Presidenti, prokuroria dhe beteja politike kundër "Vetting"-ut

8 Shtator 2016, 21:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Presidenti i Republikës duket se po pret qëndrimin zyrtar që do të mbajë Partia Demokratike ndaj ligjit të “Vetting”-ut, për ta firmosur ose jo atë ligj. Më shumë se një javë pas miratimit të ligjit në Kuvend, Presidenti nuk e ka dekretuar ende atë, dhe nuk ka asnjë shpjegim për këtë vonesë, përveç zakonit që ka që “mendohet shumë”.

Reforma në drejtësi dhe ligji i “Vetting”-ut, si ligji kryesor i saj, ishte aq shumë i njohur nga Presidenti dhe opozita para votimit, sa bënë për atë, 55 vërejtje para se të miratohej. Kjo nënkupton minimalisht, se ata e njohin shumë mirë ligjin dhe janë të qartë nëse ai është, ose jo, në konflikt me Kushtetutën.

Më shumë se një javë pas miratimit të ligjit, PD ende nuk ka marrë vendim ta çojë atë në Gjykatën Kushtetuese dhe Bujar Nishani kësisoj ende nuk shprehet dot me dekret për miratimin e tij, pasi pret qëndrimin e PD-së.

Kjo situatë po e bën shumë qesharak pozicionin e Presidentit dhe PD, po tregohet e pamëshirshme, për ta poshtëruar atë deri në këtë masë.

Vetë PD dhe Basha janë të qartë për ligjin dhe problemet e tij, dhe mund ta çonin atë në Kushtetuese qysh të nesërmen e miratimit. Ata nuk e çojnë, jo se nuk duan, por se duan të përfshijnë në këtë betejë Bujar Nishanin, por dhe Prokurorinë, duke i bërë pjesë të qëndrimeve të tyre të përhershme politike.

Paralel me heshtjen e Presidentit, duket se ka një mobilizim të institucionit të Prokurorisë, për të krijuar idenë se reforma është e dështuar pasi po pengon punën e institucionit të Prokurorisë për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Një deklaratë e Unionit të Prokurorëve, një shoqatë e krijuar enkas në fillimin e reformës për drejtësi për ta kundërshtuar atë, e theksonte këtë si problem serioz dhe kërkonte ngrirjen e këtij ligji derisa të krijoheshin institucionet e tjera.

Por në të vërtetë ligji i “Vetting”-ut, është ligji i cili me futjen në fuqi, duhet të kalojë në “sitë” prokurorët dhe gjyqtarët, dhe Prokuroria është në konflikt interesi kur shprehet kundër një ligji, i cili do të fillojë zbatimin me seleksionimin e tyre. Kryeprokurori dhe gjithë prokurorët do të kalojnë në “sitën” e këtij ligji, për të vendosur nëse do të vazhdojnë më tej punën a jo, dhe beteja kundër tij, vetëm sa i ekspozon politikisht. Ndryshimet kushtetuese janë të qarta në faktin se mandati i çdo gjyqtari apo prokurori, do të varet nga procesi i “Vetting”-ut dhe jo “Vetting”-u nga kërkesat e prokurorëve.

Kur u miratua ligji i “dekriminalizimit”, u futën disa dispozita kushtetuese, që i hiqnin të drejtën ankimimit të atij ligji në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta e re e pas 21 korrikut, është konsensuale dhe me të njëtën logjikë si ligji i “dekriminalizimit”, nuk mund të ankohesh ndaj një pakete kushtetuese konsensuale, përderisa e ke pranuar vetë. Nëse ankohesh, thjesht je duke shprehur pendimin tënd për atë që ke votuar më 21 korrik.

Por problemi është që këtë aksion politik PD duhet ta bëjë vetë, dhe të tregojë pak më shumë respekt për institucionin e Presidentit dhe Prokurorisë. Në fakt, ajo po bën të kundërtën. Ka vënë ata përpara dhe vetë po bën sikur po studion për 55 probleme të tjera të ligjit, i cili buron nga një paketë që ajo e ka votuar si konsensuale.

8 komente në “Presidenti, prokuroria dhe beteja politike kundër “Vetting”-ut”

  1. Luigji says:

    Nishani dhe Llalla e kane problem personal. Llalla e di qe e kap vetingu dhe sdo ta gezoj dot mandatin deri mot ne vjeshte. Nishani e di qe pas Pranveres do shkoj ne Kemp, por shpreson ti zere vendin Lulit ne PD, meqe ai do humbas zgjedhjet dhe do ti sherbej Berishes qe tani te jete i sigurt

  2. Bimi says:

    Ore ti te palesh Mero Baze. Jari nuk e firmos pa fol Doktori. Nuk ehste shoku jot

  3. Kim says:

    Zoti Baze. Nuk e di si e shikon ambasadori Lu kete pune, por di te them qe treshja Meta Nishani Berisha do ti bejn puc Rames me 2017 dhe do ta zbatojn vet reformen en drejtesi si tu doj qejfi

  4. Bleona says:

    Nje gje eshte e qart shume. Jari dhe me nje kemb ne varr nuk dorzohet. Respekte!

  5. Hotel Nimfa Vlore says:

    Bujar ta kam sekelldine
    Qe kur harrove shtepine
    Kam pes vjet po te mbaj zine
    E zeza sdi kush te qine

  6. aqif tahipi says:

    O Mero ,nuk e kuptoj se pse i ndan jarin dhe dhallen nga shqupi.Ne te vertete ata po shprehin vecse qendrimin e shqupit .

  7. kapterr nishani says:

    Kush mendon se Nishani do te dekretoje ligjin e Vetingut pa yzmin e Saliut, eshte naiv.

  8. €piriiiiii says:

    Nishani pa nishan dhe DHalla e kthyer ne Llallë ne Dybekun e Nafijes kerkojne ti japin Rendesi vetes. Por nuk e kuptoj ne që si q.i më njeri. Ata dhe Japonia e tyre Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje