Saliu dhe lolo i tij të dorëzohen, reforma do të sjellë vdekjen e tij politike!

3 Gusht 2016, 13:37Blog TEMA
Saliu dhe lolo i tij të dorëzohen, reforma do të sjellë

Nga Spartak Ngjela

Dje u dëgjua qeveria teknike si opsion në Tiranë. Një nivel politik primitiv ky. Të gjithë shqiptarët e kanë shpresën te Reforma në Drejtësi; kurse Saliu nxjerr lolon e Partisë Demokratike të kërkojë qeveri teknike, që kjo të frenojë Reformën.

Në fakt është shthurja përballë aktit të fundit, që sjell edhe shthurjen mendore të tyre. Por ka diçka më shumë se kaq: Berisha ka alergji patologjike për shpresën e shqiptarëve.

Me Reformën në Drejtësi, për faktin që ajo drejtohet nga amerikanet dhe gjermanët, shqiptarët po rifitojnë optimizëm dhe shpresë për të ardhmen e tyre. Por optimizmi i shqiptarëve është “vdekje” për Saliun.

Në anën tjetër të arsyetimit, duhet vënë në dukje se Reforma është fundi i Berishës dhe i Metës. Kuptohej se shpresa e tyre ishte ndryshimi i konfiguracionit politik. Dhe në fakt e tentuan, por ja që nuk e realizuan dot.

Dhe s’kishin sesi. E pra, të gjithë presin Reformën dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, kurse Saliu kërkon ta bllokojë Reformen me një qeveri kukull. Naiv. Edhe pse kjo është e vetmja rrugë për të, nuk arrin ta kuptojë se ka përballë politikën amerikane. Por paniku i humbjes është shumë i rëndë, dhe shpresa e ligësisë gjithmonë kalon në patologji: kërkon të kapet edhe te një fije bari për të mos u mbytur në një det të trazuar. Kështu ka ndodhur historikisht me të gjithë ligësinë politike, kur kjo ka qenë në prag të falimentimit. Por Saliu ka edhe një dobësi tjetër intelektive: kur bën aktin kundërshtues aktualisht, ai e harron faktin që nuk është në pushtet.

Ju mundi Rama, Sali, por jo vetëm, por me Amerikën dhe me Bashkimin Europian! Turp të kesh, Sali ziu, që po armiqëson Partinë Demokratike me Perëndimin, sepse Uashingtoni dhe Berlini nuk pranojnë korrupsionin tënd dhe të taborit tënd të shterpëzuar intelektualisht.

Saliu del e u thote veglave të tij: “nuk do ta lë Shqipërinë që të bëhet Sierra Leone!”; dhe ata e degjojnë si injorantë. Krijon brenda vetes klithma antiperëndimore dhe kërkon sërish që të vijojë edhe përçarjen krahinore në Shqipëri, edhe atë fetare. Qe të sjellë përplasje. Berisha gjithmonë ka qenë i dominuar nga irealja që e mendon në interes të tij.

Kurse Meta nuk iu përgjigj. Në fakt, edhe pse në të njëjtin hall me Saliun, ai nuk kaloi deri në marrëzi për “qeverinë teknike”. Sepse në fakt nuk i kanë numrat në Parlament. Po si mendoni, o të mjerë, që Amerika nuk i ka mbështetësit e saj në një vend i cili është 95 përqind proamerikan? Por, si qëllon pra që, gjithmonë politika shqiptare, kur është në regres personal, shkon te Haxhi Qamili?

Por këtë herë Haxhiu është pa ushtri, sepse haxhiqamilasit nuk janë në pushtet.

Sali, ti si kampion i Perëndimit, pse i kundërvihesh politikës amerikane në Shqipëri? Pse i kundërvihesh kushteve të Bashkimit Europian? Këtë po pyesin shqiptarët sot. Dhe përgjigjen ata e dinë.

Dëshpërimi të çon te fëmijëria. Keshtu ngjajnë të jenë edhe antireformistët sot: në një gjendje fëminore, sidomos kur me naivitet u kanë kërkuar lobistëve që vetë paguajnë në Uashington dhe në Bruksel, që lobistët e paguar të punojnë për largimin e dy ambasadorëve në Tirane: Lu, dhe Vllahutin. Edhe lobistët janë pataksur, sepse e dinë që ambasadori është përcjellës i politikës, dhe jo bërës i saj.

Ja, këtu në këtë nivel kanë rënë hallemedhënjtë e korrupsionit në Shqipëri. Po tallet e gjithë politika perëndimore me ta, por të paktën tani dihet që këta të humbur nuk kanë lidhje as me Shqipërinë dhe as me shqiptarët.

Shqiptarët po presin me shpresë Reformën që do t’i fusë në Bashkimin Europian; pa le ta quajnë neoosmanët Sierra Leone këtë bashkim.

15 komente në “Saliu dhe lolo i tij të dorëzohen, reforma do të sjellë vdekjen e tij politike!”

  1. Besim says:

    Sa i kthjellet je avokat…. Bravo!

    1. racionali says:

      Shkurt thjeshte BRAVO AVOKAT NGJELA.

    2. Anarko-Sindikalisti says:

      NeoOsmanet eshte lavderuese, Neandertalet thuaj.

  2. Adam says:

    ZOTI te BEKOFTE Avokat qe ushqen shpresen e te uriturve..

  3. NY says:

    Faleminderit Zoti Avokat, qe jep nje shpjegim kaq te sakte per Politiken ne Shqiperi dhe vecanerisht I mbyll gojen nje mase te vogel te Shqiptareve injorante qe e kane Idhull, kancerin e Shqiperise Salih Ram Sheqere Berishovic. Gjithmone ka punuar e punon kunder shqiptareve e Shqiperise. Zoti do te marri hak shume shpejt per bemat e tij kunder Shqiperise e shqiptareve, perfshi ketu edhe “djalin” e tij te “adoptuar”, kolopucin Lulush qe ka nevoje per biberon e pelena….

  4. Aso says:

    Dhe vjen nje dite qe …. jepet llogari. Kesaj I thone, ,vonon po s’harron.

  5. fred says:

    Ku ishe ti eunuk kur Rama bllokonte tre ligjet?! Ty qe te digjet zemra per nje Shqiperi moderne…

    1. babo says:

      ato 3 ligjet ishin shurr qe nuk fusnin ne burg asnjeri dhe sot qe flasim edhe ti vete ke harruar se per cfare ishin, apo jo?

      E pra kjo e sotshmja qe po bllokon Sala jot, eshte bere per te futur ne burg politikane te medhenj. Kujt i djeg me shume shfryn me shume kundra saj.

  6. Andi says:

    Rrespekte Avokat??

  7. drin says:

    Perpara miratimit te reformes na cave…kunder pd dhe lsi…reforma u miratua dhe Rama doli si luftenxites..vashke me ty..ti majmun plak qe ste rrihet oa kafshuar koqet e majmuneve te rinj…

  8. tfgs bytha says:

    Ik ore na trego ti neve i peshtir, je qire si derri ne burg pleher.

  9. taksidari says:

    Z.Avokat,vazhdoj te te ndjek me vemendje.
    Shkrimet tuaja jane ilac per popullin,i cili ka nevoje per mbeshtetje,per kurajo dhe optimizem.
    E rendesishme eshte se cdo dite e me teper po ndergjegjesohet dhe po e kupton senga i ka ardhur.
    Ka shume shprese tek reforma,e do me patjeter ate,por…ka nje frike;se mos behet reforma me AMNISTI !?!?
    Presim te na thush dicka…!
    Faleminderit !

  10. Fillori says:

    O Fred- per keto komentet si ky joti dynjaja thone: Mire gomari (Vicidolasi) qe na ngordhi po mizat s’na lene rehat.!
    Ne qofte se te vjen keq per te gjithe ata qe e shqyen , ne keto 25 -vjet , Shqiperine Zonje, dhe ti me ata vafsh!
    Mjere ata qe i kundervihen Atedheut te tyre!
    A e ndjen Ti kenaqesine e Avokat Ngjeles? Ka luftuar gjithe jeten ne anen e Kombit ai, prandaj TRIUMFOI.

  11. Babkulla says:

    More , si nuk ju bashku nji person tjeter Ngjeles , qe t’ja çjerrin masken komplet rrumpalles Berishe ?

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    Njulend
    6 -6
    Me duket si barazim
    Ku eshte fitorja ketu
    @ fred MOS e caj koken
    Kur te shajne
    Shiko kur te lavderojne
    Se atehere e ke gishtin ne b.
    Sa per avokatin ka bredh ne 5 parti
    Sorra hu me hu …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje