Konspiracioni i madh rreth drejtësisë!

23 Gusht 2016, 21:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Në  vitin 1992, Xhorxh Soros kishte financuar shtatë gazeta, që atëhere konsideroheshin opozitare me ish-regjimin komunist dhe kishte paguar ndërtimin e një shtypshkronje dhe furnizimin e saj me letër. Jashtë liste kishte ngelur ende një gazetë kulturore, “Drita”, e cila nuk kishte më asnjë mbështetje financiare, pasi ishte shkrirë Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Një redaktore e saj, që tani është gazetare shumë e njohur, në përpjekje për ta bindur Xhorxh Sorosin të paguante plotësisht për gazetën “Drita” e pyeti:

-Zoti Soros, keni dhënë lekë për gjithë këto gazeta partiake, po për ne që jemi tërësisht të pavarur, pse nuk na financoni plotësisht?

-Jo, i tha Soros me humor, se pastaj do vareshit nga unë!

Mu kujtua kjo skenë nga përballja e brezit të gazetarëve të rinj të viteve ‘90, me mbijetesën dhe lirinë e shtypit, tani që në Shqipëri po gëlojnë teori të pafundme konspirative, pas miratimit të reformës në drejtësi, që vënë në qendër të këtij komploti përsëri Xhorxh Sorosin, i cili nuk jam i sigurtë nëse është njoftuar që është miratuar reforma dhe a ka fuqi fizike të ndjekë zhvillimet në Shqipëri.

Kjo valë teorish konspirative nisi pas miratimit në parim të reformës në drejtësi në korrik, kur kundërshtarët e palëkundur të saj, filluan të shpjegojnë tërheqjen e PD dhe votën në parim pro reformës, si një konspiracion ndërkombëtar. Në pamundësi për të shpjeguar pse votoi PD, filluan të lulëzojnë teori konspirative që vënë në qendër të aksionit pro reformës, miliarderin filantropist e kontravers, Xhorxh Soros, si dhe teori qesharake për përplasje BE–SHBA, e deri tek riformatimet e aleancave globale, pas luftës në Siri.

Është pak qesharake dhe për kulturën e komunikimit publik, të shpjegojmë tani botën me libra të shoqërive sekrete, por më qesharake është që të besojmë se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos këto të fundit, vunë veton për reformën, për shkak të një miliarderi anti-establishment, që ka pasaportë amerikane.

Por është e thjeshtë çfarë ka ndodhur. E gjithë kjo mërzi në të vërtetë shpjegon faktin përse PD ndjehet e penduar që u miratua reforma, dhe se si po përpiqet të votojë kundër ligjeve implementuese të saj. E gjitha çfarë po ndodh është një përpjekje për të gjetur një shpjegim anormal, përse PD u detyrua të votojë. Kjo u bë më e qartë sot në Komisionin e Reformës, kur PS dhe LSI, votuan ligjin e “Vettingut” dhe PD votoi kundër.

Problemi i PD është se nuk i pengon dot ligjet organike pasi ato duan 84 vota dhe koalicioni i ka ato vota. Basha dhe Berisha e votuan reformën, me shpresë se e përdorën atë mjaftueshëm, sa për të përçarë politikisht koalicionin PS-LSI, duke shpresuar që pas reformës, ata do të merrnin qeverinë dhe do të zbatonin reformën, siç dëshironin ata.

Kjo gjë nuk ndodhi dhe duket që ka ngjallur një dëshpërim të frikshëm, që i ka bërë kundërshtarët e reformës, të shikojnë filxhanin nga u erdhi kjo e keqe.

Është e qartë nga u erdhi. Nga vendosmëria e SHBA dhe BE, për të bërë reformën në drejtësi në Shqipëri, duke e ideuar vetë dhe duke e paguar vetë. Ligji i “Vettingut”, po votohet mes të tjerash, edhe nën presionin që duhet votuar brenda gushtit, se digjen fondet e BE. Pra është një drejtësi ku Perëndimi nuk po investohet vetëm politikisht, por dhe financiarisht.

Por a do të jetë kjo një drejtësi e pavarur? Për këtë po, ia vlen të kujtojmë konferencën e parë të shtypit të Sorosit në Tiranë në vitin 1992. Po u pagua e tëra nga Perëndimi, do jetë e varur nga Perëndimi. Shpresoj që kjo të mos t’u mërzisë më shumë.

19 komente në “Konspiracioni i madh rreth drejtësisë!”

  1. m m says:

    Hahahahaha plaka Nurihan ( Sali Berisha ) shikon filxhanin….Po si i del, se ? Keq e me keq,llum dynjaja,ashtu sice e katandisi shqiperine . I dalshin pas koke te gjitha

    1. majlinda says:

      Ha ha, shume i madh MERO !, te lumte, ti u a cjere masken ketyre fallxhorev qe nuk duan drejtesi ne shqiperi, duan drejtesi per veten e tyre, te tjereve zjarri tu bjere ! Berisha nuk ka ku futet me, Avokat Ngjela ja ka parashikuar ketij sharlatani qe nuk do qe ky vend te eci dhe te futet ne BE, ka shume krime dhe gjynahe per te lare, vjen nje dite, vonon por nuk harron, thote fjale e urte.

    1. kashi says:

      po zakonisht ata qe paguajne duan fitimin me vone opo jo ??????

  2. Mentari says:

    BE ka 10 vje qe ka investua per Vetingun e Bullgarise anetare te BE dhe atje akoma nuk ka drejtesi.Po ne shqiperine Arabe si do te ket sukses Vetingu se paguhet nga BE??????????????????????????????????????????????????????????????Dridhe o Like se e ke pike.Mero ndrysho profesionin se Profecite e tuaja per PD, Berishen apo BASHEN NUK JANE RIALIZUAR.NJe Perendimor I shkolluar beri nje debat me nje perendimor tjeter te pa shkolluar dhe ne debat e siper ai I shkolluari I tha atij te pashkolluarit.Shyqyr Zotit qe ti nuk je I shkolluar sepse njerez si ty do te ishin shum te rrezikshem per shoqerine e tone.Beri te fala Sandrit.

    1. Anonim says:

      Po ti ke te shkolluarit hyn apo ke ato te tjeret?do behet drejtesi ne shqiperi kur i plotfuqishmi ZOOOTI te nderhyje dhe keto politikanet nga90-ta e ketej ti zhduki bashke me familjet e tyre. Atehere do shpetoje ky popull. Deri atehere mos keni shprese o te shkolluar dhe te pa shkolluar. AMIN !

    2. Anonim says:

      Pse nuk e publikon komentin o te qifsha robte se u turturova tu shkrujte.

  3. TJ says:

    Z. Mero jeni shume i kthjellet per gazetarine shqiptare! Kjo gazetari eshte mercenare dhe llum po llum ama! Nga llumi qe kendermon! Le te shpresojme qe Amerikanet dhe BE e kane serizisht kete radhe! Jo si me “krokodilin” europian! Shpresa eshte Amerika!

  4. Maloku says:

    Hahahah, e varur nga perendimi. Frika me e madhe qe ka Saliu me shoke po behet realitet.

  5. hasan says:

    Aman ore të keqen. Më mirë të varet nga prendimi se nga Salihu.

  6. shqip says:

    “s’ke ku shkon, ketu do vish qen bir qeni” . batute nga lulekuqe mbi mure. edhe pedja s’ka nga ja mban. ashtu me breke neper kembe do vije e ta votoje. pastaj le te bertasin ne kor, fitoreee. nje gje eshte e sigurt, nese shba e ka ndare mendjen ta beje reformen, ajo do behet. nuk ka fuqi bylyk- bashi i sali dixhitalit qe ta pengoje. kam pershtypjen se amerika po i ben te hypin vete ne qerre. prandaj dhe rama duket teper i relaxuar. aleati i tij floriri me bllok, u mundua te bente ndonje orvajtje per ta bllokuar. por fakti qe u terhoq, sidomos nga qeveria teknike, me ben te mendoj se dosja eshte mbi tavoline. zgjidh, o dosjen me qeverine kuislinge te mejdan, islam, ristan, etj. ose vazhdo punen dhe ul koken qe te mos te bjere barre e rende . dhe ky si “trim mbi trimat” ju kthye punes. tani flet per stabilitet. ata te shqupit me larot e korpusit te azem hajgarit, ata e kane ndare mendjen. djegur se djegur jemi, pse te mos e provojme ti kundervihemi amerikes me teza marksiste. keshtu bente daniel ortega. qe mendonte se do shantazhonte shba. nuk e kuptojne qe si keta , amerikanet i perdorin si lecke per te fshire makinat. ndonjerin edhe e genjen mendja. jo se saliu eshte i forte. ka mbeshtetje. po te doje ai, e te tjera sofizma. saliu vetem nese shkon ne ate bote shpeton. ne kete bote do ti behet me pa derman gjyqi i historise. saliu nuk ka bere krim ndaj nje apo dy , e tre personash. saliu do gjykohet per krime te renda ndaj shtetit e kombit shqiptar. prandaj dhe lyl-li i shqupit nuk ben dot ndryshe. shpresoj shume qe pedja te votoje kunder. ne menyre qe te prishen nje here e mire me shba dhe be. shpresoj shume qe paloka, noka, ristani, topalli, dhe kompania e bretkoskave te kundershtojne vetngun. ne menyre qe elektorati i djathte te kuptoje se me ke perfaqsohet. shpresoj edhe me shume qe lesh e lija e like bllokut te mbetet me kaq. perndryshe ne zgjedhjet e ardhshme mund te dale pa deputet fare.

  7. nuk ka tym pa zjarr says:

    E fillove mire more mero. Shtate gazeta financohen nga sorrosi. Nja dy tv so klan financohen nga serbi. Ca gazeta dhe tv nga italiani. Ca nga greku. Nuk e di gazeta jote nga financohet. Ne fakt e marr me ment sepse sa here qe preken inreresat be, fmn, bb ne komentet e mia ti i censuron sa here kam komentuar qe futja e shqiperise ne be do te thote neokolonializem ti i censuron. Pra qe jemi nje koloni kjo eshte e veetete. Roli i qeverise tone eshte rol guvernatori. Pavaresia e fituar 100 vjet me pare zgjati me pak se 100 vjet. Tani jemi pjese e perandorise se madhe. Roli yt dhe shume te tjereve me kujton ata qe therrisnin 100 vjet me pare dum baben, dum baben. Vetem qe ndryshoi pozicioni gjeografik. Atehere drejtoheshim nga lindja tani nga perendimi. Te ashtuquajturit inrelektuale si kadare, agolli apo arben duka nuk me besohet qe nuk e kuprojne situaten por i duket me kollaj te therrasin dum baben. Nese historia do ndryshoje nje dite dhe shqiperia do te fitoje pavaresine e humbur perseri te gjithe ju do te denoheni si kolaboracioniste.
    Shendet mero dhe byth te forta.
    Ti mund te kesh aftesi ti artikulogj gjerat me mire pir sa per te kupruar realitetin politik dhe situaten e kohes besoj se e di me mire se ty.
    Dhe me mire se budallenjte qe kane mbushur parlamentin dhe qeverrine.
    Edi rama tashme e ka shitur gjithe shqiperine tek te huajt me nje shpejresi marramendese. Shqiptareve i kane ngelur vetem krahet e punes.
    Edhe ty keta te huajt do te shfrytezojne deri sa ti duhesh. Pastaj do ta mvyllin rubinetin dhe do ti bashkohesh klases punetare.

  8. Treviso says:

    Rrethi po i ngushtohet çdo dite mafjes politike dhe krimineleve me mandat. Me ben pershtypje ngadisa komentues qe habiten nga veprimet
    e LSI-se.
    Keto komentues duhet te kujtojne kohen kur Edi Rama lidhi kontrate me prostituten dhe qendrimin qe mbajten qytetaret, per kete kontrate.

  9. naivi says:

    Duket se Meroja, si “i mbrendshem i Sorrosit” paskej te dhena “te sigurta” se ne Shqiperi, shtate gazeta qe kritikonin ish partine e punes, paskeshin qene te financuara nga ai. Meroja i ben “budallej” te gjithe ato qe mendojne se Sorros, filantropine e tij e ka perdorur per riardhjen ne pushtet te socialisteve, me forcen e parave. Paskej qene perndimi ai qe ka dashur qe te forcohet socializmi e jo Sorros qe sipas Meros qenka kundershtar i socializmit. Hajde, hajde cfare zbulimi alla Mero ??????????

  10. Zani Burimi says:

    Me zuri syri nje shprehje te nje komentuesi “Shqiperi arabe”, dmth muslimane.
    As qe ka pasur Shqiperi muslimane asnjehere ne Shqiperi. Ja si shkruan Justin Godart te libri “Shqiperia ne 1921″”
    “ Është gabim që Shqipëria të quhet një shtet musliman, shteti shqiptar nuk ka asnjë fe kryesore, barazia dhe pariteti prefekt janë garantuar për të gjithë besimet…
    … Janë fakte të vërteta atje që provojnë se janë shqiptarët muslimanë që vuajnë fanatizmin dhe intolerancën e së fqinjëve të tyre të krishterë dhe se asnjë I krishterë në Shqipërinuk vuan për shkak të fesë së tij. Dihet se që shqiptarët muslimanë e kanë pësuar nga ana serbe në Kosovë; dihen gjakderdhjet njerëzore të Kosovës, fshatrat që akoma nxjerrin tym në malet e Dibrës dhe 100 fshatrat e shkatërruara në 1914 nga grekët, formojnë akoma në këtë moment grumbuj shkatërrimesh që flasin vetë. (Shqiperia ne 1921,F.146)
    Kete aqarim e bej nga vuajtja qe ndjej kur shkruajne gjepura analfabetet dixhitale…

  11. DIA says:

    Nga nje ane nuk bej cudi per keto shkrime qe nxjerr o Mero se duhet dhe ti te justifikosh parate e padronit, po qe Sorrosi eshte filanthropo kete cudi do e bej tabele e ta shoh qe ne mengjes sa te ngrihem nga gjumi qe te filloj nje dite me te qeshura, barsalete me te bukur nuk kam pare.

  12. jeniceri says:

    E kuptpj qe e ke per fabiu shkrimi, po gazeta “Drita” ka qene qe ne diten e pare njera nder shtate gazetat qe ti thua se i financonte Soros, po une si drejtues i njeres prej tyre, di qe vec pareve te institucionit tim, s’di te kem marre ndonje dollar nga diku tjeter, vec shtypshkronjes qe vertet e sollen amerikanet. Nejse, shendet.

  13. sit... back..and relaks →→→ says:

    Hah, Soros nuk ka kohe fizike dhe as interes thote te ndjeki zhvillimet ne shqiperi, zhvillime per te cilat ai eshte invesuar gjithe keto kohe dhe pasi harxhoi miliona per fondacione, shoqata, gazeta, tv, sondazhe, sondista, analiza dhe analista nuk paska me interes dhe kohe te ndjeki se si po shkojne investimet qe ka bere. Thuaja ndonje tjetri keto Mero se Soros e ka lene microchip-in ne shqiperi ka kohe dhe per cdo levizje i ndizet llampa ne mos ka ca levizje qe ai i di perpara se ti ndizet llampa. Kur Soros arrin te ndikoje ne politiken e jashteme amerikane tek kjo e jona ai eshte dhe zot dhe shkop. Me te mira.

  14. sit... back..and relaks →→→ says:

    Moa harro ma boto komentin qe bera e perpara he te kam rixha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje