Trukime futbolli, fiskale dhe elektorale

9 Shtator 2016, 21:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Skandali i trukimeve që ka shpërthyer sot UEFA për klubin Skënderbeu, nuk duhet trajtuar vetëm si një skandal trukimesh në futboll, por dhe si një trukim fiskal i biznesmenëve të akcizës që shfaqeshin në krah të ministrit të Financave, dhe trukim elektoral, ku influenca e arritjeve fallco në futboll, përkthehej në vota.

Skandali i trukimeve të kampionatit shqiptar në plot 41 raste, që UEFA ka publikuar, dëshmon se së paku tre drejtues të klubit të futbollit Skënderbeu, përfshi dhe ish- ministrin e Financave, Ridvan Bode, kanë qenë aktiv në këtë proces.

Tani unë e besoj që Ridvan Bode nuk ka marrë para nga trukimi i ndeshjeve me Skënderbeun. Ai ishte ministër Financash, dhe kishte miliona mundësi të pasurohej. Njerëzit e tij të afërt vërtiteshin nga lojrat e fatit, në sistemin doganor dhe tatimor, herë si komandantë, e herë si komisarë, por gjithnjë si grabitqarë. Bode nuk ka pasur nevojë të merrte asnjë lek nga Skënderebu, madje kam frikë se ka pasur bezdi të shikonte dhe ndeshjet e tij.

Por në vitin 2008, një grup biznesmenësh nga Tirana, të afërt me të, dhe disa gazetarë, mes të cilëve shquante Fevziu, vendosën të fuqizojnë politikisht klubin Skënderebu, me një plan të qartë biznesi. Grupi i biznesmenëve operon në tregtinë e mallrave me akcizë në Shqipëri, si pije dhe kafe, dhe ministri i Financave e kishte Korçën, zonën e tij elektorale.

Ringritja e Skënderbeut ishte një shans elektoral dhe një meritë që i dha vota në Korçë edhe Ridvan Bodes.

Kështu që koorporata filloi të funksionojë me një plan të qartë biznesi. Çdo ditë të dielë, një biznesmen me puro, një president me koncesione dhe ministri i Financave, shfaqeshin në çdo tribunë bashkë, dhe pas kësaj sistemi fiskal funksiononte për ta, si “miqtë e ministrit”. Po politikisht, Bode, siç thotë dhe raporti i UEFA-s, masakronte biznesmenët e tjerë që kishin klube futbolli, siç ishte rasti i Dinamos, presidentit të të cilit i prenë një herë një gjobë 11 milionë euro për kazinonë, pastaj ia bënë 2 milionë, pasi këta biznesmenët rrotull Ridvanit, ndërhynë “t’ia zbusnin”, me kusht që Dinamo t’i hapte rrugë Skënderbeut. Dhe ashtu ndodhi. Me këtë sistem gjobash financiare dhe politike, Skënderbeu çau rrugën për t’u bërë kampion i Shqipërisë, biznesmenët çanë rrugën për t’u bërë kampionë të evazionit fiskal, dhe Bode çau rrugën për ta kthyer zonën e Korçës me PD, edhe për shkak të Skënderbeut.

Tani kjo prokurori që kemi ne, nuk e kap dot Ridvan Boden, as për sekserin e tij të lojrave të fatit, as për evazionet e kafes dhe pijeve me akcizë që fusin e nxjerrin nga vendi ish-miqtë e tij. Tani është kapur për një gjë që s’ka fituar lekë. Është kapur duke përdorur shtetin kundër futbollit, për nevoja elektorale. Është kapur duke vjedhur vota më qartë. Pra jemi para një krimi trefish, një krimi që ka të bëjë me trukimin e futbollit, trukimin e akcizave dhe trukimin elektoral.

Prokuroria jonë duhet ta shikojë atë jo vetëm si trukim futbolli, por dhe si histori pasurimi biznesmenësh të lidhur me ish-ministrin e Financave dhe si krim elektoral. Duhet parë si krim i organizuar, ku futbolli është përdorur për të krijuar një aleancë mafioze, mes politikës, krimit dhe sportit.

Legjenda e futbollit gjerman Bekenbauer, po shkon para drejtësisë për një të mijtën e këtyre lidhjeve, dhe askush nuk po e mëshiron. Këtu këtë bandë deri tani po e mëshiron Federata e Futbollit, e cila për fatin e keq të vendit tonë, është pjesë e kësaj historie . Dhe natyrisht po shkëlqen me heshtjen e saj prokuroria. Si gjithnjë!

10 komente në “Trukime futbolli, fiskale dhe elektorale”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Superliga shqiptare i zhvillon ndeshjet e kampionatit,me shkallet e stadiumit bosh !
    Mjafton ky fakt,per te aritur ne konkluzionin,se sporti i futbollit nuk eshte ne duart e specialisteve, shpenzimet nuk jane rezultat i marketingut sportiv.
    Privatizimet fiktive,qe mbulohen ne menyre te terthorte nga buxheti i shtetit,kane falimentuar.
    Ne kete kohe,kur buxheti i shtetit renkon nga pesha e borxhit,futbolli ka ofruar rreth stadiumit,zinxhirin e gjate te kryepushtetarve,afaristet qe presin te lepijne ndonje kocke,te gatshem per te perfituar edhe nga UEFA !
    Uniteti i pushtetarve hajdut,per te arritur vendin e kryesuesit,nepermjet trukimeve,ka rene ne rrjeten e specialisteve te UEFA-s.
    Terapia-Arestimi i menjehershem !

  2. Dritan says:

    Duhet qe drejtesia te veproje me urgjence mbi Duken e Krimit, Boden, Takajn, Zeqon etj:

    Presidenti i FSHF-së pranon se është Ortak me Presidentin e KF Skënderbeut
    https://www.youtube.com/watch?v=E4SPOorXdEk

    Si shteti i kohës, sulmoi ashpër Presidencën dhe financat e Dinamos:
    https://www.youtube.com/watch?v=BBqbH7cpkgM

    Si u shkatërrua ekipi më i mirë i kohës, Dinamo, për t’i hapur rrugë Kampionateve të Trukuara:
    https://www.youtube.com/watch?v=E231TlIQKUs

    Si i’u vodh Dinamos Kampionati 2010-11:
    https://www.youtube.com/watch?v=Qn3vpjb80Ds

    1. arlind says:

      ju vodh Flamurtarit kampionati 2010-2011 jo dinamos

  3. Bushi says:

    Ridvan Bode,ka shume para,dhe paguan çdo prokuror e gjykates,dhe dale i pafajshem.Pra gjykatesi me i fuqishem eshte zonaja PARE ose zoti EURO.Mos u beni merak se Bode ka bere shtemen por i ka vene dhe veshin per ta kapur.

  4. kleptofagos says:

    Nje pyetje te thjeshte por te veshtire per Meron:
    A beson ti se do te burgosen dhe sekuestrohen ndonje dite Kriminelet e Politikes ne Shqiperi?

  5. shqip says:

    e di uefa, dhe nuk e di duka. per te qeshur e per te qare njeherazi. mirepo te kesh nje kryeprokuror si llalla, domosdo qe ngjarja do kaperceje kufijte kombetar. megjithate ngjarja eshte te pakten tre vjet e vonuar. kur filloi aksioni i mbylljes se lojrave te fatit, as bode e askush qe vinte pas tij, nuk u hyri gjemb ne kembe. u mjaftuan vetem me ca mbyllje pikash dhe aq. pra paraja e piset u la sheshit. ne rastin me te keq, ky komsomolasi i bustit te enverit, do tja hedh paq. flasim gjithmone nese kjo axhende i ngelet llalles te ngrehines se pandeshkushmerise, po ne rastin e mire, ne qoftese ky aksion behet ne nivel nderkombetar, atehere ky e ka pisk. me interpolin ky nuk ka asnje shans te beje deklarime politike. hetimi mbi fifen tregoi se sa lart qendron pergjegjshmeria e interpolit . duke depertuar edhe kompetencat e prokurorive vendase. ky mund te jete nje gur prove per spak. te shohim a do jene ne lartesi per te bere shtet. apo do vazhdohet kenga e qyqes. shpresojme.

  6. antifashisti says:

    Poshte marksizeml leninizmi!
    Lavdi demokracise kapitaliste!
    Lavdi mafies,droges,prostitucionit etj si arritjet me te medha te epokes demokratike!
    Nje pyetje:
    -Pse e prishi mareveshjen e Mukjes Enver Hoxha?

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Jane te gjithe bashke Mero.. Mbulojn njeri-tjetrin. Paraja dhe euroja I dominon.. Me Federaten Shqiptare e gjithe ish-biznesmenet e me Ridvan.. A S’ka per te ndodhur asgje.. Prokuroria eshte e ballcamosur dhe qesharake.. Gjyqtarit po I ra nje ceshtje e tille ne dore merr para duke I shkelur syrin qe te dali ne pensjon sepse e di eshte rasti I tij (saj) i fundit qe do kete ne dore nje ceshtje te tille..

    Ps. Adriatik Llalla, je I paafte. Je komplet I korruptuar. Paguhesh nga taksapaguesit kot (dhe me shume ke prishur pune).. Ke shkaterruarr gjithe sistemin dhe funskjonimin e mbrojtjes dhe lirise te qytetareve shqiptare. Je inkompetent ne gjithshka.. Je PERGJEGJES DIREKT per mosveprim ne te gjitha skandalet. Dhe e fundit dhe me e rendesishmja: JE NJE GENJESHTAR qe s’ke as fytyre e as cipe qe del publikisht dhe premton arrestime c’do vjeshte sikur nuk je Prokuror I Pergjithshem por nje Klloun Cirku…

  8. suzana says:

    Dhe pastaj zemeroheni pse kosovaret u larguan nga kjo e ashtuquajtur “Kombetare”…Trukimi me i neveritshem ishte humbja kunder Serbise ne Shqiperi.

  9. shtjefen palushi says:

    o shqiperi, mjera shqiperi, kush ta ka qit me kry ne hi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje