Vendosja e drejtësisë në Shqipëri, një trend historik!

5 Gusht 2016, 15:18Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Vendosja e drejtësisë në Shqipëri dhe krijimi i një shteti të drejtë modern shqiptar, është trend historik.

Kush nuk e kupton dhe i del kundër, do të fundoset.

Historia e një populli, si zhvillim specifik kohor, është trend. Kurse trendi, gjithmonë kthehet në fenomen.

Të gjithë ata aktorë politikë që nuk e kanë kuptuar trendin e zhvillimit ose të ndërrimit të formës së jetës shoqërore të vendit të tyre, janë ndëshkuar shumë rëndë nga fenomeni.

Edhe zhvillimi i një shteti të drejtë shqiptar, pa dyshim që sot është trend historik. Në Shqipërinë e sotme, si kriza morale, edhe kriza ekonomike dhe varfëria, edhe kriza institucionale, që të gjitha janë pasojë direkte e mungesës së drejtësisë si mosfunksionim i ligjit. Në fakt kjo është arsyeja historike e prapambetjes së theksuar të shtetit shqiptar.

Këtu, pikërisht në këtë arkaizëm shekullor shqiptar, qëndron pa dyshim dhe varfëria shqiptare. Ajo nuk ka qenë fare një fenomen objektiv, por gjithmonë një fenomen subjektiv i kushtëzuar nga liderët politikë që kanë drejtuar Shqipërinë.

Është një botë e madhe shqiptare në Ballkan që, në një shekull, është kërkuar me ngulm nga fqinjët tanë që të shpërbëhet apo të asimilohet, si pasojë e faktit që shqiptarët, në njëqind vjet, nuk kanë pasur asnjë aleancë të fortë ndërkombëtare.

Por trendi aktual historik i Shqipërisë mbështetet sot nga një aleancë e fortë amerikano-shqiptare. Pikërisht këtu fillon acarimi i të gjithë atyre që nuk e kanë pranuar as Shqipërinë si një shtet të fortë, dhe as ekzistencën e botës shqiptare në Ballkan. Gjithashtu, këtu, te kjo aleancë, e ka shkakun e vet edhe acarimi i liderëve të korruptuar shqiptare, të cilët, me vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, shpronësohen nga pasurimi i padrejtë dhe humbasin në thellat e ndëshkimit ligjor gjyqësor.

Duke u nisur nga fakti që vendosja e drejtësisë në Shqipëri sot është një trend historik dhe një domosdoshmëri për të ardhmen europiano-perëndimore të Shqipërisë, na duhet të pyesim:

Pse vendosja e drejtesise në Shqipëri është sot trendi historik i saj?

Cili është sot trendi i botës shqiptare në Ballkan?

Çfarë pozicion zë sot Shqipëria dhe shoqëria shqiptare brenda trendit që ka bota shqiptare në Ballkan?

Cilat janë sot pengesat e brendshme të trendit shqiptar?

Historia na ka mësuar si të vërtetuar se trendet historikë të zhvillimit të popujve, që mbajnë me vete ndryshimin e statukuosë ekzistente, nuk ndalohen dot nga forca e papërfillshme e individëve që kanë pushtetet politikë në një vend.

Por le t’i përgjigjemi pyetjeve të më sipërme:

Sigurisht, sepse këtë vendosje e ka kondicioner tendenca aktuale e zhvillimit botëror, si përplasje midis qytetërimit perëndimor dhe prapambetjes lindore. Është pikërisht kjo tendencë që e ka forcuar maksimalisht aleancën shqiptaro-amerikane në Ballkan.

Pyetja e sotme e politikës së lartë perëndimore, duke iu përmbajtur një sensi historik, eshte kjo: nga do të rreshtohet në këtë përplasje Ballkani Perëndimor – nga Lindja apo nga Perëndimi? Politika amerikane është e bindur se Shqipëria dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do të rreshtohen nga Perëndimi, domethënë nga Amerika. Amerikanet jane te bindur gjithashtu se shqiptarët i japin asaj në Ballkan sigurine absolute që Ballkani do te mbetet perendimor. Por, pikërisht këtu del një pengesë aktuale: liderët e korruptuar te shtetit shqiptar.

E vetmja tendencë lindore, historikisht shterpe sot në Shqipëri, është ajo që përfaqësohet nga liderët politikë shqiptarë të korruptuar, të kapur në korrupsion dhe në abuzim antishqiptar. Por, a do jenë në gjendje këta që ta zhvendosin kahen e trendit perëndimor të Shqipërisë? Jo, nuk kanë asnjë mundësi. Janë të humbur. Miratimi i paketës kushtetuese të Reformës në Drejtësi e tregoi qartë këtë.

Gjendja e sotme e Ballkanit ka një karakteristikë që shumë vende të tij nuk duan ta pranojnë: ka një botë shqiptare të shpërndarë në gjashtë shtete të tij; ka dy shtete shqiptare të mëvetësishëm, si entitete të pavarur, dhe, si rrjedhojë, ka një botë shqiptare ballkanike që kap shifrën e mbi dhjetë milionë banorëve. Në fakt kjo është gjendja reale e shqipfolëse në të gjithë Ballkanin aktual. Esencialisht kjo përbën forcë. Dhe këtë e dinë të gjithë. Por, brenda kësaj force reale, gjithmonë ka qëndruar një shtet shqiptar i dobët.

Dobësia e shtetit shqiptar gjithmonë ka qenë “vepër” e pushtetarëve që kanë sunduar Shqipërinë. Ata kanë bërë çfarë kanë dashur me shqiptarët; mjafton që të mos zgjonin botën shqiptare në Ballkan (sidomos Kosovën); të cilën, katër shtete ballkanikë: Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia, janë përpjekur ose ta shpërngulin, ose ta asimilojnë. E kanë shpërngulur, i kanë mohuar gjuhën kësaj bote, por sot ajo prapëseprapë është me mbi 10 milionë shqiptarë, dhe, brenda saj, edhe dy shtete shqiptarë. Në fakt, ripërtëritja e kësaj bote, është vetë trendi historik i shqiptarëve. Por, sikurse e thamë më lart, e rëndësishme ështe se nga do anojë kjo botë: nga Lindja apo nga Perëndimi? Korrupsioni shqiptar, si interes banal, e do në Lindje. Por ky është edhe sekreti i aleancës shqiptaro-amerikane.

E pra, brenda arsyes politike të kësaj aleance, a nuk eshte vetë kjo aleancë thelbi i trendit perëndimor të shqiptarëve në Ballkan? A nuk eshte forca e botës shqiptare në Ballkan, e gjitha proamerikane, garancia historike e trendit perendimor demokratik shqiptar të përkrahur nga politika aktuale amerikane? Dhe gjithashtu: a nuk është hera e parë në historinë e shqiptarëve që ata nuk po mendojnë për mbijetesë, por për zhvillim? Dhe në fund: vërtet mendojnë liderët e korruptuar Berisha, Meta e kompani, se mund ta ndalojnë këtë trend? Naivitet që u vjen nga disfata e tyre historike!

Për të gjitha ato që thamë më! lart, Shqipëria sot ka një pozicion kyç dhe shumë të spikatur në zhvillimin e botës shqiptare në Ballkan, sepse ajo përfaqëson kahen e zhvillimit shoqëror shqiptar, prandaj duhet të drejtojë realisht trendin e botës shqiptare në Ballkan. Si pasojë e kësaj rëndësie, dy janë shtetet që e duan zhvillimin me trend modern të botës shqiptare në Ballkan: Shtetet e Bashkuara të Amerikës; dhe Gjermania.

Pikërisht këtu nis dhe politika moderne shqiptare, e cila kërkon të dalë nga korrupsioni i liderëve dhe të ecë e qetë drejt trendit perëndimor te saj. Prandaj, pikërisht ketu qëndron e mbështetur Reforma në Drejtesi që u miratua në Parlamentin shqiptar si reformë kushtetuese, dhe po pret të përfundojë si paketë ligjore brenda muajit gusht të këtij viti.

Pas kësaj Reforme, Shqipëria do dale në arenën ndërkombëtare si forcë e vërtetë demokratike, dhe si lider demokratik i të gjithë botës shqiptare në Ballkan. Duhet të vendoset personaliteti i moralshëm i shtetit shqiptar, që pastaj, ky shtet, të mbrojë dhe të garantojë të drejtat e shqiptarëve kudo ku ata ndodhen.

Për përgjigjen e kësaj pyetjeje nuk duhet të zgjatemi: Siç eshte permendur, pengesa aktuale e trendit modern shqiptar të drejtësisë dhe riinstitucionalizimit demokratik të shtetit shqiptar, janë liderët e korruptuar të politikes shqiptare, që tani i njohin të gjithë shqiptarët. Por kjo është ndërkohë një pengesë që është mënjanuar nga maxhoranca parlamentare dhe nga politika amerikane dhe ajo europiano-perëndimore, sipas motivit dhe principeve politikë që kam trajtuar më lart në këtë artikull.

25 komente në “Vendosja e drejtësisë në Shqipëri, një trend historik!”

  1. Mentari says:

    Rr.K ngele gith jeten tende.
    “U Robtove U Coptove
    Maraonen e Mbarove
    Me vjen keq asgje s’fitove
    Nuk le gje pa treguar
    Nuk le asgje pa spijunuar
    As kush ste ka degjuar
    Komunistet u bashkuan
    Reformen e Miratuan
    edhe 50 vjet e siguruan
    Atje Tatepjete
    Mut ka qene e mut do tjete

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Vetem “Mentar” mos e quaj veten se po te ishe me ato qe ke shkruajtur, do lepinim akoma gishtat nga torta e Bashkise.. Trap Zalli..

    2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut'☆ says:


      Kur ma gjete
      Atë mënde
      O Mendkar
      Pordhe a fënde?
      ?
      Nuk po flasëm
      Për shpinë tënde
      Ku mut hëngre
      Sa u dënde!
      ?
      Shqiptaria
      Do të rrojë
      Do ju lërë
      Me car në gojë.
      ?
      Grekë e serbë
      Që s’kini besë
      Kush te dojë
      Do ju dhjesë .
      ?
      P.Se.
      Ti MendKar
      Gjej një MendPidh
      Interesi
      Bashkë ju lidh!
      ??

    3. shqipe says:

      Mentar, mendje trylyly…
      M…,mender esht’ vec per ty.
      Ha e ngopu babaxhan,
      Dot s’te them: ” E pac harram!”

      Se ne ket’ reform’ te shkret
      Ngjela ish e mbet profet.
      Se e thoshte me perpara,
      Si e c’fare do behej mbrapa.

      Mirpo, shqupasit si ti,
      Kane marr’ urdhr: – Nxi e nxi –
      “Nxi e nxi,gjithcka te bardhe!”
      Rroft’ Salehi yt gerdalle.

    4. Gopist t'pershnes says:

      O Mentar,o more car
      Sado t’ hash,nuk ben zarar.
      Se tamam ta ka dhene hakun,
      Ty Gopist i NSHRAK-ut’.

    5. Ahmedi says:

      Men*….arit

      Sa te paguajne mor shqipe per ato qe shkruan?

  2. DETARI @ says:

    RR e K …. t ,jane te gjithe mentaret kundershtare te popullit shqiptare .Ca nga padija ,ca nga injoranca ,por edhe nga antishqiptarizmi ,njerez te nivelit te fundit ,nuk duan shtet !
    Nuk duan Drejtesi .
    Nuk duan njerezit e drejtesise ,Edi Ramen dhe nderkombetaret.
    Avokat Ngjela ,do te ngelesh ne historine e drejtesise shqiptare si pionieri i pare perkrahes i kesaj reforme te madhe ,qe nji pjese trapash ,kane ngel si trapi qe e merre uje dhe nuk dine ku do te perfundojne ,Bravo z. Ngjela !

  3. krist says:

    Keta u tallen me ne, u tallen me fatin e tyre, harruan se kush ishin e nga vinin…trendi i historise i coi drejt humneres! Kush do hidhet i pari !?

  4. Bravo Avokat says:

    Bravo Ngjela
    Ky artikull duhet te ishte shkruar me shkronja te MEDHA

  5. Spartaku says:

    Mire njohje dhe pershendetje zoti Ngjela per kete shkrim brilant.
    Analiza qe bene eshte nje analize e thelle dhe konkrete.Eshte nje thirrje,qe politikanet e korruptuar ti vene gishtin kokes dhe te ndryshojne rrugen e keqe qe kane marre kundra rrjedhes se vertete.Mos jua vere veshin disave qe komentojne çu vjen nga bytha flasin nga goja.Ata jane kundershtaret e tu,te shqiperise, dhe te ardhemes qe ka drejtim perndimor.Por nuk na behet von,le te llapin.Shkrimet e tua na vlejne,dhe na japin shprese, se, e ardhmja e shqiperise do jete e mire siç kane enderruar shqipetaret.Urime.

  6. TJ says:

    Ngjela eshte i vetmi qe ka vizion perendimor!

  7. krist says:

    do ja hedhe edhe kete here; e ka gati raportin si skizofren, dhe ketu nuk mund ti akuzosh doktoret si te korruptuar pasi eshte nje diagnoze qe duket sheshit. Avokat me duket se na e futi edhe kesaj rradhe !!!

  8. nick says:

    MENTAR, TANI TE DUHET TE PUNOSH ME NDER, SI SHUMICA E NJEREZVE TE THJESHTE, TE BEJ ME DIJE SE CAJI, THANAT DHE SHEREBELA JANE BERE DHE DUHET MBLEDHUR.TE PAKTEN BEJ NJE PUNE. NXITO TE KEQEN SE STE MBAN DOT NJERI MBI VEHTE….DO MBYTESH. E KE KAUZEN TE HUMBUR.

  9. capi says:

    Taku. Po ta kishe trajtuar me konkretisht Trendin e aleances shqiptaro amerikane ne Ballkan, qe une, pjesen amerikane te aleances do ta quaja ” prirje natyrale bashkekohore” per ruajtjen dhe zgjerimin e zonave te influences mes fuqive te medha boterore, nuk do te kishe rene ne retorike gjeopolitike. Gje qe ia ul vleren shenimit tend, perballe ky ( shenimi) me ata qe nuk e kapin dot thelbin e te vertetes bashkekohore shqiptare ne Ballkan. Largoju teorizimeve te gjata, dhe permbaju me shume tipit tend publicistik: therres, padorashka, i drejtperdrejt. Kete duan shumica. Ndryshe nuk hane gozhde kollaj. Jo se nuk duan apo jane kundra – po aq e kane japine. Analfabetizmi funksional, i mbrujtur nga oligarket… , 25 vite rresht, e ka bere disi, ose jo pak, te veten. Tung.

  10. pjatalarsi says:

    Populizem, demagogji,
    ka pare gjith jeten kjo Shqiperi,
    fjale te bukura e gur ne traste,
    me nder ky popull i paste!

  11. Fjala shqipe says:

    Trend=tendence

    1. stil says:

      prirje, vazhde, etj. Gjuha shqipe eshte shume e pasur po per avokatin nuk eshte trendy

  12. Tr says:

    Takk you are the best

  13. kleptofagos says:

    Nuk u ngopet me politike? A keni fituar ndonje lek deri me sot?
    Vetem vjedhje dhe grabitje….
    Kur do futen ne burg hajdutet qe te ndaje populli pasurite e paligjshme?

  14. Tironci says:

    Falemndeit Taku!

  15. Shpresoj says:

    Të dashur botues të Temës,së do t’i u lutem botoni komentin tim. Let ta dini se nuk ia lejoj vetes fjalorin e shëmtuarëma. Faleminderit për mirëkuptimin.
    Zoti Avokat Ngjela, Ju lutem Falenderimet e mija! Ju jeni i pavdekshëm, vepra Juaj do të jetë e nderuar në jetë të jetëve. Historia e Vërtetë do të shkruhet dhe Ju do të Jeni në thesari e Lavdisë së Kombit Shqiptar. Askush nuk mund të atë që ka bëre Amerika për Shqipërinë jo më pak se tre hërë. Jemi Komb me fat që America nuk e lë pa ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët,pavarësisht se jo gjithnjë e kemi treguarë Mirënjohjen ndaj Kombit më të Madh të Demokracisë, edhe një herë Ju Falënderoj për gjithë sakrificat Tuaja

  16. Lennard says:

    Gjithmone analize e shkeqyer.Je i vetmi qe na jep shprese qe Shqiperia do te behet.Nje thirrje Zotit Lu dhe Zonjes Vllahutin qe te vazhdojnr me vetemohim dhe qendrese te forte ne kauzen qe kane ndertuaar vete per te miren e Shqiperise dhe te popullit shqiptar.Z.Ngjela kur ulem para kompjuterit gjeja e pare qe kerkoj eshte se a ke shkruar Zotrote ndonje rresht per profeci te reja !!!.I lutemi Perendise gjithmone qe te mos na lere te humbim kete shans te madh .Qofsh i Bekuar Z.Ngjela .Qofshi te Bekuar Zoti Lu dhe Zonja Vllahutin.Ne esfel te vene te gjithe zullumqaret dhe shpellaret.
    Pershendes Gopistin per bejtet e bukura. Dalin turli Mentaresh dhe Mendcaresh nga soj shpellaresh.po nuk do te vonoje qe ti marre vala e Antikorrupsionit bashke me ustallaret e tyre

  17. demo says:

    Kur Milloshevici ishte ne kulmin e lavdise dhe udhehiqte turmat e tmerrshme te mitingasheve ,qe tmerruan Europen,jo vetem Kosoven,nje patriot kosovar thoshte:– A po njigjon Amerika? Kur britmat e mitingasheve arriten ne Amerike,Kosova u be e pavarur,Milloshevici vdiq ne Hage.
    Britmat e mitingashit Sali maloku,kane mbrritur ne Amerike.Gjithcka ka grumbulluar me ato britma,edhe sistemi i (pa)drejtesise do ti shkrihet si kasate neper duar e do te lyret si daci ne kos.Gjenjal Ngjela,e udhehoqe kete proces virtualisht,kur askush kishte besim se do te ndodhte.Cdo shkrim eshte nje grusht trondites per Saliun.Vazhdo Ngjela! Kur qytetaria ta coje malokun ne fis,ke kacarrumi misrit,atehere ka fituar Shqiptaria.

  18. Bekim says:

    Beke
    Urime Spartak,je i sakte dhe i vertete.Nuk me cudit fakti qe shume komentues serbo-grekofile te sulmojne se keshtu e kane mare urdherin qe te te c’kurajojne,por po te rruajne k…n. Vazhdo ne rrugen e shqiptarise dhe te drejtesise.

  19. Rambo says:

    Te pershendes me respekt te thelle Spartak, Ai fill qe mbeshtjell te gjitha analizat e tua eshte ajo shprese e madhe per shqiperine dhe mbi 10 milione shqiptaret ne vetem ne kete treve te Ballkanit, se ne bote jane disa here me shume. Duhen mendje te hapura per te kuptuar trendin qe ti aq mire e shtjellon, por çrenjosja e mentalitetit lindor, perfshire korupsionin gallopant e drejtesine kaq te shemtuar, nuk eshte aq e thjeshte, ndaj kerkohet intelegjence dhe kembengulje e forte, goditje me te gjitha baterite, me ameriken dhe BE ne balle, me ambasadorin Lu dhe ambasadoren Valhutin, qe jane per tu pershendetur nxehtesishte per punen dhe kembenguljen e rralle qe kane bere, me Edi Ramen e Fatmir Xhafen qe jane treguar dhe po tregohen te vendosur e te qendrushem ne llogore. Lufta do te jete e ashper, por fitorje eshe e sigurte sepse qellimi eshte i madh per nje popull qe e do me gjithe shpirt kete reforme. Stani i shqupit nuk po le gurre pa levizur per ta shembur kete reforme jetike per vendin, qe nga dredhite e panumurta me Meten, tek biografite per Valhutin e Fatmir Xhafa, per te permendur vetem keta, e shume te tjera. Mendja e ndryshkur e tyre dhe gjemat qe kane bere, prodhojne vetem pengesa per te varosur reformen. Vazhdo Spartak ne rrugen tende se je ne te mirren e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje