Plazhe ekzotike, ushqime delikate dhe poza sensuale femrash nën diell. Është ky imazhi që të del sot thuajse në çdo faqe instagrami dhe në çdo portal.
“Vajzat e mira” të instagramit vazhdojnë të shtojnë ndjekësit e tyre në një rrjet, që tashmë po kthehet në trendin e momentit jo vetëm në Shqipëri.
Kryesisht adoleshentët kaq lehtë të ndikueshëm, duket se për fat të keq modelet e tyre po i kërkojnë më shumë tek instagrami dhe rrjetet sociale se sa tek libri, shkolla apo familja.
Nuk dua të bëj aspak moral, sepse nuk kam bërë pjesë tek nxënëset e shkelqyera të dhjetave në bankën e parë dhe padyshim jam përdoruese e instagramit dhe FB, jo thjesht për hir të punës që kam. Ndaj, të kuptohemi që në fillim, në këtë histori nuk ka asgjë personale.
Gjithsesi më duket totalisht e pabesueshme se si instagrami mund të jetë modeli i krijimit të një individi, ndërsa numri i ndjekësve, një vlerë e shtuar për njerëz të pavlerë.
Nëse ju pyes, kë do zgjidhnit si model mes Encës dhe Ermonela Jahos, me siguri do thonit sopranon, artisten e madhe të skenave botërotre, që çdo grimcë suksesi ja dedikon talentit dhe punës.
Po nëse ju them që Enca numëron 1 milion ndjekës në instagram dhe Ermonela Jaho 4 mijë, a do më përgjigjeshit njëlloj?
Po ju pyes ju: Cili është modeli që ofron secila prej të dyjave? Çfarë ka për shtitur Enca dhe çfarë ka për të shitur Ermonela? Çfarë ofron Enca për ndjekësit e saj dhe çfarë ofron Ermonela?
Që të jemi të qartë, nuk kam asgjë kunder vajzave të bukura që “shiten” në rrjetet sciale, çështja është çfarë mesazhi i japin atyre që i ndjekin. Maksimumi që mund të mësosh duke i ndjekur është marka më e fundit e rrobave te banjës, të cilën nese nuk ke paratë e tyre nuk mund ta blesh. Kjo puna e parave është çështje tjetër.
Gjithsesi këto “vajza të mira” të mësojnë se duke nxjerrë në pah hiret që u ka falur nëna natyrë ose në të shumtën e rastve kirurgu plastik, ti bëhesh e famshme dhe duke qenë e famshme sajohen edhe ca lekë …Nuk e di se si, por “vajzat e mira” të instagramit ja kanë dalë pa bërë asgjë, të sajojnë ca shumë më shumë lekë se ato që punojnë.
E nëse i sigurove dhe leket ç’të duhet shkolla, diploma apo librat? Ky është model i sigurt i suksesit të shpejtë të një vajze, që përveç tangëllikut, shpesh nuk ka asgjë tjetër për të ofruar.
E megjithatë, në një vend si ky yni, një vajzë nuk ka shumë mundësi: ose do ndjekë shembullin e sigurt të “bukurosheve” të suksesshme të instagramit, ose do të copëtohet në vite duke investuar para, djersë e mund, me shkolla, mastera dhe eksperienca pune, që kurrë nuk janë të sigurta si rrugë të shpejta suksesi. Gjithsesi, thonë se ky i dyti jeton gjatë, çështja është cilën nga rrugët do zgjedhësh.
Thonë se suksesi i b*…ve dhe gjoksit do të vazhdojë të frymojë sa kohë, ne të gjithë ta furnizojmë me like e folloë dhe të bindemi, që ai nuk të çon dot larg, sepse do të venitet shpejt bashkë me bukurinë. Ndoshta ka ardhur koha, të mos e ushqejmë më, edhe pse duket mision i vështirë./opinion.al
Eshte poshtersi ta kesh me vajzat dhe njerezit e thjeshte ! Gjithe puna eshte e sistemit, e nje sistemi jo thjesht kapitalist, por e nje sistemi globalist financiaro-cifut.
Mire e ke kapur si shqetesim, moj Zonje a Zonjushe, por menyra e trajtimit eshte e dobet fare, po fare ama. Po me ato vajzat e dhjetave e te bangave te para c’pate? Vendi qe ze ne klase s’ka rendesi, po ato dhjetat qe edhe ti ua ke ziline, kane peshe jo vetem ne klase, po gjate gjithe jetes. Apo do te thuash qe ke qene e hedhur? Epo, dakort, si te duash. Po te tjerat mos i qesendis.
Sa kohe do te kemi Shukrira ne politike, pse jo, per te qene i besueshem edhe Pango, keshtu do te jete.Shoqeria jone dhe jo vetem eshte bdarur tashme.A do ta gjeje celesin e te shkuarit perpara me te vertete? Mbetet per ta jetuar, tani per tani hidhur.
nuk flitet vetem per Shqiperine. para pak kohesh doli nje list me nje tuf fajza qe kishin kaluar me fitime nga instagram 1 milion $
dmth nxjerr bythen pa ta penetruar njeri dhe fiton 1 milion dollar,
nje prostitut fiton 30-100 euro ora, nje aktore porno 1000-5000 seti, kurse keto pa u shkepur fitojne 1 milion…
Bravo! Duhet te filloje qe nga politika, ca kriteri perdoret ne zgjedhjen e deputeteve femra? Te jete e bukur, mos kete shume mend, te jete e bindur dhe te jete k… E kryetarit!
Jam njemendje me ty, vrçse thohet e shkruhet GOmoRRa. Dmth me “rr”
eshte perpjekur e shkreta por shkrim i ceket!
E mrekullueshme si gjithmone Manjola
Zonjushe,keni bere shkrim simpatik dhe dobiprures per te rinjte….sidomos,por,na mbyti katundaria qe zbarkoi eger ne qytet dhe,” me politikberes katundare ” te veshur me Armani,mos prit te mira ne nje shoqeri….
Ju falenderoj !
@ Manjola te flasedh sot kunder ketyre kurvave
Eshte si te notosh kunderr rrymes
Atyre jo vetem qe nuk ju ben pershtypje po e Kane per nder.
Shiko gazetat
3 jave rresht cdo dite.
Kush ja kerkoi xhesikes
3 jave do rrije edhe kjo kucka tu mat penisin
Sodoma dhe Gomorra si do qe e ke shkruar
Kam frike se vendi yne do gurezohet
Se ne jemi katandisur me keq se ne ATO vende
Ptu rrace e degjeneruar.