Pas shumë sherresh, keqkuptimesh, aludimesh, mosmarrëveshjesh, qejfmbetjesh, akuzash e dyshimesh të ndërsjella, ka disa muaj që nuk rreshtet së foluri e parashikuari për një çarje të mundshme e përfundimtare të aleancës qeverisëse mes PS dhe LSI. Më konkretisht, mes Ramës dhe Metës.
Në këtë tollovi tipike shqiptare, ku thashethemet zakonisht dalin të vërteta, u parashikua ndërkohë një qeveri teknike, si shpëtim “kombëtar”; u kërcënua qeveria Rama me tërheqje të beftë e të pakthyeshme të ministrave të LSI-së; u paralajmërua vetëdorëheqja (një natë para “konsensusit patriotik”) nga vetë kryetari i Kuvendit; “u paracaktua” madje nga analistët e pavarur se në vendin e Metës ishte gjendur edhe zëvëndësuesi (me gjasë Idrizi i çamëve); u përfol për një rikthim “të sigurt” të LSI-së te martesa me bashkëjetesë me PD-në e Bashës; u duk sikur zgjedhjet e parakohshme ishin një hap larg, në fund të vjeshtës; nisën bisedimet “sekrete” nëpër kafenera dhe restorante për të bërë diversion e politikë “konspirative” e në këto bisdime i qënkëshin premtuar 3 ose 4 deputetë të LSI-së t’i faleshin Ramës që të mos binte qeveria… etj,etj.
Por ja që gjithçka, pas daljes së Metës nga hoteli “Grand”, bri masazherit Arjan (i cili e detoksifikon kryetarin e LSI-së me masazh), gjithçka përfundoi në një flluskë sapuni. Nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme, as qeveri teknike, as prishje të koalicionit. Sipas fjalëve më të fundit të Metës, koalicioni i ASHE-së do të vazhdojë “të përmbushë detyrimet ndaj zgjedhësve” deri në zgjedhjet e radhës, vitin që vjen, ndërsa reforma e drejtësisë, meqë u kapërcye hendeku i reformës me votim unanim, nuk ka pse “të përzjehet” me qeveri teknike dhe me problemet e koalicionit. Pra, u mbars mali dhe polli një mi.
Pyetja e natyrshme që buron nga ky lëmsh është: përse po bëhet gjithë kjo lojë, medemek politikë “e hollë”, që nuk është e vështirë të duket sa naive, aq edhe vulgare?
Në shoqërinë tonë shumë veprime e mosveprime të krerëve janë të vështira të shpjegohen. Dhe natyrisht as të kuptohen. Sepse u mungon strategjia dhe qëllimi kombëtar, ngaqë tradicionalisht bajraktarët shqiptarë drejtohen nga instikti i vetmbrojtjes, i frikës së humbjes së pushtetit, i ndëshkimit popullor.
Që ka ngërç dhe probleme serioze në koalicion, që mosmarrëveshjet mes Metës dhe Ramës nuk mbulohen dot me shoshë, as me takimet rutinore në zyrën e Metës e në ish vilën e Shehut, këtë e kanë pohuar disa herë nëpër ekrane zërat e skifterëve dhe puthadorëve të tyre mediatikë. Aq të dukshme janë këto qejfmbetje, kundërshti e mëri (sigurisht jo për platforma e alternativa qeverisëse, se sa për “kush je ti e kush jam unë”), sa mund të thuhet se brenda koalicionit duket sikur funksionojnë dy qeveri. Dy qeveri të lidhura në një “aleancë”, ku më e vogla, ajo e Metës, për shkak të numrave të deputetëve, beson se qeveria Rama qëndron në pushtet falë LSI-së. Ndaj detyrohet të bëjë kokëfortin, për të rritur çmimin. E megjithatë LSI ndjehet e kërcënuar, e pasigurtë, e pakënaqur, pse jo edhe e rrezikuar nga dyshimet për “vetingun” dhe zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht këtë “kafshatë” të hidhtë nuk e kapërdin dot Ilir Meta.
“Baba, e kapa hajdutin!”…
“Lëshoje!’…
“Unë e lëshoj, po nuk me lëshon ai”…
Asgjë më bukurfort se kjo legjendë urbane nuk e ilustron situatën e tanishme të këtij koalicioni qeverisës. Sepse sikur Rama të kishte 71 deputetë në dorë, padyshim që gjithçka do të rridhte krejt ndryshe. Padyshim që kryeministri nuk do të ishte kaq “fleksibël” me LSI-në. Sikur PD e Bashës të ishte më e konsoliduar, dmth më e favorizuar për zgjedhjet e reja, Meta nuk do të ishte kaq i pavendosur për të dalë nga koalicioni me Ramën. Po qe se do të ndryshojë kodi zgjedhor e të mos jetë ky që është (që detyron partitë e vogla të hyjnë në koalicion që të përfitojnë e mbijetojnë), LSI do të pranonte të hynte edhe vetëm në zgjedhje.
Janë këto “sikur”-e, shto edhe hijet e korrupsionit, të cilat e bëjnë skenën e teatrit politik kaq absurd, sa edhe Lu e Vlahutin bashkë me përpjekjet e “krokodilëve” të Brukselit ngjajnë si lojtarë të kapur në pozicion jashtë loje, për të mos thënë edhe qesharakë.
Nuk dihet cili ka qënë dhe është roli i ambasadorëve Lu e Vlahutin në këtë cicmic ballkanik, por e sigurt është që edhe ata, më shumë se ne qytetarët, janë në dijeni të “pazarit të prishur” e gërmërit mes dy krerëve. Janë në dijeni, po nuk i fryjnë zjarrit të ndarjes përfundimtare sepse hë për hë u leverdis “stabiliteti”, dmth miratimi me çdo kusht i reformës së drejtësisë dhe i shtatë ligjeve që e pasojnë. E më pas, le të bëhet qameti me arrestime e përjashtime të bujshme që pritet të bëhen lart, në kupolë.
Nuk ka dyshim që pas përfundimit të këtij procesi transformues, jo vetëm të organeve të drejtësisë, me siguri do të duket edhe sheshi, edhe mejdani. Në një klimë të tillë askush nga krerët e sotëm nuk mund të fshihet pas gishtit të vet. As pas hijes së partisë, as pas “historisë që u vjen pas” udhëheqësve “historikë”. Vetëm atëhere kanë për të dalë në pah e në dritë konfliktet, fytyrat e vërteta, të cilat nuk do të fshihen e mbulohen dot më me retorikë dhe kundërthënie, me sulme e kundërsulme.
Po të zbatohet reforma, akuzat dhe shpifjet e hedhura në erë nuk do të kenë këtë inflacion që kanë sot. Siguristh edhe koalicionet kanë për të qënë më solide, të ngjizura me platforma dhe përgjegjësi.
Meqë vetingu do të ketë edhe vulën e ndërkombëtarëve, kësaj here shpresohet të mos funksionojë më ajo “sigureca” e vetmbrotjes që ka shpëtuar nga ndëshkimi jo vetëm Mziun e Kamzës, kur Drejtësia paralizohej me një deklaratë “dënimi u bë për arsye politike”.
Na është premtuar të besojmë se kur të hyjë në fuqi reforma e drejtësisë, hajduti nuk do të guxojë më të dalë nëpër ekrane e të deklarojë: Kapeni hajdutin! E vërteta është se ky “moral” na ka bërë të dukemi qytetarët më syleshë e më të keqpërdorur të rajonit.
Por deri atëhere, asgjë e re nuk ka për të ndodhur në koalicionin e “ngjalave” të pushtetit. Dhe natyrisht edhe të “hardhucave” të opozitës./ Lapsi
te kishe qene i zgjuar ti,nuk do ta kishin vene emrin Kic. !?
ha m.. se te ben mire
Kiço ti e Kiço unë,
Hape derën se kam punë.
Megjithese keto fjale ja thoshte Kiço Ngjeles nje fare Kiço Spiri nga Zagoria, sepse ishin nga nje fshat, tingellojne bukur edhe per kete Kiço ketu.
Zoti Blushi
Qe ju jeni intelektual kjo nuk ka dyshim. Edhe qe djali juaj eshte intelektual kjo nuk ka dyshim. Por edhe intelektualet bejne gabime. Me kujtohen nja 100 intelektualet qe firmosen nje peticion ne mbeshtetje te Lul Bashes.
Djali yt intelektual dhe politikan ishte dikur e ardhmja e PS. Nano iku por Beni mbeti vetem e ardhmja sepse e tashmja i iku nga duart. Te tashmen e kapi Edi Rama duke u bere kryetar bashkie, pastaj kryetar partie. Kete levizje e ka kuptuar dhe Erion Veliaj dhe u tregua i zgjuar duke lene ministrine per bashkine.
Ben Blushi nuk e beri. Priti qe t’ja jepnin ne tabaka kryesine e Partise. E, nuk ta jep njeri – duhet t’a marresh vete. Lul Bashes ja dhane por ai eshte kukull. Tani u kujtua Beni se u be e kaluara e Partise dhe jo e ardhmja. Por beri zgjedhjen e gabuar. Beni mund te ishte nje kryetar partie shume i mire dhe nje kryeminister shume i suksesshem, por ne ndoshta nuk kemi per ta marre vesh kurre. I trembur se aleanca me LSI e kishte nxjerre jashte loje si nje kandidat I mundohem mbas Edi Rames, Ben Blushi beri gabimin e zgjedhjet se strategjise se gabuar. Zgjodhi t’i bente varrin Edi Rames. Tipik shqipetar. Eshte tjeter gje te behesh kritik brenda strukturave te partise dhe tjeter gje te krijosh fraksion kunder kryetarit te partise. Nuk jane budallenj perendimoret qe kane shprehjen “Mbreti vdiq, rrofte mbreti”. Pra, iku kryetari i vjeter, rrofte kryetari i rI. Ne nuk kemi asnje te drejte si popull te gjykojme perendimoret sepse ne ketë aspekt jemi nje komb I dhjere. Ne 500 vjet, vetem tre njerez I kane bashkuar shqipetaret – Skenderbeu, Zogu dhe Enver Hoxha. (Pseudo-te-persekutuarit te mos marrin kot se nuk po krahasoj Enver Hoxhen me Skenderbeun apo me Zogun. Jane vetem tre lidere te kombit ne periudhe te ndryshme te historise.)
Prandaj, si intelektual dhe si perëndimor, Ben Blushit I takonte te mbeshteste platformen e PS. Te behej minister I kultures dhe te bente reformen kulturore per te cilen ka nevoje ky popull. Reforma ne drejtesi eshte kot pa nje reforme kulturore ne mendjet katunare te shqipetareve qe shesin voten per dy thase miell. Nje pune kolosale ne kulture do ta bente Ben Blushin njeriun me te dashur te tere shqipetareve pa dallim bindjeje politike apo feje. Por Ben Blushi nuk e beri kete se ishte njeri i vogel. U kap mbas meskiniteteve te luftes cic-mic brenda dhe jashte partise. Duke pare yt bir deshtoi ne zgjedhjen e tij, tani hyre ne loje ti Kiço si baba. Gabim.
Gabim ne disa aspekte:
– Kete pune mund t’a kishe bere pa zhurma duke keshilluar tet bir ne shtepi dhe jo ne gazete.
– Ne qofte se nje djale i ri 50 e kusur vjeç ka nevoje ta mbroje babai, atehere ai “djale” ka mbetur pa u rritur.
– Ke dale si trim dhe I the djalit: “Dale se ja rregullon babai ketyre.” Dhe erdhe e na bere nje gjoja analize te forcave nderluftuese dhe situates se sotme politike, sikur ti di, ndersa ne nuk dime asgje, nuk shohim asgje dhe erdhe ti te na hapesh syte siç po na I hap Tos Lubonja me paçavuret e tij. Se nuk e dime ne se aleanca u be ne nje dreke me ngjala. Se nuk e dime ne kush eshte Like Floriri. Se nuk e dime ne se LSI nuk eshte parti por biznes. Se nuk e dime ne se pa kete aleance Berisha nuk mposhtej. Aleance me djallin qe ka çmimin e vet, por Rama beri nje zgjedhje dhe u be kryeminister ne saje te kesaj zgjedhjeje. Se çfarë ka bere Edi Rama keto tre vjet dhe çfarë do beje ne kete vit qe I ka mbetur do ta tregojne votimet dhe votuesit (jo ata te thaseve te miellit).
Tani, zoti Blushi, artikulli yt çfarë qëllimin ka? Ti kerkove t’i hedhesh poshte te tere qe shqipetaret kur te te lexojne te thone: “Ore, pse me keta maskarenj do rrime ne? Te votojme dike tjeter. Po ke tjeter? Ja ai Ben Blushi duket i paperlyer dhe I ka luftuar te tere I vetem.”
Por qe njerezit te mendojne keshtu duhet share jo vetem Berisha dhe Like Floriri, por edhe Rama. Dhe kete e bere duke na kujtuar aleancen e ngjalave dhe duke hedhur faren e dyshimit per reformen ne drejtesi. Po pse more Kiço nuk le djalin te flase vete. Apo nuk flet sot ai se ka votuar me konsesus? Po tani? Te zgjedhin ty kryeminister ne?
Rama mund te jete edhe kater vjet. Mund te jete edhe vetem nje vit. Votes me thase me miell nuk mund t’i besosh. Si mot, si ne 2020, zgjedhjet per kryetar te PS do behen se s’ben. Rama do iki dhe do beje mire te ike, bashke me Berishen, Bashen dhe Like Floririn. Po pastaj? E ben kjo gje Ben Blushin me te zgjedhshem? Me shume mundesi ka te zgjidhet Erion Veliaj se Ben Blushi.
Pyetja eshte, çfarë fitove dhe çfarë na the me kete artikull? Ngjante me shume me humorin e Fadil Hases, kur gjoja shkoi ne Berat per experience per pataten. Ajo qe mesoi ne Berat ishte se “patatja rritet ne toke”.
Brravo!!!!!
“Qytetaret me syleshe te rajonit!”- kjo shprehje ben vertet efekt! Llogjike intelektuale Z. Blushi.
Pa u ngaterruar ne qarqe personale per shkak te birit tuaj (Te cilin e vleresoj sinqerisht dhe vendin e ka krah Rames kur kjo te mbaroje), keni thene dicka te drejte! I takon ketij populli qe, nese do e quajme te keq, te zgjedhe te keqen me te vogel, pra Edi Ramen, i cili vertet ka sjelle ndryshim ne politiken shqipetare. Une si shqiptar ndihem i fyer nga banaliteti dhe barbaria Berisha-Meta, te cilet akoma, per fat te keq na bejne syleshe!
Shpresoj qe e drejta te vihet ne vend!
PS: Edhe nese biri juaj nuk bashkohet me Ramen, do ishte nje opozite e denje per ti rikthyer Shqiptareve besimin dhe shpresen, se nuk besoj jemi vertet syleshe, por pesimiste dhe te pashprese…kemi faj?
Po si t’ia kishin vene emrin , more troc , Mazllum , Muhamut , Sherefedin , apo Qeramudin , meqe ty nuk te pelqeka emri Kiço . Emri Kiço , eshte nder emrat me te vjeter ortodokse , (ka mundesi t’a kete pasur edhe ndonje stergjyshi yt , para se te tradhetonte fene e Shqiptarine , per t’u bere sherbetor i pushtuesit otoman) , pra eshte nje emer i vjeter e shume i perhapur ne shqiptaret e para pushtimit turk , por qe shqiptareve te turqizuar e islamizuar si puna jote , i tingellon per keq , sepse jane mesuar me emrat arabo-islamike , qe permenda me siper .
Ku e din ti qe jam mysliman!?.Apo me ka pare mami yt karin qe e kam bere synet!?.Ja me kap njehere llullen.
Kicos se Blushajve I keshilloj te lexoj Spartak Ngjelen.Me vjen keq po ke ngelur ne kohen e socializmir.Por udheheqja e sotme ka mbeshtetjen mbare nderkombetare.Vdiq koha e parazitve.Dhe sefundi mos na caj trapin me idiotizma.
Troc = Idiot me brire!
Adili
Gabim Kiço, kjo analize qe ben ti edhe sikur te qendrojne problemet qe ngre. Deri tani dy persona jane evidentuar si prinder qe dalin e flasin se diçka perbrenda i bluan: Rexhep Mejdani dhe Kiço Blushi. Nuk mund te krahasoj djalin e Rexhepit me djalin e Kiços se qendrojne shume larg njeri tjetrit, por prekja eshte e njejte dhe çfaq karakterin prinderor te dobet qe e duan çdo gje ne Shqiperi per vete. Keshtu e konceptojne ata, pavaresisht se çfare thone. Dhe per ne te tjeret s’ka ngele gje fare ne ate cope Shqiperi. Koha qe erdhi u hapi syte; u erdhi ne dore, e hidhni ne goje. Ne do bejme sehir deri sa koha te na nderpritet natyralisht.