Berisha ndjehet i përdorur nga Meta!

30 Gusht 2016, 20:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Berisha nuk ka folur sot në mbledhjen e grupit parlamentar. Mes opsioneve të ndryshme që ka dhënë Basha për qëndrimin që duhej mbajtur për të argumentuar votën kundër “vettingut”, Berisha nuk ka shfaqur asnjë interes. Disa orë më pas, dëshpërimi i tij në Kuvend ishte dhe më i qartë.

Nuk besoj që Berisha e ka frikë drejtësinë, siç thotë Rama. Ai e ka kontrolluar sistemin për 25 vjet, dhe nuk është se e ka shumë problem dhe nëse merr ndonjë ndëshkim. Rrënimi i tij publik nuk është frikë. Është pak më shumë, dhe ngjan më shumë si humbje shprese dhe makth, që për atë do vendosin të tjerët. Është një humbje e thellë e pushtetit të tij real, kur zyrtarët e partisë do kenë më shumë frikë Prokurorinë, se atë. Është një humbje reale pushteti, ku të korruptuarit nuk do jenë peng i dosjeve të tij, por viktima të drejtësisë. Është një ç’burrërim i fuqisë me të cilën ai ka mbajtur pushtetin dhe ka mbetur në këmbë për 25 vjet.

Në hakërrimin e tij të fundit sot në Kuvend, ai iu referua “thyerjes së turinjve” për “vettingun”, duke shpresuar se Gjykata Kushtetuese do t’i bindet atij dhe do ta anulojë këtë ligj. Dhe kjo nuk i duhet për vete, por për të treguar se këtu nuk bëhet dot asgjë pa të.

Kjo është me e rëndësishme për të, se sa problemet personale që mund të ketë me drejtësinë apo telashet që mund t’u hapen njerëzve të tij. Atë që ai nuk duron dot sot, është që Shqipëria të ndryshojë pa atë, dhe sistemi i ri i drejtësisë, do ta injorojë ekzistencën e tij, si faktor politik.

Dhe dukej se ai më i mërzitur se me Edi Ramën, ngjan me Ilir Metën. Në një nga postimet e tij aluçinante dje, ai akuzonte OSHEE për torturë ndaj qytetarëve të varfër dhe privilegje ndaj një deputeti të LSI. Edhe pse një muaj më parë e lavdëroi si njeri që ka marrë vendimet e duhura për vendin, tani duket se nervat e kanë lëshuar dhe ndjehet i përdorur. Ndryshe nga Basha, që akoma nuk kupton se çfarë po ndodh, Berisha po nuhat se ata po defaktorizohen dhe ndjehet i përdorur në votën konsensuale, më shumë si pikë për Ilir Metën, se sa si një vullnet i dëshmuar i opozitës për reformën.

Me braktisjen e sotme të votimit, çdo lëvdatë për opozitën lidhur me reformën merr fund dhe zbulohet vullneti real i PD, që është kundër saj. Kështu që, i gjithë ai që u quajt konsesus, tashmë është vërtet thjeshtë një meritë politike e Ilir Metës, që arriti të përdorë opozitën për këtë objektiv të tij. Investimi i fortë i opozitës pro Metës dhe ndryshimi i fjalorit të tyre politik, dhe pse jo dhe aleancat fluide në Dibër, e bënë aq të lidhur PD me LSI, sa PD do ta ketë shumë të vështirë, nëse Ilir Meta ofrohet si kandidat për president konsensual, pasi e kanë kurorëzuar vetë si njeriun e konsesusit në vend.

Berisha e kupton këtë. Basha është akoma entuziast nga fitorja e mundshme e Sherefedinit, apo bashkëpunimi me LSI për reformën, dhe nuk arrin ta lexojë vërtet dëshpërimin e Berishës. Për hir të së vërtetës, ai e ka kuptuar se në këtë histori janë përdour ata nga LSI, dhe jo LSI nga ata, kundër PS, dhe ndjehet i dërmuar. E vetmja hakërrimë e tij mbetet Gjykata Kushtetuese, kështjella e fundit e tij, që ai shpreson se do ta bëjë të ndjehet sërisht burrë, dhe jo si një dem i plakur dhe i tredhur, siç dukej sot në Kuvend.

Dhe nuk është thjeshtë çështje frike se çdo bëjnë të tjerët me të. Është më shumë një makth që vjen nga fakti që ai s’ka ç’u bën më të tjerëve. Se pyet më njeri!

25 komente në “Berisha ndjehet i përdorur nga Meta!”

  1. Kau i Plakur says:

    Ose, s’e dhj….. me njeri,duhet te thuash o Mero!

    1. enveri nuk ka nevoje per lapidar...e shenjteroi saliserbi says:

      kam besim absolut se shtrigu berishe i ka lidhur duart disa njerezve me potence qe merren me shqiperine ne washington dhe jane dhjetra afera me qindra miliona dollare qe nuk ka nevoje per argumentim.

      me sakte: duket sikur donald lu i ka shpalle “lufte” berishes…por ato qe emrojne keto tipa si arvizu apo donald lu jane ne nje “tave ” me berishen..pra thjesht kjo eshte nje loje biles dhe rama me meten kane kohe qe tallin kocet

      Del pyetje vetvetiu: Ku e gjen kete force ky monster ??.
      Dihet nga te gjithe se mender me thane Berisha eshte nje ‘TIGER LETRE” qe u fuqizua pasi ai zbatoi luften kunder nje sistemi qe kishte vdekur ne ate kohe..pra ishte ishte nje kanibal i nje lloji te papare ne historine e njerzimit.Me nje fjale me berishen armiqte e kombit pasi hodhen gjasme enverhoxhen ngriten lapidaret e zogut,xhaferr deves,hamit matjanit dhe gopit somes kush i mban mend se eshte lista e gjate.
      Le te analizojme nje shembull PIKANT :Shkerdhen berishen me ermal ilir enver hoxhen
      Ndersa i pari ka bere krime te dokumentuara ku dhe ambasada amerikane i ka publikuar here ps here…..i dyti pra nipi enverit eshte arretuar per aresye banale dhe deri tani nuk asnje akuze nga drejtesia..pervec nje raportimi te nje prokurori gjerman anonim qe ndoshat eshte nipi adolf hitlerit.
      Vone shqiptaret e kuptuan hilen e anti ambasadorit Arvizi i cili i la Edi RAMES celsat e kashtes..nje shtet te falimentur dhe nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje PUSHTET PARALEL I SALI MONSTRES QE NUK KA RAME AS OBAME TA SHKULE NGA VENDI

      1-PRESIDENTI
      2-K/PROKURORI
      3-KRYETARI SHIKUT
      4-KLD
      5-KLSH
      6-70% E ADMISTRATES
      7-VOA E ELEZ BIBERISHES
      8-VATRA
      9- GJYKATAT SHQIPTARE
      10-DONALD LULUSHI
      11-HELMUTI ALEMANIES
      12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
      13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
      14-KALI TROJES ILIR MUTA
      15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)
      16-NAZISKINET E KORPUSIT AZEM HAJGARJA
      Pra me thjeshte Shqiperia eshte e pushtuar nga KOQET E SHKERDHEN BERISHES dhe eshte menxyre kombetare qe kemi nje kryeminister te tredhur ,hallatet e te cilit jane ne bodrume ambasadash

      sa te kete sala ne amerike elez biberin
      deri kur te ngordhe keni me ja sherrin..

      1. Skypion says:

        Merua yne thote ne editorialin e tij :” Nuk besoj qe Berisha e ka frike drejtesine,sic thote Rama”.
        Pertej keqperdorimit te termit “drejtesi”,Merua ka thene nje te vertete,qe te gjithe e dine,por bejne sikur nuk e dine.Deshira e krahinoreve te majte socialiste eshte aq e madhe per ta pare Sali Berishen ne burg,madje per shpirt edhe para toges se pushkatimit apo ne litar si ne kohen e regjimit komunist,sa nuk duan te besojne se Sali Berishes nuk i hyn e as qe do t’i hyje gjemb ne kembe nga drejtesia e zuzareve krahinore te se majtes kriminale ne Shqiperi.
        I pari qe nuk e beson kete,megjithese e deshiron si gjithe bashkekrahinoret e tij socialiste,eshte vete Edi Rama.Bash per kete ,thote te kunderten.Domethene deshiren per ta pare Berishen ne burg.Padyshim qe ky eshte edhe nje provokim i ulet e burracak,qe po e perdorin shume si Rama ashtu bashibozuket e tjere keto kohe.
        Une kam bindjen e plote,qe nese reforma ne drejtesi do te behet keshtu sic ka nisur,domethene nen kontrollin e Rames dhe sojit te tij krahinorist,jo vetem qe do te deshtoje,por i pari qe do ta pesoje keqas,do jete bash vete Edi Rama.
        Druri qe pat ngrene ne 1997,do t’i duket perkedhelje me c’mund t’i ndodhe ne kete rast.
        Edhe zuzareve dhe bashibozukeve qe e mbeshtesin,e qe po bertasin me te madhe ka muaj, per lincim publik te opozites,druri qe kane ngrene ne 1997 do t’u duket poashtu perkedhelje.
        Por,cfare kujtoni more bij respijesh,se do te mund te instaloni nje neodiktature te re krahinore ne Shqiperi?!!
        Nuk mund te fshihen me pas ambasadoreve apo “vullnetit te nderkombetareve” sic thuhet per reformen ne drejtesi.
        Sepse,nuk ka shqiptare qe nuk e ka kuptuar se gjithe loja eshte qe kete drejtesi ta kontrolloje Rama.
        Nuk do ta kete kurre kete mundesi.
        Ne te vertete,sic e thame dhe me lart,kur Rama provokon Berishen me efektet qe do na paskej reforma ne drejtesi sipas tij,nuk e ka me gjithe mend.Sepse,po sic e thame,edhe ne endrren me te guximshme,nuk mund te shohe deshiren e tij te realizohet ne lidhje me Berishen.
        Problemi i vertete dhe i madh i Rames eshte Ilir Meta.
        Armiku i vertete i madh i Rames,eshte Ilir Meta.
        Sepse,eshte Ilir Meta pengesa kryesore per te kontrolluar totalisht te majten ne Shqiperi.Dhe Edi Rama kete deshiron.Te kontrolloje te majten,ashtu sic kontrollon rilindjen e tij.
        Keshtu,nese ia arrin,qe nuk mund t’ia arrije, te beje reformen e TIJ ne drejtesi, viktima e pare dhe e vetme,do te ishte Ilir Meta.
        Ilir Meta e di kete,prandaj edhe keto levizje te paparashikueshme te tij ne raportet me Ramen.
        Kur Rama provokon Berishen,ne fakt ai kercenon Meten.
        Sa me shume qe Rama provokon Berishen,aq me shume ai kercenon Ilir Meten.Ky eshte leximi i vetem,i thjeshte dhe i qarte i gjithe retorikes se tij antiberishiste.
        Vetem Meta eshte caku,fillimi dhe mbarimi i qellimit te RAmes per reformen ne drejtesi.
        Me ane tjeter,per te gjithe llapaqenet e shtypit dhe forumeve ne internet,qe bertasin ne kor per eleminimin e Sali Berishes,jo vetem politik por edhe fizik,ju them qe vetem shprehin zemerkatranesine ,shpirtligesine dhe KRAHINORIZMIN e tyre te thelle,sepse, edhe po ta marrim rastin me te deshiruar nga Rama dhe bashibozuket e tij,qe drejtesine ta kontrollojne TOTALISHT ata,prapeseprape,Sali Berishes,vetem gojore mund t’i bejne.
        Edhe sikur vete Rama te jete kryegjykates,kryeprokuror,kryehetues,kryepolic e krye c’te doje,vetem boolet do t’i rruaje Sali Berishes.Edhe sikur te cohen nga varri Spirro Koleket me kicot e Birose,boolet do t’i rruajne Sali Berishes.
        I them keto,sepse,megjithese shum e kuptojne,prapeseprape,ka nga socialistet shume naive,qe mendojne me te vertete qe provokimet e Rames dhe te bashibozukeve te tij,qe i bejne perdite me media, jane te verteta.
        Pervecse Ilir Meta si target,qellimi i retorikes antiberishiste te Rames dhe bashibozukeve te tij keto kohe ,eshte edhe ENERGJIZIMI i kopese se majte socialiste.
        Zgjedhjet po afrojne.Prandaj duhet energjizuar elektorati i socialist.Dhe,sipas tyre,menyra me e mire per ta energjizuar ate,eshte gogoli Sali Berisha.
        Eshte pune tyre,eshte taktike e tyre.
        Por,po e kalojne cakun.Po e kalojne rrezikshem.Rrezikshem antikombetarisht e antishqiptarisht.
        Po te shikosh reagimet e turmes se nderkryes,shume lehte mund te veresh nje mllef te madh KRAHINOR.
        Duke dashur te energjizojne kopene e tyre,Rama me bashibozuket e tij, po krijojne nga hici njej armiqesi te papare krahinore.
        Ne reagimet e turmes se provokuar socialiste,mllefi dhe urrejtja nuk ndalet vetem tek Sali Berisha,por shkon per gjithe “MALOKET” e tij.Per gjithe verioret.Per gjithe Veriun.
        Une i bej thirrje gazetareve,analisteve,opinionisteve dhe intelektualeve me integritet ne Shqiperi,qe te reagojne ndaj ketij provokimi shume te rrezikshem,sa nuk eshte vone.
        Une ju them atyre,se sociopati Edi Rama,nuk e ka problem te ngjalle e te ushqeje urrejtjen nderkrahinore Veri-Jug.Eshte sociopat.I duket nje loje me shume adrenaline.Vetem mund te zbavitet nga kjo.
        Te reagojne tani,pa shkuar shume larg.Megjithese krahinoret e Rames po e shtyjne cdo dite e gjithe diten shume larg,ne shtyp, forume e blogje.Ulerasin ne kor ndaj “malokeve”…
        Tani,sa nuk eshte vone.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha braktisi sallen e Kuvendit,kur Meta morri fjalen,kishim tre vjet,pa e pare kete skene !

    1. Gopisti i NSHRAK.-ut says:


      I përdorur
      Sal shpellari
      Nga Lil Meta
      Nga Skrapari
      I përdorur
      Si klluf cari!
      ???

  3. Bushi says:

    Te lumt Mero! Saliu sot ne kuvend,ishte tamam si nje dem i plakur dhe i tredhur nga fshataret e viçidlit.Kuvendi sot beri nje pune te madhe me miratimin e reformes ne drejtesi,ku populli shqipetare mezi e priti kete dite.Te gjithe u gezuan,veç saliut,Bashes,dhe stani i ujqerve te pd-ke qe iken me bisht ne shale si dhite e zgjebosura.Ata nuk kane as turp,as dinjitet,jane njerez jashtetoksor.

  4. sabo kurti says:

    Artikull i shkelqyer dhe plot vertetsi

  5. MeteH says:

    KONKLUZION I SAKT.SALIU SOT I HUMBI TE GJITTHA:1.REFORMA NUK ESHTE ME NE DOREN E TIJ 2.PREU NE BESE GJYQTARE DHE PREKURORET SE DO TI MBRONTE DERI NE FUND.DHE FUNDI I TYRE FILLOI SOT.3.HUMBI METEN ME KONSENDUSIN E TIJ TE TEJZGJATUR GATI 2 VJET.4.DOLI KUNDER SHBA &BE SI E.HOXHA DIKUR.5.FUTI KEQ E ME KEQ DEPUTETET E PD TE CILET I SHKOJNE PAS QORRAZI.6.LULI TASHME LE TE ZGJEDHI.O HOLLANDEN O SALIN

  6. sherifi says:

    Po nuk eshte thjeshte nje humbje per Berishen kjo o z. Mero, kjo eshte nje drite jeshile per miletin qe ka 25 vjete qe vuan bemat e Berishes, dhe megjithse me shume vonese, kjo dite do te vinte dhe per kte popull.

    1. vito says:

      Shko tek psikiatri se ke nevoje per ndihme.

  7. @ says:

    Mero!
    A mund ta shtjellosh me gjeresisht fjaline kryesore te ketij editoriali :
    ……., nese Ilir Meta ofrohet si kandidat per president konsensual,…….
    E beson ti nje opsion te tille, apo je duke pregatitur opinionin publik??
    ……………………………………………………………………………………………………….

  8. NjeQyetarOptimist says:

    Degjova Halimin ku fliste per Plakun Vrases I qete dhe I pompuar per Gjykaten Kushtetuese.. Ishte e qarte qe opozita ate drejtim do marre.. Gjykata Kushtetuese eshte skuti I fundit qe I ka mbetur.. Ky fenomen ndahet ne dy pjese.. Pjesa e pare eshte qe opozita me miratimin e Ligjit te Drejtesise nuk ka ankese sepse duke miratuar nje Ligj me shumice te cilesuar per 84 vota dhe ajo miratohet, nuk ke se si ta konstestosh.. Pjesa e dyte dhe me e rendesishme eshte kjo: C’fare lloj verdikti te japi Gjykata Kushtetuese per kete fenomen (Reformen ne Drejtesi) ajo quhet “DILEGJITIME”. Reforma ne Drejtesi prandaj u krijua, qe mos te konstetohej nga asnje Gjykate qofte kjo dhe Kushtetuesja.. Kjo prandaj u miratua ne Parlament me unanimitet.. Nuk ka gjykate te marri persiper nje shqyrtim qe ka te beje me vete REFORMIMIN E VETE te saj.. Qeverria mos te shkoj ne kete Gjyq.. Eshte si te miratosh dicka qe te ndrrosh dhe te vjetrit jane prap duke gjykuar ate qe ti kerkon mos ta gjykoj.. Ajo eshte nje Gjykate ILEGJITIME derisa te hyj ne fuqi reforma.. Po ta cojne ne Gjykate Kushtetuese, le ta cojne.. IGNORE !!!!

  9. astrit says:

    Qe Berisha ka marre fund menderisht u pa mbreme ne parlament, i cili ishte thirrur ne seance te jashtezakonshme per te miratuar ligjin e vetingut, ndersa i shkari fliste per kanabisin dhe bustin e Nene Terezes.

  10. inf says:

    kolera psikopat ka hallin e oborrit taboret e tij po sistemojne gjithe Pasurine Gjitha Hajnine gjithe gllaberimet qe i bene per 25 vjet
    Albanise e saliu tani eshte duke dhene leksione o fshihni pasurine o iket per lesh .
    i biri e bija e kane siguru pasunine te Lumeshi fierit te tjeret ku te mundin prsh Fiqiriu i Vores qe ka Dy Vila ne Bruksel nuk i ka deklaru
    kryetari i Vores as qe i behet vone me deklaru pronat e vilat e thashe si shembull si ky jane me mijra
    Po saliu si krriç si vrases si Armik si maskara e legen qe eshte qe nxjerr nga goja e tij me dhembet e nxirre paçavure lloj e lloje pislliqesh si psikopat me patente blloku si nji mjek Shurre qe eshte vazhdon zharrgonin e tij shpellar
    vjen nji dit qe shpellari do dergjet pas hekurave sepse i takon me ligj pse …se ka vra e ka pre e ka vjedh e ka bo tradhti e ka gllaberu prona e toka pa fund dhe kjo e fundos ate bashke me kakarroçat e tij argjijen dhe xen çinezin.
    perballu me ligjin perballu me drejtesine ti or bukshkele ti qe vrave me mijra Shqiptare qe fute ne dhe me mijra djem nenash
    ti o zhgarravine e Albanise ti o rrogoz o qelbesire o fare serbije je ti ptyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy 1000 here o rrugaçi viçidolit pis

  11. logjika says:

    Ky argumenti i “Nje qytetarOptimist” me ngjalli kureshtje dhe e vleresoj. Jam i nje mendje me te. Gjykata kushtetuese nuk mund te funksionoje per kete ligj se ky ligj e reformon dhe ate dhe eshte miratuar ne parim me reformen kushtetuese 140 deputete, pastaj praktikisht ligji me 84 vota mbi bazene e asaj qe eshte votuar me 140 vota. Si do dalin pese vete te emruar ne gjykaten kushtetuese mbi kushtetuten qe u miratua ne parlamenti me 140 vota? Prandaj, ligji vetingut dhe te tjeret qe e pasojne reformen deri ne perfundim i miraton e vendos parlamenti qofte edhe me 84 vota, 100% sipas kushtetutes, por po deshen ata te quajtur opozite mund te votohen edhe me 120% (rast i veçante ky) ! Te faleminderit Qytetar.

  12. Sqipiqon says:

    Komenti i Skypionit (= Mehmet Elezovicit) tregon se Saliu tani shprese te vetme dhe te fundit, fijen e kashtes nga do te kapet ka nxitjen e nje konflikti jug-veri (qe sigurisht perkrahet edhe nga Greqia e Vangjel Dules dhe nga Serbia e Salehut).
    Endra ne diell o Skipion. Shqiptaret jane me te zgjuar se sa kujton ti e Saliu. Edhe ne 97-en e nisi Saliu kunder jugut ushtrine , SHiK-un me Gazidedet dhe bashibozuket e paguar me thesarin e shtetit dhe ti e di mire si falimentoi.
    Skypiun hidhu me not se anija e Saliut po fundoset!!!

  13. Takohemi te Avni Rustemi says:

    Pirdh o Skipion ,pirdh se lirohesh!Nuk kam qejf per hedhur poshte “argumentat ” e tua bajate se ti kete pune ke thjesht per “debat” por jam i bindur se je pjese e grupit provokator te PS-se.

  14. Niko says:

    Ketu nuk esht problemi per saliun qe mundohet tju hedh merua ne tavoline o rilindesa problemi eshte likja merua mundohet qe si per here te beje autokritike me sulm. Saliut e din edhe merua qe skan qti bejne por problemi eshte qe merua ka folur shum kundra likes sikurse pati folur per ramen dikur per djalin qe e kishte vella por pastaj u fut ne zanatin e tij te lep…….dhe keshtu do te filloj me liken por sma merr medja qe likja eshte si rama qe per pushtet shet edhe familjen.likja nuk ti harron o mero thirrjet tuaja per ta burgosur mero prandaj mero pergatitu qe do ta hash nga dy krahet dhe perfundimi dihet

  15. aqif tahipi says:

    Me sa duket jashteqitjet pro serbe si Skypyoni ,paskan rifilluar te vjellin helmin e percarjes ,megjithese nuk i pjerdh askush qe ka dy pare mend .E keqja e ketyre vemjeve te shperdoruara te shqupit eshte se nuk arrijne ti perdorin dot si duhet mjetet e agjitpropit ,por jane aq te varfer ne mendime dhe shprehje sa te ngjallin meshire per gjendjen ku perfunduan . Natyrisht per qente e terbuar si sqipioni dhe miqte e tij qe ,tentuan te benin genocid ne 1997 kunder nje pjese te popullit shqiptar ,egziston nje kure cudiberese per ta. Eshte preshi i njome ,qe arrin ti qetesoje menderisht dhe fizikisht ashtu si i relaksoi ne 1997 sqipionin dhe ata qe mendonin si ai. Natyrisht qe sqipioni eshte i frustruar sepse ,llogarite e tyre per kryeministra dhe ministra virtuale ngelen virtuale dhe me shume gjasa ,Meta fiton presidencen dhe LSI del parti e dyte ne 2017.

  16. tranglli says:

    te fala cunit te shiqeres – baba si dihet atij pistit…

  17. pro... says:

    ..nuk kam ç’te shtoj..konstatimet jane deshperuese ,por reale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje