Për zgjedhjet në Dibër dhe kryepremtimin e “Rrugës së Arbrit”!

25 Gusht 2016, 18:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Zgjedhjet në Dibër po përpiqen të përdoren për të qetësuar politikën në Tiranë. Edi Rama duket se e ka marrë shumë seriozisht fushatën, dhe po investohet aty, sikur më 11 shtator vendoset për fatin e qeverisë në Tiranë. Prania e shtuar e të dërguarve nga Tirana dhe premtimet në emër të qeverisë qendrore, kanë dominuar fillimin e fushatës lokale, sa duket sikur qeveria pas 11 shtatorit do të punojë vetëm pë Dibrën.

Nga ana tjetër, në opozitë ka një entuziasëm për shkak të emrit të Sherefedin Shehut. Shumë figura politike tradicionale të PD, që u është dukur vetja se po dalin nga politika pas ardhjes së Bashës, janë rigjallëruar dhe kanë fituar shpresën se ka shanse dhe për ta, derisa ka për Sherefedinin dhe po angazhohen po ashtu në fushatë. Por premtimet nga të dy palët janë anormale. Por më anormali ngelet kryepremtimi për “Rrugën e Arbrit”. E premton Rama, Basha, pastaj dhe Sherefedini me Ramën tjetër, që nuk kanë asgjë në dorë, veç t’i marrin taksën e punës kompanisë që do bëjë rrugën.

Ndërkohë, të dy qeveritë, si e Berishës, dhe e Ramës, kanë dështuar në negociatat e tyre për ta dhënë me koncesion këtë rrugë, për shkak të mungesës së leverdisë ekonomike dhe këtë duhet ta thonë. Vetëm në Shqipëri mbahen fshehur arsyet përse një rrugë nuk financohet dot. Duhet ta thonë që ajo është një rrugë “patriotike” dhe krahinore, dhe që buxheti i shtetit nuk ka takat ta bëjë, edhe pse i ndihmon shumë ato zona. Por raporti mes shpenzimeve që kërkon dhe pasojave që sjell në zhvillimin ekonomik, nuk janë aq shifra të këndshme. Kompania kineze që afroi Berisha dhe riafroi Rama, ka kushte skëterrë për kredinë sovrane dhe asnjë qeveri nuk ia ka pranuar. Mua ky më duket lajmi më i mirë, që tregon përgjegjshmëri, madje shumë herë më i mirë se sa gënjeshtrat që u thonë të dy këto qeveri dibranëve. E vërteta e mosfinancimit është më e përgjegjshme, se sa gënjeshtrat e premtimit.

E vetmja gjë që duhet të bëjnë është të ndajnë nga çdo buxhet një pjesë për atë rrugë dhe ta bëjnë pak nga pak, pa vënë kushte dhe pa e lidhur me mandatet e tyre.

E bëri një marrëzi Sali Berisha duke e çuar 1.3 milardë euro faturën e një rruge që rehatoi shtatë breza të tij me para, dhe i la Shqipërisë shtatë breza borxhe. Mjafton edhe për shtatë breza të tjerë ky krim, nuk ka pse përsëritet.

Po ashtu paralajmërimet për dhunë, blerje votash, përdorim administrate etj, janë aq të forta, sa thua se rezultati i 11 shtatorit do ndryshojë qeverinë.

Asgjë nuk do të ndodhë. Dibra është një nga bashkitë më të varfëra të Shqipërisë, dhe e tillë do ta mbyllë dhe këtë vit, pavarësisht se kush do hyjë në zyrë . Asnjë efekt nuk do kenë zgjedhjet në Dibër në politikën e Tiranës, përveç disa deklaratave të Bashës, nja dy ditë pas zgjedhjeve, varësisht nga rezultati, kur të thërrasë “Fitore” ose “Bojkot”. Por mos harroni se janë zgjedhje thjesht në Dibër dhe vëmendja kaq e madhe ndaj tyre këto ditë para 11 shtatorit, është fyese për Dibrën dhe dibranët, që as do t’ia dijë njeri se ç’bëhet me të katër vite dhe nuk do t’ia dijë njeri se çdo bëhet me të, as më 12 shtator. Është mirë që hallet e politikës së Tiranës, të mos projektohen në Dibër, por në Tiranë. I vetmi test real ishte nëse koalicioni do funksiononte. Tani palët u rirreshtuan njësoj si një vit më parë. Pra nuk ka më lajme politike. Beteja mes të mëdhenjve është këtu. Aty është në garë Sherefedini me Muharremin. Lerini të sillen si dibranë në Dibër dhe jo si “tironsë” në “Rrugë të Dibrës”.

14 komente në “Për zgjedhjet në Dibër dhe kryepremtimin e “Rrugës së Arbrit”!”

  1. Arturi says:

    Sakte, Mero! ?

    1. Kaculi says:

      Mero shyqyr qe shkruajte nje artikull ku pasqyron realitetin e vertet te ketyre zgjedhjeve.
      nje pyetje kam po ai Shkelqim Cani Dibrani nga humbi ?

  2. Edi says:

    Mero
    Shyqyr qe fole I her tamom,SE ishe bo merre me long to be Tema

  3. NjeQytetarOptimsit says:

    Bukur..

  4. oldman says:

    Pse nuk e thua troc o MERO:
    “Bir Selman i nenes ke te qaj me pare…..”

  5. Jak-Boston says:

    Mero te pergezoj per kete shkrim.
    Te vetmen gje qe do ti shtoja eshte qe kjo qeveri ne pamundesi per te investuar ne rrugen e Arberit te pakten te mirembaje ate cfare eshte bere si detyre qytetare dhe duke mos ia shtuar koston articcialisht me ane te mosmirembajtjes se asaj cfare eshte bere.

  6. Petro says:

    Me nje fjale do te fitoje normalisht Sherefedini, po s ka gje.Kjo nuk do te thote asgje.S ka asnje reflektim negativ per qeverine dhe Rilindjen ne Tirane.Apo do te fitoje Muharremi, me parate e olgarkise dhe pune e madhe se asgje nuk do te ndikoje per mire ne qeverisje se s eshte ndonje gje e madhe.Ne Diber nuk eshte ky problemi.Problemi eshte a do te lihet i lire dibrani te votoje?

  7. astrit says:

    Po Besnik Mustafaj Mero, ka bere ndonje betim per Rrugen e Arbrit?

  8. tori says:

    Dhelper je, e ke kap holle problemin, duke qene se ceshtja e Rruges Arbrit u premtua nga gjatoshi dhe nuk u mbajt, perdridhesh si ajo qe e din vete se je zanatci i fushes, me qellimin qe mos japi ndikim ne fushaten e zgjedhjeve ne disfavor te rilindjes se pjerdhur. E ke kap po shtrengoje fort o Mjero. Si te kane shkuar te ardhurat nga sherbetorlleku?

  9. tema says:

    Dibranet e zgjuar duhet te votojne PS per interesat e tyre . Ta harrojne te gjithe ,qe Rama jep fonde Sherefendiut .Dibra do te rregullohet shume mbas zgjedhjeve.

  10. Ing. Alnan says:

    Pershendetje zoti Baze!
    Kjo eshte nje nga analizat e pakta objektive, dmth qe nuk ndalesh vetem te sulmosh Salih Plehun e te ngresh ne qiell Ed Psikopatin.
    Nje gjë vetem duhet te shtoje se marrveshja me palen kineze eshte nenshkruar nga qeveria Rama dhe eshte anuluar.

  11. Bujar says:

    Mero, nuk dua t’i heq e as ti shtoj asgje shkrimit, parimisht, ne lexim te pare eshte korrekt. Por, ose me dashje, ose nga padija, nuk thuhet e verteta ashtu siç eshte: Rruga e Arbrit nuk eshte nje rruge si ajo e Kukesit, autostrade me kater korsi. Eshte nje rruge e zakonshme qe e ben distancen Bulqize – Tirane rreth 40 km. Dhe si rruga qe lidh Lezhen me Shkodren, si rruga qe lidh Tepelenen me Permetin. Eshte me e ngushte se rruga qe lidh Levanin me Tepelenen. Pra, as me pak e as me shume, do kushtoje rreth 100-130 milione Euro pjesa e pandertuar, aq sa ministri Tahiri ka llogaritur koston e ngritjes se infrastruktures se kamerave ne rruge.
    Cdo kosto tjeter mbi kete shifer eshte abuzive!
    Ndersa per ate se cfare do t’i sjelle kjo rruge vendit, vetem kur te ndertohet do te mund te shikojme. Kam argumenta se ndoshta do kerkojme ndjese para popullit, qe e ndertuam te fundit ne vend qe ta ndertonim te paren!

  12. katarakti says:

    Po 1.3 mliarde eurot ku shkuan?! Kush do te hetoje per keto para te vjedhura, siç thote Mero, per 7 breza?! Kjo eshte çeshtja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje