Histeria  që po lë të qetë “vrasësit”!

27 Gusht 2016, 20:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Një pesëmbëdhjetvjeçar ka pësuar një vdekje tragjike në një kafaz ashensori jashtë çdo standardi teknik, tek  fabrika e ish-Plastikës në Durrës. Vdekja mund të ishte shmangur, nëse administratori i asaj ndërtese, do të ishte i detyruar të zbatonte disa rregulla të hekurta të sigurimit teknik, apo standardeve të ashensorit.

Por ajo që më bëri përshtypje tek lajmet për vdekjen tragjike të djalit, ishte fokusimi tek fakti se ai kishte shkuar në fabrikë, sepse në shtëpi nuk kishte drita, pasi OSHEE-ja i kishte prerë për mungesë pagese…

Nuk di kush e infiltiroi i pari lajmin, por pas disa orësh në web nuk flitej më për vdekjen e djalit, por për faktin që atë e ka vrarë OSHEE. Është një histori e njëjtë, e përsëritur disa herë përmes histerish të tilla, kur pasi vdes dikush, bëhen lidhje me faktin a kishte drita ku vdiq, a i kish paguar faturat, a vdiq nga meraku i tyre etj.

Por kjo e djaloshit në Shkozet është dhe më e rëndë.

Në një kohë kur gjithë shoqëria duhet të fokusohet tek fakti se si mund të vdesë një fëmijë në një ndërtesë biznesi, ku fare mire mund të vdiste dhe nëna e tij e gjorë, që tani duhet të vuajë vdekjen e djalit, apo shoqe të saj që punojnë aty, fokusohemi tek një hall që të politizon vdekjen dhe fsheh vrasësin real të djalit.

Të paguash faturat e dritave, është detyrim ligjor, pasi është marrëdhënie kontraktuale, dhe të të priten dritat kur nuk i paguan, po ashtu është një veprim ligjor. Por në këtë rast, ajo që bie në sy, është fakti se vdekja e djalit nuk përdoret për të goditur shkakun e vërtetë të saj, që ka të bëjë me kushtet çnjerëzore të ndërtesave ku ushtrohet biznesi dhe papërgjegjësia e administratorëve, por tek fokusimi drejt një histerie anti-shtet, siç është detyrimi për të paguar dritat.

Fjala vjen, nëse dikush do të shkruante se djali shkoi tek puna e mamit, se ishte grindur me një shoqe të tij, ne duhet të linçonim tani vajzën me të cilën ishte grindur ai, dhe jo atë që nuk rregullon ashensorin. Apo sikur të kishte ndodhur që djali të shkonte tek nëna të merrte çelsin që kishte harruar brenda në shtëpi, duhet të fajësonim nënën, që kishte marrë çelsin me vete.

Kjo histeri e cila përpiqet të politizojë aksidentet tragjike, apo vdekjet e dhimbshme, dhe të shmangë debatin real që duhet të bëjmë mbi to, në të vërtetë është një rivrasje e këtyre fëmijëve tragjike, të cilat mund t’u hapin rrugë vdekjeve të tjera tragjike, nëse nuk merremi me shkaqet e tyre. Kështu, është bërë modë që dhe kur shtyp një makinë një grua, dhe kur vdes dikush tragjikisht si Arditi në plehra, dhe kur vdes dikush si ky fëmija 15 vjeç, debati të mos orientohet tek shkaqet e fatkeqësive në kantieret tona, apo papërgjegjësinë që dëshmohet ndaj jetës së tjetrit, por tek politizimi i rrethanave të vdekjes me gjëra që nuk kanë lidhje me vdekjen. Në kantieret tona të papërgjegjshme, mund të ketë vdekje përditë. Mund të vdesin njerëz nga papërgjegjësia e tyre, nga papërgjegjësia e punëdhënësve, nga aksidente apo nga fatkeqësi natyrore. Detyra jonë është të vëmë gishtin në plagë dhe të luftojmë arsyet përse vdesin këta njerëz si shtazë rrugëve.

Rasti i vdekjes së djeshme në Shkozet dhe arsyetimi se shkak për vdekjen ishte se ai shkoi tek nëna e vet ngaqë nuk kishte drita në shtëpi, është një shembull tipik, se si nuk do t’ia dish përse ka vdekur ai djalë. Në vend që t’i kërkosh shtetit ë vendosë rregulla ndaj atyre bizneseve që me papërgjegjësi shkaktojnë vdekjen e tij, i kërkon llogari shtetit, pse u mbledh lekët e dritave qytetarëve. Kjo është tepër dhe është një krim që bëhet ndaj vrasësit real të vogëlushit. Shpresoj që përgjegjësi për vdekjen e tij, t’i ketë paguar dritat, që të mos qajmë edhe për atë nesër, nëse e arrestojnë.

18 komente në “Histeria  që po lë të qetë “vrasësit”!”

  1. vito says:

    Bashkohem me mendimet e tua Mero por ti e di mire qe ky shtet qe ka fuqi tu prese dritat te varferve nuk ka fuqi te beje asgje ndaj Ilir Metes qe kapet duke vjedhur 700 mije euro per nje koncesion hidrocentrali. Nuk ka fuqi te beje asgje ndaj koncensioneve te Shkelzenit dhe Damir Fazllicit. Eshte e lehte te thuash qe po zbatohet vetem ligji por ligji egzistoka vetem per te varferit e njerezit e thjeshte. Politikane kriminele jane imune ndaj ligjit.

    1. SERBERISHA.. KY KANIBALI YNE says:

      Nuk ka ndodhur ne historne boterore qe nje mender me thane “burre shtetit” sipas horrorable Arvizu te kete bere kaq shume krime si nje profesionist i vertete.

      KANIBALIZMI i tij eshte i pabesueshem ne rritjen e inkandeshences turmave sidomos ne raste mortore.Krahesojme vrasjen e te ndjerit Fatmir Xhindi dhe varrimi qe ju be….Vetem nje minute heshtje mbajten shoket e tij ne parlament..kuse varrimet e Sokal Olldashit dhe Azem Budallhajdarit u bene VARRIME MBRETERORE edhe pse u VRANE SI QEN RRUGESH……..AQ ME SHUME QE LUL BASHA NE ATE KOHE DEKLAROI SE I NJOHIM VRASESIT…KU SHKUAN ..PSE NUK FLET PALLOSHI EDI RAMA…POR MERRET ME BUNKARET E ENVERIT

      PO BUNKARI I SERBERISHES ?! PER TE CILIN MORI VOTAT

      DOSJA PENALE E NJE KRIMINELI QE U LEGALIZUA NGA UDB DHE U APROVUA
      NGA EURO-ATLLANTIKET PA DATE SKADENCE.

      Politika shqiptare ka shumë pikëpyetje, por ato më të mëdhatë lidhen me një njeri, doktorin Sali Berisha. Është ende e nxehtë natyra e debatit që vërtitet rreth një prej figurave të larta të komunizmit, Hysni Kapos. Edhe bashkëshortja e tij, Vito Kapo, i qëndroi deri në fund tezës se Hysniun e vranë dhe nuk ndryshoi mendim për asnjë çast. Madje edhe diagnoza e helmimit.

      Por kush e helmoi?. Kush përfitoi? Kapo ishte njeriu që mund ta zëvendësonte Enver Hoxhën, pasi ishte më popullor. Dhe për mjek oborri kishte….Sali Berishën. Përfituesi…Ramiz Alia. Dhe nderi i kthyer, Berisha futet në rrugën e politikës, në rrugën e pushtetit. Katovica mbeti amanet. Por Ramiz Alia nuk foli kurrë. Edhe kur u përpoq, ngjarje të mistershme ndodhnin rreth tij. Shumë mbahen në alibinë se Nexhmia dhe Ramizi u burgosën. Po, u burgosën, por nëse nuk do të ndodhte, çfarë do të bëhej me ta pas urrejtjes popullore të familjarëve të të pushkatuarve dhe persekutuarve ?!.

      MENDER ME THANE Sali Berisha fitoi një “bingo” në vitet 70-të. Pikërisht në kohën kur po ndodhnin ndryshime të mëdha shëndetësore në trupin e udhëheqësve të ish-Bllokut. Enver Hoxha vuante nga sëmundja e diabetit, një prej sëmundjeve që të rrit ndjeshëm tezën e paranojës dhe dyshimeve. Humbi kontrollin e mendjes dhe këtë situatë e shfrytëzoi…Nexhmia. E frikësuar për të ardhmen e familjes dhe në kërkim të sigurisë, prodhoi një…Ramiz. Njeriu më i afërt i saj. Dhe ata ia dolën me sukses, fal një njeriu me karakter të ngjashëm si i tyre. Në të kundërt nuk kishin për të pasur shanse.

      Mistere të mëdha ka në karrierën e tij një herë ish-kryeministër dhe ish-president, Sali Berisha.

      Safet Zhulali.
      Njeriu që ishte shumë më afër tij. Ndoshta më naivi, ndjesë pastë, por edhe i besuar. I brymosur me idenë e antikomunizmit, ku të gjithë i shihte si armiq dhe përdorej lehtë. Por për fat të keq të tij, dëshmitari më i fortë i anti-Berishizmit. Njeriu që nëse do të hapte gojë (nëse nuk e ka bërë në rrethana të tjera), mund ta kishte shkatërruar një herë e mirë Berishën. Ish-ministri i Mbrojtjes ishte i vetmi që kishte në dorë planin operacional të pushtimit të Jugut dhe detaje të hollësishme. Nga kasta e vjetër e PD nuk mbeti askush përveç sekretarit të tij Genc Pollo. Ata që lejoi të riktheheshin më vonë, e bëri sepse kishin një pauz paditurie për atë që kishte ndodhur në PD. Dhe i shërbenin si kauz e një casti që i duhej në favor. Dhe Zhulali iku ashtu dhimbshëm, mistershëm, me një sëmundje për të cilën shumë pak u bë transparencë për shkaqet se nga erdhi.

      Më herët kishte ikur një tjetër figurë, jo politike, por që dinte shumë. Kryetari i Komisionit të Figurave, Nafiz Bezhani. Edhe vdekja e tij, përveç faktit të moshës, u mbulua deri diku me mister. Një njeri që kaloi në duar të gjitha dosjet e ish-sigurimsave dhe bashkëpunëtorëve. Ata që sot kanë zaptuar politikën dhe mbajnë peng një popull.
      Çfarë ndodhi me Azem Hajdarin ?. Ka vetëm dy dëshmitarë realë. Sali Berisha dhe Genc Pollo. Që ditët e sotme shkëmbejnë mesazhe shumë të forta dashurie. Dhe në veçanti Genci mundohet të bjerë sa më shumë në sy të doktorit. Vërtet Azemi u eleminua për shkak të një konflikti banal, por askush nuk do guxonte ta vriste te zyrat e partisë në mes të Tiranës, nëse dikush nuk do e kishte shtyrë. Nëse Azemi e mori vesh kush e priste, nuk kishte pse të dilte. Dhe Berisha nuk do e kishte nxjerrë në pritë, por t’i këshillonte një deklaratë mediatike ku të denonconte, ose kërkonte ndihmë.

      Dhe Berisha e shfrytëzoi, sepse ndjente se po humbte kauzën politike pas 1997, po dilte nga loja dhe po i shuhej ëndrra. Dhe si shprehja “të vishem edhe një herë nuse, pa di si të nusëroj”. Dhe i duhej një kauz, një dëshmor, për të tërhequr gjithë vëmendjen. Dhe hoqi kundërshtarin kryesor, Azem Hajdarin. Fajin e spostoi te Nano dhe këtë të fundit e përdori më vonë për marrëveshje mbijetese politike. Më pas ikur edhe një dëshmitar tjetër i 2 prillit 1991, por që nuk foli kurrë, Pjetër Arbnori. Bashkë me Azem Hajdarin, ata ishin dy njerëzit që kishin dijeni të plotë për ngjarjet kur u vranë Arben Broci me tre të tjerë.

      Rikthimi në pushtet i Sali Berishës në 2005 me tezën e dorës së fortë dhe të pastër, i ngriti një problem të madh. Një çështje që Nano ia la hapur.

      Zhdukja e mistershme me urdhër të tij të Remzi Hoxhës. Biznesmenit shqiptaro-maqedonas, aktivist i UÇK-së, që e mori peng me SHIK-un e tij fal një makinacioni të agjenturave serbe dhe paditurisë së Pjetër Arbnorit. Hoxha u mbeti në dorë në tortura pasi i kërkonin filmimet dhe fotografimet që dispononte ai për takimet Berisha-Miloshevic dhe me Gligorovin si dhe një filmim të Gazidedes me Arkanin në Shkodër, pak muaj para zhdukjes. Më tej zhdukën trupin si provë, që të mos mbetej, por denoncimi i familjarëve i menjëhershëm plasi skandalin. Nano e la dosjen e hapur me gisht tregues nga zyra e Berishës. Vetë OKB rihyri në lojë. Berisha u përpoq ta mbyllte si dosje, por s’ia doli. Ndaj dhe i mbeti si “çelës” zhdukja e provës kryesore. E rikthehu të ndjerin nga vendet arabe ku bënte jetë akademike, me premtime të mëdha. E kthehu si një “trofe” të forcës së tij. Por nuk i mbijetoi gëzimit të Shqipërisë as për dy vjet. Iku me një sëmundje të mistershme, origjina e të cilës mbeti e tillë. Një vdekje për të cilën Berisha u mundua të hiqej sikur po investonte me buxhet për ta shpëtuar. Por fitorja ishte e madhe, sepse dosja e zhdukjes u varros përfundimisht me vdekjen e Bashkim Gazidedes. Të tjerët kishin pak rëndësi në proces, pasi shkonin deri tek Ilir Kumbaro, të cilit urdhrin ia kishte dhënë vetë i ndjeri dhe për më tepër Hoxha i mbeti atij në dorë. Edhe Kumbaro nuk dihet se ku jeton dhe nëse jeton pas atij skandali me drejtësinë shqiptare dhe britanike bashkë. Një manovër proceduriale për të cilën askush nuk mbajti përgjegjësi.
      Të gjithë e mbajmë mend Kosta Trebickën. Pa peshë politike, por ama ishte vullkani i shpërthyer që mund të shuante “sarajin” e kryeministrit mes skandalit të aferës së Gërdecit dhe 26 të vrarëve. Ishte dëshmitari që lidhte djalin e kryeministrit me atë aferë direkte. Trebicka foli hapur, duke thënë në media se “Shkëlzen Berisha ishte i lidhur në trafikun e Gërdecit”. Madje shkoi më tej.

      Foli për një takim misterioz tek sheshi “Nënë Tereza” në makinën e kryeministrit Sali Berisha për këtë problem. Takim i fshehtë, jo zyrtar, në rrugë dhe për një ngjarje të madhe…..Dhe dy muaj më pas vdes në një aksident të mistershëm në pllajën e Voskopojës në gjueti. Makina me 30 në orë kishte bërë salto duke e zënë nën vete, i kishte çarë kafkën, por afër trupit kishte pushkën dhe shpendët e vrarë!!!. Dhe dyshohet se njeriu që i ka shërbyer si urë Berishës për këtë zgjidhje, ishte…Bujar Nishani. Në një biznes të përbashkët dy bashkëshortet e Trebickës dhe Nishanit, hapën universitet privat. Dhe Kosta u zbut, kurse Nishani ishte i vetmi që i shkoi i pari për ngushëllim të shoqes në banesë dhe ku u mbushi mendjen se ishte…aksident. Për të mbuluar provat shërbyen ish-badiguardët e Berishës të emëruar drejtorë policie. Dhe Nishani sot është…President. Por edhe Nishani vetë po vuan…një sëmundje të mistershme për shkaqet dhe origjinën e saj. Dhe është pikërisht ky ish-ministër i Brendshëm, në kohën e të cilit kanë ndodhur gjithë vrasjet politike të kundërshtarëve të Berishës.

      U vra Fatmir Xhindi, Aleks Kekës apo 4 policët në Durrës. Iku dhe u rikthye ministër dhe pasuan vrasjet e kryekomunarit në Kukës, gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo oficerit të lartë të SHISH, Isa Çopa. Bashkë me Halimin e kalonin situatën me një premtim për kapje autori dhe më tej harroheshin. Kosta Trebicka nuk iku se do i zinte vendin Berishës se ishte i zoti në politikë, por sepse kujtoi se gjendej në Amerikë, ku skandalet kanë të ndëshkuar. Harroi se pasi u harrua disa muaj fjalia që tha se negocoi me Berishën pas Gërdecit, i shkroi testamentin e vdekjes. I vetmi dëshmitar i kësaj çështje mbetet Mihal Delijorgji, i cili duket se u tregua gojekyçur deri në fund.
      Nuk po llogarisim këtu edhe 21 Janarin, operacion të cilin e udhëhoqi vetë. Ku dëshmitar ka përveç komandantit të Gardës, truprojat e tij, edhe

      ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, që e konsideron “djalë të një gjaku”. Por nuk mund të lëmë mënjanë ngjarjen më të fundit, Sokol Olldashin. Një tjetër kundërshtar dhe rival në parti, por për fat të keq po aq i kapur në bëma të dyshimta sa edhe të mëparshmit, pra një ministër kabineti. Por duket se i ndjeri kishte lëvizur fort gurët e themelit në PD. Mbështetja që po merrte nga java në javë u kthye në një frikë për Berishën dhe pasardhësin e tij Basha. Distancimi i partisë nga Berisha, llogaritet të jetë fundi i tij dhe dorëzimi tek kundërshtari si “pajë”. Për të ndalur këtë operacion, në momentet e “bursës” më të ulët të tij në politikë, mund të jetë luajtur edhe karta e radhës. Vërtet ishte një aksident, por që mbetet dhe duket se do mbesë me shumë të panjohura në vetëvete.

      Basha duket i ekzekutuar nga Uashingtoni dhe Berisha po ashtu. Ndaj zgjidhja e vetme mbetej një qetësi dhe batak politik si i 1997-2005 me një opozitë copë-copë dhe me një post honorifik në PD. Dhe përballë alternativave u zgjodh kjo e fundit. Nëse rezultatet e autopsisë së Sokol Olldashit nuk bëhen transparente, nëse nuk zbulohet se me cilin ishte takuar në vendin misterioz të panjohur ende, çfarë kanë biseduar dhe kush e ndiqte, ky aksident nuk mbetet thjesht i tillë në këtë situatë të trazuar të ish-ministrit që përgatitej për betejë të re….Ferdinand Poni e mbyten me nje “goje uji”…..Artan Santo u vra per ti treguar Edi Rames te mos futet ne keshtjellen e drakules berishe…shkurt..kush e mbron kete drakulen e vicidolit kur ai vend eshte kthyer si kolumbia e europes..

      pra sa me siper
      per cfare behet reforma ne drejtesi me drita “ndezur” nga donald luja qe ne menyre tmerresisht te pabesueshme ben “deal” me keto vrases sikur eproret e tij ne washington e konsiderojne donaldin si nje mvartes te serberishes…dhe ai popull ajo media dhe mazhoranca flene gjume dhe do zgjohen kut lu krimineli te kete marre celsat e shtetit ashtu si mori qte te bashkise ne 2011 me ate fare mengerveshuri…

    2. Den says:

      U lodhe shume per te arritur ne kete konkluzion o Vito qe ligji ketu eshte ne duarte e mafiozeve per te goditur viktimat?

  2. Ed bin abu albani says:

    Meroooo po me zhgnjen pafundesisht,nuk e kisha idene e ketij rasti nga ty po e mesoj,por nqs shteti i ka prere dritat, absolutisht eshte ai fajtori nr 1 pastaj vazhdojne me rradhe te tjeret,nqs ai nuk paguante dritat sepse nuk kishte atehere shteti duhet tja paguante ato,Natyrisht te gjithe bejne sikur ju vjen keq por ne kete rast fajin e ka Rilindja dhe TI Mero po i mban anen spse edhe Ti je dallkauk nuk ke jetuar ne perendim te shikosh cdo te thote shtet social.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Shteti social nuk te paguan dritat, ujin apo ku jeton. Shteti social te paguan ne kupona per ushqimin (cmim fiks) vetem (po flas per perendimin sic thua dhe ti). Shteti social TE JEP PARA te paguash ujin, dritat (cmime jo fikse qe varijojn ne perdorimin personal prandaj te japin PARA). Ne qoftese ne perendim perdor me shume drita sec te japin PARA ti paguash (ne forme ceku qe koka jote katrore shkon dhe e thyen ne banke) ata ti PRESIN DRITAT sepse nuk mund te perdoresh drita me shume se nje person qe I paguan ato (te japin nje kilovat te caktuar ne forme pagese).. Mos devijo ligjet e perendimit qe shteti social te PAGUAN DRITAT E UJIN QE TA PERDORESH SI TE DUASH.. Perendimi te paguan (ne cek) per kilovatet e percaktuar por ti I perdor dhe shkon I pagon.. Po perdore me shume, PAGUAN dhe po s’pagove diferencen, TE PRESIN DRITAT ose UJIN.. KUSH QENKA FAJTORI SIPAS TEJE NEQOFTESE TE GJITHE NJE DITE S’DO TE DUAM TE PUNOJME ?!?! A ka fatkeqesi familjare ?? PO KA !!! Por sa perqind e kishim dhe e kemi ne mospaguesit e dritave dhe te ujit ne RAJON me Serbin, Maqedonin, Malin e Zi, Kosoven per pergjindje ne popullsi ?!?! Ed bin abu albani, ne jemi mesuar me kulturen e mospageses biles biles kur na I presin ato na duket sikur na eshte hequr nje e drejte.. Te jesh I varfer s’do te thote te mos respektohet ligji. A duhet ndihme sociale ?!?! PO.. Por kjo s’do te thote qe o burra te shkojme dhe aplikojme sepse jemi te varfer pothuajse 1/3 e Shqiperise aplikim per ndihme sociale.. Jemi me makina aq shume ne Shqiperi sa I bie 2 makina per familje. Ne c’vend Evropjan e ke kete perqindje te popullsise me makina ?!?! Ballkan harroje.. Nuk kemi, pubet plot (dhe me shkume), bilardod plot, klubet plot, kafenet plot, restorantet plot, deti I zene nga jugu ne veri plot (me pushime).. Shqiptaret s’kane asnjehere por pushimet ne Egjipt, Emiratet e Bashkuara, Turqi, Kroaci, Greqi I duan.. Asnjeri s’ka por te gjithe qejfin vetes ja bekan.. Epo QEJFI KUSHTON PARA. Ja qe paskan se po mos te kishin, s’do ishin te gjitha entertainment plot..

    2. Shkelqim says:

      ed bin: Pershendetje, por nuk je aspak realist; ti kerkon qe shtetin “social” – si ne perendim, ku edhe une jetoj e punoj shume fort, Edi Rama ta bej funksional ne tre vjet, mbas njezet e tre vjete shkaterrimi te pa principte berishist, metaist dhe nanoist? Shtetin “social”, ne perendim, e kane ndertuar breza te tere, me lufte, pune, gjak e djerse, dhe tani e mbajne ne kembe, vetem duke zbatuar ligjin. Eshte gjeja me e lehte te mohosh, qe ne shqiptaret e bejme pa pertim, dhe Edi jo se eshte pa te meta, si te gjithe ne, por po perpiqet te bej dicka. Le te kemi durimin te presim e te shohim. Ndersa Merua nuk eshte dallkauk, por ndoshta I vetmi gazetar trim, I zgjuar dhe me I pavaruri ne Shqiperi. Te uroj gjithe te mirat

  3. po me enverin c'paten ? says:

    keto lloj vrasjesh te te gjitha llojeve dhe moshave kane nje emer:
    Berishizim
    qe e ka futur vrasjen ne gen nga gjakmarrja te aksidentet rutine
    e deri te vrasje deputetesh ,gjyqtaresh drejtor bankash si te jene zogj pule..

    Do te pakten 15-20 vjet qe regjimi i talebani viqidolit te rregullehet dhe vetem nese krye-vrasesi berishe futet ne burg qe ka pak gjasa te ndodhe kur shikojme zgerdhimjet e donald luse kur flirton me keto kriminele dhe me pafuqine e rames qe i ka ngelur vetem bibulushii Zahos

    NUK KA DITE QE NUK NDEGJOJME LAJME HORROR
    KUSH E KTHEU SHQIPERINE NE KOLUMBINE E EUROPES ?!NE MAFIEN SICILINE TE VITEVE 70

    50 nga 10000 krimet më të rënda në Shqipëri nga viti 1990

    1. 29 Maj 1992

    Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Çuko grabisin një banesë dhe vrasin 5 pjesëtarët e familjes, duke përfshirë edhe foshnjen 6-muajshe.

    2. 21 Tetor 1995

    Rrëmbehet në Tiranë dhe më pas zhduket, biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dyshohet se ka vdekur pasi është torturuar nga punonjës të SHIK-ut. Ende nuk është gjetur trupi i tij.

    3. Mars 1997

    Në Lushnje, vritet dhe më pas i pritet koka një personi. Autori shëtit në qytet me kokën e prerë, në prani të kalimtarëve.

    4. 23 Maj 1997

    Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në kilometrin 29, gjendet e masakruar një grua 35 vjeç. Policia arreston për këtë krim, të dashurin e saj. Ndërkohë që shkaku ishte xhelozia.

    5. 5 Mars 1998

    Në plazhin e Patokut, gjendet i vrarë dhe më pas i djegur, roja i lokalit. Viktimën e kishin lidhur me pranga dhe e kishin vendosur të lidhur në një shtyllë.

    6. 15 Mars 1998

    Në Qafë-Priskë në Tiranë, gjendet në rrugë kufoma e një pedagogu të Inxhinierisë së Ndërtimit, Mirajn Bubsi. Mendohet se autorët e kanë mbytur me peshqir dhe më pas e kanë djegur kufomën.

    7. 9 Janar 1999

    Gjendet rrugës drejt malit të Dajtit, në bagazhin e një makine, trupi i djegur i një të riu.

    8. 19 Shkurt 1999

    Në Qytetin Studenti gjendet e masakruar me një gurë në kokë studentja 21-vjeçare Kozeta Hyseni, e fakultetit Histori-Filologji. Edhe sot, nuk është gjetur autori.

    9. 30 Mars 2000

    Pranë rrugës nacionale Tiranë-Durrës, gjendet e masakruar kufoma e Erieta Avdylit, punonjëses së UNICEF-it, e cila rezultonte e zhdukur.

    10. 7 Shkurt 2001

    Në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” në Tiranë, një ish-punonjës i SHIK-ut vret me pistoletë nënë e bijë, për shkak se vajza refuzoi të martohej me të.

    11. 11 Tetor 2001

    Në Durrës masakrohet me 11 thika një prift italian dhe më pas është munduar të fshihet kufoma.

    12. 3 Korrik 2003

    Në Bërxull të Tiranës, babai vret të bijën 16-vjeçare, pasi u largua një natë nga shtëpia. Në fillim, ngjarja u mbajt si vdekje natyrale, por policia arriti të zbulojë krimin. I ati u dënua me 18 muaj burg.

    13. 4 Shkurt 2004

    Në zonën e ish-kombinatit “Josif Pashko” në Tiranë, babi vret vajzën 22-vjeçare sepse kishte tre ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.

    14. 16 Dhjetor 2004

    Zhduket nga trageti që po vinte nga Italia drejt Durrësit, Irena Seli, rreth të 40-ve. Mendohet se e kanë hedhur nga trageti në ujë dhe më pas duhet të ketë vdekur.

    15. 9 Shkurt 2006

    Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pajetë në banesën e tyre, tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatëzënë dhe djali i tyre 3-vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.

    16. 7 Korrik 2006

    Në Has, zhduket dhe më pas gjendet i vdekur, mjeku dhe kryetari i degës së PD-së, Behar Kastrati. Mendohet se më parë ai është vrarë dhe është hedhur në rezervuar.

    17. 20 Tetor 2006

    Në Zall-Herr të Tiranës gjendet një kufomë e masakruar e një vajze rreth 20 vjeçe. Edhe sot nuk është mësuar identiteti dhe autorët e këtij krimi makabër.

    18. 7 Mars 2009

    Në lagjen “Allias” në Tiranë, dhëndri ka vrarë me pistoletë vjehrrin, vjehrrën, si dhe ka plagosur djalin e tij 16-vjeçar dhe më pas ka vrarë veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja në familje.

    19. 12 Tetor 2009

    Në Bulqizë, gjenden te vdekur në banesën e tyre, një çift i ri bashkëshorësh. Policia hedh dyshimet, se vrasja mund të jetë një krim brenda familjes.

    20. 3 Shkurt 2011

    Në Tiranë masakrohet me thika dhe digjet në banesë një vajzë e re. Nuk janë zbuluar ende autorët.

    21. 15 Shkurt 2010

    Kapet nga policia një person nga Librazhdi, që kishte masakruar me sopatë të ëmën 75 vjeç. Ai dyshohet se kishte kryer edhe 4 vrasje të tjera në fshat.

    22. 11 Maj 2010

    Në Elbasan, në ambientet e shkollës se mesme “Mahir Domi”, ekzekutohet një 19-vjeçare. Sipas policies, autori pasi ka kryer krimin ka vrarë edhe veten. Shkak është bërë refuzimi i vajzës.

    23. 18 Mars 2011

    Në Elbasan, nënë e bijë janë ekzekutuar me armë, nga djali i shtëpisë. 28-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.

    24. 19 Mars 2011

    Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan, në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e familjes dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Policia po heton në pistën e hakmarrjes.

    25. 1 Korrik 2011

    Në Tiranë, ekzekutohen me automatik në shtëpinë e tyre, burrë e grua. Policia nis hetimin dhe arreston autorin. Shkak për vrasjen, dyshohet martesa e mosaprovuar midis autorit me vajzën e çiftit të vrarë.

    26. 26 Shtator 2011

    Në Durrës gjendet në makinën e tij, i djegur, trupi i pajetë i një punonjësi të SHISH-it. Mendohet për shkak të detyrës.

    27. 15 Tetor 2011

    Në një pyll në Shëngjin, gjendet një vajzë 25-vjeçare e masakruar me 20 plagë, nga goditjet e thikës. Mendohet se vajza ishte nga Fieri.

    28. 13 Gusht 2011

    Në vendin e grumbullimit të plehrave në Korçë, gjendet kufoma e masakruar e një gruaje rreth të 30-ve. Asaj i kishin prerë kokën dhe gjymtyrët. Ende dhe sot, nuk është identifikuar.

    29. 3 Shkurt 2012

    Ekzekutohet në një pritë, me 3 plumba, një grua në Tiranë, me profesion laborante dentare.

    30. 2 Gusht 2012

    Në Arrë të Temalit në Shkodër, babai 45-vjeç vret të bijën 14-vjeç sepse nuk donte të kulloste bagëtinë dhe më pas, vret edhe veten.

    31. 7 Gusht 2012

    Në Poliçan të Skraparit, roja i uzinës vret shefin e tij dhe veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunon kufomën e vrasësit.

    32. 3 Shtator 2012

    Në zonën e plazhit “Iliria” në Durrës, nipi 26-vjeç vret xhaxhain 56-vjeç, me thikë dhe më pas e fsheh kufomën në tualetin e apartamentit ku banonte.

    33. 11 Tetor 2012

    Në Xhafzotaj të Durrësit, një 80-vjeçar ka masakruar duke i prerë kokën një vajze 18-vjeçare, e cila ishte shtatzënë. Sipas hetimeve, turpi për këtë lidhje ka bërë që vajza t’i kërkonte 80-vjeçarit ta vriste dhe ai ka kryer krimin.

    34. 18 Nëntor 2012

    Në Berat ekzekutohet për hakmarrje një 65-vjeçar, pasi ishte vrarë i është prerë koka. Shkak, sipas policisë, është bërë aksidenti që kishte bërë djali i tij, nga ku kishte gjetur vdekjen një 52-vjeçare.

    35. 11 Dhjetor 2012

    Në Orikum të Vlorës, një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy netë fle në shtëpi duke pasur kufomën aty.

    36. 31 Janar 2013

    Në Elbasan, babai vret djalin dhe nusen e tij italiane, pas një debati.

    37. 23 Shkurt 2013

    Në Lën të Fierit, një person ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe më pas ka vrarë veten.

    38. 25 Shkurt 2013

    Në Luzni të Dibrës, dy nuse masakrojnë dhe më pas i hedhin vaj të nxehtë në vesh, vjehrrës. Më pas, kufomën e groposin në kasollen e lopës, por policia zbulon ngjarjen dhe arreston dy nuset.

    39. 16 Mars 2013

    Kapet në Tiranë pedofili Ardian Përrenjasi, i cili kishte abuzuar me një fëmijë dhe dyshohej se kishte vrarë një fëmijë tjetër.

    40. 17 Mars 2013

    Në një shpellë në Zagorë të Shkrelit, në Malësinë e Madhe, gjendet një kufomë pa kokë mbuluar me gurë.

    41. 28 Korrik 2013

    Në plazhin e ujit të Ftohtë në Vlorë, një 18-vjeçar ekzekutonë me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte ata që i kishin ngacmuar të motrën, por gabimisht janë vrarë tre pushuesit.

    42. 16 Tetor 2013

    Në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, një 57-vjeçar vret gruan dhe më pas veten, në sy të vajzës 25-vjeçare.

    43. 5 Dhjetor 2013

    Në Shkozet të Durrësit, në një orë mësimi vritet me çifte një 15-vjeçar nga shoku i tij i klasës.

    44. 21 Shkurt 2014

    Në Durrës, gjenden të vrarë dhe më pas të djegur në makinë, dy persona.

    45. 9 Mars 2014

    Në Lecco të Italisë, nëna shqiptare Edlira Dobrushi, vret tri vajzat e saj 3, 10 dhe 13 vjeç pas divorcit me të shoqin shqiptar, i cili ishte kthyer në Shqipëri.

    46. 2 Prill 2014

    Gjendet një kufomë pa gjymtyrë dhe kokë, në anë të rrugës, në austrosradën Lushnje-Fier.

    47. 1 Maj 2014

    Në fshatin Kuturman të Librazhdit, nëna mbyt me jastëk foshnjen 2-muajshe sepse bashkëshorti i mohoi atësinë.

    48. 9 Maj 2014

    Në Domgjon të Mirditës, burri masakron gruan dhe më pas var veten. Mendohet se krimi është kryer për motive xhelozie.

    49. 23 Maj 2014

    Në Kurbin, nëna 45-vjeçare vret të bijën 15-vjeçare dhe më pas vret veten. Sipas të dhënave të para, e ëma ka patur si motiv për të penguar vajzën që të shkojë në ekskursion me klasën, por edhe për një lidhje dashurie të saj.

    50. 29 Maj 2014

    Në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, babai vret të bijën 21-vjeçare me 8 plumba. E bija ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe fakti që ajo nuk ka treguar se kush ishte i ati, ka sjellë reagimin e tij, duke e ekzekutuar.

    vazhdojme me vrasje dhe tragjedi kombetare masive
    mbi 20 komisare policie te egzekutuar
    500 police te vrare ne detyre
    1.5 miljon ne emigracjon
    25 mije ne burgje
    11 mije te ngujuar
    18 mije puntore seksi ne perendim
    22 mije ne burgjet e europes
    70 mije ne azil vitin e fundit
    a ka shtet moral dhe dinjitet kombetar sot …Joooooooooooooooo
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Plot pesë shekuj nana priti
    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    Enver Hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombi t’pat
    lum si shqipja qe t’pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    ushton vaji, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

    Per Enverin qau dhe moti
    tan’ Shqipnin e ka shtang topi
    monumenti Nan’ Shqipni
    i ban roje birit te tij
    asht perkul i perkedhel ballin
    thue e ka t’pavdekshem djalin.

  4. xhimi says:

    Mentaliteti antishtet,qe mbolli PD me ne krye njeriun antishtet, (sali.b)ne shoqerine shqiptare ,eshte arsyeja spese nuk meren me problemin real,dhe te vene doren mbi nje plage qe ka marre, dhe vazhdon te marre jete njerezish.shoqeria shqiptare eshte akoma ne gjendje shoku’ nga vaksinat e njeriut antishtet, dhe do kohe te clirohet nga keto simptoma….

  5. Ledka says:

    Kush thote se shteti eshte pergjegjes do te genjeje vehten. Energjia eshte mall dhe ai duhet paguat, prandaj mos u kapni tek ky fakt, por tek fakti qe kompanite ndertuese, qe cmimin e ndertimit e 5 fishojne dhe punen sa vijne e e bejne pa cilesi. Kapni thelbin e problemit e mos u kapni tek aresye qe jane mos aresye.

  6. Spartaku says:

    Shteti mund ti paguaj dritat ndonjeri qe eshte keq,por jo te gjitheve,Shume njerez qe mund te jene me qindra e mijra qe pretendojne se jane te varfer,duan drita falas.Kjo nuk eshte e drejte.Shteti nuk ka mundesi.Ai po ribursin pensionistet,dhe shume familje ne nevoje,por perseri kundershtaret politike thon qe qeveria nuk po bene gje.Pra kushdo qe merre buken ne dyqan,ashtu te paguaj edhe dritat.Shteti nuk eshte lope qe ta mjelin te gjithe sipas qejfit.

  7. Mirëmëngjes says:

    Njësoj si ti u habita dhe unë.
    Por nuk besoj se është një problem i njerëzve por i atyre që i servirin njerëzve lajme të tilla, në këtë rast i faqes “Jeta osh qef” në Facebook.
    Po ta shohësh, lajmi është raportuar dy herë nga ajo faqe. Një herë është raportuar më 27 Gusht në orën 11:21 me titullin “Këputet ashensori në Shkozet, humb jetën 15 vjeçari”, dhe më vonë, në orën 17:20, me titullin “OSHEE i ndërpret energjinë, djali shkon te puna e nënës, por vdes në ashensor (FOTO)”.

    Për të kuptuar pse e kanë raportuar dy herë duhet të shohësh sa reagime ka patur secili version i lajmit;
    i pari: 666 Like, 42 komente, 0 shpërndarje;
    i dyti: 881 Like, 70 komente, 10 shpërndarje.

    Shkrimi i parë, si duket e ka pasur titullin jo bombastik dhe nuk ka tërhequr sa duhet vizitorë dhe një redaktor i zgjuar e ka rikuadruar shkrimin duke nxjerrë përpara OSHEE, sepse me siguri e ka nuhatur se ku i dhëmb dhëmbi njerëzve.
    Është jashtë arsyes, por për të pasur publik, faqet alla JetaOshQef = Buzzfeed, janë gati të shkruajnë për çdo gjë që mund të bëjë njerëzit të reagojnë.

    Kjo vjen nga mënyra e tyre e financimit nëpërmjet reklamave të vendosura në faqen e tyre nga rregji publicitare online. Sa më shumë vizitorë faqja e tyre, aq më shumë vlen vendosja e një reklame në faqen e tyre. Të gjitha këto të dhëna janë të rregjistruara për çdo vizitë te faqja e tyre, në mënyrë automatike.

    Çfarë dua të them është se:
    – Njerëzve u djeg te OSHEE dhe qeveria në përgjithësi.
    – Mediat si JetaOshQef e dinë këtë dhe e bëjnë kuvendin sipas vendit.
    – Ata e bëjnë këtë për arsye të pastra financiare, sepse ashtu fitojnë më shumë.
    – Ata sakrifikojnë etikën prej gazetari, për arsye financiare, por kjo besoj se ka qenë e vërtetë dhe më parë në Shqipëri.

    Si përfundim:
    – Unë nuk i klikoj më titujt e tyre në Facebook, dhe këtë duhet ta bëjë dhe Tema, duke mos publikuar artikuj të kopjuar nga JetaOshQef.

  8. Kanibalet e krimit disa vjecar kane moral edhe kerkojne te vijne ne pushtet.
    Keta qe shkatrruan dhe percan nje popull ,keta qe vodhe dhe vrane dhe mbi te gjitha vrane besimin e nje populli tek e ardhmja,keta qe e bene kete popull te flase me veten me keq se ne socializem(megjithese atehere cdo njeri e kishte nje pune sa per tu ushqyer) keta kanibal qe e vodhen kete vend dhe u bene milioner keta plehra te sigurimit qe bene te gjitha te keqijat kan sy e faqe te dalin para popullit te varfer.
    Keta kanibal qe na kane pire gjakun kapen si i mbyturi pas fijes se kashtes per te genjyet trushplaret e vet se sa e duan popullin qe vodhen pe 26 vjet.
    O Mero !ose ndonje tjeter me i zgjuar nga une :a mund te me thoni keta kanibalet pse luftojne kaq shum per te ardhur ne pushtet,kaq fitimprures qenka te qenit ne pushtet,apo e bejne per te miren tone?!!!!!!!!

  9. babo says:

    Kurr nuk mund te besohet nje parti si PD e Sali Berishes; dikush qe do me i nxjerr votat nga prishja e ndertimeve pa leje, mospagimi energjise elektrike, mospagimi i taksave, aksidentet ne rruge, etj si keto. Po s’ka gje se ne fund te fundit prape te LSI do i coni syte o berishista, kur te afrohen zgjedhjet – po mos harroni se dy te keqe bashke nuk e bejne nje te mire per fitore.

  10. LORA says:

    Ne fakt, ne kete sjellje te altoparlantit shqup-s nuk ka asgje te re, Mero vellai;perkundrazi eshte nje karar i ster-vjeter dhe ster-konsumuar i PD-isteve ne opozite,pa fijen e nervit te ndjeshmerise humane.
    E reja e vetme eshte qe keta urojne qe cdo dite te vdesin sa me shume shqiptare ne aksidente,per te qene ushqim per kursin e cartallosur politik shqup-s dhe per t’ju arratisur sa me shume detyrimeve te tyre ne axhenden e kompletimit ligjor te Reformes ne Drejtesi.
    Uroj qe pergjegjesit administratore te humbjes se jetes se Djaloshit 15-vjecar durrsak te denohen pa meshire,sa me pare.

    1. SaliCazzo says:

      Lora me leshin me morra! Po për administratorin e landfillit në Sharrë pse nuk uron të njëjtën gjë o vemje e rilindjes?!

  11. Kliti says:

    O z. Gazetar as mua nuk me lejohet fjala”linçonim” qe kam 20 vjet ne itali dhe jam 30 vejç. Jo ju qe jeni gazetar dhe e keni shkaterruar shqipen dhe e keni “bastarduar”.

  12. Kliti says:

    O z. Gazetar as mua nuk me lejohet fjala”linçonim” qe kam 20 vjet ne itali dhe jam 30 vejç. Jo ju qe jeni gazetar dhe e keni shkaterruar shqipen dhe e keni “bastarduar”.

  13. mero gelbaza says:

    Mero bythqiri s’ke , s’ke turp qe vazhdon dhe mbron ripjerdhjen? Apo ke pjerdhur me kohe, qe kur u fute ne skemen e pastrimit te parave te pista me besnikun e partise? Rrace e degjeneruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje