Për Nënë Terezën

3 Shtator 2016, 09:00Editorial TEMA

Nga Edi Rama

 

Për shumë kohë Nënë Tereza është përkujtuar dhe është kremtuar ne vendin tonë, më së shumti e mbështjellë virtualisht me ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar. Me të vërtetë 40 vjet pasi ju mohua gjaku, emri dhe rrënjët e saj përfshi këtu, mjerisht edhe nga vendi prej ku u çel jeta e Gonxhe Bojaxhiut, Shqipëria dhe shqiptarët ndjenë një nevojë therëse për t’ju përgjigjur krahëhapur por edhe të penduar, rënkimit të përsëritur të Nënë Terezës, “Nga gjaku, unë jam shqiptare”.

Përmasa kombëtare e këtij personi unik, të rreshkur në përvuajturi nga dashuria dhe vetëmohimi absolut për të tjerët, pa më të voglin dallim është për ne si shqiptarë i domosdoshëm. Sepse ai mëton që në gjakun tonë lëvrin ndoshta disi e egër dhe e pakultivuar sa do të duhej, ndjenja e vetëmohimit për vëllain dhe motrën në humanitet, pa dallim kombësie, etnie apo shtrese sociale, siç na e sjellë në një formë të caktuar vëllazëria fetare këtu në Shqipëri dhe nga ana tjetër dëshira për të përqafuar universalen, një dimension që është i pazëvendësueshëm në brendinë e dinjitetit dhe të identitetit tonë kombëtar.

Në filmin e tij të famshëm Paolo Sorentino i vendos personazhit të Shenjtores një përgjigje shumë hermetike për pyetjen se përse ushqehej vetëm me rrënjë. Sepse rrënjët janë të rëndësishme. Nëse rrënjët shqiptare të Nënë Terezës janë një e vërtetë për t’u mirëmbajtur me përkushtim, në fakt ato janë vetëm një pjesë e një të vërtete më të madhe dhe ai rënkim që vjen në testamentin e saj njerëzor për rrënjët, meriton që të meditohet deri në fund. Prej gjakut jam shqiptare, prej kombësie jam indiane, prej besimit jam rregulltare katolike, prej thirrjes i përkas mbarë botës dhe prej zemrës jam një me zemrën e Krishtit.

Këtu e kuqja dhe e zeza që na takon në këtë mozaik gërshetohen me të gjelbrën e shpresës, me të kaltrën e mbretërisë së qiejve dhe me të bardhën e një zemre që i është dhënë të tjerëve. Kjo është pëlhura modeste, sa ari indian i mirësisë, rrënja e përhershme që ishte i vetmi ushqim, veshmbathje, shtëpi, familje dhe dashuri e Nënë Terezës. Këto ngjyra, ky sahari dhe kjo përvuajturi janë kthyer me të drejtë në flamur të përbotshëm paqeje si fryt i përkushtimit për të tjerët, i dhembshurisë për të vobektit, i vetëmohimit absolut për dinjitetin e njeriut, që prej nisjes së një jete dhe deri në kalimin e saj në amshim.

Paqja e ka një çmim dhe shumë shpesh e ka një çmim të frikshëm. Për të qenë ithtar i paqes jo rrallë duhet të bëhesh dëshmor i saj, qoftë duke falur vetë jetën, qoftë përmes të një të jetuari si dëshmitar që të takon të pranosh përçmim nga të tjerët, të takon të jetosh me një dyshim gërryes, të pareshtur brenda vetes, të takon të mbash goditje morale të pamerituara, të takon madje të përballesh me kërcënimin e integritetit tënd fizik dhe më tutje akoma, të njohësh urinë, të njohësh frikën, të njohësh skamjen dhe të bashkëndash deri dhe kafshatën e fundit me dikë që mund të qëllojë të jetë krejt i panjohur për ty.

Një ditë, – tregonte vetë Nënë Tereza, – sollën në qendrën tonë në Kalkuta një grua që tërë jetën kishte jetuar në rrugë, trupi i së cilës ishte mbushur me plagë të gangrenizuara.

Ndërkohë që ajo mallkonte botën mbarë, Nënë Tereza për orë të tëra i pastronte plagët dhe papastërtitë e frikshme. Si u lodh së mallkuari misionaret, ajo ju kthye eprores: – Murgeshë pse e bën këtë?! – Për hir të tënd Zot. E kush na qenka ky zot? E duke e përqafuar, Nënë Tereza i përgjigjet: Tani ti e njeh, – ai është dashuria.

Për ju të gjithë këtu të pranishëm si vullnetarë mund të ngjajë shumë i madh hendeku mes gjërave, në dukje shumë të vogla dhe pa nevojën e gjithë këtij vetëmohimi që ju bëni përmes vullnetarizmit tuaj dhe gjërave kaq të mëdha në kornizën e vetëmohimit të tyre që bënte Nënë Tezera.

Mirëpo në fakt, janë të dyja pjesë e të njëjtës gjë. E nëse i besojmë Nënë Terezës, mjaft të kujtojmë një fjalë të sajën: “Mos prisni një lider t’ju thotë se çfarë duhet të bëni, por bëni atë që mundeni person në person.” Ndoshta askush prej jush nuk do të përjetojë përvojën mistike dhe rrugëtimin unikal të Nënë Terezës dhe të motrave të saj. Megjithatë çdonjëri prej jush, çdonjëri prej nesh, kur është fjala për të qenë vullnetar për një kauzë të madhe apo të vogël, po në thelb çdo kauzë që i shërben qoftë dhe një njeriu të vetëm, është e madhe sa vet njerëzimi. Jemi sidoqoftë të thirrur të mbartim përkushtimin dhe vetëmohimin që rrezaton në madhështi figura dhe rruga e Nënë Terezës.

Jemi të thirrur të dëgjojmë brenda vetes atë thirrjen brenda thirrjes, siç e quante Nënë Tereza misionin e përveçëm të gjithsecilit për t’ju dhënë me mish e me shpirt tjetrit.

Tjetri mund të qëllojë të jetë një familjar, po dhe mund të qëllojë të jetë dhe një njeri krejt i panjohur, që në rrethana të caktuara të bën të jesh shpëtimtari i tij dhe përcaktues i fatit të tij, përmes përkushtimit tënd, i fatit të tij të mirë ose i fatit të tij të keq, në varësi nga sa i madh dhe i vërtetë është përkushtimi yt.

Nënë Tereza thoshte që një zemër e ndarë është varrmihëse e paqes. Në këtë aspekt besoj që qëndron dhe vlera thelbësore e vullnetarizmit, sepse duke krijuar kushtet për të bashkuar zemrën tënde me zemrën e dikujt apo disa të tjerëve, në fakt krijon mundësinë për të mbajtur të bashkuar zemrën tënde në një ekuilibër të shëndetshëm mes gjërave që vlejnë dhe gjërave që trupi dhe mendja i kërkojnë, duke ua rritur artificialisht vlerën dhe duke i bërë shpesh kryesore, ndërkohë që mund të jenë dytësore, tretësore apo krejt pa rëndësi, në raport me gjërat që vlejnë dhe që shpesh sedra, egoizmi, ambicia i bëjnë të harrohen ose të fashiten në rendin e prioriteteve të njeriut.

Ka pasur edhe Nënë Tereza kritikët e saj. Madje edhe mohuesit e saj të pamëshirshëm, si për të provuar se nuk ka asnjë mundësi që dikush që vullnetarizon t’i shpëtojë sprovës së të qenit nën goditje. Ndër kritikat që i janë bërë ka qenë ajo që Nënë Tereza ishte një personalitet i dyzuar, për shkak të ndërthurjes së vetëmohimit autentik me organizmin autentikisht menaxherial. Po në fakt kjo do të thotë që të bësh moralistin siç e bëjnë shumë njerëz edhe në të gjitha nivelet dhe në të gjitha sferat pa e njohur as thjesht kulturalisht Ungjillin, i cili në versionin e Shën Lukës përmban një tog rreshtash, që me siguri e kanë ndihmuar edhe vizionin e Nënë Terezës:

“Mjeshtri lavdëroi kujdestarin dinak, sepse në fakt, ky i fundit kishte vepruar me shumë zgjuarsi. Fëmijët e këtij shekulli janë më të aftë se fëmijët e pafajësisë. Dhe ja ku po jua them, bëni plot miq me paranë e pandershme. Kështu një ditë, kur të mos mbetet më asgjë, të mirëpriteni në banesën e përjetshme. Kush është i denjë për besim në gjërat më të vogla, është po ashtu për më të mëdhatë. Nëse nuk je i denjë për besim për paranë e papastër, si mund të jeni për gjërat me vlerë të vërtetë.”

Në frymën e një asociimi të vazhdueshëm mes thirrjes shpirtërore për mision dhe një thirrjeje në pamje të parë të thjeshtë, nisur nga motive të ndërgjegjes, Nënë Tereza u bë pioniere e një ndërlidhjeje mes çka sillte angazhimi religjioz dhe çka sjell një angazhim personal, qoftë edhe krejtësisht jo fetar. Këtu besoj qëndron edhe një pikë lidhjeje tek figura e Nënë Terezës, mes angazhimit religjioz dhe angazhimit aspak fetar të misionareve të Nënë Terezës dhe të misionarëve të Korpusit të Paqes, fjala vjen. Nuk është feja apo angazhimi fetar që i shtyn vullnetarët e Korpusit të Paqes në të njëjtën rrugë dhe që i bëj të ndjehen bashkudhëtarë me Motrat e Nënë Terezës, apo me të tjerë që vijnë në misionin e vullnetarizmit nga feja.

Themelimi i misionit laik të vullnetarizmit është në fakt, një rrugë paralele në të njëjtin drejtim me misionin fetar të vullnetarizmit dhe të dyja bashkë i lidh dashuria, e cila frymëzon të gjithë dinamikën e vullnetarizmit. Dhe është një dashuri që përmes të tjerëve krijon kushtet që njeriu të përmirësojë vetveten dhe tek e mbramja, në fund të rrugës të ndjehet shumë më i pasur, shumë më i vërtetë përballë të gjitha tundimeve dhe sfidave, që në çdo çast e thërrasin njeriun drejt rrugësh të tjera.

Unë besoj që ka shumë gjëra për të cilat ia vlen të bashkojmë forcat dhe të punojmë sëbashku, pavarësisht nëse vijmë nga rrugë të ndryshme, dikush vjen nga rruga e angazhimit fetar, dikush nga rruga e angazhimit social dhe dikush tjetër nga rruga e angazhimit politik. Ajo që e bën të mundur bashkëpunimin ndërmjet njerëzve që vijnë nga rrugë të ndryshme është emëruesi i përbashkët. Një emërues i përbashkët, të cilin Nënë Tereza ia vuri përpara si mundësi, njerëzve të kombeve të ndryshme, të feve të ndryshme, të rrugëve të ndryshme dhe të statuseve krejt të ndryshme sociale. Mjafton t’i hedhim një sy paraqitjes shumë të përmbledhur grafike të imazheve në ekrane, për të parë sesi në një fotografi, Nënë Tereza i përulet një fëmije të sëmurë dhe në një fotografi tjetër, Princesha Diana i përulet Nënë Terezës.

Në këtë emërues të përbashkët vlen si shembull, edhe ajo çka 30 vjet më parë, ekzaktësisht në vitin 1985 Sekretari i Përgjithshëm atëherë i Kombeve të Bashkuara, Peres De Cuellar, i rezervoi në fjalën e tij mikpritëse, Nënë Terezës:

“Ja gruaja më e fuqishme e kësaj toke! Ja gruaja që kudo mikpritet me respekt dhe me adhurim! Ajo është një njeri dhe në të njëjtën kohë, Kombet e Bashkuara. Sepse në zemrën e saj i ka dhënë strehë të varfërve të çdo cepi të globit. Atë që e bëjnë apo përpiqen ta bëjnë çdo ditë, Kombet e Bashkuara, mund ta bëjë edhe një zemër e vetme, duke u përpjekur çdo ditë si të ishte Kombet e Bashkuara.”

31 komente në “Për Nënë Terezën”

  1. Haxhinasto says:

    Thene bukur !

  2. Lal Prenga says:

    Nene Tereza perkujtohet ne Shqiperi per nje fakt shume te thjeshte.Nderohet dhe kujtohet nga te huajt dhe ne si palacot e Europes vrapojme te themi ishte shqiptare. Ne rast se nuk nderohej nga te huajt, asnje shqipfolesi nuk do i binte ndermend per te, perfshi z.kryeminister! Edhe une kam lindur e rritur ne Shqiperi, jam larguar prej kohesh dhe sot kam dy shtetesi, jam integruar dhe me familje e gjithcka ne rregull. Perdite , nga mengjesi ne darke me del parasysh vendi im dhe deshira per te be dicka sado te vogel. Zoterojme nje toke ne nje vend te humbur, pa drita,pa uje , me rruge te bllokuar, erozion dhe pamundesi per tu kujdesur sic duhet! Kam 4 vendime per kthimin e tokes perfshi vendimin e gjykates por askush nuk don tja dije per te me dhene certifikaten e tokes. Kam dy vite qe me sjellin nga nje zyre ne tjetrin dhe I jam drejtuar me leter dhe kryeministrit por asgje! Kur permendni krimet e regjimit komunist, jini te sinqerte, krimet u kryen me urdher nga siper e bashkepunim te pergjithshem nga poshte. Te njejten situate kemi dhe sot, urdhersa nga siper per te mos zbatuar kushtetuten. Z kryeminister nuk keni asnje te drejte ta permendni Nene Terezen, as ju e asnje nga politikanet shqiptare! Zbatoni ligjet atehere keni fytyre e te mbani fjalime!

  3. Edi Rama !
    Perdorimi i persosur i gjuhes shqipe nga ty,tregon se je nji shqiptar i madh ,ashtu si e madherishmja Nena Tereza !
    Lavdi Kombit Shqiptar !

    1. fjalen e mire e gurin ne trast says:

      se cme erdhi nje pordhe pasi te lexova ty detari pa det. sa per Ramen…ka fol me bukur plot here te tjera, biles une kam qa kur mbajti fjalen ne 1 vjetorin e 4 te vrareve te 21 janarit 2011. prej vitesh me vjene te qesh dhe here here edhe te pjerdhe kur degjoj Ramen. per te qare hallin qe ka milet si ti prandaj tallin k.. mashtruset politikane si Rama, Sala, Meta,…. qe dine te qajne me lot korkodili.

      1. fjalen e mire dhe gurin kokes tende ,,,bosh !
        ate pordhen beja motres tende me mire, ose babait tend kur flet !
        me idiote si ti Shqiperia gjithmone do te duket idiote !
        pra jeni nji fare bastarde si ti qe bastardoni emrin e shqiptarit.
        kurse Edi Rama eshte fenomen ,dhe se juve antishqiptareve ju djegin syte nga shkelqimi i tij.

        1. DIA says:

          O Detari edhe mua me vjen te pjerdh kur lexoj piktorin e pastaj ku eshte problemi ketu, madje kur lexoj servila si puna jote me vjen tu bej mutin ne koke, sidomos kur me shesin dhe atdhedashesin si puna jote, Nene Tereza nuk vinte verdalle me limuzhina kur te semuret nuk kishin kepuce, nuk hante dhe shtronte tavolina burme per barkderrat kur fukarenjte nuk kishin buke thate, nuk ndryshonte petkun e rrobave 5 here ne dite dhe me modeliste nga Milano kur fukarenjte nuk kishin as breke, Nene Tereza fliste pak dhe fjala i kish peshe dhe jo si piktori qe vetem keput budalliqe dhe fjalet i kane peshe sa pordhet.

      2. Ta rrasi says:

        Po del ti e bere me mire o koqe kam daring. I’ll shkoni miles Lopen idiot.

    2. Spartaku says:

      Detar! Edhe une jam me nje mendje me ty.” Perdorimi i gjuhes shqipe tregon se je nje shqipetar i madhe”.Me ke te shkrim EDI RAMA,ka shpalosur ineteligjencen e tij te larte.Shprehje kaq te goditura,jo vetem per nene Terezen,por edhe per te ardhemen e shqiperise dhe te popullit shqipetare,te lidhur me njeri tjeterin,ti bejme balle se keqes qe na ka zene jo vetem kembet por edhe zemrat e njerzeve.
      Pershendetje zoti kryeminster.Urime dhe mirenjohje.

  4. Claus says:

    Perseri e vuri “Tema” kete Teme?
    Po komentet perse nuk i vuri?
    Ju a them perseri:
    Eshte bere i palexueshem ky ateist i gjithecfarefeve!!! !
    Kudo ku shkojne keta ateiste te gjithecfarebesimeve lene nam. Dhe ne mes te Vatikanit Rita Ora (katolike i thencin) ne bashkepunim me myslimanin Shpetim Saracin ja marrin kenges “What Child is This”!!!!
    E po te kendohet nje kenge Krishtelindjesh ne shenjterimin e Nene Terezes, kjo ka per te mbetur ne histori.
    Nuk ke c`ben, kur behen si praktikante dhe besimtare keto lloj qeniesh qe as paganizmin nuk e kane njohur eshte per te vene duart ne koke.
    Dhe ne fund:
    Katolike, myslimane, gjysher dhe dervishe, Rama (ateist-besimtar universal) Mete (bektashi), Berisha (mysliman) dhe katolikja nga Lezha Mimi Vata duartrokasin ndaj ketij budallalliku ardhur nga pre-paganet matane Adriatikut.
    Eshte si te kendosh Requiem-in e Moxartit ne kohe dasme!!!!
    Qesharake nuk ke c`thua.

  5. grer says:

    FLM Z. Rama! Nje homazh dhe perfaqesim dinjitoz e hyjnor per te gjithe shqiptaret!
    Eshte me shume se nje statuj! Faleminderit!

  6. nje lexues i zakonshem says:

    Pene te fote ke , RAMA , s’ta ha qeni shkopin . Burre i zgjuar e i talentuar .

  7. ann says:

    Bukur Z.Rama! Thene shume bukur! !!

  8. Sul Pumi says:

    O madherishem i ripjelljes , beje mire te mos komentoje per NENE TEREZEN , kete ikone , per kete shpirt te paqes e miresise te pa arriteshme , te ketij planeti tone . Nene Tereza , kjo ikone e miresise se pa fundeme , eshte si Monaliza e LEONARDO DAVINCIT ,qe sa me shume kalon koha, me e madherishme behet. Kenaqesia me e madhe ne jete , ( vetem atyre qe ju hipet mundesia) , ESHTE te HYJE PER MIRE NE HISTORI (jo cdo njeri e ka ne dore te hyje ne histori) . Kurse ka piktore te tjere ku pikturat e tyre ,koha pernjeheresh i hedh ne KOSHE te PLEHRAVE:

  9. Sul Pumi says:

    O madherishem i ripjelljes , beje mire te mos komentoje per NENE TEREZEN , kete ikone , per kete shpirt te paqes e miresise te pa arriteshme , te ketij planeti tone . Nene Tereza , kjo ikone e miresise se pa fundeme , eshte si Monaliza e LEONARDO DAVINCIT ,qe sa me shume kalon koha, me e madherishme behet. Kenaqesia me e madhe ne jete , ( vetem atyre qe ju hipet mundesia) , ESHTE te HYJE PER MIRE NE HISTORI (jo cdo njeri e ka ne dore te hyje ne histori) . Kurse ka piktore te tjere ku pikturat e tyre ,koha pernjeheresh i hedh ne KOSHE te PLEHRAVE..

  10. Neri kuqo says:

    Claus o emer I humbur!a e di qy,je pak RRTK?

  11. Emigrant says:

    Z.Rama
    Regullo me mire problemet e veshtira qe kane shqiptaret sepse pikerisht per kete te kane zgjedhur. Si politikan qe je me mire eshte ti evitosh komente te tilla prej intelektuali. Per fat te keq me ate palo shkolle qe ke bere nuk mund te konsiderohesh intelektual i mirefillte. Maximumi mund te konsiderohesh nj politikan dinak dhe sharlatan shqiptar. Por qe te konsiderohesh intelektual dhe artist duhet te kishe djersitur shume ne shkolle.

  12. katarakti says:

    Bravo Rama. Mos u tut nga qente qe bejne gam gam, po vazhdo ne rrugen dhe misionin qe ke marre persiper: – te besh Shqiperine shtet. Dhe siç thote edhe nje komentues me lart, – pena jote e forte deshmon se je nje shqiptar i madh ne ndjenja dhe ide. Zoti te bekofte.

  13. Tek rrapi mashkullores says:

    Per njerez te mire ste takon ty flasesh pasi po te ishte gjalle nene tereza do te kishte injoruar fare si njeri ne cdo takim qe ti do kerkoje
    Punen e nene terezes do ta kishe vazhduar ti me energji falas dhe ndihme familjare per cdo familje shqiptare qe vuan per buken e gojes per cdo femije shqiptar qe zor se han tre here ne dite buke te thate
    Ti e ke turperuar nene terezen ne diten me te madhe te jetes se saj , krahasimet e saj me ty jan si te Churchill me te hitlerit ti je nje turp I madh para saj
    Ti je nje mikprites trajneresh italiane, ngjyrosesh pallatesh, venie palmash , zedhenes lajmesh te mira , dhe nje shurdhmemec per cdo te keqe qe ndodh ne ate qeveri
    Ti je komplet nje thenie shkodrane …. te hyft vetja ne qef
    Ti je shkaku qe ne shqiperi nuk ka ndeshkime ne qeveri pasi po u mbush arka e shtetit ska rendesi te kujt jane parat
    Ti je koncesionari I rruges se kombit
    Ti je simboli I parazitit.
    Mos kujto se te ofendova, une ofendova veten qe te fola ty vazhdo ne rrugen tende , bej si them une po mos bej si bej une
    Tradhtar I 1 milion votave

  14. Real says:

    Rama, regulloje : Nuk ka thënë Tereza ”jam me kombësi indiane ” por ”jam qytetare indiane” Duke nënkuptuar nështetësinë. Besoj se e e ke idenë ç’do të thotë ”KOMBËSI”

  15. THOTH says:

    ta do politika qe i thua te zeses e bardhe?

    zoti rama, qekur ka ardhur drejtesia apo te mjeret jane bere te lumtur prej meshirimit?

    meshirimi dhe ata qe bejne sikur meshirojne jane tamam si leeches, ti e di kete me mire se kushdo tjeter- kujto 21 Janarin!

  16. Aleko says:

    Gjithkusht qe e ndien mund te komentoje per shenjetoren qe donte te varferit dhe gjithe boten aq me teper qe prej gjaku eshte shqipetare, z Pumi: madje edhe ju vet qe ja mohoni kete te drejt Kryeministrit te shqiperise dhe pastaj edhe ti komentove dicka per shent Terezen dhe bere mire.Shqipetaret qe ende jane pushtuar nga amullia e ktheses se shpejt qe bene 25 vite me pare kane humbur shume vetira dhe ndjenja njerezore me ta cilat geni I tyre ishte mbrujtur dhe I ka pas me teprice.Ne radhe te pare ne urrejme vetveten.dhe po nuk deshe veten kurkush nuk te do…Prandaj ,fryma e shenjtores me gjak nga gjaku yne dhe miresia , dhe dashuria qe ajo percolli gjate gjithe jetes per njeriun vecanrisht per te varferit ka vlere me shume se kurre ne kete bote katrauree e ka gjithashtu vlere dhe per ne shqipetaret per nje arsye me shume ; ..sepse shenjt Tereza I perket brumit shqipetare…jo rastesisht…..!

  17. ALBAN DEGA says:

    NDERIM NE LARTESINE E NJE SHENJTORJEJE

    Kam lexuar keto dite qindra mendime e shkrime te pendave me te shquara shqiptare, italiane, spanjolle, amerikane, latinoamerikane e deri australiane per “Nenen e Perbotshme” Tereza…
    Mendimet dhe nderimi i kryeministrit shqiotar Edi Rama eshte me i shquari dhe me I perkryeri!
    Nderim ne lartesine e nje Shenjtorjeje qe na ben krenar per motren ” me gjak shqiptar” Gonxhe Bojaxhiu, per “Nenen e Perbotshme” , per Shen Terezen

  18. Nje shqiptar says:

    Faleminderit Zoti Rama per kete shkrim qe del nga shpirti i tere kombit tone ne kete dite te shenuar kur ketu ne Rome u shenjeterua Nene Tereza. Urtesia e juaj politike, largepamesia dhe respekti ndaj besimtareve te tere feve na nderon si popull ne kete bote te nderlikuar, plot paragjykime politike e ideologjike dhe madje shume te prapambetur e te rrezikshem per te ardhmen e femijve tone.

  19. Gasper says:

    Mos u merrni me Ramen. Lereni ta lajkatosin militantet e tij, se nuk ka njeri normal qe te harxhoje kohen me pacavuret qe shkruan, per te genjyer mendjet e dobeta per perfitime personale politike dhe elektorale. Pergjigjia me e mire ndaj ketij sharlatani, eshte injorimi total. Rama pa juve qe ju genjen, do te ishte nje hic me bisht (ashtu si eshte ne te vertete), kurse ju pa Ramen do te ishit me mire. E keqja zhduket shpejt, po nuk gjeti perkrahje. Kjo vlen edhe per politikanet e tjere, sepse te nje kategorie jane te gjithe, pavaresisht c’fare thone. Dhe se fundi, gjithmone i shikoni se c’fare bejne e jo cfare thone.

  20. Azio says:

    Te lumte pena Edinburgh Rama.
    Nepermjet ketij shkrimi brilant ti ke psaqyruar sa s’ka me mire kulturen dhe mendimin e kthjellte shqiptar.
    Kryeministra te tille I duhen ketij populli,sepse keta ja ngrene me lart prestigjin kombit tone.
    I tregojne botes ane e kend se shqiptaret nuk jane ata qe zhgaravisin pislleqe ne reported digjit. ale e as perdorin llumin e zhargoni politick ,si disa lapanjoze berishjan.

  21. Lezues says:

    ME MIRE FOL PER NE QE NA KE PRISHUR SHTEPITE DHE NA CKULE PES 60 VJETVE DHE NA LE NE MES TE 4 RRUGEVE NDERSA NENE TERESA I NDIHMONTE TE VARFRIT.

  22. Emigrati says:

    PO U KUJTOVE SHKRUAJ DHE PER NENEN TIME QE I PRISHE SHTEPITE PAS 60VJETEVE DHE E KE LENE NE MES TE 4 RRUGEVE NE VLORE N.Q.SE BESON VERTET APO TA KANE SHKRUAJTUR KETA TE GAZETES.

  23. Muzapopullore says:

    Edvin Rama, dje, i vuri dy kushte Vatikanit.
    1. Pranimin e aplikimit te tij per tu shenjteruar edhe ai brenda ketij mandati (me emrin Shen Narcisto-Betoni – Saint Concrete-Narcist)
    2. Pas renies nga froni te behet Pape dhe te shkruhet trilogjia “Hajduti behet Pape” (jo Pape i Surelit por boteror)

    Ne shkembim do te ndihmoje Vatikanin per prishjen e Shen Pjetrit dhe ndertimin e dy kullave me nje stadium te vogel. Carapuli dhe Eftimi do behen peshkope
    Jepi censura e Temes

  24. @ says:

    Lexova vetem komentet, sepse trishtohem qe k/ministri i vendit tim
    harxhon kohen e tij te punes:
    20% me pikture,
    20% me hartime, dhe
    50% me reklame.
    Po ti shtosh edhe kohen qe humbet me pazaret e politikes,
    i bie qe vetem kur fle mendon per popullin e tij. Prandaj dhe shqiptaret shohin “endrra ne diell”…..

  25. vaso says:

    Ehhhh.Ka vene leke prandaj flet keshtu.Jam dakort me @ per kohen e dobishme qe harshen per 1000000 votuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje