Të paktën mos dëshpëroni popullin opozitar!

14 Shtator 2016, 20:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lexoni debatin e plotë në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD, për të kuptuar opozitën. Totalisht të dorëzuar, pa asnjë ide, dhe të gatshëm për të ruajtur karriget e tyre deri në zgjedhje. Të gjithë deputetët që shkuan në Dibër për të bërë “selfie” dhe për të siguruar vendin në listë, ngaqë ju duk se do fitonin ngaqë shkoi dhe Basha, kanë justifikuar humbjen në çdo fshat ku kanë qenë roje. Bëhet fjalë për deputetë të Kuvendit, që kanë qenë në një fshat të vogël, dhe gjejnë arsyetim për humbjen, daljen e njerëzve në votime, sipas tyre nga presioni i pushtetit.

Nga dëshira që të jenë sa më të justifikuar për humbjen, ata po hiperbolizojnë arsyet përse humbën, duke dëshpëruar gjithë opozitën. Askush nuk flet për fakte konkrete apo emra konkretë, por për mekanizma. Njëri thotë u shpërndanë euro, tjetri miell, disa thonë që fshatarët kanë mbjellur të gjithë drogë dhe kanë hallin e prodhimit etj. Ashtu siç e përshkruajnë gjendjen deputetët që duan të mbrojnë veten dhe Bashën, duket sikur populli shqiptar punon i gjithë në parcela hashashi, dhe mbasdite kur kthehet nga hashashi, shkon voton për Edi Ramën. Ky vizatim që kanë bërë për alibinë e tyre, është shumë herë më i rrezikshëm për ta, se sa për pushtetin.

Duke parë thjesht interesin e tyre të vogël, servilizmin ndaj Bashës dhe vendin e tyre në listë, ata në të vërtetë po frikësojnë gjithë popullin opozitar shqiptar, duke ia bërë të pamundur atij shpresën se elektorati mund të ndryshojë. Ky ligjërim politik i frikshëm, vetëm për hallin e tyre, e degradon PD dhe opozitën në atë shkallë, sa ata as kanë pse dalin më në fushatë, nëse nuk përgënjeshtrojnë këto që po thonë sot disa deputetë servilë të Bashës, nga frika se nuk do jenë në lista. Ata janë frustruesit më të mëdhenj të popullit opozitar, që impotencën e tyre politike, po e kthejnë në problem të opozitës. Ata që kapardiseshin me kobure në brez të dielën, dhe krekoseshin se po i tregojnë vendin mafias, sot del që i paskan mundur ca fshatarë, vetëm se paskan dalë në votime.

Lexoni Halimin, Palokën, Ristanin, Strazimirin, Vokshin dhe sidomos Mulin, dhe nëse jeni votues të opozitës, menjëherë bindeni se opozita nuk ka shanse të fitojë në këtë vend. Dhe ky tashmë është një krim që po kryhet publikisht nga disa bythëpambukë të opozitës, që kanë hallin e karriges së tyre.

Lexoni alternativat e tyre qesharake, dhe rrugët se si mund të dilet nga situata, duke u bërë “grusht i bashkuar rreth Bashës” dhe do të kuptoni se këtu hall opozite quhet halli i atyre që duan të ribëhen deputetë dhe që janë aty jo se vlejnë për shoqërinë, por si grup i gatshëm i kryetarit të PD.

E kuptoj frustrimin e tyre pas humbjes së thellë dhe rrugën që kanë gjetur për të mbijetuar, por ata nuk kanë pse dëshpërojnë popullin opozitar. Opozita mund t’ia dalë të forcohet dhe të ringrihet, por natyrisht jo me idetë impotente të tyre. Ajo ka nevojë për lider të ri, politikë të re, dhe sistem të ri vlerash.

Liderin e ri nuk shpresoj ta zgjedhin ata mjeranë që ishin sot në atë sallë, por vlerat opozitare të Shqipërisë. Një kryetar partie që nuk di se çfarë ndodh e si fitohet, meriton të shkarkohet për dëshpërimin që ngjalli tek populli opozitar. Retorika e tij boshe është qesharake brenda së njëjtës mbledhje, ku deputetët thonë se qytetarët kanë bërë aleancë me mafian dhe kryetari thotë do bëjmë aleancë me qytetarët.

Basha nuk mund të bëjë më asgjë, as të iki, as të qëndrojë, as të udhëheqë, as të kritikojë, as të ideojë, as të sulmojë, dhe as të frymëzojë. Basha mund të bëjë vetëm atë që ka bërë deri më sot, të shikojë a është mërzitur Berisha nga kjo që ka ndodhur dhe të rrijë të presë fatin që i vjen prej tij. Ndaj mos u merrni me të.

Ngjallni shpresë duke bërë një politikë të re të besueshme jo me njerëzit më qesharakë për të cilët u rrëzuat nga pushteti.

Krijoni një sistem të ri vlerash në politikë, jo me njerëzit më mediokër që si njeh as lagjia, dhe shkojnë në PD të gjejnë nuse apo burrë, po me njerëz që shkojnë në PD, “me pajë me vete” dhe japin emrin e tyre.

Mos mendoni se duke mbrojtur Bashën, dhe emrat tuaj në listë, keni mbaruar punë. E keqja më e madhe e PD nuk është humbja në Dibër. Për mua është një humbje rutinë, që u bë e rëndësishme nga idiotësia e Bashës, që e donte “kalë beteje”. E keqja më e madhe mua më duket se PD do bëhet parti e tretë, e katërt dhe më keq në zgjedhjet e ardhshme. Me këtë dëshpërim që po ngjallin vetë në popull, ata po i bëjnë shërbimin më të keq opozitës, duke deklaruar kapitullimin, për të ruajtur bythën e tyre.

Të vetmit që ngjallin shpresë reale tek opozita janë ata që kritikojnë Bashën dhe duan të gjejnë zgjidhjen e problemit. Ata të paktën nuk janë dorëzuar.

Por nëse Basha dhe ata spurdhjakët që folën sot, mendojnë se SHQUP-i ka licensën e opozitës në Shqipëri dhe monopolin e saj, gabojnë. Opozitarizmi nuk është monopol tregtar, si koncesioni i ngjyrosjes së naftës së Zenit, apo i skanerit në Dogana. Opozita nuk është godinë, por ide. Siglën e PD e ka vjedhur dhe Pollo një herë, por nuk e vodhi dot opozitën.

SHQUP-i është selia më e madhe e ndonjë partie në Shqipëri, por që nuk ka fituar asnjë betejë nga 2013. Mos i mbani shpresat tek pompoziteti fallco i asaj godine dhe i qiraxhiut qe fryhet shkallëve. Sallë pensionistësh veteranë ka qenë! Por këta që e kanë zaptuar, kanë dalë ne pension para kohe, se as luftë s’kanë bërë, e s’dinë të bëjnë. Dinë të bëjnë vetëm “Lojë luftash”, dhe ato për një copë karrige.

13 komente në “Të paktën mos dëshpëroni popullin opozitar!”

  1. albani says:

    Opozita, thone faktet dhe njerezit, nuk ka fituar asnjehere Z. Baze. As ne vitin 1992, kete radhe fletet e fotimit te hedhura per PS dhe per partite e tjera, pervec PD, hidheshin ne kutite e PD, me porosi te Ramiz Alise dhe te Rajersonit. Po kur fitoi me 1994 me Referendumin per Kushtetuten?
    E vetmja “fitore” ka qene ajo e 2005, edhe kete e lejoi Fatos Nano, se kishte marre premtimin nga Sali Berisha per t’u bere president, ashtu sic u be. Apo ne votimet e 2009, apo ne votimet per kryetar Bashkie me 2011, apo 2013, e ketej. Kjo parti nuk ka qene asnjehere nje parti bindese dhe shpresedhenese, u krijua si parti per Sali Berishen dhe familjen e tij.

    1. mos harroni jetimet e 21 janarit says:

      Nuk ka ndonjë ndryshim midis justifikimit te PeDerrave per humbjen katastofike në Dibër me justifikimin e humbjes spektakulare ne 31 mars 1991 ku Sali Bythisha humbi me rezultatin Tete me Dy.
      Edhe atëhere u ofendua nje popull I tërë se.. ishte rural dhe fshatare idiote sepse sic dihet sot ..dollaret e Hillave dhe Billave arriten deri ne qytete dhe jo ne fshat per te mundur sipas teorise kriminale te asaj kohe gjasme nje komunizem te vdekur.
      Ne ate kohe keto Hilla dhe Billa organizuan me banden e tropojes dhe kriminelat e Shkodres Pjeter Toma (Arbnor leshi),Ali Spahia etj .. ca mergatqyqare ne perendim te paguar nga UDB pucin e dy prillit 1991ku dihet si shkoi dhe kane dale dokumente te reja qe tregojne se ai ishte nje lloj invazioni dipllomatik I sherbimeve serbe dhe atyre perendimore.
      Kulmi arriti kur ca elezbibere dhe matherfucker-e organizuan greva urije artificjale me Berxolla,,arrtine te prishin Qeverine e Stabilitetit dhe kulmi I kulmeve ishte fushata elektorale e filoserbit Bill Rajeson qe na beri peshqesh Dhendrin e Serbise mazamakeq saliserbin.
      Me nje fjalë me doktrinen kriminale të dekomunistifikimit nga dyshja antishqiptare Rajeson Biberaj u be e mundur fitorja e 22 marsit 1992 qe cuditerisht nga invasion I lobit serbo-grek te amerikes & europes quhet Fitorja e Demonkracise
      Fuck you me kete fitore te SERBISE DHE GREQISE qe dhe me budallai ne shqiperi e ka kuptuarqe ajo ishte per ti vene minat shtetit shqiptar
      >>>>>>>>>>>
      Kurre banda tropojane e Sali Elezbiberishes nuk ka fituar votimet ne Shqiperi.Ne 1992 fitoi will rajeson me elez biberjan dhe e kishin berishen kobure te tyre.
      Kjo u vertetua ne votimet locale ne 1992 pak muaj pas fitores te saliserbit te 22 marsit 1992 ku Pederat humben me rezultatin tete me dy..
      Po ashtu dhe ne votimet e kushtetutes ne 1994 saliserbi humbi tete me dy..qe u persrit ne maj 1996 ku plasi dajaku si ne gjermanine naziste ne 1993,,dhe Hillat e Billat tallen lesht me ate popull duke lene PIT BULLIN E TYRE ta sakatojne opoziten.
      Edhe me vone ne 2005..2009 duke perdorur tradhetine e krereve te PS Nano-MEJDANI-Islami-META-majko dhe te disa kompetenteve srategjike nga ameriaka I falen pushtetin Sali kriminelit.
      Krimet ne votimet e Shqiperise po vazhdojne dhe sot.
      Per nje sy te vemendshem duket nje aktivitet I dyshimte kunder PS ME DEKRIMINALIZMIN DHE REFORMEN NE DREJTESI qe eshte nje goditje per te eleminuar fitoren e PS ne 2017.
      Qe kur pashe kameren ne breket e grisura te Shukriut te gjore mendova se ishte veper e sherbimeve inteligjente sidomoa kur ishte ingranuar dhe nje Tare Gazetare qe ndan krevatin me nje lloj salami qe e ka dhene me kohe sinjalin..
      Falenderoj popullin fisnik te Dibers qe ja la dopio gjashten ne dore Tareve dhe zotit Lu qe e bene feste kur u kap Shukriu me pallosh ne dore dhe sot kane dite zie..vazhdimi I komentit eshte I tepert.
      >>>>>>>>>>>
      Pytja sot shtrohet
      Perse Lul krimineli qe ka humbur gjithe votimet dhe populli po e perbuz akoma tolerohet nga shoqeria civilenha mediat dhe nga paneli dipllomatik I Tiranes ??
      Kush e Lul krimineli miku I arvizuse dhe donaldluse ??
      I pandehuri Luqiim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij.
      Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
      I pandehuri Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.
      Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. –
      Konkluzion
      PD e bash- berishes eshte kthyer ne nje bande kriminale qe duhet te dale para gjyqit te historise.
      Eshte koha qe dipllomacia perendimore sidomos ajo amerikane nqs se I ka ngelur nje fije dinjiteti duhet te hedhe ne koshin e historise kete bande kriminale.
      Ne te kunderten Enver Hoxha nuk ka nevoje ti ringritur lapidarin..
      Ate e kane shenjteruar dhe e kane kthyer ne legjende miqte tane perendimore,te perndjekurit politike,kjo mazhorance impotente e majte dhe shtypi shqiptar ku do te vecoja dhe Meron qe per te thene /belbezuar nje te vertete I bie nga Kina e donald lul bashes..

      -mos harroni jetimet e 21 janarit
      -mos harroni profesoreshe Flora Osmanin qe i tha ne balle:
      LUL TI JE VRASES…VRASES..VRASES….

      1. Ta rrasi says:

        Bravo o shqiptar.

  2. Ben Dibrani says:

    Jane TRADHETARE te interesave kombetare , kane bere aq shume pislleqe ne kurriz te popullit sa nuk ka det qe i lan. Kot rrekesh me filozofi opozitariste, keta nuk kane as minimumin e inteligjences te kuptojne qe me ato qe i kane bere popullit kur ishin ne pushtet, kane vetem nje rruge – TE IKIN nga syte kembet, dhe ta shperndajne partine ne menyre qe te dalin grupime te tjere politike, kerkush nga ata qe jane pjese e atij grupimi politik, pavarsisht nga mosha, nuk ka asnje moral te rrije ne politike sepse i jane bindur shefit ne cdo pisllek. Nuk kane cfare te thone me.
    PD (nenkupto HORRA) – SHPERNDAHU !

  3. nr 1 says:

    Jepjani PD ben blushit dhe I keni te fituara 100% zgjedhjet
    po sdoni atehere me rufshit leshte e currit

  4. oldman says:

    Mero!
    Mos humb kohen e lexuesve te gazetes tende me “opoziten”. Shqiperia nuk ka opozite dhe duket qe nuk ka pasur ndonjehere! E ke thene vete ne fjaline e fundit se ata “dine te bejne vetem “Loje luftash”, dhe ato per nje cope karrike”. Une them se ata dine me shume se “loje luftash”, por kete rol i kane dhene per te luajtur. Ti pretendon se je media e pavarur, jo nga ato qe bejne “loje luftash”. Merru me mafien e pushtetit! Mos harro reformen ne drejtesi! Do arrije deri tek kupola e mafias? Do shohim ndonje te burgosur deri per vit te ri. Po sekuestrimet e pasurive do fillojne? Sikurse duken bathet, jane larg Pashket!

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Lufta e opozites eshte mbeshtetur ne propoganden,per ti mbushur mendjen nderkombetarve,ne Shqiperi maxhoranca duhet dedroguar !

  6. lemi says:

    …o MERO!!!!!!!!!!!!!!ti thua: te vetmit qe ngjallin shprese tek opozita jane ata qe kritikojne BASHUKUN…por nuk kane zgjidhje nuk kane alternative, dhe kjo a e dini pse?
    …sepse jane mijera vjet drite larg vizionit te EDI RAMES, qe me gjithe tartabiqet qe e rrethojne me ne fund po i jep nje drejtim ketij komuniteti, me gjithe rezervat ka filluar te ndjehet era SHTET…

  7. tonini says:

    Ne shkoder pra disa viteve nje person shkon ne nje vaki te nje njohun i tij,por ky kishte nje problem ne shqiptimin e~q~se dhe ne vend te Q~se shqiptonte K~ne,masi zu ven dhe u pershendet me te pranishmit ju drejtu djalit te atij qe kish dek dhe e pyt ,po a pat qene smun ky Kari,osa sa keq po me vika qe ka dek ky ~Kari,etj.etjer,keshtu ka msu dhe kryetari i opozites dhe atyre qe e mbeshtesin,kjofshi vete.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Problemi Mero pikerisht ketu qendron.. Kujtojne se kane opozite me vule dhe asnje parti tjeter nu ka shancin te prezantoj nje mendim ndryshe. Kujton Lulua se ka vulen e opozitarizmit dhe s’ka kerrkush te drejte te kete me vule tjeter.. PD-ja ka mbaruar per mendimin tim duke lexuar c’fare thonin.. Harruan te permendin se jane fytyra te shplara te ish qeverrisjes.. Harruan qe keq-qeverrisen dhe do lahen me ujin e bekuar dhe brenda nje perriudhe kohe njerzit harrojn.. Por jo, njerezit nuk kane harruar.. Si ndjehet populli kur degjojne se Sherua ka 5 apartamente luksoze ( 2 ne te njejtin pallat tek liqeni dhe e di vete c’fare ofroj per te dytin) dhe priten “dibranin” ti qaj hallet ?!?! P’se nuk zgjodhen nje vendas te njohur sic beri PS-ja qe te kishte konkurim te qarte per te qare hallet me popullin dhe jo politik ?!?! Sepse s’ka vizjon.. Cohet Sherua (me antene te futur ilegalisht nga Turqia, apo jo Shero se ky ishe dhe kush je tani ?!?!) 25 vjet ne politike 18 vjet ne Tirane dhe do ju qaje hallin dibraneve.. Per ate editorialin e Sheros qe shkruajte perpara s’jam dakort se duhet ta njihje me pare kush eshte dhe tani kush eshte.. Mero, ky plus me ata idjotat qe s’dine se c’fare flasin jane bere MILJARDERE duke ja pire gjakun ketij populli.. Partia Demokratike duke I lexuar c’fare pallavrash leshonin kete meriton.. Asgje me shume e asgje me pak.. Populli po I jep Cezarit ate qe meriton. Ato pasuri qe kane vjedhur o do ti donatojne qe te heqin stresin qe i kane ngarkuar vetes duke kujtuar se populli eshte nje dele ose do rrojne nen hijen e te dysharit PERGJITHMONE. Ky eshte nje denim nga populli Mero sepse njerezit e kane kuptuar qe gjyqi s’te ndeshkon me dhe kjo I ka ngelur ne dore te sovranit.. Dhe ja rezultatet. Sa per hashashin dhe eurot e me dreq e shejtan, ato dolen fill mbas rezultatit. Mero, keta jane aq syverber sa thone me kuoten: “I urojme 14 mije vetet e tjere qe na votuan dhe qe su lekunden nga presjoni qeverritar I droges dhe I krimit”. Po p’se c’fare jane 18 mije te tjeret drogaxhinj, lamasher e hajduta..?!?! Po edhe sikur te nenshtruar te ishin ti prape si fut te gjithe ne nje thes.. O Bamir, do dalesh te besh opozite ti apo te kane rene te ndenjurat mire ne kolltuk tani me ate bashkine (therrimen). Dil o dallkauk dil e bej opozite se je inteligjent dhe I besueshem.. Dil more e bej opozite sa kane ngelur gjithe pleqt e kalamajt ne opozite dhe s’dine si te komunikojne me njeri-tjetrin..
    PD-ja parti e 3-te mbas zgjedhjeve te 2017..

  9. Petro says:

    Te gjithe ju qe flisni ketu beni sikur harroni se te dy palet s jane gje tjeter vec bije te kucedres qe lindi me 1941 me ngjizje dhe mami serbe.Apo jo? Brenda nates gjysma nderroi ngjyre dhe keshtu lindi pluralizmi tragjik-komik shqiptar qe po e katandis vendin produkt hashashi dhe roberish emigrante.E, si thoni? Apo ka akoma gisht armiku i kllases?Vini sa te doni nofka, qofte dhe perendimore.Rrenjet i keni gjetiu.

    1. ai says:

      i nderuar Petrovic ose Petros Gajdhuri.
      ..
      Akoma vazhdon me perrallat e 1991 te Xhon Megout qe qindra ton florinj i kishte cuar Enveri ne Zvicer dhe CEKUN E BARDHE te Gramoz Pashkos apo rrafshimin zero te monstres azem hajdari?
      ..
      si eshte e verteta e kucedres 1941 ??kush na i coi KUCEDREN SERBE NE 1941 DHE 1991 ??
      ..
      Ne 1941 Karta e Atlantikut thirret shpalosja e një marrëveshje e bërë mes F.D Rooseveltit dhe W. Churchilt (ShBA-së dhe Britanisë), mbi rendin e ri botëror të ardhshem, e bërë më 14 gusht të vitit 1941 në një anije në Atlantik. Kësaj marrveshje, më 24 shtator të vitit 1941 ju bashkangjit edhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Në atë kohë, gjithë kundërshtarët e lutës kundër Gjermanisë, e njihnin këtë marrveshje si Program te përbashkët…ku kucedres serbe i ngarkohet roli te organizoje luften NCL per llogari te Rooseveltit ,Churchillit…
      ..
      Ne tetor 1945 ne “The Percentages agreement “Joseph Stalin &Churchill dhe ambasdori amerikan Averell Harriman ndane Europen si kasape dhe shqiperine e gjore e lane ne dore te TITO RANKOVICIT DHE STALINIT
      pra me nje fjale keto 3 TE MEDHENJETE BOTES na lane ne urdherat e Titos kaq mjafton.
      U desh nje lufte titanike e enver hoxhes te debonte serbet ne 1948 nga dera dhe ne 1991 i prune nga oxhaku lobi serbo-amerikan.
      Lexo me poshte zoti Petrovic te bindesh:

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      ..
      Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
      Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
      ****
      Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
      ****

      Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
      ****

      Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
      ****

      Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
      Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…
      ..
      pra zoti petrovic berisha ishte nje dhender serbie qe na i nguli lobi serb-grek-islamik ne perendim..ku vazhduesi i tij eshte caktuar Ylli ne Qitje i Arvizuse qe megjithese shqiptaret i kane thene jo..nga ana tjeter ju petrovicet dhe ca sekte antishqiptare ne perendim ju ka ngelur ora ne 1941..ku tre fuqite e medha fituese na i futen si dhe sot ne kete kohe te koleres berishiane qe i ka te gjitha pushtetet paralele me te forta se te edi rames qe fiton vetem vota ne leter se fuqine e ka akoma “Kar ta” atllantikut e 1941
      tung petrovic !

  10. aqif tahipi says:

    Or petro @ari ,po te mos ishte krijuar pksh ne 1941 qe do udhehiqte luften antifashiste ,sot shqiperia nuk do egzistonte. Laje gojen para se te permendesh ata qe me gjkakun dhe jeten e tyre shpetuan shqiperine. Nuk jane pjese e shkences dhe faktit historik karlleqet qe thoni ju ne shqup p[er historine e vertete. Historia i ka ndare nje here rolet ne 1941 44 ,paraardhesit e tu dhe shqupistave si ty mendonin per qymezet e pulave ,ndersa djemte dhe vajzat e reja partizane mendonin per shpetimin e atdheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje