Drejt reformës, pa fanfara

22 Gusht 2016, 20:49Editorial TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Kush kujton javën para 21 korrikut (duket sikur kanë kaluar gjashtë muaj), e ka ende të gjallë elektrizimin dhe tendosjen që pësoi ambjenti politik dhe mediatik në Tiranë. Duheshin 94 vota për reformen në drejtësi dhe ato nuk i kishte asnjëra nga palët. Të paktën në letër. Hyrja e fuqishme e ambasadës amerikane në lojë, në orët e fundit para votimit dhe presioni i shtuar i europianëve, bënë që Lulzim Basha të hapte rrugë dhe që i gjithë Kuvendi të votonte një projekt që tani pritet të bëhet funksional nga miratimi i një liste ligjesh që prekin prokurorinë speciale, vetingun dhe forumet e tjera të larta të sistemit të ri të drejtësisë.

U duk sikur parlamenti, e bashkë me të e gjithë shoqëria, u shtendosën pas votimit të 21 korrikut. Të gjithë i kthyen sytë nga deti me një dëshirë të tillë, saqë pakkush nga politikanët qëndroi në Tiranë gjatë gushtit, me përjashtim të anëtarëve të komisionit të reformës. Bashkë m

Ky vaakum u përpoq të mbushej disi me disa fabula dhe gjysëm-fabula, më shumë të sajuara sesa të vërteta. E para ishte e ajo e presidentit që nuk dinte ç’të bënte me Këshillim e Emërimeve në Drejtësi. Përplasja e dispozitës kushtetuese me ligjin e munguar që përcakton procedurat konkrete, bënë që kreu i shtetit ta humbasë të drejtën për të shpallur kandidaturat e KED. Zhvillimi i dytë ishte ai i një debati për shkeljen eventuale të lirisë së shtypit, me rastin e ruajtjes së sekretit hetimor, gjatë punës së prokurorisë speciale. Një debat në thelb bosh, ku shumica u konformua, më shumë e kompleksuar nga “ekstremistët e konsensusit” të LSI, sesa nga vetë përmbajtja e nenit të famshëm 13.

Dhe së fundi, më e rëndësishmja nga të treja këto zhvillime verore, ishte negociata pas perdeve për vetingun. Për fatin e mirë të Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, ligji i vetingut është shkruar thuajse i gjithi nga ndërkombëtarët. Të cilët ishin edhe oponenca e vërejtjeve të opozitës për vetingun. Rezultati ishte i qartë: pjesa më e madhe e listës së gjatë të propozimeve të PD u konsideruan në konflikt me esencën e procesit të vetingut. Gjasat janë që edhe këto orë të mos sjellin përmbysjen e këtij ligji, i cili në fakt është pika e gravitetit e të gjithë reformës në drejtësi.

Java ku po hyjmë, deri në orët e fundit të muajit gusht, do të jetë përcaktuese për këmbën me të cilën reforma në drejtësi do të hyjë në skenën shqiptare. Rrethana kryesore që e lehtëson procesin e miratimit të ligjeve që do t’i japin asaj jetë, është se tashmë do të duhen vetëm 84, e jo 94 vota. Që do të thotë se në rast kolapsi taktik nga secila palë në Kuvend (mund të imagjinohet lehtë se cilët janë më të prirur për ta bërë këtë), shumica prej 84 votash është gjithsesi më e lehtë se ajo prej 94 votash. Fundi i gushtit do të shënojë fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Këtë rradhë pa fanfara, duartrokitje dhe shpresohet…as edhe tension.

Tashmë të gjithë janë pajtuar me faktin se reforma në drejtësi, nga mundësi është kthyer në realitet. Priten vetëm dorëheqjet e para brenda sistemit, të cilat thuhet se do të jenë jo të pakta. Natyrisht në formën e “protestës” për shkeljen e të drejtave e lirive kushtetuese, personale apo familjare. Bëhuni gati ta dëgjoni shumë shpesh këtë frazë në javët e ardhshme.(Javanews)

7 komente në “Drejt reformës, pa fanfara”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk do ta lejojne,do mbrohen me “Hajdaresat” !

  2. agim says:

    Ne sistemin e drejtsise priten dhe eshte normale dhe largimet e vullnetare dhe te detyruera.Cka dyshoj une dhe cka eshte e keqe ishlla nuk u eshte bere ndonje premtim apo kompromis me mafiozet e medhenje hajdut politik,ku jane nja 4-5 vete shume te rreziksshem,nese ndoshe kjo reforma do deshtoje

  3. Ai burri i gjate i shtetit ……, a e mbani mend se si tha para 3 vjeteve ; Nuk keni pare gje akoma !
    Dhe megjithmend akoma nuk kemi pare gjingjonat dhe kompleksin e drejtesise se plepave me vetem…………1vit kurs. Te behen zyrrrrrtare te larte te drejtesise- PD !………..
    Prisni…..vetem pak kohe ….!!!!! Tik…tak….tikkkk.taklk…….

  4. keli says:

    as nuk t’ ia dije njeri fare se cfar eshte bere para e mbas 21 korrikut minxhos, jane ngopur njerzit me demagogji

    1. Centauri.al says:

      Moderator, mos fli gjume, mos e mbaj komentin tim per vete, e kam postuar ate perpara ketij Kelit qe e ke nxjerre tani ne 1:47pm.

      1. Centauri.al says:

        Eh, pardon zoti moderator, dismiss my last coment!

  5. Centauri.al says:

    Zoti Skender, cfare ka ngjare me publicistiken tende, me sensin kritik te saj, me konseguencen e paepurr demaskuese dhe stilin gjithe nerv dhe prapseprspe, brenda nje llogjike te shendoshe njerzore, nje publicistike qe ngjallte respekt dhe shprese edhe pse ishte qartazi publicistike militante.
    Tani, shkrimet e tua jane te vaketa, pa nerv, politikishit korrekt dhe prap se prap qe nuk te cojne gjekundi. Nje allasoj Lenc Vangjeli, nje kategori Xhep Mejdani, nje kushuri Nazarkosh.
    Aman o zoti Minxhozi, c’te ka gjetur, bjeri prapa vetes o derman, se mos te kane dhene ndonje kure te gabuar dhe vete dem alamet djali, edhe nga ata te pashmit, edhe nga ata te talentuarit.
    Ja, edhe profesor Hasimja, qe flinte gjume edhe kur shkruante, edhe kur fliste ne studjo, edhe kur i lepinte bythen Berishes, edhe kur bente zedhenesin ne hije te zyres se Janulles, eshte zgjuar tani, eshte bere shpuze dhe po i quan legena dhe burra lavire te gjithe ata qe kane bere detyren si qytetare dhe kane votuar pikerisht per ata qe u thoshte te votonin,vete Hasimja bashke dhe me kodoshet e tjere si ai, majtas apo djathtas te kene qene, perfshire edhe listat e Berishes, LSI -se apo PS-se.
    Keshtu zoti Minxhozi, nuk mund te shkohet ne votimin e Reformes ne Drejtesi duke fjetur gjume, apo qofte edhe me avaz qemaneje apo Pa Fanfara, sic na thua ti. Ne kete reforme shkohet me vetetima e bubullima, me te qara dhe me kuje, me ulurima dhe te cjerra, sepse tek kjo reforme po shkohet me nje sini te madhe me koken e sovranitetit te vendit te blatuar per te, tepsi qe ne te gjithe bashke, po e vendosim poshte gijotines qe po ngreme mbi piedestalin e Kushtetutes sone te sapo gjakosur, per te pritur kokat e prera qe do rrokullisen poshte kur shpata e reformes do te filloje punen e saj.
    Kjo 2016-ta, ka per te qene per Republiken e Shqiperise, sic ishte nje here e nje kohe Viti ’93 per Republikes Franceze.
    Dhe sigurisht qe duhen fanfarat per kete histori.
    Shiko pak, thirrjen tende editoriale per te shkuar tek Reforma ne Drejtesi pa fanfara.
    Ka dy dite qe rri e varur ne Sheshin Konkord te gazetes se Meros, dhe jane vetem 5-6 komente te vaketa per te. Sikur ke folur per Opingat e Sheros, dhe jo per Reformen ne Drejtesi.
    Une vete, po te me afronte Meroja pozicionin e moderatorit te komenteve on line te gazetes se tij, me rroge mujore jo me pak se 1000 euro, do te shkruaja me kenaqesi nje shkrim te shkurter editorial per kete reforme, me titull: Requiem per Reformen ne Drejtesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje