Ti mund të fitoje!
Shija e hidhur e humbjes, nuk ka pse qëndron tek ty. Nuk jam dakord me shumë miq të mi, që rreshtojnë si një nga arsyet e humbjes, faktin se ti shkove nga Tirana në Dibër. Modeli i ri i bashkive të mëdha dhe nevoja për njerëz me integritet profesional, janë një standard që duhet ta vendosim, pas ndarjes së re administrative. Për një qytet si Peshkopia, shkuarja juaj atje është një nder për qytetin. Ti dhe doktor Muharremi, ishit i vetmi standard i ri i këtyre zgjedhjeve, të vetmit që ishit në anën e qytetarëve. Jam i bindur se dibranët nuk të kanë votuar kundër pse shkove aty nga Tirana, por pse çove llumin e Tiranës atje.
Nuk të kanë votuar kundër, as për faktin se nuk kishe emrin në listën e votimit, apo se nuk kishin besim tek qeverisja jote, por se dikush të vodhi betejën.
I dashur Sherefedin, zgjedhjet në Dibër nuk ishin dasma jote.
Si e pata shkruar qysh në fillim të fushatës, në atë dasëm vetëm ti nuk ishe dhëndër.
Kryedhëndri i dasmës, ishte ai që ka hyrë dhëndër brenda në PD, Lulzim Basha. Ai tentoi ta kthejë Dibrën në betejë të tij, në flamur të tij, në kauzë të tij, në ëndrrën e tij për pushtet. Ai u tha dibranëve dhe gjithë shqiptarëve, që në Dibër do të votohet për të, pasi nga Dibra do nisë ardhja e tij në pushtet.
Më beso Sherefedin, që nuk ka arsye më të fortë për çdo dibran, të cilët për dreq janë njerëz të zgjuar dhe i kuptojnë liderët kur flasin, që të mos t’ia japë votën qoftë dhe për këtë shkak. Dhe duke të marrë betejën ty, ai të dhuroi humbjen. Duke të marrë ty kauzat e vogla që kanë qytetarët e Peshkopisë, të dha humbjen e madhe. Duke të marrë ty urtësinë dhe pjekurinë si profesionist, të dha mendjelehtësinë që i lexohet 2 km larg dhe shtirjen si i fortë, që kur tenton të ulërasë, i ikën zëri.
Ai i përdori zgjedhjet e tua si një tribunë promovuese për veten e vet, pasi po teston a duhet të hyjë në zgjedhje a jo.
Ai nuk humbi vetëm Bashkinë e Peshkopisë, por humbi dhe shansin të “flirtojë” me LSI apo dikë tjetër, pasi rezultati provoi që dhe në një bastion të PD, njerëzit kanë ende parime dhe e bëjnë të pashpresë çdo përpjekje për të ardhur në pushtet e marifete.
Nëse qytetarët do ta kishin votuar, askush nuk do të përmendte ty sot si fitimitar, por atë, Mulin, Strazon, Ristanin, dhe gjithë tufën e “kuthëretqametit”që kishin ardhur aty. Ndaj dhe nuk e votuan. Askush nuk ka inat me ty!
Pas tij në dasmën tënde u shfaq miku im Besnik Mustafaj. Ai po ashtu donte t’i jepte një sinjal Bashës, se ishte gati të kthehej në politikë dhe u shfaq krah teje. Jam i bindur se ai personalisht do të donte shumë që të ishe fitues, por ardhjen e tij atje, të gjithë e panë si një sinjal politik për Tiranën dhe jo për Peshkopinë, si një sinjal për SHQUP-in e Tiranës dhe jo për SHQUP-in e Dibrës. Dhe me siguri që ty nuk të ka bërë punë.
Pastaj erdhi Kreshniku, i cili lajmin më të rëndësishëm që prodhoi, ishte se, pasi kishte prekur me dorë një të paralizuar në karrocë, kishte ndodhur mrekullia dhe ai ishte ngritur në këmbë. Ç’të të them i dashur Sherefedin, se ndoshta je skuqur vetë kur e ke lexuar, por ai ishte atje jo si faktor politik, por si rezultat i llogarive meskine që bën Luli me shokët e vet, për të bërë gjoja koalicion. Jo për fajin tend, ai ta bëri edhe qesharake fushatën.
Pastaj erdhi armata e dhjetra deputetëve të PD, të gjithë atyre që e kanë të rrezikuar emrin në listë, të cilët erdhën në Dibër, jo me sytë nga ty, por me sytë nga Luli dhe Berisha. Erdhën që ta shikonin ata, se ata po luftojnë. Dhe brenda logjikës së tyre idiote, ata erdhën aty për të prishur punë, pasi besojnë se e ardhmja në politikë është dhuna, përbaltja dhe lufta imagjinare me armikun që nuk e takojnë kurrë.
Shiko Flamur Nokën! Berisha e pat pikasur si idiot të dobishëm për pisllëqet e tij në PD, se ju duk idiot i duhur. I duhej të mos lejonte askënd të futej në godinë të PD-së, të bënte emërime okulte që i donte Berisha dhe të justifikohej në shumë raste, që “s’kam çfarë t’i bëj, është budalla”. Tani Berishës nuk i duhet më, se nuk është në pushtet, dhe ky budalla mendon se i duhet PD-së, si i fortë. Për këtë i shton vetes dhe një pisqollë tjetër në brez dhe del e dhunon njerëzit rrugëve, që të gjithë ta marrin vesh se ka ardhur një i fortë në Dibër. Ka ardhur nga Shishtaveci të trembë dibranët!
Dhe e gjithë kjo, jo se ishte duke mbledhur ndonjë votë për ty, por duke shpresuar se po mbledh ndonjë pikë për listën e ardhshme të deputetëve të Kuvendit.
Rrethi i njerëzve që erdhën nga PD në Dibër, rrezatojnë as më shumë dhe as më pak, vizionin idiot të Lulzim Bashës për të bërë sikur gjoja ka parti dhe për të fituar, gjoja me një ekip të ri ndryshe nga të parët.
Niveli ordiner i lidershpit të ri të PD, është jo vetëm më i ulëti në historinë e PD, por ndoshta në gjithë politikën shqiptare. Askush prej tyre nuk është aty për ndonjë vlerë të vetën, por vetëm për antivlera. Dikë e kanë rekrutuar për budalla, dikë për pazarxhi, dikë për servil, dikë për hipnotizuese burrash në moshë, dhe të gjithë së bashku, për të gënjyer shqiptarët, se kjo është opozita e re.
Asgjë përveç teje nuk vlente në atë fushatë dhe ti humbe për shkak të tyre, për shkak të asaj që ata deshën të përdorin fushatën tënde për interes të tyre.
Mos u mërzit me dibranët, se nuk e kishin me ty, por me ata që deshën të përdorin dibranët dhe ty, për interes të tyre. E kanë me Sali Berishën që bën gjoja sikur ka ikur dhe lë PD në duart e dikujt, që ka hyrë aty si dhëndër brenda. Pastaj e kanë dhe me vetë këtë “dhëndurin”, që për të ruajtur institucionin e “dhëndrit brenda”, mban rreth vetes disa impotentë që të mos e rrezikojnë. E kanë me gjithë çfarë po ndodh me PD, me pabesueshmërinë e saj, me shkatërrimin e strukturave të saj, me flirtet e tyre për të ardhur në pushtet me marifete dhe jo me parime. E kanë dhe me ata që të çuan ty në Dibër, jo se të vlerësojnë për çfarë je, por për t’i hapur rrugë në Kuvend një deputeteje, që ka çuar Argita nga zyra e saj në listat e PD. E donin qysh tani që të zërë radhën vitin tjetër para teje.
Ti je më i miri prej tyre, me një distancë të madhe nga llumi, paaftësia dhe debilat që krekosen me pisqolla në kokë dhe brez.
Meqë e dëshën si betejë të tyre, le ta mbajnë si humbje të tyre. Ti je i vetmi në atë seli, që gjen punë me më shumë rrogë, nëse nuk je më në pushtet. Ata të tjerët ngelen të gjithë pa punë, nëse u heq partia rrogën.
Vërtet nuk ke fituar, por ke shpëtuar. Ke shpëtuar veten, duke i kujtuar PD-së që ka ende kohë të shpëtojë dhe ajo. Nga ata që po e tkurrin përditë!
Mero ,menyra e sjelljes dhe ligjerates politike te pedese eshte paksa e vjeteruar per elektoratin shqiptar.Nese stafet e shqupit qe merren me konferenca shtypi pa vlera ,do tentonin te merrnin mendime prej njerezve profesioniste ( sherefedin shehu ,etj ) dhe te paraqitnin rruget alternative te zgjidhjes per keto probleme ,atehere gjithkush do fillonte ti degjonte ,pa u tallur me ta.
kam te pakten 9 vjet qe lexoj rregullisht Temen
nuk kam lexuar artikull me te “cfazuar” nga realiteti.
edhe sikur flori e kaluar floririt te jete ky Sheferdini (ku e kane gjetur kete emer) perderisa eshte nje ushtar i dyshes kriminale 2B dhe ai quhet antishqiptar…
Duke qene se e ke bere si elegji kete editorial po ju ndihmojme me Nolin
Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mbi një brek të Peshkopisë
Priret Flamur’ i Serbisë
Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Peshkopisë
Në një shkëmb të Salisë
Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Div drangoj i Peshkopisë
Trim tribun i Salisë.
Shefredin, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Peshkopisë
,
Thon’ u shtri e thon’ u vrà,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Peshkopisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.
Me Zjarr Shenjt u ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Peshkopisë,
Qenke nje loqe ti….
BRAVO,z.MERO.
Vertete nje koment dinjitoz.
I ke dhene PD,ate qe I takon dhe kanditatit te tyre vlere qe nuk mund te barazohet me injorantet mizerabel te PD.
Nje analize qe te kenaq me te vertetat qe thote.
te lumte merio shkrim shume i goditur
EKZAKT.
Eshte keqardhje per Sherefedinin apo ekzaltim se fitoi Rrema i Rames, Mero? Kete nuk po e marrim vesh.
A mund te shpjegohet fakti qe PS ne diten me te mire, kur sapo kishte ardhur ne pushtet, mori vetem 200 vota me shume se kandidati i PD? Dhe kjo para dy vjetesh, ndersa sot kur qeverisja nuk eshte ne ditet e saj me te mira mori 4000 vota me shume!!!!!!!
E pra ke nje rritje prej 2000 % i dashur Mero!!!! A nuk te duket pak absurde?
Dhe ajo qe te shkakton me shume te qeshura eshte se dr. Rrema na qenka votur me shume nga grate, kur skandali i Shukriut mori udhet neper rrjetet sociale a thua se ishte ndonje burre andej nga fiset afrikane qe perdoret per te shvirgjeruar vajzat minorene,!!!
Ne asnje vend te botes nuk mund te dilte ky rezultat, ne asnje rast. Po ja qe populli i Dibres ne malet e Korabit, qe e mbajne per popull te zgjuar ( deri me sot nuk i kam njohur ndonje zgjuarsi) u tregua teper “liberal”, teper “modern” dhe teper “europian” dhe voten ja dha me nje vullnet dhe optimizem me te madh perseri “Drejtimit te duhur” a thua se kishe te beje me ndonje komune qe popullohet nga besimtaret menonite ne USA.
Ishte turp dhe skanadal ai rezultat i nderuar Mero.
Vetem grate duheshin te ishin bere barrikade ndaj asaj partie, ku imorali dhe krimineli kane gjetur strehe. Diku tjeter do te kishte patur protesta ndaj atyre burrave qe marrin neper kembe dinjitetin e grave.
Ja pra, kur shihet qe ne nje bashki e thelle malore me ligje dhe zakone te forta per te mos thene te egra te zgjedhe pangurrimin me te vogel nje pasardhes te Shukriut nga e njejta parti, dicka ne kete mes nuk shkon.
Pra nuk ka se si te jete ndryshe.
Ne Diber eshte bluar miell si ne mullijte e ujit, jane hedhur para si ne lotarite spanjolle, atehere dibrani nuk na paska qene ai dinjtari, ai i zgjuari qe te jep uje me bisht te luges, por paska qene nje komunitet qe shitet dhe blihet si cdo oriental qe fillon ketu dhe mbaron ne Azine Qendrore.
Shihni emrat e tyre, Sherefedin, Abdurrahman, Shukri, Muharrem, Sadri etj,etj, dhe sigurisht qe do te gjendesh ne nje krahine ku orientalizmi turk ka lene gjurme te thella ku pazaret jane ngulitur thelle ne ndergjegjen e tyre.
I nderuar Claus, mos shkoni me hamendje per te percaktuar shkallen e besimit fetar te dibraneve nepermjet emrave apo civilizimin e tyre evropiano/perendimor. Per te njohur popullin e nje krahine duhet te shkosh ne terren per te nxjerre konkluzione e jo te besh matematike me emrat myslimane apo katolike. Po ta them une qe ne vitet 80 kam pâsur rastin te qendroj 20 dite ne Diber, e pra dibranet jane me liberalet ne menyre absolute ne te gjthe veriun, ne ato vite shkodranet para tyre dukeshin si shtetas te ndonje republike islamike. Dibrani nuk e kishte absolutisht problem se ti kishe nje relacion me gocen e xhajes apo teze se tij, ai te konsideronte perseri shok, por pa pretenduar qe ti te martoheshe me kusheriren e tij. Pare realitetin e shoqerise dibrane, mund te them me plot bindje qe Shukriu do te jete perseri Shukri per ta.
Claus! Shukri Xhelili eshte viktim e montimeve nga pd-ke.Ai eshte i pafajshem,dhe fatkeqesi qe ai i tronditur thelle ne shpirt,vuan duke u shtruar ne spital.Saliu eshte njeriu me i poshter per te marre njerzit ne qaf,duke stisur gjera te paqena.
Zoti Mero! Je nje gazetar i mençem.Bravo.Analize e shkelqyer.
Ti me siguri as qe e ke iden nga i bie Dibra dhe ne jeten tende nuk do te keshe takur asnjehere te vetme te pakten nje dibran, prandaj nuk e di pse i hyn analizave kur nuk e njeh mentalitetin dhe zgjuaresin e tyre?????? Interesante.
Njeri thote, Shukriut ja futi PD, tjetri ja kercet, “ti nuk s`ke takuar ne jete asnje dibran”!!!
Po nuk kam nevoje te takoj asnje dibran dhe as nuk dua ti takoj. Vete faktet flasin nje gjuhe qe te ze tmerri kur veren qe grate merren neper kembe duke i zhvleresuar ne ate fare mase sa per nje vend pune u kerkon favore seksuale.
Monika Lewinski e kerkoi vete dhe te pakten dhe e kishte siguruar vendin per praktikante, ndersa Shukri Xhelili ne ate moshe nuk mund te permbante dot sinjalet e hipofizes. Apo ja kishte kercite me viagra te blera ne farmacine e Muharremit dhe nuk permbahej dot?
Po mos e ulni aq shume IQ tuaj me keto llomotitje se as per te qeshur nuk na beni. A nuk shihni nje PS qe i ka mbetur dopio gashta ne dore dhe nuk di si te reagoje me kete rezultat?
Po duket qe eshte vjedhje e hapur dhe ai “dibrani i zgjuar dhe me dinjitet” na paska perlyer duart aq keq, sa kete rezultat as dibrani tjeter Agim Shehu, ate kohe zv.Minister i policise nuk e nxorri dot. E kam fjalen per zgjedhjet e vitit 1996.
Dibrani Agim ishte aq i “zgjuar” sa nxorri me shume flete votimi se zgjedhes, a kuptoni?
Te vinte per te qeshur kur degjoje dibranin tjeter Sadri qe llomotiste me te cjerra ca togefjalesha qe as majmunet nuk do t`ia kishin zili.
Rrini aty, se sic e ka thene nje politikan, atje u be lufte bandash dhe jo lufte elektorale.
Ju a them edhe njehere, qe nuk mund te shkoje qe te fitoje nje njeri nga partia e atij qe u kap me br… ne duar dhe qe tani na u ankoka se vuan nga zemra! Kjo nuk eshte as me shume dhe as me pak gallate nga “Sofra dibrane”. Po do te duhej te ngrihej graria e Dibres dhe ta kapte me hu jo vetem Shukriun por dhe tere partine tij.
Vjen tjetra per pune dhe Shukriu me “inteligjencen” e tij dhe me dialekt gomeresh i kerkon tjetres te “vizitoje” hotelet e Tiranes.
Le ta nxjerrin keshtu Shukriun nga burgu tashme, se graria dibarne e nxorri automatikisht te pafajshem.
Vini pak logjiken e ne funksion dhe pastaj shkruani.
Jua theu hundet Dibra Mr. Claus (zotni Kaush i themi ne ketej nga Dibra), tani beni llogari matematikore se sa ka vjedhur dikur PD dhe sa nuk vjedh dot me, “this is the question”. Na e trego emrin tend te vertete te kuptojme se cfare niveli te larte fetar perfaqeson se keshtu tebdil nga emri dukesh vetem nje hipokrit njelloj si shefi yt shpirteror. Do te shikojme edhe Shkodren, se edhe aty vjedhesit kane bere kerdine dhe e mbajne peng qytetin, athere do ngeleni pa “bastione” dhe duhet te ktheheni ne shoqate.
E di si duhet ta quani “Shoqata Antishqiptare e Moralisteve Ekselent”, ose “SHAME” (ne kuptimin Shqip ose Anglisht) keshtu mund te flisni pa teklif per moralin.
Ska rendesi kush do fitoje ,vete populli do fitoje leshte e currit , ose opingat e xhajes
duhet te jesh tralala na mendja te mendoje se dibra I tha fukarallekut ik e pirdhu
dhe lista vazhdoooooooon
lista vazhdooooooon
e njejta histori , buka me liste
o heeejjjjjjjjjj
Analize Brilante!!!!!! Shume e sakte!
More Baze po ky Sherafudini e ky Besniku qenkan sipas teje ajke gjalpi ne hirre? !.Ne se e shpelave Sherafudinin dhe Besnikun me hirre ata nuk shkojne me shume se gjiza me firot e avullimit , ata prape bij te hirres jane. Ne se ata do te Ishin pak inteligjente dhe te ndershem si I ben ti , ku i conte mushka ku i hipi Luli dhe Saliu? nuk kishin pak kohe per te kuptuar dhe per t’i zbritur asaj mushke.
Shume bukur Mero , analize brilante te llumte!
Sakt. Pershkrim i drejt qe duhet te lexohet me mendje te hapur nga mbeshtetesit e PD. Ku u katandis ajo parti, qe u formua si shprese per kete popull ?! Opozitaret e ndershem duhet ta shkundin nga themeli kete parti , dhe te nxjerren ne krye nje gjenerat premtuese se keshtu nuk ecet pa opozit fare, se nuk shmanget abuzimi i pushtetit duke loz pa kundershtar.
CDO MAZHORANCE NE BOTE DO TE ENDRRONTE TE KETE NJE POZITE KAQ IDIOTE SA KJO DHE TE VAZHDONTE TE PUNONTE QETE.
UROJME QE MAZHORANCA TA KUPTOJE DHE TA SHFYTEZOJE KETE NE DOBI TE REFORMAVE QE KA NDERMARRE PER VENDIN.
ATYRE T’U LERE LUFTEN DERI DJE ME NDERKOBETARET DHE QE SOT EDHE ME PUPULLIN E VET QE NUK I “KUPTON”.
Mero , eshte e dukshme tendenca jote qe duke lavderuar Sherefedinin te besh diversion ne rradhet e PD , Po eshte teresisht e tepruar te na e paraqesesh ketu kete Sheron si te rene nga qielli. Tegjithe e dime qe Sherefedini eshte po aq koqe ne mos me shume se tere koqet e tjere te PD.
po te isha dibran nuk do ta votoja kandidatin e Pd vetem nga ai mut emri qe ka SHEREFEDIN hahaha ..ne p…th te Argides te vene te gjithe
ata u nisen per lufte. pasi kishin jave qe farketonin armet e ndryshkua, u nisen. u nisen me kore e me kenge. te shoqeruar nga tartaret e korpusit te azemit. ata dukej se do sulmonin sirten apo alepon. filluan te rrahin sikurse isis dhunonte te pa bindurit. dhe keshtu ushtria e shquptareve dhe shpellareve u nis. moren me vete edhe ca trima nga aleanca e sorrave. dhe ashtu nen efektin e optimizmit qe te jep injoranca, befas ushtria u ndal. perpara u kishte dale nje qen i vogel. komandant gerhima jepte urdhera. por asnje nuk bente perpara. te gjithe kishin frike. kishin frike nga ai kafshim qe nuk do tu shqitej kurre. dhe u kthyen te lodhur e telendisur tek mullah salia. turfullonte al berisha si al bagdati. maskarenj u thoshte. u trembet nga nje qen i vogel. dhe jarget e peshtymat i binin mulit qe i rrinte afer. dhe ja ku vjen jamarbri. bashke me te edhe pinjolli i mejdaneve. dhe e dini se ç’thane? nuk eshte faji yne. eshte faji popullit qe s’na voton ne. ne qe u munduam ti bejme si kandahari e burundi. tani ti bejme edhe nje mesazh sherefedinit. shero humbja eshte pjese e gares. nese nuk do qe te quhesh i perdorur, atehere bej zgjedhjen e duhur. largohu nga llumi qe ka mbuluar shqupin. nese do te rifitosh sadopak dinjitetin e humbur. gjithnje ka nje moment per ta bere. dhe ky moment eshte tani. edhe ti shero e di se ps nuk kishte nevoje as te blinte e as te shperndante. ky popull e ka bere ndarjen perfundimtare. nuk ka me gjasa qe lyl-i dhe berisha te fitojne. mbase edhe shkodra , tropoja e kuksi, nuk i ndjekin me. me balte nuk shkohet gjekundi. ti e di se je aq inteligjent. me musolinin vdiq edhe fashizmi. me hitlerin u mbyll edhe kapitulli i nazizmit. eshte budalla ai qe nuk kupton se me saliun mori fund edhe berishizmi. si nje rryme dekadente e komunizmit primitiv. ajo qe u aplikua ne shqiperi nuk ishte kurrsesi demokraci. por nje mega vjedhje, e nje mega mashtrim 25 vjeçar. mbase ju shero do terhiqeni fare nga politika. po mund te sigurohesh qe tani, se zgjedhjet do jene nje humbje e trefishte e shqupit, 1, pergjysmim ne numer deputetesh, 2, humbjen e kryetarit de jure. dhe 3, shpartallimin e klanit te viçidolit . perfundimisht dhe mundesisht edhe nga zbatimi i reformes ne drejtesi. shero, kur dikush thote se vota e 2013es eshte si vota e 92it, do te thote se ketu kemi te bejme me ndarje epokash. vetem nje budalla nuk e kupton qe jemi perpara ,alternatives, shtetit, dhe anarkise. kultures dhe injorances. shpreses per te rilindur dhe gjumit letargjik. dekomunistifikimit si farse, dhe pastrimit te shoqerise nga tutoret e fshehur ne shqup.
Te ata shpellaret qe thua zotrote, a nuk futen edhe dibranet?! Apo kur votojne per ju, nuk quhen maloke e shpellare?!
mund te jetosh ne mes te tiranes, dhe je shpellar. fjala katunar apo malok nuk eshte e baraz vlefshme per dike qe jeton ne provinca te humbura. eshte modeli i nje nje shtrese qe mendimin e kane te tille. ka qe jetojne ne france, gjermani, itali, etj, po nuk civilizohen edhe per 7 breza. e kupton ç’dua te them.
E ke qare Mero
E saktë fare Mero. Bravo Mero! Unë e kam patur student Sherefedinin. Ka qenë një djalë i shkëlqyer dhe përsëri është i mirë sa më ska.
Por ç’e do; ka hyrë në valle me palokërinë, me mulërinë, me strazorinë, me ristanërinë e plot banditë të Bandës Fashiste të Sali Kriminelit; mirë ia bënë dibranët!
Mero,
Dakord me cfare shkruan, por kandidati i opozites kishte dhe nje disavantazh qe nuk e kishte ai i pozites. Si e beri Sherefedini pasurine qe ka? Ne kemi qene bashkestudente ne Kamez. E njohim dhe me pas njeri tjetrin. U be Shero keto vite me para te madhe. Nga dolen tere ato, dihet. Ka tere ato shtepi Shero, dy vajzat e tij studiojne ne SHBA. Me thuaj te kam rixha, nuk te vene keto ne mendime? Burre e grua vene e vine ne Amerike, si te shkonin ne Durres. Paraja can dete Mero vellai. Njerzit i shohin keto te gjitha, jo se ata kane zili per pasurin e Sheros, por qysh i kataferi ter keto?
FIKS. FARE. MERO
Mero ke harru Xhelalin me taboret e Kamzes si qershi mbi torte
Zoti Mero, analize e perkryer, i dhate nje leksjon PD, Lulit, qe te shkeputetet njeore e me pare nga Sali Berisha, nga servilat, hpokritet dhe karieristet, ndryshe , jo ne 17, pore as ne 24, ska per te ardhur ne pushtet. Me gjithe nonje paregullesi, qytetaret Dibrane, ne fshate e qytet, bene zgjidhjen e duhur edhe pse Lulit i iku zeri nga te bertiturat.
Sa ishte “kastraveci” kesaj rradhe o kastravec..!?!? Mjer SHQUP-i.. Sa te jete plaku vrases verdalle me debilet e tij, keshtu i pafsha.. Dite me te erreta do vijne per keta kriminele qe kane vrare ne emer te shtetit dhe qe mbrohen nen petkun e politikes…
Mero nje bravo te madhe nga ne nje grup shqiptaresh ne Greqi qe te lexojme rregullisht!Gjithmone na ndricon mendjen me shkrimet e tua por kjo e sotmja eshte nje perle !Pershendetje!
Me mire dhe me qarte se kaq nuk thuhet!
Mero, si gjithmone bravo!
Sa per Sherefedinin te cilin e njoh se kemi qene ne te njejten shkolle te mesme , do t’i thoshja perseri ate qe i thashe sa degjova qe do kandidonte per kryebashkiak ne vendlindjen e tij:
Largohu sa me pare nga shqup-i i ujqerve!
Ti ke qene dhe vazhdon te jesh nje njeri i mire qe nuk te lidh asgje me ate lukuni te terbuarish! Je i vetmi qe llumi i shqup–it tek ty nuk ngjit, prandaj largohu sa me pare se do te te perlyejne keq, ata do ta gjejne menyren!
Me respekt i nderuar Sherefedin!
Mero: Nuk te duke se pak si shume ja ke rritur vlerat ketij Sheros? Fakti qe ai nuk votoi ne Diber as per veten e vet, edhe pse i kishte te gjitha mundesite, por deklaronte me pompozitet se “voton Dibra per mua”, tregon se ai nuk ka asnje vlere.
O Mero djali e ke qare fare, e lexova 2 here dhe nuk i heq asnje pike dhe presje.
Eshte kohe te besh movie me keta lloj tipa.
Mero ke harruar kacin e zi dhe llogarite e tij.
Ke harruar te thuash se lylzimja deklaroi se sherifin sherefedin arnautodibran,e njeh Amerika dhe Europa,por ce do nuk e njohti dibra.
Pavaresisht vlerave qe ka sherefedini (vetem nga emri nuk duhet votuar) si ekonomist ,por ai eshte pjese evjedhjes,e plackitjes se vendit dhe varferimit te pjeses me te madhe te popullit dhe ai nuk eshte thjesht nje ushtar ne ushtrin e plackitjes se salehserbit,por eshte nje komandusit e ushtrise hitlerianeberishiane dhe si i tille duhej bere kurban ne diten e kurbanit qe ta marin vesht kriminelet berishian(me te keqinj se enveristet e dikurshem si pjelle e tyre)se duhe te bejne analize te thelle te humbjes dhe bejne kurban te gjithe hajdutet sigurimsa ne radhet e tyre(qe jane te shumte).
Ne rast se ata nuk bejne nje spastrim nga kacrat,imambajalldirat e rulrat e co dhe duhet te distancohen nga kryekrimineli komunist sali,qe vetem nje dite ne parlament ai krijon nje urrejtje te pa pare ne popull per keta bastarde te ashtuquajtur demokrat.
Mero vellai,sikur Shrefedini te ishte vertet vlere,sic thua ti,ai nuk do t’i lejonte kermat t’i qaseshin Dibres se tij.
Kot lodhesh (kam shume respekt per kete ndjeshmerine tende) te gjesh vlera ne gjirizin
shqup-s,,,,,,,te cilet jane krenare se kane kaluar te tere ne filtrin perzgjedhes brekedhjere te dr.krimit.Kete e vertetoi kater iperisht ota e fshatit te lindjes se Sheros.
TUNG.
Jua theu hundet Dibra Mr. Claus (zotni Kaush i themi ne ketej nga Dibra), tani beni llogari matematikore se sa ka vjedhur dikur PD dhe sa nuk vjedh dot me, “this is the question”. Na e trego emrin tend te vertete te kuptojme se cfare niveli te larte fetar perfaqeson se keshtu tebdil nga emri dukesh vetem nje hipokrit njelloj si shefi yt shpirteror. Do te shikojme edhe Shkodren, se edhe aty vjedhesit kane bere kerdine dhe e mbajne peng qytetin, athere do ngeleni pa “bastione” dhe duhet te ktheheni ne shoqate.
E di si duhet ta quani “Shoqata Antishqiptare e Moralisteve Ekselent”, ose “SHAME” (ne kuptimin Shqip ose Anglisht) keshtu mund te flisni pa teklif per moralin.
Mos pranimi i humbjes nga stazhjeri per kryetar te PD-s,beri qe me veshet tona,te degjojme se “Mielli” ishte bere “Droge” !
4000 mije thase po ti shumezosh me vleren,do te duhej bursa e Londres apo ndoshta se bashku me ate amerikane,per ta perballuar.
Luli, eshte hapur nje edicion, per actor portokallie,mos e humb kete rast !
Bravo, Mero! Kete shkrim Luli e Berisha duhet ta lexojne nga 5 here. Bravo, Mero!
Sherefedini te mos ja qajme hallin. Veretete ai shpetoi. Nuk ke pse t’u sherbesh atyre njerezve. as PD nuk i behet vone. Sherefedini nje vend te sigurte e la per deputet ne 2017. PD nuk nxitohet nuk thote dua te fitoj dhe rashe e vdiqa. ka. kohe sa te duash. T’jua shehin lezetin te majteve nje here deri sa te shkunden mire. PD e beri punen e vete
PD ne Diber Ne opozite ishte nuk,humbi asgje. Fatkeqesia eshet per te majtet qe do t’ju bien kosuret mbi koke. Te djethtet i dalin zot vetes.
Ky shkrim eshte sinteze artistike e asaj maskarade , qe ndodhi ne Diber . Shkrimi I Meros mund te krahasohet me vepren e famshme boterore “Shpirtra te vdekur ” . Gazetar si Mero gjen pak ose aspak . Eshte njeshi I gazetarise te kohes sotme . vendi dyte gjendet pas 3 vendeve bosh . I . Foto
Lajmi i mire i pare ishte se nga 400 vota me teper qe fitoi Shukriu ne fushaten lokale me pare diferneca u qindfishua ne 4000 vota.
..
Lajmi i mire i dyte ishte se nqs do lishte fituar meneder me thane sot para KM shquptaret do benin nje proteste per te kerkuar largimin e Rames deri ne 14 shtator si ne 1998 ku dhe ky sheferedini kishte dale per ‘gjah’ me ca koqevare
..
Lajmi i mire i trete ishte se ca persona te cuditshem si donald lu.ilva tare apo artan hoxha nuk ju doli parashikimi qe te luftonin edi ramen me breket e grisura te shukriut
..
Lajmi i mire i katert eshte se ka komentues si ai me “nic-kun” shqip qe i ka thene te gjitha.
”
Kurse lajmi me i keq qe i eklipson kete “fitoret e Pirros” te edirames eshte se banditet sali serbi dhe lul udbashi duhet te ishin sot prapa hekurave per krimet e tyre..ku midis te tjerash spikat 14 shtatori ku emisare amerikane bene presion PS qe berisha te mos arrestohej per kete krim makaber ku me arkivolin e rrugacit azem hajdari shqyen dyert e k/m ..
…..
Nje berishe me lulin jashte dyerve te burgut…i eklipson keto 4 fitoret e PS sidomos kur paneli dipllomatik po mbron hapur kete dyshe kriminale me vetingje dhe reforma dreqesie…
..
ose duhet te festojme 14 shtatorin 1998 si “revolucjon antikomunist” ose duhet te arrestojme berishet dhe lulet e tij si nazifashiste-terroriste
Mero e paske derdhur te gjith urrejtjen tende personalepor edhe te gjith Laberise kunder Sali Berishes dhe Lulzim Bashes.Ore djal shko e rihabilitou se je mbushur me maras nga mbrenda, nuk te ka ngelur gje qe ke per mbrenda per te vjellur Helmin.Sido qe te jet po te krahasohet Berisha e Luli me Llumin e Laberise dhe me Aleancen e Qelbesirave ata jane shum here me lart nga te gjitha drejtimet ,si nga karakteret,ndershmeria,atdhedashuria ,inteligjenca e ne shum drejtime te tjera.Nuk I njollos dot ti ata dy herojte e PD sepse ata kane zemren shqiptare me vehte dhe e kane provuar ne shum detyra se kush ishin dhe kush jane,Votimi I Dibres (Peshkopanj) ishte nje maskarade Mafiozesh dhe rrufjanesh te Aleances qe vodhen votat e mjerimit me lemosha qe ti mbajne ata po me lemosha per zgjehjet vitit tjeter por ndoshta edhe me larg dhe populli Bageti-Bujqesi I Peshkopise asnjehere nuk ka per ta e kuptuar se si mashtrohen nga Sperma Enveriste.Beri te fala “Sandrit”ne mos te fala jepi ndonje puthje ne byth se ashtu po ben Aleanca e super- qelbesirave
Per te gjith minjte e kuq , duhet ta dini se gjithcka ne kete bote ka fillim dhe mbarim . Te gjithe, pa asnji perjashtim e dine se ku jane hektaret me kanabis , nga dera e bashkise jane gjysem ore ne kembe . Eshte TURP shum i madh sot per shkak te opozites me te varfer dhe te paqene, qelbesirat e kuqe me farferine e popullit, me parate e zhvatura po nga xhepi i popullit, me parcelat ne te cilat punohet me meditje nga sklleverit qe votojne, te fitojne karrigen dhe neser te dalin me breke te grisura perseri sepse minjte e kuq kan vetem figura e po…… por kurre nuk mund te kene pasterti.
Sherua eshte pjese e llumit gjithashtu
Une jam nje “i majte” , i palekundur ,sido qe te ndodhe . Kur PD-ja caktoi
Sherefedinin si kandidat per bashkine ne Peshkopi , me than te drejten
me situaten e krijuar atje,pas brekeve te grisura te Shukriut ,isha i bindur,
se e majta nuk do te fitonte ,qofte edhe sikur te vinte me te mirin e saj.
Kandidati i PD-se, me dukej gjetja me e arrire dhe fitore e sigurte , sepse
e kam vleresuar Sherefedinin si njerine me te ekuilibruar te PD-se , ashtu
sikurse thote edhe M.Bazja . Tani , mbas daljes se rezultatit , jam plotesishjt
i bindur, se populli dibran , nuk votoi kunder kandidatit , por kunder
lidershipit te asaj partie .