në myslimanin e fundit që është i dyshimtë për rrezikimin e lirisë së atij vendi.

Nuk mund të jenë aq bukëshkalë që prezencën dhe strehimin ta shndërrojnë në ide vrasëse. Mbi idenë e flijimit të vetvetes, këtë virus të harruar prej kohësh, i cili po përdoret për ta rikthyer Njeriun si Flijues, si i vetmi virus i cili mund ta shkatërrojë sistemin. Sistemin e vlerave perëndimore.

Në Paris, kontejnerët ku hidhen mbeturinat nuk janë më të metaltë. Janë plastikë dhe transparentë. Arsyeja e vetme është që të shihet gjithçka që është brenda tyre, gjë që do ta lehtësonte zbulimin e ndonjë eksplozivi potencial.

Gjuha që po përdoret në Perëndim karshi këtij fenomeni, dhe kësaj frike, për ata që kuptojnë – po na determinon përcaktimin tonë karshi Perëndimit dhe vlerave perëndimore.

Edhe pse kjo përleshje duket se është larg nesh, është e vërejtshme se po na prek ndjeshëm dhe më shpejtë se sa që ne po e perceptojmë. Po na prek aty ku ne konsiderohemi më të dobëtit, edhe pse jo rrallë mburremi për trekonfensionalitetin tonë.

Përcaktimi ynë i deritanishëm hermafrodit karshi fenomeneve dhe besimit kërkon përkushtim intelektual dhe kombëtar për dalje nga kjo situatë. Kërkon një guxim dhe rishqyrtim të identitetit tonë fetar. Sepse ne si komb asnjëherë deri më tani nuk e kemi pasur fenë si pjesë të ndihmesës së çështjes kombëtare. Ky përcaktim hermafrodit i shqiptarëve gjithandej ka ndërtuar një ideologji të shqiptarizmës duke lënë gjithë popullin pa një kod komunikimi dhe besimi. Ideologji kjo jofunksionale dhe e bërë copë-copë në mungesë të ndihmesës së faktorit fetar, i cili gjtihandej në botë ka qenë përcaktues i shteteve stabile.

Përleshja e civilizimeve – që pashmangshëm po na vjen – duhet të na gjejë të përcaktuar dhe të qartë në identitetin tonë.

Njeriu si fenomen i fuqisë individuale njëherë ka vdekur. Por, po na kthehet si i gjallë dhe si vetvrasës ka hyrë brenda sistemit.

Sistemi ka qenë mbrojtja dhe kultura perëndimore, e cila nuk rrezikohej nga askush. Sepse është dashur shumë kohë që të mbetet e paprekshme dhe funksionale.

Bota myslimane vehabiste e ktheu Njeriun në jetë, por jo si fenomen të karizmës dhe fuqisë individuale, as të cilësimeve të forta për ta ndërruar sistemin në veten e parë, por e ktheu Njeriun si virus të sistemit.

Njeriun Bombë.

Njeriun Vetëflijues.

Ne, si shqiptarë duhet të gjejmë rrugën tonë më të mirë në këtë përplasje civilizimesh: jemi për kthimin e njeriut vrasës, apo ruajtjen e sistemit të vlerave?

Komentuesit po thonë se të dyja palët kanë të drejtë: edhe bota myslimane që nuk e do ndryshimin, dhe Perëndimi që dëshiron ta bëjë ndryshimin atje në emër të vlerave dhe sistemit. Kur të dyja palët mendojnë se kanë të drejtë dhe nuk heqin dorë nga bindja e tyre, atëherë ndodh kjo që po ndodh.

Prej kur kanë filluat të shfaqen “njerëzit me mjekrra”, qytetarët kanë nisur t’i debatojnë tri gjëra: E para, a na dëmton kjo politikisht në një kohë shumë të papërshtatshme; e dyta, a ka rrezik të aktivizimit të tyre si në vende tjera

Kurse optimistët besojnë se janë vetëm disa raste të izoluara që nuk do të përsëriten

Ka ardhur koha që të ballafaqohemi me të vërtetën.

Unë them që më mirë është ta shijojmë sistemin e vlerave.

Por, assesi me logjikën e hermafroditit – edhe me Perëndimin, edhe me Lindjen.

Kështu, ne po gënjejmë.

Askë tjetër, përveç vetes sonë.

22 komente në “Zgjedhjet shqiptare mes religjionit dhe ideologjisë”

  1. lugati says:

    O mero a ke nai gazetar qi flet shqip (religjon) ca bohet mer vetem kjo na ka met doni me na i heq ene kte..boll o mero djali se bot boz fare

  2. europe says:

    Sa Cuditesh me jeta ish komunista,que deri dje me kembngulje e arrogance te pa pare na larguan nga Perendimi ,e qe sot kishe jane ba me Perendimin!
    Vetem permendni Mbretnine si sistem perendimore edhe keni me pa cfare sulme do bejne e si do kthehen ne identitetin e tyre te kuqe!

    1. ca po thu Shabono says:

      Ca thu mor budalle!? Edhe komunizmi vet eshte pjese e realitetit evropian mor debil,ka lindur ne Evrope (Gjermani-France) dhe ekziston ne Evrope pa piken e drojes edhe sot e kesaj dite! Ka vetem nje ndryshim,kur komunizmi ishte ne pushtet ne nje pjese te madhe te Evropes,ja u shkerdheu racen islamit dhe kristianizmit bashke! A kuptove o BUDALL!!!?

      1. evropa says:

        komunistet perendimore kur nuk kane kerkuar si ju prishjen e kishave e xhamive, edhe kno shiiet ne cdi vend t’evropes ku jane ruajtur keto, jo si tek ju .Prandaj ka nje dallim te madhe me ju qe jeni ndikuar aq shume nga obskurantizmi ideologjike sa edhe sot nuk guxoni ma dall prej konfrontimit :ju duhet gjithmone nje armik! Qe te tregoni sa heroik jeni, apo sa servila jeni per Njeshin? Kristianizmi e islami jetojne ne Perendim qe moti, o ignorant Xhamia e Parisit eshte aty qe nje shekull,per mos me foll per Xhamijat tjera neper France,ku xhamijate po ndertohen cdi dite .Edhe keto ndertime vetem extremistas te djathte si Marine Lepen,damt fashiste e juaj po i kundershtojne. Eshte nje pune e bukur koj: te shohim sot ish komunistet shqiptare bashke me fashistet e europés kunder nje armik te shpifur

  3. Epiriiii says:

    Baton……. Sigurisht qe duhet te RRESHTOHEMI me Perendimin, ndryshe jemi te Humbur, ose do te Humbim, njelloj sikur humben Persianet , Asiret, Babilonezet, Filistinet, Feniket, Artin Zakonin Kulturen e tyre mijra vjecare dhe u shnderruan ne Islamik. Problemi yne eshte se ne jemi ne te Kundert, ne Kundershtim, me ate cfar Perfaqsojme Qytetrimin Europian, ketij Qytetrimi qe Ne Shqiptaret te paret i dhame jete. Duhet Spastruar Gjuha, Toponimet, Emrat, Mbiemrat, nga gjuha TurkoArabe Greke e Sllave, duhet PATJETER te Perqafojme Identitetin e te Parve tane, ate IliroDardan. Ky eshte shpetimi, mund tju duket Ide e Cmendur, por kjo eshte e betmja menyre te shpetojme, edhe koha do me jap te Drejte keshtu si po shkojne gjerat.

  4. vang says:

    Faji kryesor eshte i politikes,dhe i masava qe kane marre qeverite keto 25 vjet.:;:investimet nga Arabia Saudite:hapja e shume shkollave fetare pa kriter ne shqiperi e Kosove:;lenia lirshem e shamise;shume xhami qe te futet gjithe Shqiperia brenda;perkedheljet nga politikanet te besimtareve sa qe kur kami nje feste fetare as per pavaresine nuk bejme keshtu.Politika po nuk i vuri gishtin kokes nuk do vonoje te humbasin karriket qe shpesh i fitojne nga votat e besimtareve.Kokat e shqiptareve ishin bosh dhe u mbushen plot me tallash te mykur,dhe shpejt e shpejt.Shkollat laike do te dobesohen nga ky presion ideor.

  5. Arian says:

    Po ik mor legen shif shtetin tand,dhe ty te kan mangut shqiptaret

  6. katarakti says:

    Shkrim kembane alarmi per ata qe e duan kombin. Jemi me te vertete ne udhekryq. Rrezikohemi te kthehemi ne nje plazdarme te Arabise Saudite apo Turqise ne Ballkan dhe Europe. Ne i shajme greket dhe serbet, ne shumicen e rasteve pikerisht per motive fetare, por ata jane te mirepercaktuar ne qyteterimin e tyre europian dhe te krishtere. Ndersa ne nuk dime kujt i perkasim dhe çfare duam. E njejta dukuri me xhamite si ne Kosove, vihet re edhe ne Shqiperi. Zbret ne Rinas dhe nisesh drejt Tiranes. Ngado ne maje te kodrave sheh xhami te stilit vehabist. Te duket se je ne Jordani apo Algjeri. E keqja me e madhe eshte se si Kosova ashtu edhe Shqiperia jane shtete jo stabel, te dobet, ne te cilet elementet e filtruar qofte nga fqinjet, qofte nga arabo – turqit fondamentaliste, gjejne terren per tu zhvilluar. Ekziston rreziku i madh i nje lufte nderfetare ndermjet ekstremisteve islamiste me popullsine autoktone shqiptare te krishtere. Po aq i madh eshte edhe rreziku i nje injorimi ose izolimi qe mund te na beje Europa. Ne te gjithe Europen po fuqizohen tani dukshem fraksionet ekstremiste antimyslimane. Me nje fjale forcimi i identitetit fetar po ve ne rrezik te ardhmen e kombit shqiptar. Veçse ne rast se kete te ardhme e shohim te lidhur me Stambollin apo Meken. Ky do te jete edhe fundi i kombit shqiptar.

    1. xxx says:

      Katarki/ti duhet te bejsh dallim mes shipris dhe Kosoves,Shiprin e shkatrrun shqiptaret,kurse Kosoven perendimort ne te cilet thirresh ti dhe Batoni,ti a e din qe perendimort e ben Kosoven lekur tigri,eja ne kete vend se “shtet ende sjemi” ne nji pjese te vendit kemba e shqiptarit nuk shkel,dhe pikpytje eshte a do shkel naj here(dhurat prej perendimit)zt ne Kosove kemi nji pjese te arsimit dhe administrates qe merr dy rroga dhe nji pjese qe merr nji rroge(dhurat e perendimorve,kam dhe shum gjera per ti shkru po mos tju marr kohe,Zt Batoni ka vyjt te shkrunedhe per explosionin qe suall shkau ne Kosove dhe qe u gjyku 13 vite,pse ne ato gjykime te mshefta nuk muarr pjese,as qe e lejuan nje gazetar te jete prezent,te din opinjoni kush qendron mbas ketij teroristi dhe qka kan qene qellimet,qdo dite si shtypi shqiptar ashtu dhe kosovar mirren me do gjera qe skan te bejn fare me kete teritor,kurse gjerat elementare te popullit i mshefin,si mund batoni ta mbron Mehmet krajen kur shefi i Batonit Veton surroi ja ka rras shpull ne mes te Prishtines,permend Arabin saudite aletin me te fort te Amerikes.E sa per Turqin dhe Erdoganin aty pak ngadalsonu se ka nji popull 80 miljonsh te cilit e perkrahin.

      1. ay qy says:

        Ju tyrcelinjte e Prizrenit dhe Gostivarit se shpeti do e shihni veten ne karamahmutistan te Turqise.Po ja u bejme gati trenat per udhetim,behuni gati me kuc e me mac!

        1. xxx says:

          A po mendojsh qe eshte 1912,e ke harru qe Prizreni sot ka 240.000 banor apo 99,9 shqiptar me nji minoritet qe se kalon 1500,e ata tjert jan ne Serbi nashta ke kontakt me ta.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Ky ateisti pasi e keshilloi edi ramen dhe e coi ne gop te sames
    I duket vetja i rendesishem ik o pirdhu me gjithe analizen tende.

    1. tironsi says:

      edhe ti ama katnar qeke. ik o fierak se te shqeu lepuri

  8. Arberi says:

    Baton nuk mjaftojne vetem shkrimet neper gazeta duhen marre masa konkrete sa me shpejt..eshte momenti ti bashkohemi europes ne te kundert do ndodhe nje ikje masive e njerezve nga shqipera njesoj si mbas vdekjes se Skenderbeut dhe ardhjes se osmaneve. Larg kesaj fryme otomane qe Po kerkojne te instalojne

    1. xxx says:

      Arben/kush ka ik mbas dekjes se skenderit,une sa dij dhe historija botrore qe shkruan,vetem Muslimant mbas 1860 me dhun nga kryqalit jan perzen drejt Turqise duke fillu prej sangjakut Nishit,Bosnes,Kosoves ,Shqipris Maqedonis,ne vendet e tyre jan sjelle kolon si srbofoles ashtu dhe shqipfoles,teritori i tashem i Kosoves nuk kishte as 500 shqipfoles ne vitin 1894(shkrimet e konzulit Austrohungarez ne shkup)dhe te vetmen kish ne Prizren e ndertuar nga ushtrija Austrohungareze me 1883 per nevojat e ushtrise,prifti pare ishte Italjan i dyti srb,kaq per historin e bujshme qe keni more rrenacaki Kraleves.

      1. katarakti says:

        Pas vdekjes se Gjergjit dhe pushtimit te vendit nga turku filloi nje masaker e vertete kundrejt shqiptareve qe kishin turperuar 2 sulltane turq. Deshmite e kronikanit turk, Tursun beut, jane rrenqethese dhe dritheronjese. Luginat u mbushen me koka shqiptaresh te prere ndersa vajza te bukura si zana u roberuan nga çallmaxhinjte. Kjo masaker, si ajo qe turqit bene disa shekuj me pas edhe kunder armeneve, e detyroi nje pjese te madhe te popullsise shqiptare te merrte rruget e mergimit per gjithnje. Nje pjese e konsiderueshme mori rruget drejt drejt Morese dhe Peloponezit ne Greqi. Keta jane arvanitasist e famshem.Bubulina, Marko Boçari dhe plot shqiptare te tjere iu bashkuan me vone kryengritjes greke kunder turkut duke dhene nje ndihmese te konsiderueshme per çlirimin e Greqise. Pjesa tjeter mori detin per ne Kalabri dhe Siçili te Italise ku edhe sot ka fshatra arbereshe. Edhe ata u dalluan ne fushaten qe Garibaldi ndermorri per çlirimin dhe bashkimin e Italise. Vendin e shqiptareve te larguar pergjithnje nga atdheu i te pareve te tyre e zune çallmaxhinjte dhe shallvaret e koloneve turq, nizamet, asqeret, bejleret, agallaret dhe pashallaret e sulltanit.
        Dashurine e ketyre « shqiptareve » per vellain e tyre te madh e deshmojne edhe sot shume veta qe po tu shash turkun u luan truri. Shume shqiptare, sidomos nga ata qe bejne patriotin e çartur ne forumet shqiptare duke share me nene e me babe grekun apo Europen, e njohin edhe sot turkun per Babe. Dhe eshte normale. Se i therret gjaku i te pareve. Ishte Haxhi Qamili i keqfamshem qe mori edhe armet ne fillim te shekullit te kaluar per te kerkuar « Baben ». Transformimi i Shqiperise ne nje koloni turke beri qe Europa ta copetonte Shqiperine ne favor te fqinjeve te saj. Mos duhet valle te krijojme edhe nje Turqi te vogel ne Ballkan ?- u shprehen shume ambasadore gjate Konferences se Londres. Dhe per çudine me te madhe, edhe kur ishte duke dhene shpirt, Turqia nuk u beri asnje leshim shqiptareve. Ndryshe nga sa ishte sjelle me greket, bullgaret apo serbet ajo edhe nje shkolle ku te mesonin ne gjuhen e tyre nuk ua lejoi shqiptareve. Per me shume edhe kur shqiptaret u perpoqen ne fillim te shekullit te kaluar te hapnin Normalen e Elbasanit bimbashet e Anadollit shtruan ne dru dhe varen nismetarin e hapjes se kesaj shkolle. Derisa 2 vjet me pas kuçedra u detyrua ta kepuse qafen ne Anadoll duke e lene Shqiperine dhe gjithe Ballkanin te lire. Por ndersa ne vendet fqinje nuk durojne dot tua permendesh pushtuesin turk, ne Shqiperi mburren me te madhe se i kane sherbyer Dovletit me devotshmeri dhe e kane mbajtur Ballkanin zap. Dhe deri ne nje fare mase kane te drejte. Kjo pjese e popullsise shqiptare, nip sterniperit e Sulltan Salepit, siç i quante me te drejte çajupi, nuk kane qene asnje here, asnje dite as te krishtere dhe as europiane. Thjesht jane bajge turku qe qelbin edhe sot Shqiperine dhe Europen.

      2. Arberi says:

        o karabush po ata arbereshet dhe arvanitasit kur jane larguar, shoku nga menyra sesi flet ti nuk je shqiptar por minoritet turk ne Kosove,,keshtu qe eshte e kote te bisedosh me ty

  9. dash says:

    Duhet nje ballafaqim mbare popullor dhe Po qe nevoja nje referendum per tju treguar sa i do populli…nuk mund te na perfaqesoje nje pakice Absolute, DHE TE VEPROJE LIGJI

  10. Ali Pazari says:

    Qeveria duhet te shembe menjehere te gjitha xhamite qe kane ndertuar qafiret e turqise dhe Arabise! Shqiptaret nuk jane vasalet e tyre!

  11. Para Laci says:

    kosova heroike eshte kthyer ne kosove islamike! Perendimi ju a dha lirine dhe Arabia erdhi e ju pushtoi pa lufte. Kur shumica e njerzve thone qe se pari jemi muslimane pastaj shqiptare, kjo do te thote se tani jeni jo vetem te pushtuar por edhe te asimiluar. Dhe ky asimilim ka ndodhur ne 10-15vitet e fundit… imagjinoni cfare identiteti dhe kulture do keni pas 100 vjetesh? Ju do harroni Isa Boletinin, Ismail Qemalin, Adem Jasharin, etj.. dhe keta emra do i zevendesoni me baba erdoganin, dhe hoxhallaret radikale te kosoves.

  12. palpithnoku says:

    un myslyman tregoi se nje dite duke fshire bythen me gisht sipas zakonit islam dhe ne nje moment po shikoja gishtin dhe mendoja kuranin kur si koicidence degjohej altoparlanti i xhamise, pra or shoke mbeta ne siklet te madh ku gishti ishte me mut ne mendje kisha kuranin dhe ne vesh degjoja ulurimat e xhamise, cdo gje u be me mut se po te prekesh mutin mut ngelesh.

  13. Astrit Vetiu says:

    Shume, shume me vonese kjo analize.
    Ku ishe ti Adam?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje