Dyshimet që shoqërojnë ndalimin e gazetarit Artan Hoxha

16 Shtator 2016, 19:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka disa pikëpyetje në shoqërimin e gazetarit Artan Hoxha dhe sekuestrimin e mjeteve të punës së tij, që hedhin dyshime mbi përdorimin politik të Prokurorisë dhe dështimin e menduar të një hetimi.

Për aq sa kolegu ynë Artan Hoxha ka thënë publikisht, ai është pyetur në Prokurori për ato që ka folur gjatë ditës në televizonin ku ai punon, “News 24”, dhe ato që po thoshte në emisionin “Opinion”. Është e vërtetë që Hoxha shpesh u referohet publikisht burimeve të tij për ngjarje shumë të forta, por kjo nuk është çështje e Prokurorisë, por çështje e besueshmërisë që ai transmeton në publik. Nëse publiku e beson deklaratën e tij, mbështetur në burime anonime, ose jo, është çështje e profilit të gazetarit.

Nëse ai është pyetur për gjëra që ka thënë gjatë ditës, nuk ka pse merrej direkt nga studioja e TV Klan për të bërë show, pasi kishte kohë dhe mund të pyetej të nesërmen.

Por, me sa duket, Prokuroria më shumë se sa e nxitur nga ato që ka thënë Hoxha, duket se është nxitur nga deklarata e PD dhe qëndrimi i saj paralel me veprimin e Prokurorisë, e cila furnizoi shumë media me “burime të sigurta” se Artan Hoxhës i ka dërguar “sms” ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pra, nxitja për ta ndaluar pa shkuar në shtëpi Artan Hoxhën, dhe për t’i sekuestruar mjetet e punës, nuk lidhet aq shumë me çfarë ka thënë kolegu ynë, por me shpresën se përmes tij, do të kishin një argument për të luftuar Ministrin e Brendshëm.

Kjo është më e qartë ditën e sotme, kur gazetarit ende nuk i janë kthyer telefonat, dhe kur opinioni publik është bërë edhe më konfuz për atë se çfarë kërkon të shpëtojë Prokuroria nga hetimet, kur vetë ajo ka mbushur gjithë shtypin se çfarë ka thënë piloti italian.

Pra, qartazi më shumë se sa një ndalim të gazetarit Artan Hoxha për shkak të detyrës, kemi një ndalim të tij spekulativ, për të siguruar fakte për luftën mes dy institucioneve, Prokurorisë dhe PD nga një anë, dhe Ministrit të Brendshëm nga ana tjetër.

Artan Hoxha është në këtë rast viktimë e kësaj lufte të ftohtë mes tyre, dhe i vetmi problem real i tij, është se mos Prokuroria përdor informacionet që gjen në telefonin e tij, për ndonjë çështje private, duke e shantazhuar.

Por qartazi duket se Prokuroria ka shkuar tek Hoxha, jo për Hoxhën, por për të gjetur se kush i është rrëfyer atij, me shpresën që PD e kishte të sigurt “burimin”, që “spiuni” ishte Saimir Tahiri.

Ky është një zhvillim i shëmtuar, dhe një keqpërdorim politik i të drejtës së Prokurorisë për të ndërhyrë në verifikimin e burimeve të informacionit që dalin në shtyp, jo se shqetësohet për to, por se i duhet për luftë politike. Ky është një keqpërdorim i frikshëm politik i Prokurorisë nga një parti politike, që tashmë i bashkon zemërimi me reformën në drejtësi dhe atë që nuk shmangën dot.

Prokuroria nuk e ka herën e parë që thërret gazetarë për të mësuar për burimet e informacionit. Për hir të së vërtetës, e ka detyrë të saj ta bëjë.

Mua vetë më ka thirrur një herë katër orë për të mësuar ku e kishim gjetur një dosje që kishim botuar për Fatos Nanon. Bile më 21 Janar, na kërkuan të dëshmojmë dhe para një Komisioni Parlamentar që kishin formuar “për hetimin e puçit”, si Erdogani. Por për fatin tonë të keq, ju kthye mendja nga frika në fund Berishës, se do kishim pak humor me të dhe familjen e tij. Dhjetra raste të tjera sekuestrojnë materiale të transmetuara dhe i përdorin për prova. Kjo është detyra e tyre dhe nuk duhet të bëjmë si histerikë kot.

Rasti konkret është me keq se sa ndërhyrje ndaj profesionit të një gazetari. Është keqpërdorim i një të drejte të Prokurorisë për të gjetur fakte ndaj atyre që ajo i quan rivalë të saj.

Artan Hoxha me siguri është zbavitur shumë në Prokurori duke injoruar pyetjet zhbiruese të tipit “ku hengre drekë sot” apo me “kë pive kafe”, por Prokuroria që ka lënë pa gjumë PD gjithë natën, duket se nuk ka qenë duke gjurmuar pilotin dhe bashkëpunëtorët e tij, por Saimir Tahirin. Shpresoj ta kapë nëse ka fakte për të, por të mos ecë me mendtë e PD, se ata nuk dinë ku ka kanë kokën këto ditë.

22 komente në “Dyshimet që shoqërojnë ndalimin e gazetarit Artan Hoxha”

  1. Arber Iliri says:

    Rasti me Artan Hoxhen eshte shume delikat, se ka te beje me nje profesion per te drejten e informimit.Ne boten moderne ndalimi i nje gazetari sidomos kur ka te beje me profesionin e tij te informimit eshte ngjarje shume delikate.Me lehte ndalon nje deputet se nje gazetar kur kjo ka te beje me detyren e tij per informim, nje nga te drejtat me themelore ne demokraci.Nese ka edhe nje shkelje te vetme ne kete ndalim qe une mendoj se eshte shkelje komplet,Prokurori i Pergjithshem duhet te hetohet nga Parlamenti dhe te mbahet qendrim, ne te kundert prisni veprime akoma me fashiste prej kesaj Prokurorie dhe ketij Prokurori.

    1. zamir says:

      Per nje sy te vemendshem ka nje front te perbashket…Prokurori-Shik-Opinioni I Fejzi Beut ku dhe ky skraparlliu artan hoxha e kaloi vijen e kuqe dhe po dekonspironte dixhital berishen dhe flamur noken.
      Ky obez pra artan hoxha e ka diametrin e qafes me te madhe se te kaptines ….kot fare ne 21 janar 2011 fitoi nje bingo me videon e tij qe I dha nje fare fame nga rastesia.

      Nga ajo kohe e deri tani ky eshte kthyer ne nje vuvuzel qe nuk I duhet as dreqit..vetm fejziut dhe saliziut.
      Prokuroria e mori vetem per te shkaktuar nje furtune ne nje gote uji..absolutisht “rrembimi” I tij eshte nje veper e dixhitaleve te berishes se I doli nga kontrolli
      ……………………………………………………………………………………………..
      cfare ka ndodhur ne fakt ?
      Nuk eshte secret te thuhet se sot para droges jane dorzuar dhe shtete te fuqishme si Amerika-anglia gjermania..se per Itali nuk behet fjale dhe sidomos per Jugun e saj ..ai ka dale jashte kontrolli..pjese e te cilit eshte dhe ky 69 vjecari..
      Eshte fakt se qeveria Rama edhe pse ka bere pune te mira ..1000 here me mire se ne kohen e koleres te antiqeverise berish-bash –noka-bode-imami perseri ajo eshte e pafuqishme te luftoje mafjen nderkombetare te droges..ky eshte fakt
      ……………………………………………………………………………………………..
      Pikerisht duke shfrytezuar kete fakt..pra impotencen e cdo qeveria shqiptare perballe nmafjes nderkombetare te droges me kollare…Sali shtrigu ka kaluar ne offensive per te mbuluar nje nga deshtimet e tij me spektakulare..Humbjen e Dibres..
      Per te prodhuarskandalin e BREKEVE T EGRISURA TE SHUKRIUT u moren qe te visho dixhitali..lu dixhitali e deri te dixhitalja ILVA TARE dhe ky deshtim spektaluar duhet mbuluar..dhe u thirr artan xoxha me kete 69 vjecarin mafjoz..por kohet kane ndryshuar..populli eshte zgjuar tashme dhe keto aratn hoxhe t e felliqur si ky skraparliu ashtu sdhe ai durrsaku jane kapterra te fejzi beut qe njihet ndryshe si BERISHA QEROS
      ……………………………………………………………………………………………..

      Vetem një gazetar që bëri epokë me kronikat e zeza dhe gazetarinë investigative në vitet 1994-1997. Quhet Zamir Dule. Me një fytyrë tejet të bardhë sa të ngjall dhe frikë, por edhe keqardhje njëherësh për atë se çfarë i ofroi profesioni i gazetarit të guximshëm, ai të pret i frikësuar gjithsesi në shtëpizën, të cilën e ndan varfërisht me nënën plakë të veshur me të zeza. Ai të jep dorën dhe më pas struket në shtratin e tij, i frikësuar nga ndonjë e keqe, që duket se i ka lënë hidhërimin më të madh përherë. Ndonëse vështrimi i tij humbet, ndonëse ai me dëshpërim të thotë se tashmë nuk mund të lexojë që prej një muaji, ndërsa mjegulla ka kohë që i është bërë si shok i pandarë. Ai është në prag të verbimit. E rrahën në vitin e mbrapshtë ’97, duke e shokuar me goditje të levave të hekurit në kokë dhe në trup, punonjësit e SHIK-ut.

      Dhe këtë ia bënë mu në mes dhomave të komisariatit të Policisë numër tre në Tiranë, fakt i cili është në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila fillon, pezullon, rifillon, e mbyll dhe rihap këtë dosje tragjike të djegies së redaksisë së gazetës së parë të pavarur e më të madhe në Shqipëri, “KOHA JONË”. Zamiri ka një pension të posaçëm të lidhur nga ish-kryeministri Nano në vitin 2004, porse gjendja fizike dhe sidomos syri deri në verbim, duket se nuk ia rregullojnë shikimin ato pak lekë që merr nga shteti. Por në këtë gjendje, ai ka nevojë për të gjithë, për kolegët e tij të dikurshëm, por edhe të sotëm; ka nevojë edhe për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili edhe vetë u godit nga bandat qeveritare të vitit ’97. Kryeministri ka nevojë të përdorë një fond të vogël që ta shërojë, duke përdorur gjithë mekanizmat shtetërorë.

      Dëshpërimi ka kohë që e ka mbuluar Zamir Dulen, gazetarin që provoi gati vdekjen dhe që mundi të mbijetojë falë rastësisë, natën e djegies së gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997. Ai pret atje në shtëpinë e tij, një dhomë krejt e vogël, ndonjë lajmës nga Tirana që të mund ta shërojë, që të paktën të shikojë, të lexojë.
      Zamiri po humb edhe shikimin

      Mbijetesa e tij është gati fatale për të, teksa ai ndihet mirë vetëm brenda një hapësire të vogël të një dhome të ulët me disa orendi të viteve ’70-të, ku i qëndron pranë si gjithmonë nëna e tij, Qerimeja. Ai ka lënë leximin dhe librat e tij të shtrenjtë, me të cilët ndante ditë-netët e gjata, i vetëm me një nënë të moshuar dhe pa miq, të cilët e kanë harruar në kujtesën e tyre të së shkuarës. “S’mund të lexoj dot më, kam probleme me sytë”, – kaq mund të të thotë Dule, i cili hyn sërish në atë botëzën e tij plot mister dhe enigma, ndërsa prej shumë kohësh shtëpia e tij nuk ka më as televizor. Varfëria duket se për ironi i ka gllabëruar dhe të vetmin mjet që mund të argëtonte disi gazetarin, i cili dëgjonte me kujdes lajmet. Por, fati edhe këtë herë nuk është me të.
      Madje, në këtë shtëpi të fundosur nga shumë fatkeqësi të njëpasnjëshme pas vitit ogurzi të ’97-ës, kur Zamiri do linte njëherë e përgjithmonë Tiranën dhe jetën e tij prej gazetari kronikash të zeza, kjo s’është asgjë. Zamiri rrëfen me shumë lakonizëm se televizori u është prishur dhe se nuk mund të shohë më; por për fat të keq, nuk ka as edhe një radio për të jetuar jetën e të gjallëve, për të patur informacionin, burimin e jetës së tij të dikurshme.

      Sa për internet, rrjete sociale, Facebook etj., këto janë fjalë të panjohura për ish-gazetarin, sepse nuk ka patur shansin t’i shohë dhe provojë si gjithkush, qoftë dhe si bashkëfshatarët e vet. Ai mezi gjen shtratin e tij, që qëndron i pandryshuar prej vitesh me disa nënkresa të vjetra e të dala boje, ndërsa në një dritare mban fletore dhe shënime të shumta. Por dhe ky “privilegj”, si një tjetër zakon i të shkuarës, po i privohet. Zamir Dule nuk mund të shkruajë asgjë, as ditarin e tij të thjeshtë pa ngjarje reale dhe personazhe jetësorë. Ai tani nuk mund të shkruajë dhe as të lexojë.
      Të afërmit e tij bëjnë apel për ndihmë, ndërsa ata shprehen se Zamirin e kanë harruar të gjithë dhe në këto momente, ai ka nevojë për ndihmën e shtetit. Traumat në familjen Dule kanë qenë të njëpasnjëshme. Pas asaj që pësoi gazetari, iu vra vëllai, teksa nga gjithë ky lumë hallesh, u nda nga jeta edhe babai i tij.

      Pra krahesoni heteroseksualin obezin Artan Mahmut Hoxha me heroin e heshtur Zamir Dule qe dhe perversi Nikolle Lehesi I Koha jone eshte kthyer ne berishist edhe pse I shkerdheu familjen ne 1997 ashtu si dhe ky Tani zgeqeve te ckraparit qe me dashje apo pa dashje eshte kthyer ne nje bole te berishalese qe po e ndjen se miqte e kane shitur dhe kerkojne koken e tij ne tepsi..

  2. nuk ka tym pa zjarr says:

    Smerret me vesh kush eshte armiku.

  3. Alnikita says:

    Ke noi hall o mero se te del emri dhe ty te telefoni?

  4. Mentari says:

    Saje Qorri eshte injorant e idiot dhe ka vjedhur dipllomen e shkolles se larte pa mbaruar shkollen e mesme,te gjitha krimet dhe drogat qe ka sot shqiperia ka vetem dy emra pergjegjes;Njeri eshte Edvin Imorali dhe tjetri eshte I paafti Saje Qorri qe duhen shkelmuar nga qeveria dhe te dergohen ne Lendfillin e tiranes.Pa Saje Qorrin krimet ne shiperi do te ishin 2 here me pak.

    1. TRIBALET E PD-se says:

      Degjojeni “Mentarin” pa mend,qe kerkon te shese mend !

  5. Anjola says:

    Tani eshte nje gazetar plehre qe ben sikur i di te gjitha. Tani merr leke nga kriminele per llogari te grupeve te tjera dhe ben si i pavarur. Si vrasja e tom doshit. Cmerreni me gazetare plehraaa aman.

  6. Illo says:

    Gzetari nuk ka secrete , por thjesht lajme . Ate qe degjon e transmenton . Nuk eshte zyre skrete . Ai nuk di te klasifikoi lajmet . Lajmet , per te kane te njejten rendesi . Si e shkel ligjin prokurori ne menyre kaq flagrante . emertesa duhet te mbaje qendrim . I Foto

  7. qartesia says:

    Analize korrekte.Baze i ka dhene Cezarit ate qe i takon.A.Hoxha eshte Tollombacja
    qe Plasi.Komunikimi teatralo-Komik i Prokurorise se Dhalles,PD se Merhumit dhe
    Rondokopit te Nweusit eshte nje sistem qe kerkone ta sjelli verdalle kete vend.
    Pregatitja per tu perballur me keta zvarranike e ka Burreruar edhe me shume S.Tahirin.E ka lartesuar edhe ma,E.Ramen.
    E verteta kjo eshte,dhe me kete konkluzion Bje Perdja e Skenes ku po luajne cdo Dite Aktoret e corroditur te komplexit PD-Prokurori-Nishan e Nweus.

  8. Budalla says:

    O popull !
    Nuk e dini qe eshte nje lufte trafikantesh droge qe quhet PD e PS
    Prite kur te kemi nje martir si Hazem Hajdari (trafikant nafte me serbine) ,dhe ja prap lufte civile si 97
    Hajde popull budalla hajde
    Mjer ju per ato politikane e kaqola gazetare
    Dhe prap do kerkoni azile neper bote si ne 97 , e do vriteni me njeri tjetrin si budallenj
    E bota do boj sehir e do na thote arnaut shejtan budalla ha ha ha

  9. alban says:

    Eshte mese e drejte ajo qe thote Mero. Prandaj dhe altoparlanti i prishur i Sali Berishes, Flamur Noka, bertiste dje se sekreti ka dale nga Saimir Tahiri. Mjere PD qe terhiqet prej hunde nga nje agjent i UDB-se.

  10. Anita zhoga says:

    Per Mentarin qe duhet te jete pseudonimi i injorantit Nul Noka fshatarit qe nuk po ngopet me thashetheme….ti injorant me kete pseudonim te felliqur je sy peshkaqeni dhe do vije nje dite qe gjynahet do ti lani se po ngrihen strukturat qe do tju qerojne me themel si Byroja e Hetimit…sa per dijeni mesoje Saje qe e quan ti nuk i ka floket e lyera si ti dhe basetat qe i le te thinjura qe te dukesh me injorant dhe fshatar sec je, , ka lindur ne Tirane ka mbaruar gjimnazin Sami Farsheri dhe e ka bere universitetin me rezultate te shkelqyera, kurse ty ta ka dhene diplomen ne mjekesi … alo dr. Berisha qe je turpi i PD dhe sa te dalesh ti ne Parlament e te cirresh si histerik ky popull do tja u vere ne balle vulen e turpit qe kini si parti jo demokratike por si parti fashiste….besoj e more vesh se ti je me inteligjence te cunguar vjen nga opingat ….

    1. Shkodrani says:

      Po turp nuk ke qe genjen kaq paturpesisht? Deri ketu ka arritur servilizmi shqiptar? Ti na tregon ne per shkollen e Sajmirit, ne qe kemi pare te emen tr qante e ankohej perdite Kur punonte te GlaxoSmithkline? Qe hidhte Lekun lume por debili ne Itali as ne shkolle nuk shkonte, jo me te merrte ndonje provim. Qe sishte i zoti te bente as nje pune atje,por sa i preu finanzimin e jema u kthye si qen i rrahur ne Shqiperi. Luiza KA paguar per cdo provim te tij 200000 leke ne Universitetin E Shkodres, te cdo pedagog i ketij universiteti dhe kete e di i madh e i Vogel. Prandaj nqs ske gje per te thene me Mire hesht, se keshtu ne vend qe Ta mbrosh e Ben edhe me qesharak.

  11. Artan Hoxha vuan nga deliri i madheshtise dhe i duket vetja si shermokolsi,po ashtu eshte edhe qesharak me ato qe thot se celulari i tij permban me shume fakte se canta e zeze e baba takut,me nje fjale eshte nje bllof si canta e sigurimsit S Braho qe nuk u hap asnjehere.
    Per faktin qe ai deklaron se celulari i tij ka fakte per krime qe implikojne edhe zyrtare te larte,ky duhet arrestuar per mos kallzim krimi ose keto fakte i ka per shantazh(qe te bej ndonje lek ose per kundershtaret) ose bashkpunon me krimin dhe eshte kriminel.
    Po kenaq vetem ata te news 24 mulin dhe salehun dhe ju duket se jane ne krye te zbulimit te fakteve.
    Pas kesaj ky sharlatan do deklaroj se mi kane zhdukur te gjitha faktet.

  12. Mersin says:

    Perse kaq zhurme. Prokuroria mund te therrase kedo per te deshmuar.

  13. Albanian Orthodox says:

    Kriminelet e berishes jane vene ne levizje, sali Krimi po perdor metodat e tij te fundit per te njollosur Qeverine, sali Krimi eshte agjent i sherbimeve te huaja greke e serbe per te destabilizuar Shqiperine, sali islamiku kerkon ta ktheje Shqiperine ne lufte si ne 97, Njerez mos u mashtroni sepse te tera keto qe ndodhin jane kriminelet e paguar te Partise islamike demokratike te berishes. Dhe ky Artan Hoxha eshte nje bythshitur qe punon per Berishen. Kriminelet e PD po ulerijne si qente po bejne maskaralleqet me te poshtra per te degraduar Edi Ramen dhe Qeverine. Prokuroret e korruptuar qe dhe pak dite u ka ngelur dhe do te shkoje ne gop te semes, Po perdorin te gjitha mjetet veglat e tyre qe te mposhtin Edi Ramen….Shqiperia do te shpetoje vetem atehere kur krimineli,islamik s-hale Berisha te hyje ne VARR.

  14. X says:

    E cpune kane kriminelet e Berishes sipas jush kur droga po shtohet perdite nga kriminelet e Rames.Ka mbi 3 vjet qe qeveris Rama dhe nuk besoj se eshte akoma koha te justifikohemi me Berishen.Nuk eshte aspak e vertete qe kjo qeveri po lufton drogen por e vertete eshte qe kjo qeveri po lufton bastionet e droges se PD dhe po lejon te rriten bastionet e saj.Me vjen keq qe njerezit e thjeshte shahen e vriten per ata qe na vjedhin e vrasin. J

  15. dritan65 says:

    Prokuroria ne vendet pa demokraci funksion me telekomande dhe me urdher nga lart. Ajo me shume i sherben kastes ne fuqi sesa ligjit. Prandaj derisa te perfundoje krijimi i institucioneve te reja demokratike, prokuroria politike duhet te pushoje se ekzistuari.

  16. trim xhemali says:

    po ne kot shkruajme si ta ben censure bash si ne koh t’enverit

  17. Pokeristi says:

    Prokuroria e sotshme eshte nje ingranazh i “verber”,i telecakorduar,ne shtetin e sotshem.Eshte nje ciban i madh ne trupin e tij.Qe te hiqet ai e shume cibane te tjere duhet hequr kryecibani Nishani.Ky lloj nishani eshte kancer ne trupin e drobitur te shtetit shqiptar.

  18. aida says:

    Te habit fakti qe, midis komentuesve, komentet me rrugace i bejne dy zonja, Anjola dhe Anita. Si zorr te jene zonja, qofte edhe per fjalorin qe perdorin.
    Me shqeteson fakti, qe flitet per informacione te njerezve qe trafikojne drogen (kush e di cfare tjeter), flitet per droge dhe…perkrahesit e Edi Rames nuk e prekin kete teme.
    Njerez, verini gishtin kokes, droga po e shakaterron Shqiperine dhe rinine dhe ky shkaterrim do sjelle pasoja te medha. Nuk me intereson cfare thote Berisha apo Rama, por fatkeqesite do bien mbi ne te gjithe.
    Kam degjuar se ne kryeministri punojne grupe te medha njerezish qe bejne komente dhe, gabuar mos qofsha, mjaft prej tyre jane edhe ne kete faqe. Besoj se jane te rinj, dhe nuk e kuptojne se qendrimi qe mbajne sot do i turperoje neser. Neser do kene familje dhe femije dhe askush, e perseris askush, nuk do te doje qe droga te hyje ne familjen e tij ose te saj.
    Keshtu sic lavderojne Ramen, gje skandaloze, dje lavderonin per cdo gje paraardhesin e tij. Sot, edhe pas tre vjetesh, te gjithe fajet i ka Saliu, por Saliu nuk ka me pushtet dhe nuk ben dot gje. Vetem mund te denoncoje. Nga i merr te dhenat, bertasin ramistet. Po c’rendesi ka, le t’i mare nga te doje, nese ato jane te verteta. Dhe te gjithe e shohim se jane te tilla. Rama tha se nuk ka droge ne Diber. PD denoncoi drogen ne Selishte. Dhe cfare ndodhi? Rama dogji ne Selishte 4800 rrenje kanabis. Pra droge kishte. Kush nuk tha te verteten? Kush i mbron trafikantet? Keto gjera i dine te gjithe. Dhe te gjithe presin. Nga kush? Nga ambasadori Lu, nga ambasadorja Vlahutin. Po, mire, te presim deri sa nuk jemi te afte te bejme gje tjeter.
    Po te pakten mos u kendojme qeveritareve lavde!

  19. Demokrati says:

    Rastisi te fuste ne kamer vrasesin e 21 janarit 2011 dhe Artan Hoxha mori emer! Kaq. Tani vjen verdalle kot, hiqet si ndonje qe di shume, por qe ne fakt nuk di asgje. E vetmja gje qe di eshte se si t’i sherbeje Berishes dhe ndonje klani kriminal! Ka bere mire Prokuroria qe ia ka marre telefonat dhe t’i kerkoje llogari, se perse i mban disa filmime; per shantazh apo per llogari te ndonje krimineli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje