Sikur disa gjyqtarë shqiptarë të ishin përgjegjës vetëm për mënyrën si falën Mediun e Shkëlzenin në “Gërdec”, Bashën tek “Rruga e Kombit”, apo Bashën dhe Berishën më 21 Janar, do t’i kisha amnistuar, nëse do ta kisha unë në dorë. Regjimet autoritare dhe republikat e korruptuara, do të prodhojnë gjithmonë gjyqtarë të përulur, që do t’u shërbejnë. Por problemi i gjyqtarëve tanë, që i shërbyen regjimit dhe fshehën krime politike, është i ndryshëm nga problemi që mund të ketë një shoqëri me gjyqtarët e gjunjëzuar nga pushteti.
Gjyqtarët që i shërbyen regjimit të Berishës, nuk ishin thjeshtë shërbëtorë, si mund të thuhet për çdo gjyqtar kokulur, që i nënshtrohet pushtetit. Ata nuk janë gjyqtarë që i zgjodhi pushteti për të shërbyer, por janë banditë, që zgjodhën pushtetin për t’i shërbyer politikisht dhe për të pasur duart e lira në përdorimin e drejtësisë në favor të krimit. Në CV-të e tyre ka shumë më tepër krime si gjyqtarë në çështje penale ordinere, se sa shërbime politike, dhe të mbrosh ata do të thotë të mbrosh historinë kriminale të drejtësisë shqiptare.
Është kjo arsyeja përse PD kërkon ta maskojë kundërshtimin e saj ndaj ligjit për “Vettingun”, me mbi 50 vërejtje, por në të vërtetë kundërshtimi më serioz i saj, mbetet fakti që gjyqtarët që do të kalojnë në “sitën” e kontrollit, duhet të hetohen vetëm për aktivitetin e tyre tre vitet e fundit.
Ky kundërshtim tregon se Basha është gati të marrë dhe kosto politike, duke u përballur me SHBA dhe Bashkimin Europian, duke e futur PD në konflikt me Perëndimin për hallin e vet, të Fatmir Mediut dhe Sali Berishës. Me të njëjtin stil, siç po kërkon hetimin e gjyqtarëve, vetëm për vendimet e tre viteve të fundit, Basha futi po para disa muajsh nenin për të hetuar politikanët, vetëm tre vitet e fundit në ligjin për “dekriminalizimin”.
Fiksimi i tij për të mos u hapur asnjë dosje dhe asnjë çështje para vitit 2013, tregon frikën që ai ka për atë çfarë ka bërë, dhe po përdor siglën e PD për ta kthyer atë në një avokate të së shkuarës së tij dhe Berishës, duke mbrojtur politikisht gjyqtarët që kanë bashkëpunuar me ta.
Por, problemi që kemi me këta gjykatës, është se ata e kanë përdorur këtë shërbim politik për të shkatërruar më tej sistemin e drejtësisë në vend. Gjykatësit që kanë shpëtuar familjen Berisha, Bashën apo Mediun, janë në të vërtetë gjykatësit me rekordet më të këqija në proceset penale për krime ordinere apo trafik droge. Ata janë gjyqtarët që kanë liruar trafikantë që kanë liruar vrasës, që kanë bërë kërdinë me çështje penale flagrante të imunizuar për shkak të shërbimit politik që kanë bërë. Ata nuk hyjnë tek ata gjyqtarë që i kanë zënë halli, se u kërkoi një nder Berisha e vazhduan punën. Ata kanë zënë radhën për t’i bërë atë nder Berishës, Bashës, Mediut, Shkëlzenit, Argitës etj, që pas kësaj të kishin rrugën e hapur për të bërë kërdinë.
Ata janë gjyqtarët që dënonin gazetarë kritikë me Berishën për t’i raportuar atij në mbrëmje, se ja kryen porosinë, janë gjyqtarët që raportonin tek Shkëlzeni dhe kur ndonjë koleg tjetër tregohej i butë me kritikët e Berishës apo armiqtë e tij. Mbaj mend terrorin ndaj një gjyqtareje në Gjykatën e Tiranës, nga vetë i biri i Berishës, vetëm pse dha një masë sigurie në favor të gazetës “TemA”, për të mos liruar redaksinë e rrethuar me policë. Gati e shpallën armike të Shqipërisë dhe nuk e respektuan asnjë moment vendimin, duke e hedhur në kosh.
Fiksimi i Lulzim Bashës me “tre vjetët e fundit”, është një akt që buron nga inkoshienca e tij, për atë që e di se çfarë ka ndodhur tre vjet e tutje, dhe po bën përpjekje t’i vërë kapak një historie të shëmtuar të drejtësisë shqiptare. Por ata nuk janë gjyqtarë që kanë falur vetëm Bashën, Berishën, Mediun apo Shkëlzenin, ata janë gjyqtarë që kanë liruar dhjetra kriminelë në emër të këtij shërbimi dhe kanë masakruar dhjetra kritikë apo opozitarë të regjimit të Berishës. Me ata duhet të merremi si njerëz që kanë zgjedhur t’i shërbejnë pushtetit, për të qenë me duar të lira për të vënë drejtësinë në shërbim të krimit.
Po Ilirin?
Pse se diskuton fare?
Me vjen per te qeshur kur zoti Mero thote tekstualisht;:
“BASHA ESHTE GATI TE MARRE KOSTO POLITIKE DUKE U PERBALLUR ME SHBA DHE BE “..
pra ky Basha qenka kaq I forte sa pasi ka kryer te gjithe krimet qe permban kodi penal I krimeve te renda (vrasje tradheti spiunazh) bashke me saliserbin..tani do perleshet me dy superfuqite….USA &BE….give me a break ..thone amerikanet kur ndegjojne mashtrim sy me sy si Mero
Boll Mero se po I lodh dhe po I tall lexuesit qe te kane ndjekur dhe te kane perkrahur kur I dole para Tankut Berishe.
Nqs se nuk e kupton qe Bash-Berisha kane nje mbeshtetje teper te fuqishem nga nje sekt antishqiptar ne Washington dhe nuk eshte secret te themi emrat: FANTAZMA RAJERSON..ELEZ BIBERAJ FRANK WISNER..NICK GAGE DAMIR FAZLLIC ETJ qe bejne ligjin sot ne shqiperi dhe Edi Rama duket nje kokrroc 2 metrosh para tyre..
Eshte pikerisht ky sekt qe emrojne dipllomate pa identitet si Arvizu apo komiku Lu dhe mbrojne hapur ose nen rrogoz kete bande kriminale..
Pse duhet reforma ne drejtesi kur bash berisha kane bere aq shume krime sa ja kalojne gjithe antishqiptareve dhe krimineleve ne shqiperi te marre se bashku..
PSE IZRAELITET DHE AMERIKANET PESHKOJNE KRIMINELET NAZISTE EDHE 90 VJECARE DHE I DENOJNE KURSE KRIMIMINELI BERISHE & BASHE I TOLEROJNE NE MENYRE KRIMINALE POR DHE TALLESE
pse nuk I vihen prangat berishes me kete sagen e krimeve por te ndegjojme pordhet e Donald luse edi rames dhe ilir mutes qe bejne sikur po luftojne per drejtesi por po del dreqesi
NUK KA ENVER-HITLER PINOCET –KORE VERIU POLPOT QE TE MBULOJE KRIMET E BERISHES QE PER TE ZEZEN TONE ERDHI NGA BEOGRADI KUR USA DHE ISH JUGOSERBIA ISHIN MOTRA
Fifty Shades of Berisha & Grey is criminal erotic romance novel by Berish & sons
1.Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. ,Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta,, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
2. prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: ,Ti e ke idhull Enverin, Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.
3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel ,Dajtit, në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.
5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.
6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe ,??fshesës Berisha,??, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës ,Alpine, Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës ,55, Ndërkohë që menaxherja e ,Alpine, ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.
9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.
10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit ,për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, ose atë që u konsiderua si ,??Ligji i gjobave, Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.
11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës ,??Omiros, në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.
12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99
13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.
14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.
16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.
17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.
18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.
19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën ,Bechtel Enka,. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.
20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s,??duam të ndryshojmë mandatin
21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: ,Zoti e shpëtoftë Shqipërinë, Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.
22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.
23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.
24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e ,??Argita Berishës,??, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si ,??shërbim konsulence dhe avokatie,??, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.
25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën ,??Trans Digging,??, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.
26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa ,??Made in China,??.
27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.
29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.
31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.
33. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim
34. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.
35. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.
36. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
37. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t,??u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.
38. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.
39. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. ,??Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t,??u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi,??, ,?? tha kreu i Financave.
40. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit ,??Për territorin,??. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
41. 16 dhjetor 2008: Ligji i ,??Spiunëve,??, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. ,??ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera,?? deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: ,??Dosjet,?? një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për ,??dosjet,??: shkelet kushtetuta
42. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e ,??Plazhit të Gjeneralëve,??. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i ,??Jalës,??, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.
45. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për ,??sheltin detar,?? që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.
46. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.
47. Në një kabllogram që ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit flet për një sondazh të USAID, i cili demaskon demagogjinë e qeverisë për luftën kundër korrupsionit. Sipas sondazhit të USAID, 92 % të shqiptarëve mendonin se korrupsionin ka mbërthyer zyrtarët e lartë të shtetit. Në kabllogram thuhet se opozita dhe disa eksponentë të mazhorancës e përshëndetën sondazhin, por Berisha heshti. Sipas Uidhers, Berisha ishte i revoltuar nga sondazhi pasi të dhënat binin në kundërshtim me rezultatet që kishte propaganduar ai. Një tjetër kabllogram i bujshëm që daton në muajin janar të vitit 2009, kur dhe kryeministri përgatiste strategjinë e re elektorale, flet për korrupsionin në qeveri. Në kabllogram thuhet se Berisha dështoi plotësisht në luftën kundër korrupsionit. Sipas Uidhers në vitin 2009 shqiptarët mendonin se kishte më shumë korrupsion sesa në 2005, kur u larguan socialistët. ,Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me kartën e luftës kundër korrupsionit. Bëri ca gjëra të mira në fillim, sidomos në implementim ligjesh, por më vonë dështoi. Perceptimi i korrupsionit tek qytetarët është i lartë në krahasim me katër vite më parë. Ata mendojnë se ka më shumë korrupsion nga 2005. Ndërkohë që implikimet e ish-ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Lulzim Basha në abuzime të pushtetit, por dhe akuza nga drejtësia kanë ndikuar së tepërmi. Po ashtu sikurse lidhjet e Lulzim Bashës me vajzën e kryeministrit Sali Berisha, apo me biznesmenin e errët Damir Fazlliç, nuk e kanë ndihmuar kryeministrin në këtë çështje,??, thuhet në kabllogram.
48. Disa ditë më parë u zbardh skandali i djalit të kryeministrit. Kabllogrami i datës 20 qershor 2008 përcjell detaje të rëndësishme për tragjedinë e Gërdecit, të cilat Ambasada Amerikane i ka siguruar pas një takimi që ambasadori Uidhers ka zhvilluar me shefin e Shtabit, Luan Hoxha. Sipas këtij kabllogrami shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit. Në këtë takim gjeneral Hoxha ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij, për atë që ndodhi më 15 mars 2008. ,Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit thuhet në kabllogram.
49. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit në nëntor të vitit 2008, flet për një skemë korruptive të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me misionet paqeruajtëse. Sipas Uidhers, Shefin aktual i Shtabit, Kolonel Xhemal Gjunkshi është i përfshirë në një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak. Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë. ,Sipas llogarive jozyrtare, komandantët e lartë të ushtrisë kërkojë një ryshfet deri në 7,000 dollarë nga një ushtar për ta emëruar në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak,, thuhet në kabllogram.
50. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se Lulzim Basha ka lidhje me botën e krimit. ,Sipas një burimi nga Partia Socialiste, ministri i Jashtëm, Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale. Të afërm të kriminelit premtuan të ,organizojnë, njerëzit e tyre në Elbasan në mbështetje të Bashës. Krimineli u lirua më 29 qershor, ditën pas zgjedhjeve, thekson Uidhers
…………………
NQS DYSHJA KRIMINALE 2B NUK ARRESTOHET NGA MAZHORANCA DHE MIQTE NDERKOMBETARE PER KETO KRIME TE MESIPERME….ENVER HOXHA PASKA BERE MIRE QE I KINTE NONEN KETYRE MOSTRAVE QE MBROJNE HAPUR KETE PERBINDESH..
I bini qenve te strokosur dhe mos i lini din e iman ,kur ja thone tyrqit!!!!
Nuk kane pasur meshire !?
Kane bere cdo vendim me vetedije dhe me qef……..ne te semes komplet zhuli i shoqerise se na hapen barkun.
Kurse mender politikanet e djathte (qe nuk e merotojne fare te quhet te tille) kamxhikun qafes……
Nuk kane pare gje akoma ?!
Budalla ishte ai miku i gjate qe e tha ate shprehje te shekullit ?
E permend kunatin e z. Basha Erion Isufin si bashkpuntor te Fazllicit , ai vazhdon biznesin sot e gjithe diten , megjithese ka 3 vjet qe qeverine e kane socialistet . Keto o vlla jane te gjithe bashke . Po Nikolin Jaka qe ka mare pafajsi dhe eshte bere kryetari i dhomes se tregetise , nuk e di sa biznese ka, shumica te lidhura me tenderat qe jep qeveria,miliona euro fitime ne vit.ky popull e ka hak te vdesi prej ketyre maskarenjve qe e qeverisin,ne jemi frikacake te lindur , gjynah femijet, prandaj duhet me u zhduk nga ky vend qe femijve tane mos ti hy ajo ndjenja e inferioritetit qe ne prinderit e tyre e kemi. Dhe te rrojne me dinjitet ne vendin qe do zgjedhim te jetojme.”Shqiperi te kam dhjere si s’te mora vesh nje here”
Po ate 17 vjecarin e vrare ne Sharre do e hetojne keta gjykatesit e rinj. Apo Lali Eri eshte imun nga hetimet?
Sot ke gjyqtar te shumte qe kane rekomanduar krimineleve per te vrare njerez te cilet kane denoncuar apo kane qene deshmitare te shume ceshtjeve. Vini re, ju kujtohen lajmet e shumta tre dhene nga kronikat qe “kjo vrasje mendohet te kete ndodhur per larje hesapesh”? Keto larje hesapesh jane ne fakt dakordesia e organizatave kriminale me prokurore, gjykates dhe avokate te caktuar per te vrare njerez te caktuar per te mbyllur procese teper tre rendesishme kriminale.
Jane keta vagabonde ne sistemin e drejtesise qe kane organizuar ne fillimet e demokracise perpilimin e dokumentave per biresime jashte shteti te femijeve te jetimoreve, duke bere pazare te renda me qellim vrasjen e tyre per tu marre organe jetesore per transplante. jane keta vagabonde qe tjetersuan pronen, qe liruan kriminelet e rrezikshem e te tjera e te tjera, pra ne radhe te tyre ka vrases te rrrezikshem…prandaj ShQUPI eshte i shqetesuar.
Ore mos kane lajthitur keta njerez si guxojne keta te reduktojne vetingun vetem ne tre vjetet e fundit kur vite me pare kane bere kerdine qe koencidon dhe me qenjen e tyre ne pushtet..Ke3ta vertet te bejne per te qeshur dhe per te qare dhe propozimet e tyre qesharake vec se tregojne se deri ku kne arritur ne llumin e krimeve vjedhjeve vrasjeve aferave korruptive duke shkaterruar shtetin shqipetare ,duke duke demtuar dhe grabitur popullin e vet dhe me vjedhjet marramendese krijuan pasurine e tyre prej sheikesh sikur te ishin princa te arabise saudite dhe jo bij te nje populli qe ska ctu jap femijeve ne mbremje per te ngrene.Reforme ne drejtesi do ishte nje reforme pa asnje vlere nese nuk u pastrua duke filluar nga viti 1990.Krimet nuk mund te fallen se ato jane kryer sot ,para nje viti apo para 30 vitesh aq me teper kur klasifikohen si teper te renda sepse nuk jane ordinere por krime qe rrenuan vendin dhe masakruan popullin shqipetare pikerisht nga ata qe duhet te ishin mbrojtsit ligjor te tyre.hajde hajde se cdo gje do veje atje ku ka vendin..Jashte hajdutet e te pafytyret nga institucionet e rendesishme te shtetit sic eshte at I drejtesise.Drejtesia vonon por nuk harron……….
Jame i mendimit qe keta guyqetar te Berishes,Bashes,Mediut Shkerdhenit,pasi te miratohet plotesisht reforma e shume pritur e drejtesise,te ndalohen e te mos largohen nga shqiperia.Ambasda Amerikame dhe BE-n,te mos i japin viza per jashte shqiperise.Duket qarte,se, keta kriminel,jo paqellim kerkojne qe hetimet te behen tre vjetet e fundit,pasi e din mire ata,jane kredhur ne krime monstruoze,dhe po u ngushtohet laku rreth qafes.Krimet e tyre fillojne qe nga viti 1990,me djegien e shkaterrimin total te shqiperise,aq sa, edhe sote, e shkreta shqiperi nuk po e merre dot vehten.Te futen ne burg te perjetshem familjarisht,duke filluar te parin kryekriminelin Sali Berisha.
prisni se s’keni pare gje akoma. ishte fjala hyrese e nje kryeministri ne seancen e pare plenare, ku ai merrte pjese. e kujtoni besoj. po kujt i referohej? çfare garancish dhe cili ka qene programi qe dakortesoi shba- be- rama? une e kam pergjigjen. vete perendimi deri ne 2013 na ka pare si nje rodhe qe u ngjiteshim pas kembeve. vete ata ricikluan berishen, qe ne 97 mund ta kishin nxjerre para carla del contes . dhe duhej ta kishin bere mbi bazen e nje padie rrenqethese, per genocid kunder popullit shqiptar. per thyerje te embargos. per mashtrimin me te madh financiar te ndodhur ndonjehere ne europen e para dhe pas lufte. kjo nuk ndodhi per shkaqe qe vetem ata dhe berisha i dine. mirepo koniukturat globale ndryshuan keto 10 vitet e fundit. aktoret u nderruan e po ashtu edhe detyrat. ne kete dekade nuk kishte me milosheviç. faktori shqiptar ne kosove superoi mvartesine ndaj udb se beogradit dhe shikut te gazidedes. ne amerike era e bushit u zevendesua me administraten obama. kjo e fundit ridimensionoje mardheniet ne ballkan e ne zonat e nxehta, lindjen e mesme. senatoret apo lobuesit e elez biberajt dhe sali berishes nuk kishin me influencen e tyre ne politiken e presidentit obama e te zonjes klinton. ne europe merkeli nuk mund ta kaperdinte qe nje provincial me huqe si berisha ti tregonte abc e politikes ne forme barcaletash. per te kulmuar me 21 janarin , ngjarje qe nuk ndodhte ne sheshet e europes qe me timoshiuaren e çausheskut. ate qe ndodhi ate janar, ku te gjitha tv e europes fiksuan gryken e automatikut te llupos nga bodrumet e krye ministrise. ate qe ndodhi te nesermen ku kryeministri dekoronte vrasesit. dhe ku deklaratat superonin edhe diktatore te tjere, se do vras edhe 400 te tjere . aty u puth saliu me milon. jo me paskalin. aty u ndane nje here e mire me te . besoj se ka qene kjo garancia qe rama ka marre per te bere reformen ne drejtesi. besoj se merkel ka qene teper e sakte kur i ka thene rames se me ate drejtesi qe ju keni, nuk mund te beheni pjese e europes. prandaj dhe i meshoj faktit qe ketu duhet nje operacion i thelle mbare shoqeror. mero permendi kriminelet. po kalvari i gjate i pronave? qe eshte edhe thelbi i gjithe katrahures qe pesuam. kete gje e ben me qellim per te pervetsuar gjene e tjetrit, dhe per ta lene shoqerine gjithnje ne perplasje. pse jo edhe per te penguar integrimin e investimet ne shqiperi. po le te sillemi rrotull, le te bejme analiza si te duam. strumbullari i gjithe kesaj kasaphane eshte nje. arkitekti i kesaj, sali ram berisha. per fatin e keq o njerez, nuk behet fjale per 100 gjyqtare, 100 drejtore, apo 100 roje institucionesh. behet fjale per vlerat e nje shoqerie te tere. ketu humbi kuptimi i jetes ne gjithe dimensionin e saj. u promovua korrupsioni si norme jetese. prandaj dhe kjo puna e vetingut duhet, po duhet e thelle. shkrimet e fundit po sjellin diçka negative. thuhet kush largohet vete nga sistemi… pra kush bashkepunoi me krimin te dale menjane e te gezoje milionat. jo zotrinj. keshtu vetem sa na beni te therrasim “rrofte enveri”. duket demode, po ja qe keshtu eshte. o do japin edhe qindarken e fundit te vjedhur, o do kalben ne qeli, ose kurre mos u befte . na vjen keq se aty na ka bere koka bam, po nese keta ja hedhin paq, kjo do ishte tallja e neperkembja me e shemtuar qe shqiptaret mund te kene perjetuar ndonjehere.
Amerika vete I heton edhe krimet 60-70 vjecare bile dhe me teper. Pse ne Shqiperi vetem per tre vitet e fundit?
Apo deri atehere shteti funksionoi mire fare e?
Hetim pa kufizim per cdo te dyshuar dhe akuzuar.
Bile rigjykime duke patur parasyshe shkallen e korrupsionit ne sistemin e drejtesise.
Nese zbehet kjo gje atehere reforma ne drejtesi eshte njelloj si ceku i bardhe i PD ne fillim vitet e 1990, vetem me aktore te rinj.
Mero,
Me duket interesante analiza jote por sikunder edhe ka ndodhur rendom ne Shqiperine tone te dashur, edhe kur nje reforme apo ndryshim eshte i mirepritur, he shume i nevojshem, per shoqerine, ndodh qe falangat e puhteteve te dalin ne mbrojtje, apo sulm varesisht nga krahu, dhe ta shnderrojne gjithcka ne ceshtje politike, jo reforme thelbesore, jurdike apo ekonomike. Ne rastin konkret, ben mire qe permend bemat e drejtesise ne sherbim te krereve te SHQUP-it, por mos ler pa permenduar edhe bemat ndaj Metes, Rames dhe rretheve te tyre te ngushta. Po ashtu mos ler pa permendur edhe “nderet” qe po keta gjykates u kane bere kolegeve te tu nga media si Frangaj, Cakulli, Top-Channel, Zheji etj etj. Jo per gje, por le te shohim te gjithe foton, jo vetem ate qe mund ti pelqeje vetem gjysmes se trurit.
Eshte e vertete se shume nga gjyqtaret e sotem jo vetem u kane bere ndere shume krimineleve nder vite, por jane ne fakt partnere te tyre ne aktivitetet kriminale te kryera. Por, krimi nuk ka ngjyrime politike, apo besim fetar, apo moral. Keta kriminele jane sherbetore te pushtetit, jo te ngjyres apo emrit Merr listen e te gjithe deputeteve qe nga 1991 dhe dhe me thuaj sa perqind e tyre kane perfituar nga vendimet gjyqesore te padrejta dhene ne favor te tyre kundrejt privilegjeve dhe pagesave qe keta politikane u kane mundesuar ketyre gjyqtareve. Besoj se mund te jene sa gishtat e dores ata qe skane perfituar dhe qe me siguri i perkasin legjislaturave te para. Pra, edhe klasa politike eshte po aq kriminale sa edhe kriminelet e vertete, dhe po aq shkeles te ligjit sa edhe keta gjyqtaret qe na paskan dhene vendime te padrejta. Por, si ka mundesi qe analiza nuk behet edhe me e thelle? Mos valle ne cdo vendim te dhene nga gjykata eshte zbatuar ligji dhe vendimi eshte dhene ne baze te provave te siguruara nga dy institucione haptasi te kontrolluara nga influenca politike, Policia dhe Prokuroria? Pse gjithmone bejme fajtore gjykatat ndersa amnistojme arsyen paresore te krimit ne sistemin e drejtesise, paftesia apo pagadishmeria e atyre qe mbledhin pravat dhe atyre qe drejtojne hetimet per tua bere gjykatesve te pamundur dhenien e vendimeve te padrejta ne dukje? Problemi eshte se me reformen e sotme kerkohet goditja e individeve, jo permiresimi i istemit. Sot me paturpesi sulmohet nje gjyqtar thjeshte sepse 1. Eshte tropojan (pa lidhje familjare-gjaku me Berishen) 2. Eshte i ri dhe natyrisht se xhelozia e barkaleceve merr prioritet 3. Sepse ka qene mik me djalin e nje politikani. Per te paren, eshte shqiptar dhe pavaresisht nga eshte ka te drejten e plote jo te jete gjykates, por edhe president nese do dhe mund te zgjidhet. Per te dyten, e ardhmja i takon rinise, jo barkaleceve burokrate qe nuk drejtojne dot nje magazine, jo me nje institucion. Per te treten, do duhej qe te largonim nga aktivitetet politike dhe sociale te gjithe ata qe i kane sherbyer me devotshmeri sistemit politik shqiptar ne 25 vitet e fundit, perfshire gazetare, analiste, ekonomiste, doktore etj etj.
Klasa politike shqiptare eshte nje bashkim kartelesh ku cdo gje shteterore perdoret per qoka ndaj idhtareve dhe mbeshtetesve si psh pseudo analistet si Zheji qe skane as shtylle kurrizore, jo me karakter e moralitet ne ato qe bejne. Ju mund te ndryshoni krejt keta gjyqtare te sotem, por duke ndertuar nje prokurori speciale me prokurore aktuale do te thote se vendimet qe do marrin gjykatesit e ardhshem do jene te njejta me ato te deri sotme. Kujt do ia leme fajin pastaj ???
Gjyqtaret e 21 janarit jo vetem qe duhen qruar nga drejtesia,por Te dalin edhe para qyqit,pasi u tallen me te vraret . Vendimi I tyre ishte qesharak . I vrane pa dashje se nuk I njihnin . Po me I poshter eshte ai speialisti qe fuste copza drurit ne kemishen e Te vrarit per te vertetuat se plumbi kishte bere rikoshete.
Kjo reforme e shume pritur nga me shume se 90-95% e Shqiptareve,nuk do te kete asnje kuptim,nuk do te kete asnje vlere, nese nuk fillohet qe me ndryshimin e sistemit te pakten,biles qysh nga privatizimet e para te pasurise kombetare,viti i zi 1997,gerdeci, shtatori 1998 e deri ne ditet e sotme,vetem keshtu ajo do te quhet reforme.
Analize brilante e Shqip! Sikur te gjithe te mendonin keshtu… Flmndrt Shqip !
Protesta kunder afatit 3 Vjecar ,te masakrohen kriminelet e drejtesise ,keto 3 vitet e pushtetit Socialist ato dalin te paster ,akoma ato do te gjykoje kjo bande ?
Protesta kunder afatit 3 Vjecar ,te masakrohen kriminelet e drejtesise ,keto 3 vitet e pushtetit Socialist ato dalin te paster ,akoma do te gjykoje kjo bande ?
Kush te tha se mendimi I juaj per gjygjtaret qe I sherbyen shiperise ne Kohen e Berishes jane te verteta?Nuk e besoj se mendimet dhe shkrimet e tuaja gjejne solidaritet tek populli shqiptar per etik.Zoti Baze Mendimet e tuaja kunder opozites se sotme jane mendime skandaloze,tendencioze,trillime me Hamletet e Shekspirit apo mashtrimet e tipit Enver Bimbashi.Fantazia e trillimeve tuaja kunder te madhit Berisha jane qesharake dhe te pa vlere sepse at jane deformime sharlatanesh etj.Cpune dhe faj kane femijet e Berishes qe gjithmone i pergojoni,As nuk ishin ne funksione shtetrore dhe as nuk kane punuar fare ne sherbim te shtetit shqiptar por gjithmone ne sektorin Privat.Pse nuk i zen me goje Djalin dhe Vellain e Edvin Rames qe po bejn kerdine duke vjedhur shtetin shqiptar?
Epo , preferoj , edhe gomar te jem , vetem mendjen dhe trute e Mentarit , te mos i kem !