Kur do t'i vihet fre kësaj maskarade politike?

29 Korrik 2016, 19:14Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Me banorët e fshatit Muriqan, në Elbasan, duke diskutuar për rolin e komunitetit në qeverisje. Si të bëhen më aktivë, si ti kërkojnë llogari atyre që u japin votën. Në fshat, është keq sa të ulesh për të diskutuar, se po u ule nuk ngrihesh dot më. Hallet nuk kanë të sosur dhe nëpër fshatra rrëllë ndodh që dikush të kalojë e ti pyesë njerëzit se si janë. Kandidatët për deputete kanë kalur këtu para tre vjetësh dhe nga pranvera tjetër do të duken sërish per zgjedhjet e radhës.

Ata kanë nevojë për kanale vaditëse e kulluese, për ujë të pijshëm. U habita që banorët kërkonin kazanë mbeturinash sepse nuk donin që ti hidnin më mbeturniat në lumë. Kërkonin kanalizme ujërash të zeza, pasi të gjitha derdhen në sipërfaqe dhe fshati po qelbej e njerëzit kërcënohen nga epidemitë. Ankoheshin se një i fortë, me letra false i kishte rrethuar gjysmën e tokave të fshatit, plot 50 hektarë.

Ishte një i “madh” që vinte nga Tirana, dhe tokën e kishte rrethuar me tela me gjemba duke ndërtuar sera të mëdha për të mbjellë jonxhë. Por fshatarët e dinë që aty nuk mbillet jonxhe por një bime tjetër që rritet shpejt dhe shitet shtrenjë. Majde ata thonë se 2-3 herë në javë, natën vjen nje helikopter që ngarkohet me ”jonxhë”.

Ishin të gënjyer e të zhgënjyer, të mashtruar e të nëpërkëmbur, të mllefosur dhe të revoltuar. Shumica, gati të shisnin shtëpinë me gjithë tokë e të ikin. Por unë i thashë: Mos ikni, keni votën, përdoreni. Ata qeshën dhe shikuan nga një burrë, ishte karrocieri që kishte shpërndarë miellin në zgjedhjet para 3 viteve. Një thes miell për shtëpi dhe 2 mijë lekë për votë.

Kaq vlen demokracia në Shqipëri. Kjo është maskarada që quhet zgjedhje që nderkombëtarët i certifikojnë si “më të mira se ato të kaluarat”. Ky është degradimi që shoqëria po pëson në mënrë tragjike, sepse politika ka degjeneruar në një organizatë kriminale e cila vjedh dhe zhvat, e me ca thërrime nga paratë e vjedhura u blen pushtetin fukarenjve për të vazhduar ti shtypë sërish.

Por vitin tjeter e kane ndare mendjen. Do ua hedhin miellin ne kanal. Bashke me voten. Te gjitha partive. Ne kanalin e mutit – tha njeri. Keshtu quhet kanali ku derdhen ujerat e zeza qe qelbin fshatin.

5 komente në “Kur do t’i vihet fre kësaj maskarade politike?”

  1. beni says:

    Bravo Zoti Kikia,

    Me ben pershtypje qe nu kane reagime nga lexuesit keto lloj shkrimesh dhe temash. Ne fakt nuk jane lexuesit ata qe komentojne pasi populli tufe dhe nuk merr vesh, por habitem edhe me ata refugajtet qe komentojne nga amerika, grekofagu, turkomani, suniti, etj etj qe keto llloj temash jo vetem qe nu i kuptojne dhe nuk i kane prioritet por as kane ndjesine te pronocohen, Duan vetem politike, Sale – Edi- Ilir.

  2. Kola says:

    Mjerim i shkalles siperore. E kuptoj shperthimin e zotit Kikia, i cili per korrektese duhej te theksonte edhe faktin kryesor qe jemi popull pa dinjitet. Popull zagar qe nuk e meritojme demokracine per te cilen ulurasim. Te pakten faktet qe sjell ne shkrim, nuk ngarkojne me pergjegjesi politikanet, me shume nga c’ngarkojne popullin qe shitet si bagetite, per nje thes miell. E verteta duhet thene, pa le te dhembe.

  3. Fshatari says:

    O Kikia kjo qe ben ti quhet populizem dhe eshte strofka e parafundit e maskatenjve

  4. Emin Barci says:

    hedhja e miellit ne kanal do te behet sipas kesaj rradhe do te merret mielli dhe do te bartet me mjet ne drejtim te kanalit , me te mberritur te buza e kanalit ata qe do ta hedhin do te pendohen dhe do te vendosin ta mbajne miellin edhe kesaj rredhe , madje do te zihen me njeri tjetrin sa more ti sa mora une,sepse kjo sjellje ka te beje me aspektin karakterial, ky popull e ka shume te veshtire ta pranoje parimin :EDHE BAR do TE HA, POR NUK PERKULEM

  5. Fshati 1 says:

    Keta fshetaret keshtu bejne kur nuk ka zgjedhje por sapo te afrohet data per te votuar si cdo here do e shesin bythen perseri per nje thes miell apo per 20000 leke te vjetra. I njohim keto lloj qeniesh primitive. NUk kane as dinjitet dhe as tru per te marre vendime qe tejkalojne avlline e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje