Të nderuar ambasadorë, përfaqësues i BE-së dhe i SHBA-së,
Mbase i keni dëgjuar gjatë ditës së djeshme përgjimet e Adem Grabovcit, edicioni i dytë pas aferës “Pronto”!
Nuk ka nevojë për prezantimin e njeriut që tashmë më i famshëm është bërë me nofkën “shefi”, sesa me emrin e tij të lindjes.
E dëgjuat presidentin, si jepte urdhra për emërime?! I njihni të gjithë personazhet e bashkëbisedimit si “paren e kuqe”, siç shprehet populli.
E dini sikurse edhe ne, se kush janë përfaqësuesit politikë të korruptuar si në pozitë ashtu edhe në opozitë.
Mjafton të shihet luksi i tyre që është në një diskrepancë të ndjeshme me të ardhurat zyrtare që kanë. Ka mekanizma të mjaftueshëm për të zbuluar burimin e hajnisë. E di që në këtë çështje do të më përgjigjeni: “Pse institucionet e Kosovës nuk po e kryejnë punën e tyre, policia, gjykata apo prokuroria?”.
Tash unë po jua them. Sepse këta vetë janë: policia, prokuroria, gjykata e gjithë aparati shtetëror i këtij vendi. Nuk ka tender që nis e përfundon pa kaluar nëpër duart e tyre. Nuk ka pozitë të lartë ku dikush mund të emërohet pa lejen e tyre. Nuk ka kompani të madhe që nuk paguan haraç për të ekzistuar.
Këta janë përfaqësuesit e 1.8 milionë banorëve më të izoluar në Ballkan! Fatkeqësisht janë partnerët tuaj, e përfaqësuesit tanë, të cilët ende e bëjnë këtë punë, në emër të vlerave perëndimore, pavarësisht se shkelin çdo ditë mbi kriterin kryesor të këtyre vlerave – demokracinë.
Pra, është ky pushtet që secilin veprim e ka arsyetuar me kartën e “proamerikanizmit” e “proevropianizmit”, duke mashtruar, kërcënuar e shantazhuar opinionin publik. Çuditërisht, kritikuesit e veprimeve të tyre janë shpallur antiperëndimorë!
Të dashur ambasadorë, ju e dini se janë pikërisht këta politikanë që prej vitesh keqpërdorin demokracinë, shkelin ligjet, shpallin të çmendur a të dehur kritikët. Tallen me çdo vlerë demokratike. Ata nuk janë shndërruar vetëm në milionerë me para të shtetit, por edhe në kapadainj. Çfarë dallojnë këta zyrtarë shteti prej grupeve kriminele ordinere, përpos imunitetit politik dhe veprimeve nën petkun e shtetit?!
Ju ambasadorë të nderuar, e dini sesa prej tyre në emër të luftës që s’e kanë bërë, janë shndërruar në milionerë. Një duzinë të këqijash i kanë ambalazhuar nën maskën e “miqësisë me ju”.
“Komandantët” ende kërcënojnë e shantazhojnë në emër të luftës. Mos i harroni dëshmitarët e mbrojtur që janë “vetëvrarë”.
I keni parë afro 100 mijë veta që ikën nga Kosova, duke lënë pas pronat, të poshtëruar, të plaçkitur nga ky pushtet, të pashpresë e të padinjitet, duke shkëmbyer vatrat e tyre me kampet në Hungari e gjetiu.
Bilanci i Qeverisë së mbështetur nga “miqtë ndërkombëtarë”, janë kampet e Evropës përplot azilkërkues kosovarë.
Ambasadorë, duhet ta dini se kjo gjendje ju bën edhe juve përgjegjës të dështimit të projektit ndërkombëtar për shpëtimin e një populli nga shfarosja dhe ngritjen e një shteti të dështuar!
Është e vërtetë se nuk mund t’i zhbëjmë subjektet aktuale politike, porse mund t’i pastrojmë ato.
E ju, mund të ndihmoni në këtë proces, duke përpiluar listë të zezë me politikanë me dosje dhe duke mbështetur profile të politikanëve të rinj, të cilët mund të jenë potencialisht bartës të procesit politik në periudhën në vazhdim.
Të nderuar ambasadorë, mos besoni se këta kapës të shtetit kanë vota në terren. Në këtë vend, vota blihet e kushtëzohet. Ata nuk marrin vota, por ofrojnë favore në këmbim votash. Mbase, e dini fare mirë se vota në kushtet kosovare është ekzistencë, ajo do të thotë punë, tender, tituj shkencorë e grada diplomatike.
Në këtë kontekst, edhe oferta partiake po varfërohet. Adem Grabovci &Co mund të kenë në dispozicion për vota edhe një numër të vogël vende pune në PTK, KEK, Aeroport a diku tjetër.
Por, ata s’kanë asnjë ofertë për qytetarët e Kosovës pa dallim partie. Çdo vit për treg të punës presin 30 mijë të rinj, por nuk ka asnjë investim serioz, i cili ka ndodhur në këto vitet e fundit në Kosovë.
Izolimi, varfëria dhe humbja e shpresës po prodhon ekstreme në Kosovë. Ambasadorë, gaboheni nëse besoni se kjo përbërje e strukturave drejtuese të shtetit të Kosovës do ta luftojë ekstremizmin fetar.
A e dini pse?! Sepse ky ekstremizëm është bërë me miratimin e tyre, duke lejuar e krijuar ambient për shtrirjen e kësaj ideologjie që po e rrezikon mbarë globin.
Çdo ditë e më shumë, të rinj kosovarë, të paperspektivë e të pashpresë prehjen e vetme shpirtërore po e gjejnë në predikimet e imamëve manipulues, të cilët gradualisht po e ndërtojnë shtetin paralel fetar.
Të dashur ambasadorë, keni durim deri nga vjeshta e vitit që vjen e do ta shihni se si këta zyrtarë shtetërorë-partiakë do t’ua mësyjnë faltoreve në kërkim të votës me çdo kusht e me çfarëdo oferte. Do t’i shihni edhe në ndeja me imamë kontroversë, të cilët do të vihen në shërbim të tyre, duke kërkuar vota nëpër xhami nga praktikues të fesë, të pashpresë.
A e dini ju ambasadorë të nderuar, pse kaq shumë kosovarë e adhurojnë Erdoganin? Sepse Evropa nuk ka arritur ta prodhojë asnjë referencë për ta. A e dini se ato bursa që u jepni të rinjve të shkollohen jashtë Kosovës, u shkojnë huq. Ata kthehen më pas për t’u shndërruar në raste sociale, sepse kjo i pret duke qenë jashtë strukturës Grabovci & CO.
Prandaj, të dashur ambasadorë, është momenti i fundit t’i shpëtoni qytetarët e këtij vendi, ta shpëtoni projektin tuaj për shtetin e Kosovës nga të korruptuarit dhe kriminelët politikë me kollare.
*Kryeredaktore e Zeri
Kush do te degjoje – NDERTON!
Dikur bertisnit per ndihme “ujku, ujku” dhe “te nderuarit” ju erdhen per tju shpetuar nga “ujku” me nderhyrjen e NATO-s.
Sot vazhdoni te ulurisni “ujku, ujku” dhe te kerkoni perse ndihme nga “te nderuarit”, por askush nuk ju degjon!!!!!!
Ndoshta kjo historia e Kosoves eshte si perralla e bariut me ujkun. Uleriste bariu cdo nate “ujku, ujku” dhe fshataret i shkonin per ndihme, por ujk nuk kishte. Nje here, dy here, tre here dhe fshataret e kuptuan “shakane” e cobanit. Kur ujku i doli vertete nje nate dhe i mbyti bagetine, bariu uleriste si cdo nate “ujku, ujku”, por askush me ne fshat nuk shkoi per ndihme duke menduar se cobani vazhdonte me “shakane” e tij …….
Evuala! Kjo vajze paska zbuluar ujin e shenjte!
Po kjo kuder eshte ma e zeze se kta hajdutat,une se di kush kend pe padit,a eshte budall grabovci te flete ne rrjetet sociale kur e din qe ato percillen nga shokt e tij dhe ata e informojn,po sigurisht grabovci nuk ja pska dhen hise ksaj kudre,se jam i bindur qe kurr nuk do shkruante kundra ktij,kur dihet shum mire,qe na ne Koosve m… e kemi qeveri e ma m.. eshte shtypi,po ta lexojsh gazeten e ksaj kudre tvjen me vjelle.
@xxx, kuder oshte ajo qe t’ka pjelle ty.
Keta e keto zonja e zoterinjte e Kosoves jane bere e vene ne rolin e atij Zoterise qe ankohej per ujin qe i jepte kujdestari , shebyesi gomarit te zotnise ?! ndaj nderkombetareve si dhe ndaj fqinjeve te tyre te pa deshiruar ?! Vetem keta duhen pyetyr e degjuar e mare per “Yrnek ” Fali o Zot se ju ka hyre vehtja ne qejf e nuk dine se cfare kerkojne .?!
Zonja Albana,ju kam respektuar gjithmone per penen tuaj,por vecanerisht per integritetin tuaj guximtar intelektual.Dhe qe me shumefishohet respekti,qe jeni pothuaj nje ze i vetmuar,ne ate toke te rikthyer ne nje shkretetire Anadolli.Dhe per me teper femer.
Amerika dhe Europa,morren nje guxim te pazakonte,per te sulmuar Serbine ,nje shtet europian si dhe vet ata kristian,per tju dhene juve lirine.Dhe me pas fjalet e Klinton drejtuar kosovareve:
Ne fituam luften,ju fitoni paqen,
Mirpo c ndodhi;Ajo qe na habiti te gjitheve.Ju cliruan nga nje pushtues europian dhe shumica juaj(si skota e Saliut kendej nga ne)renden si te marre drejt pushtuesit mesjetar denatyrues dhe shperfytyrues islamik aziatik,te udhehequr nga ´´poltikane´´ dhe ´´intelektuale´´dy surreterish,qe hane buken e kaurit pernedimor,por gjejne vehten,ne prehrin e ´´vllaut´´Erdogan,me nene tjeter.
Prandaj cfare mund tju ndihmoj me perendimi i zhgenjyer,kur shumica juaj dermuese,ndjehet e lumtur ne vetpushtimin e rikthyer islamist anadollak.
Ne te kundert me ju shumica e popullates ketej nga ne, eshte perendimore dhe megjithate perendimi po heq te zit e ullirit,per tja shkeputur nga duart Shqiperine,bandes kriminale-mafioze te katundareve mesjetare anadollake vicidolas-cepaniste,qe mbi nje cerek shekulli vazhdojne ta mbajne ate te pushtuar.
Prandaj duke pasur respekt per intelegjencen tuaj,besoj se do te me kuptoni,kur them se ndjehem keq kur ju shoh ju dhe ndonje te paket si ju,qe jetoni ne nje zgjatim katundi te mesjetes anadollake,me thacrat &co de facto te emeruar nga Ankaraja.
Leka/Nuk jan vetem politikajt,po ju populli jeni faqja e zeze e kesaj bote,sot lexova po ne kete faqe,burgjet e Italise dhe Britanise dhe disa shtete nordike te stermbushur me shqiptar,qka do te thote kjo,shqiptart e Kosoves ishin ambasadort e shqiptarise,po rat ju do jav shohim sherrin,a erdogani po ju thot mej martu motrat per shka,jo bre djal na ju njofim shum mire,me ju duhet nji mur Kinez dhe paq puna.
Arbana mos cani koken per kritikat e pabaza te qenve gardian (watch dog) qe synojne barazimin e fajtoreve per te njollosur cdo gje sepse vetem ne mjegull universale deshtaket mund te zhduken ne pafajesi deri sa te zbardhet e verteta me gjyq, qe mjerisht ka dhembe qumeshti.
Dihet se ju reaguat pas nje shpalosjeje faktike dhe nuk ishte ndonje reagim i ulte i motivuar nga urrejtja ose revanshimi prandaj mos humbni kurajon nga atentatoret e se vertetes sepse ata kane qellim vetem per tu pasuruar ne kurriz te popullit ashtu sic benin shkijet dikur. Demokracia eshte mjerisht nje licence pa pranga dhe ata mund te perdorin demagogjine per tu fshehur me petkun e deles dhe te shfrytezojne popullin e sidomos te tallen edhe me kombin.
Asnje kushtetute nuk duhet te lejoje qe i njejti politikan te behet here KM e here K, kush ben dy mandate duhet te mos i jepet e drejta per rizgjedhje sepse ashtu Amerika e siguroi mposhtjen e diktatures, me kushtetuten qe e pengon Taipin dhe Putinin te tallen me popujt e tyre perkates se ata paskerkan deficit te njerezve te mencur dhe kane mbetur vetem disa persona te caktuar qe mund te shpetojne vendin, qofte edhe politikanet tane.
Keta njerez kane predispozita dhe mangesi te lindura qe nuk mund te mos bejne kundervajtje duke u fshehur prapa titujve profesional ose prapa perkatesive kolektive, qofshin fetare ose politike. Nese rekordi i arritjeve tyre e pervijon kete predispozite aty me nuk ka kurim pervec se me kushtetute dymandateshe.
E nderuara Araban qe nuk ke lidhje me kry,
Se pari nuk ka miq nderkombetar nenthojza qysh e ek shkruar ti oj analfabete,…por ka vetem je MIK NDERKOMBETAR E AJO ESHTE AAAAAAMMMMERIIIKAAAAAA. Tjer ska. Edhe ti oj duduke, qeverine e sotem e keni zgjedhe ju votuesit e Kosoves……sepse askush nuk votoi ne keto zgjedhje perveq juve te Kosoves.
E ti oj analfabete funkcionale….heren tketer voto sipas bindjes ….ose edhe konkuro…..sepse edhe ti je ngapak pjese e korrupcionit………stadiumi me Prishtine per bosin tend hajnin e mirenjohur Remzi Pronari i gazepit Zeri……per te cilin lobove dhe lopove te ftoj tenderin per renovimin e stadiumit ne pronesi private mempare shtetrore…..
Prandaj mos u shit kinse je ndonje karakter pozitiv…por je nje person xheloz qe nuk ka mundesi me vjedh sikur do tjere……shuuuuum me vjedh……ti veq je hajdukic e vogel qe xhelozon hajduqt e medhenj.
Pik.
ARBANA nuk e njoh e lexova me vemendje qfare ka shkruar Jane te verteta si politikanet e kosoves ashtu dhe te shqiperis nuk po mendojne per popull po mendojne gjepat e tyre jemi I vetmi komb ne bote qe gjysma e popullsis e shqiptareve jeton jashte trojeve ne emigrim dhe qdo dite largohen per mos me u kthy ma kurre se korrupsioni ka arritur kulmin si ne kosov dhe shqiperi drejtojne kriminel hajduta dhe kurvat
Nuk e njoh personalisht dhe nuk di shume per Arbanen…, por di per situaten ne Kosove dhe personazhin ne fjale (Grabovci) qe eshte legjende per korruosionin dhe degradimin moral. Pra, ato qe thote Arbana, jo vetem jane te verteta por jane vetem pak nga ai realitet i shemtuar dhe pashprese ku jeton rinia kosovare.
Mjaftojne keto per ti dhene te drejte, pavaresisht se kush eshte Arbana, me shprese se njerezit e thjeshte dhe te ndershem atje do te zgjohen dhe reagojne nga thirrjet e zerave te vetmuar per rrrebelim.