Shkaku kryesor i entuziazmit për Erdoanin në mesin e të rinjve shqiptarë nuk është as fetar, as shoqëror, por politik. Politikëbërja jofunksionale e elitave tona politike si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, çon në radikalizmin edhe më të madh të të rinjve tanë, sepse ata e shohin veten të lënë pasdore, pa asnjë shpresë për një jetë më të mirë. Nëse vazhdon ky trend për 50 vjet gjysma e shqiptarëve do të bëhen arabë dhe turq, kurse gjysma tjetër europianë e amerikanë.
Nga Arbër Çeliku
Si fëmijë, sa herë që nusja e mixhës shfaqte një kërkesë miqësore ndaj ndonjërit prej nesh në familje, na drejtohej me shprehjen: «Turk si të jesh, bëje këtë apo atë…!» Ç’ne kjo me këtë shprehje, mendoja unë me vete si fëmijë 7-8 vjeçar, kur ne jemi shqiptarë dhe turqit kishin kohë që kishin ikur nga ky vend. Për më tepër, çuditesha se ajo ishte e vetmja në familje, që përdorte këtë shprehje kaq të pakapshme për trurin tim, edhe pse ishte një grua fisnike, e cila i kultivonte me përpikëri të gjitha doket dhe zakonet tona të lashta shqiptare. Mixha, si gjithmonë, më përgjigjej duke qeshur me sarkazëm: «Mos i vë veshin xhaxhit, është me katër vjet shkollë dhe i ka mbetur qysh si fëmijë kjo shprehje, sepse është rritur në një ambient të izoluar dhe as që ka parë turq me sy dhe as nuk di ku bie Turqia». Megjithatë, unë isha kureshtar ta dija gjenezën e vërtetë të kësaj shprehjeje të saj, dhe pasi kisha hyrë në moshë më madhore, një ditë e pyeta atë, se përse vazhdimisht e përsëriste këtë shprehje pa pasur asnjë lidhje me turqit dhe Turqinë. Ajo, si pa sherr që ishte, filloi të më rrëfente se diku në vitet ’60 mbarë familja e saj ishte nisur për në Turqi, por vetëm një pjesë ia kishte dalë të shpërngulej, kurse pjesa tjetër kishte mbetur këtu, ngaqë kishte ndodhur hataja dhe në momentin e fundit kishte dështuar shpërngulja e të gjithë anëtarëve të familjes dhe pastaj atë e kishin martuar në moshë fare të re. Në sytë e saj vërehej qartë dëshira e papërmbushur e një ëndrre imagjinare, sepse Turqinë asaj ia kishin përshkruar si «një parajsë në tokë, ku gjithçka ishte e përkryer, madje edhe ushqimin ta lëshonin nga lart përmes një tubi dhe nuk kishe nevojë as të punoje për të mbijetuar».
Nusja e mixhës ishte personi i fundit në familje, që jetoi me nostalgjinë për Turqinë, sepse prishja e marrëveshjes së Jugosllavisë me Turqinë për shpërnguljen masive të shqiptarëve për në Turqi, ndikoi dukshëm edhe në ndryshimin e perspektivës dhe njëmendësisë sonë kolektive ndaj turqve si popull. Jugosllavia nuk ishte shtet dosido, sidomos në mbjelljen dhe përdorimin e propagandës shtetërore përmes teksteve shkollore dhe televizionit shtetëror, duke i paraqitur turqit nëpër libra dhe filma si pushtues barbarë, saqë ky shtet – në njëmendësinë e gjeneratës sime dhe të gjeneratave të mëvonshme – me të shpejtë imponoi një version të urryer për turqit dhe Turqinë. Edhe pse të shtypur skajshmërisht nga aparati shtetëror jugosllav, shqiptarët nuk e ndienin aspak veten si turq, për më tepër, shumica prej tyre u kalbën burgjeve të Jugosllavisë dhe vdiqën për kauzën tonë kombëtare. Çlirimi i Kosovës dhe faktorizimi i shqiptarëve pas luftës së vitit 2001 në Maqedoni, e ngritën edhe më shumë vetëdijen kombëtare, saqë edhe në qytetin e Prizrenit dhe Tetovës, ku turqishtja ishte gjuhë e komunikimit të përditshëm në qarqet e zejtarëve dhe tregtarëve, u zëvendësua me shqipen.
Megjithatë sot, pas një dekade e gjysmë lirie, kur ndjenja kombëtare duhej të ishte më e fuqishme se kurrë, po vërehet një dehegjemonizim i skajshëm dhe një prirje turkofile, sidomos ndër të rinjtë tanë. Kurrë nuk ma kishte marrë mendje ndonjëherë, se ata ishin në numër kaq të madh, po të mos ndodhte grushti i shtetit para pak ditësh në Turqi. Nëntëdhjetë për qind e miqve të mi të Facebook-ut, nga rreth 5000 miq që kam, sa hap e mbyll sytë, filluan të postonin shënime në mbështetje të qeverisë turke, të nxirrnin në profilin e tyre flamurin me gjysmëhënën turke dhe foton e «babait» të tyre, Erdoanit, kurse pjesa tjetër e miqve, më kot mundoheshin ta luftonin këtë vërshim të tërbuar, duke postuar flamurin tonë kuqezi, imazhin e Skënderbeut apo fragmente nga librat e historisë, të cilat na mësojnë dhe vetëdijesojnë për dhunimet dhe masakrat otomane ndaj popullsisë shqiptare të trevave tona. Debati, sharjet, kërcënimet, shantazhet ende po vazhdojnë për një subjekt, që fare nuk i përket as njërit dhe as tjetrit tabor dhe, kështu si po zhvillohen ngjarjet, fatkeqësisht, nuk dihet epilogu i tyre.
Ajo që më ka brengosur mua gjatë këtyre ditëve, nuk ka të bëjë fare me prirjen erdoaniste të atyre të rinjve tanë, që kam menduar se janë pjesa më vitale e kombit, sepse, fundja, secili ka të drejtë t’i shprehë ndjenjat sipas bindjeve personale, por jam munduar të gjej shkaqet e kësaj kthese kaq radikale shoqërore. Dhe jam thellësisht i bindur se shkaku kryesor nuk është as fetar, as shoqëror, siç mëtojnë ta sqarojnë disa analistë dhe ekspertë, por, para së gjithash, politik. Politikëbërja jofunksionale e elitave tona politike si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, çon në radikalizmin edhe më të madh të të rinjve tanë, sepse ata e shohin veten të lënë pasdore, pa asnjë shpresë për një jetë më të mirë. Erdoanizmi i theksuar në mesin e tyre mund të jetë imagjinar, me prirje të shpëlarjes së trurit, por ai gjithsesi se është shprehje e një revolte kolektive rinore që, për elitat tona politike dhe për të gjithë ne, duhet të shërbejë si një mësim i së ardhmes. Shumë intelektualë, analistë dhe politikanë tanë sot gabojnë, kur erdoanizmin e karakterizojnë si një doktrinë fetare, që prek nervin e masës. Asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket elementit fetar nga gjeneratat e mëparshme, të cilat kanë qenë po aq të devotshme, në mos edhe më shumë, nga gjeneratat e tanishme, sepse atëbotë ata nuk ishin të prekur kaq shumë nga komercializmi dhe interesi personal, por çonin një jetë mondane. Dhe në një botë komerciale, në të cilën konsumi vjen në rend të parë, vështirë se mund të flitet për besim dhe patriotizëm të vërtetë. Erdoani nuk e ka fituar mbështetjen e masës shkaku i shfrytëzimit dhe promovimit të elementit fetar, por shkaku i nxitjes së ekonomisë, avancimit të sistemit arsimor, shëndetësor, forcimin e aparatit shtetëror, i cili dhe mund edhe të jetë diktatorial, por pa ndonjë rezonim të madh për rrethanat tona. Një gjë e dimë fare mirë të gjithë, se masat e gjera popullore duan siguri, punë, mirëqenie, jo fjalë boshe dhe demagogji.
Elitat tona politike kanë ngecur në moçalin e tyre, të ndërtuar me përkushtim përgjatë viteve në liri, por që këtë moçal ata pahiri e kanë parë si oazën e tyre dhe janë munduar edhe karshi popullit ta projektojnë si të tillë, kurse të gjithë ne, të prirë nga egoizmi dhe përfitimi personal, jemi shtirur me vetëdije të plotë nëse moçali vërtet është një oazë dhe, në këtë mënyrë, kemi kontribuuar në amortizimin politik dhe në dëmtimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë. Nga ana tjetër, opinioni publik dhe ai mediatik, të cilët duhet të jenë balancuesit kryesorë të shoqërisë, janë thuajse inekzistentë, ose për pak interes personal pleksen në vorbullën e politikës ditore dhe në këtë mënyrë, ne si shoqëri nuk ia dalim dot të ndërtojmë një sistem vlerash për të qenë dhe të përvijojmë një platformë të besueshme për një ardhmëri më të sigurt. Rinia jonë jeton me shpresën e vazhdueshme se një ditë do të ikë nga ky vend «i mallkuar» dhe do ta gjejë shpëtimin diku në Europë a Amerikë dhe kjo gjë duhet të na mërzisë neve të gjithëve, si prindër, intelektualë e politikanë.
Dëshiroj shumë të gaboj në parashikimet e mia, megjithatë, nëse vazhdon ky trend negativ politik dhe shoqëror, ku gjithsecili prej nesh e bart një pjesë të fajit, jo vetëm politika, siç jemi mësuar të pohojmë vazhdimisht, druaj se për pesëdhjetë vjetët e ardhshme popullit shqiptar do t’i kanoset asimilimi total, gjysma do të bëhen arabë dhe turq, kurse gjysma tjetër europianë e amerikanë. Qeveria shqiptare gjithsesi se duhet të luajë rolin e saj vendimtar, që me autoritetin e vet të ushtrojë trysni të gjithëmbarshme në Kosovë dhe Maqedoni, për krijimin e programeve të mirëfillta afatgjate politike e shoqërore, në të kundërtën ne si popull nuk do të mund t’i rezistojmë kohës dhe të jemi në hap me trendet e lëvizjeve globale. Njëherë e përgjithmonë duhet të mësohemi të vetëreflektojmë dhe për çdo dështim, fillimisht gishtin ta drejtojmë nga vetja dhe jo të kërkojmë shpëtim në ato forca të huaja, që për ne historikisht kanë rezultuar si të dëmshme./ DialogPlus
Kur isha mini, shpesh kam ndegju: N’kofsh turk shkurtomi do dru, apo n’kofsh turk i biri turkut blena pak sheqer t’bojme hallve sonte”
Turk,sunit,myslimon,shiit,cam,kosovar,shpellar,mujahedin…………una rraza una facia!
Kartshkrues nuk jane shqiptaret ata qe turqezohen[ti ose je gomar ose luan budallin e nuk kupton!!!!] por muslimon brodhers te cilet nuk po bejne gje tjeter vec po kthehen ne origjinen e tyre turke apo arabe…………………..
Tashme e keqja e ka mare rrugen e turqezimit te truajeve shqiptare,xanun ketu e 600vjt prej rraces turke,ajo qe ngelet eshte ndarja e shqiperise ne dy lande muslimon brodhers ne nje ane[veri] dhe kristianeve shqiptare nga Skoumpini e ne jug…..
Eshte e drejta e cdo kristiani qe te mos jetoj nen diell bashke me nje selcuk dhe te zgjohet qe ne 5 te mengjesit nga pallma e hoxhes ne arabisht……………….
Dje Danimarka shpalli te paligjshme fene islame ,si gjaxore dhe e demshme per qytetaret e saj,si pasoj priten mbyllje dhe gremisie te gjithe xhamive ne vend,duke bere qe gjaxoret sunite te largohen pas disa vjeteve nga vendi…..
C’thua mor Pisoglendi Tfgs!? Po katoliket e veriut ne cfare “landi” ti ndajme! Une them ti marrim te gjithe ne dhomen e sat’eme per rritje prodhimtarie ? ? ?
hahahahahahahahahahahaha……dhe me e forta eshte qe filja nuk e di ( apo ben gjojash) qe edhe ne Jug shumica jan “muslimon”
Apo i ka qejf Bektashinjte filja …jan em te lehte per tu asimiluar ne grekaqis pidhjaqis !
Eshte ceshtje niveli…dhe se, sa e duan politikanet tane vendin tone(kjo e dyta eshte Pak me e veshtire) megjithate e perseris niveli shkollor dhe kulturor eshte shume i rendesishem.
O ber ber me fal qe po shpoj fllusken e OJQ-se,por ne jemi ne shumice dermuse Mysliman Europian autokton ne keto troje dhe jo si ti neperkat e sojit tend qe kaloni jeten nen gure dhe nentoke si zvaranik te peshtire qe mudoheni te ofendoni njerzit nga portalet 300 euroshe Bukeshkale.Kultura Arabe dhe Turke jane vite drite me perpara asaj qe ti i takon(bythlepires 300 euro),nuk dua te vazhdoj me shume te reshtoj injorancen dhe prapambetjen tende dhe kopese qe i takon por thjesh 2 gjera mos te ishte ai arabi Al-Khwārizmī ti nuk do kishe mundesi te mershe ate 300 eurosh te qelbur duke shpifur dhe treguar endrat e tua perverse ne neper internet dhe e dyta eshte nga idhudhi i te gjithe neperkave I.Kadari qe thoshte ne fillum te viteve 90′ qe te gjithe Shqiptaret do konvertoheshin ne katolik shume shpejt dhe kerkoj te falur me vone per ato qe vidhte drejt asaj rruge je dhe ti zvaranik qe ndryshon lekur cdo muaj!!!
Shkrime Turqish dhe komente Turkoshakesh. Nuk e kuptoj c’ pune kemi me me to. Sikter.
….
Ne vendet aziatike me popullsi myslimane si Turqia, nuk funksionon demokracia alla-BE qe qurravitet ne Bruksel!
Thjesht fare : Sepse atje ose do kete pushtet autoritarist, ose do kete ISIS ne pushtet!
ISIS ne ato vende nje pushtet alla-Holonde do ta rrezoje per nje jave!
Vendet islamike nuk behen dot demokraci perendimore!
ISIS po i shkordhen demokracite ne mes Europes e jo me ti kete ne Azi!
Ne vendet islame duhen pushtete -Dore e forte, ndryshe ISIS i qeron dhe ben ate qe po mundohet ne Siri, te rrezoje Asadin!
Edhe ne Siri, po ra Asadi vjen ne pushtet ISIS!
Mendon kush se ne Damask mund te qeverise nje si Mateo Renci???
prape e lini ket kurven tgrf te shkruaj !!!
TGF APO FGTJA KA TE DREJTEN E MENDIMIT ASHTU SI NUK TE NDALON TY AJO MENDJE TE MENDOSH VETEM PER DHUNE SEPSE ahtu je rritur e edukuar si i lindur sunit qe je.
(me pyeti dikush, po ti pse nuk e mbron Greqine ashtu si bej une me Turqine.I thashe qe cpune kam une me Turkun apo Grekun, jam Shqiptar .)
+
Jane injorant te medhenj dhe injoranca pjell Albana sunite.
Hahahahahahahaha ik mor debil shkunde nje here se te paska bllokuar trurin hahahahahahaha
O Arber, nje dite te gjithe do asimilohemi. Bashkimi europian do te thote qe te gjithe njerezit te asimilohen ose te bashkohen ne platformen ose nen ombrellen europiane. Turku dhe arabet kane te njejtin interes qe te asimilojne sa me shume njerez ne arabe duke i shperlare atyre trurin me fene.
Shpresa jone e vetme eshte qe europa ti mbijetoje kesaj percarje sepse ne shqiptaret qe jemi ne shumice myslimane ose do asimilohemi ne europiane ose ne arabe. Nuk ka rruge te mesme.
europiane apo arabe? Kjo eshte pyetja…
Jo mor lacion jo! Shqiptaret nuk u asimiluan as ne Perandorine Romane,as ne Perandorine Osmane dhe nuk do asimilohen as ne Perandorine Evropiane! Une jam i sigurte se ti dhe pasardhesit e tu do behen evropiane,por po ashtu do ngeleni ca laciane te forte dhe askush s’do guxoje t’ju shuaje racen dhe gjuhen (se bene as romanet e as osmanet,s’kane asnje mundesi ta bejne as evropianet) ?