Të bashkuar rreth Nënë Terezës dhe të ndarë rreth futbollit

5 Shtator 2016, 22:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Brenda 24 orësh shqiptarët u bashkuan në Vatikan për të nderuar Nënë Terezën dhe janë ndarë sonte në mbrëmje, në tre shtete në Ballkan, për të bërë tifozllëk për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Por edhe pse dita e djeshme në Vatikan, duket si ditë bashkimi dhe e sotmja si ditë ndarje, e vërteta është ndryshe. Dje shqiptarët demonstruan të vetmen tendencë ndarjeje në raport me një vlerë kombëtare, kurse sot të ndarë për tre ekipe, kishin më shumë vlera të përbashkëta.

Dy udhëheqësit kryesorë të shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, nuk shkuan në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, duke lënë bosh jo vetëm përfaqësimin e shqiptarëve në Maqedoni, por dhe betejën fallco të maqedonasve, për të përvetësuar Nënë Terezën. Çfarëdo justifikimi për të mos shkuar në Vatikan nga Edi Rama, Isa Mustafa, Bujar Nishani apo Hashim Thaçi dhe mund të kapërdihej, por nga dy udhëheqësit shqiptarë të Maqedonisë, jo!

Ata e kishin detyrë të ishin në Vatikan, pikësëpari për të demonstruar se orientimi i shqiptarëve është perëndimi dhe jo radikalizmi mysliman i një pjese të shqiptarëve në Maqedoni, nën presionin e të cilit ata nuk udhëtuan drejt Vatikanit.

Së dyti, Nënë Tereza ka lindur në Shkup, jo vetëm si shqiptare, por dhe në një kohë kur Shkupi ishte një Vilajet shqiptar. Tërbimi i shtypit maqedonas përse Vatikani e ka shkruar se Nënë Tereza ka lindur në Shkup të Shqipërisë, është i pavend, pasi në vitin që ka lindur Nënë Tereza, nuk ka pasur Maqedoni dhe Shkupi ka qenë një nga qendrat e vilajeteve shqiptare, nën perandorinë osmane.

Por mbi të gjitha, Thaçi e Ahmeti duhet të ishin në Vatikan, për të dekurajuar çdo maqedonas që tenton të përvetësojë identitetin e shenjtores sonë.

Nuk e bënë dhe besoj se kam një shpjegim përse nuk e bënë. I pari, Ali Ahmeti, nuk e ka bërë si atesit enverist dhe i dyti si llogaritar votash myslimanësh me flamur arab. Që të dy tendencat janë dy fatkeqësitë që mund t’i vërtiten ende kombit shqiptar.

Dhe si të tillë, më mirë që nuk ju bashkuan shqiptarëve të tjerë, që së paku demonstrojnë tendencën e tyre properëndimore, me gjithë defektet e tyre.

Nga ana tjetër, sot në të njëjtën kohë, në të njëjtën orë, dy ekipe kombëtare të shqiptarëve dhe një ekip kombëtar i shqiptaro- maqedonasve, luanin për eleminatoret botërore. Edhe pse ka një ndarje të re tifozash Shqipëri- Kosovë, në raport me ekipin kombëtar, shumë shqiptarë i kanë mbajtur ekranet me spliter të ndarë më dysh, për t’i parë të dyja ndeshjet dhe tre ekipet. Nëse dje na bashkoi Nënë Tereza, sot nuk na ndan dot dyfishimi i ekipeve kombëtare. Nuk na ndan dot, pasi një vend e ndajnë më dysh vetëm antivlerat. Vlerat e bashkojnë atë ku do që shfaqen. Goli i Berishës në Finlandë apo i Sadikut në Shkodër, por dhe loja e Hasanit në ekipin e Maqedonisë, janë vlera shqiptare dhe nuk e e ndajnë shoqërinë shqiptare.

E vetmja ndarje e rrezikshme e shqiptarëve, është ajo që bënë liderët shqiptarë të Maqedonisë ndaj Nënë Terezës. Ata u ndanë prej saj si antishqiptarë. Ndërsa këta që luajnë sot në tre ekipe janë ndarë si shqiptarë me vlerat e tyre që dinë kur bashkohen. Siç u bashkuan në koncert në Vatikan gjithë yjet shqiptare kudo që kishin lindur.

10 komente në “Të bashkuar rreth Nënë Terezës dhe të ndarë rreth futbollit”

  1. vaso says:

    E hoqet intervisten e z.LU app me duket mua.

  2. totila says:

    Nuk do komentoja nqs se ne rrjeshtin 21 do ishte nje gabim jo vetem ortografik por dhe ideor..Pse o Mero na i fut enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur dhe ke harruar Demonin Berishe.

    Jam krenar qe u shenjterua Nene Tereza si shenjtore boterore…por e sterrosi Devili Berishe..

    Qe nga nga vatikani.administrata Obames dhe bashkimi europjan me tolerimin kriminal qe po i bejne vrasesit berishe…qe eshte i vetmi kryeminister e Natos qe ka vrare live 4 shqiptare me duar ne xhepa po behen pjese e nje hipokrizie boterore qe zbehin dhe madheshtine e Terezes.

    Eshte jashte cdo llogjike njerzore qe ne shenjterimin e nje ikone me permas kozmike te jete dhe Djalli me i madh qe ka nxjerre shoqeria njerzore SALI SATANAI.

    Prandaj zoti mero nuk ka enver hitler elezbiber apo ndonje matherfucker te justifikoje KANIBALIN BERISHE qe zoti LU PODESTA pa pike turpi turpi deklaroi dje:

    citoj:

    Berisha është një person me ndikim në Shqipëri dhe unë besoj me vendosmëri se është në interesin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të popullit të Shteteve të Bashkuara, që përfaqësuesit e tyre, unë dhe persona të tjerë që punojnë në ambasadë dhe njerëz në Uashington, të jenë në kontakt me njerëz që kanë ndikim. Kështu, duke u mbështetur në këtë kriter, unë shpresoj që t’i vazhdoj takimet e mia me z. Berisha dhe të vazhdoj të kërkoj këshillën e tij…..

    SI KA MUNDESI QE KY PSEUDO AMBASADOR TE KERKOJE KESHILLEN E DJALLIT BERISHE….

    ……..Prandaj njerzit kane kthyer koken mbrapa se nuk mund te kete shenjterim te Terezes ne prani te djallit berishe qe e pakta duhet ta ndiqte ceremonine nga biruca e burgut…

    pse nuk duhet ta kruani me enverin me berishe jashte burgut ??

    “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
    Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker.

    Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.

    Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.

    Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
    Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:

    “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
    Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.

    Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
    E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
    Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.

    Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
    Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.

    Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
    Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
    Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
    Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.

    Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.

    Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”. ..si të thuash në Shqipëri sot ” Berisha Akbar”

  3. Molos says:

    Kokes i ke rene per ata funderrinat Turko- Arabe ne Maqedoni. Hakut u vjen Maqedonsi atyre. E keqja e vetme eshte se demtojne ata Shqiptare te vertete qe jetojne atje qe jane te emancipuar dhe kane vlera perendimore….edhe pse me siguri jane te pakte.

  4. shqiptar i shqiperise. says:

    Per Ali Ahmetin jam dakort me arsyet qe ndoshta e kane bere te mos marre pjese.Por per ate tjetrin,qe per arsye higjenike te forumit nuk po ja permend emrin, e ke zgjatur kot qe te tregosh arsyet.Ai eshte vetem nje alabek rrugesh ne kuptimin me te plote qe u ri mbi krye nje pjese te shqiptareve dhe i terheq zvare.

  5. Fatmir Lohja says:

    Ku qene te bashkuar per shejtoren Tereza!?
    Tek Koncerti Madheshtor!?
    Ajo qe u pa ne ate koncert,me rastin e Shejterimit ne Nene Terezes vetem koncert nuk qe.
    Pse!?
    1. U njoftua se shpenzimet e koncertit I ka paguar qeveri e Kosoves!?Kosoven ende nuk e njeh OKB-ja.Ky eshte fakt,doni apo nuk doni ju e une.
    2. Koncerti u konceptua se jam une e nuk jeti.Orkestra vajtonte.Kengetaret ngrefoseshin se njohim repertorin boterore te muzikes klasike.
    3. Salla e mbushur me kalamaj u boshatis.Ca zonjusha, te kamura, benin parade mode ne salle.
    Pse shkoi puna ketu!?
    1. Perveç violines, se Shkelzon Dollit,qe kumboi shqip,asnje dhurate tjeter artistet nuk i dhuaruan Nene Terezes dhe publikut itailain e mbare boterore.
    2. Me banalja, nje futbolist,shume i shkleqyer,prezantohet per shoumen!?
    Keto jane arsyet per mendimin tim,sepse iken spektatoret nga salla dhe une nuk pata asnje deshire artistike qe ta ndjek deri ne fund.
    Ai koncert nuk tregoi aspak se vellezerit dhe motrat e Shejtores e respektuam shqiperashe,ashtu siç e ka kerkua ajo prej shume vitesh.
    Qofsha gaim,prandaj nuk e ndoqa koncertin deri ne fund.

    1. Shkurt says:

      Gabim je!iBile shume!

  6. Para Laci says:

    A ka mbet ndonje shqiptar ne Maqedoni…? se me kte qe thua ti O Mero del se ne Maqedoni egzistojne vetem sllave dhe turq, dhe ata pak shqiptare qe kane mbetur dhe qe s’jane radikalizuar akoma, po presin rradhen e tyre qe se shpejti dhe ata te hyjne ne “makinerine e islamizmit ekstremist”!
    Si duket Maqedonia paska perjetuar zbrazjen me te madhe te shqiptareve nga trojet e tyre nga sllavet dhe turqit perderisa edhe lideret e shitur shqiptare te Maqedonise qe nuk shkuan ne Vatikan tani mohojne gjakun e vet. Edhe lufta qe u be ne Maqedoni ne 2001 (qe gjoja u be qe shqiptaret te kene te drejtat e tyre) paska qene lufte midis turqve dhe sllaveve qe kush e kush te kontrolloje sa me shume njerez, por si duket shqiptareve i paska plas bomba ne dore. Nqs shqiptaret e Maqedonise ishin te shtypur me pare nga sllavet, tani ata jane te shtypur edhe nga sllavet edhe nga turqit.

    Lajmi i mire O Mero eshte se te pakten Liderit e Shqiperise dhe te Kosoves qe shkuan ne Vatikan e paskan fene pak a shume nen kontroll… ose jane te gjithe ateiste!

  7. leka says:

    Mendoj se nuk eshte e gjitha keshtu:
    Ata te Maqedonise jane treguar me te sinqerte,ne ate qe e kane treguar vehten ashtu sic jane islamiste te semure orientale.Per njerin nga ata Merua thote se eshte ateist,por dhe nqse do te ish i tille ai duhej te shkonte ne Vatikan ku ndrohej humanistja me e madhe e globit.
    Kuese ata te Kosoves,pamvaresisht se jane si te paret,vllezer te semure te vetdeklaruar te diktatorit turk Erdogan,vajten per ti sherbyer vitrines se tyre,per tu shitur me tej si europiane..

  8. katarakti says:

    Si shume rendesi u ke dhene ketyre dy plehrave te Maqedonise o Mero Baze. Mosvajtja e tyre ne Vatikan nuk ngjall asnje lloj ndarjeje ndermjet shqiptareve te vertete. Ndryshe eshte puna te futbolli. Ai po po shkakton ndarje. Bota, dhe sidomos ata qe kane frike ne “Shqiperia e Madhe”! u tremben nga bashkimi mbarshqiptar ne kombetaren e futbollit. Kjo kombetare perbehej nga shqiptare nga te gjitha trevat e Ballkanit, por po ashtu edhe nga diaspora. Ky ishte bashkimi i pare i vertete kombetar nder shqiptaret keto 100 vjetet e fundit. Dhe si te zgjuar qe jane, UEFA dhe FIFA pranoi formimin e nje perfaqesueseje te Kosoves ne turnete nderkombetare. Vetem e vetem qe te pengohet qofte edhe bashkimi shpirteror ndermjet shqiptareve. Dhe me duhet te them se ia arriten qellimit. Tani kemi dy kombetare. Kemi po ashtu edhe perfaqesues te “kombit” kosovar qe e duan Prishtinen te barazlarguar nga Beogradi dhe Tirana. Siç thoshte agjenti i Millosheviçit: – Ibrahim Rugova. Ata qe na kane ndare para me shume se 100 vjetesh edhe sot nuk duan qe ne te bashkohemi, o Mero. Prandaj krijuan edhe nje kombetare tjeter shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje