“Fillimi i ri” i opozitës, përpjekja për të bërë si e fortë!

15 Shtator 2016, 21:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Përfundimi i vetëm që ka nxjerrë Partia Demokratike nga analiza e shpejtë e zgjedhjeve në Dibër, është që duhet të ngrihet Shqipëria në një revolucion demokratik për të përmbysur qeverinë, përmes një fillimi të ri, të bërjes politikë. Në fakt është tezë e Berishës, prej gati dy vitesh. Nuk është ide e keqe. Një revolucion gjithmonë mund të përmbysë një pushtet, dhe ia vlen të investohesh për të.

Seanca e parë parlamentare pas Dibrës, pra kjo e sotmja, mund të ishte dhe sinjali i parë i fillimit të ri. Mund të kishim dëgjuar një gjuhë të re të opozitës, një reflektim të thellë dhe një përpjekje për të bërë aleancë me shqiptarët kundër pushtetit.

Në fakt ndodhi e kundërta. Ajo që opozita u përpoq të bënte nga fillimi në fund, ishte të sjellurit “si e fortë”.

Fjalimi më i gjatë se zakonisht ai i Berishës, ishte i mbushur me kërcënime verbale për biznesmenë dhe qeveritarë dhe për kërcënimin e tij të zakonshëm për përmbysje.

Por mbi të gjitha u shqua Flamuri. Ai vërtitej nëpër sallë si zagar gjahu, për të nuhatur se kush do të sulmonte Berishën dhe i vërsulej. Ishte një sjellje sa qesharake, aq dhe turpëruese për një parti të madhe opozitare, që mendon se “Fillimi i ri” i saj, është ta kthejë Flamurin nga qen stani, në zagar gjahu.

Nevoja për një revolucion që do të bënte mrekulli për opozitën këto nëntë muaj, kërkon që të egërsosh shqiptarët me qeverinë, dhe jo të egërsosh Flamurin me Sadrinë.

Nuk ka shqiptar që motivohet nga Flamuri dhe aq më tepër nga gjestet e tij. Kur opozita vendos t’u drejtohet shqiptarëve si aleatë të saj, dhe t’i ngrejë ata kundër qeverisë, nuk është e thënë të bëj si e fortë. Fakti që opozita e ka fiksim të bëjë si e “fortë” me idenë fikse, se kështu fitohet, duket se ajo është e dominuar shumë herë më tepër nga të tjerët, nga ideja e të fortëve.

Shikoni fjalimin e Berishës: kërcënon si i fortë!

Shikoni fjalimin e Palokës, aq sa di: Kërcënon si i fortë dhe i thotë Ramës do bësh shurrën në brekë!

Shikoni gjestet e Flamurit: Bën si i fortë!

Pra “Fillimi i ri” i opozitës është përpjekja për të bërë si e fortë.

Në fakt, si e fortë bëri dhe në fushatë në Dibër. Flamuri nxori pistoletën dhe desh vrau njerëz si i fortë. Rrahën një komisioner socialist si të fortë. Dhe në fund kur humbën, u ankuan se i mundën të fortët.

Tani ky rifillimi i të shfaqurit si “të fortë” nuk e di përse u duhet. Të thuash që Flamuri duke u sjellë vërdallë nëpër sallë si i fortë, tremb deputetët socialistë dhe fiton popullaritet, duhet të jesh më i trashë se Famuri ta besosh. Të thuash që gjuha e Berishës ka pasur sukses këto tre vjet, shikohet nga rezultatet. Të thuash që oratoria e Edi Palokës dhe gjuha e tij, ngjall shpresë, është të mbash shpresë kur do lagë prapë pantallonat Edi Rama kur nxiton të urinojë në tualet.

Sindroma e të “fortit” që ka kap opozitën, përsëritet pas çdo beteje elektorale të saj, sa herë ajo rrihet. Nga ana psikologjike, ka një farë shpjegimi, pasi është instikti i shpagimit pas humbjes. Por kjo së paku, duhet të vlejë për të kuptuar se ata nuk e kanë detyrë të rrahin me grushta deputetët socialistë në Kuvend, por t’i rrahin ata në zgjedhje. Opozita duhet t’i bindë shqiptarët, se është më e mirë se qeveria, se nuk ka blerë dhe nuk do blejë kurrë vota, se nuk ka lejuar kurrë hashash në kohën që ka qeverisur dhe nuk do lejojë në të ardhmen, se nuk do ketë më në pushtet ata për të cilët u rrëzua nga pushteti, se është në aleancë me elitën e vendit dhe jo me deficentët që i duhen Bashës, për të mos u rrezikuar etj.

“Fillimi i ri” i opozitës, nuk mund të jetë avazi i vjetër i saj.

Imazhi i një opozite që ka mbetur në dorë të Flamurit dhe listës “me rob shtëpie” të Berishës, është shumë më e dëmshme se droga apo lista hipotetike e kartelit që reciton Berisha. Dëmi që bën ky imazh është zjarrfikësi i çdo revolucioni që ka në mendje Berisha dhe ëndërron opozita. Është një fillim i ri, me njerëz të vjetër! Është një stil i vjetër, pas një humbje të re.

17 komente në ““Fillimi i ri” i opozitës, përpjekja për të bërë si e fortë!”

  1. Devolliu says:

    Saliu i Viçidolit është një War Dog i vërtetë, por ai ka dhe disa qenër shumë besnikë si puna e nulmokës, paloqes, ristopijanecit, strazokobures, zhele finës e plot IDIOTË të tjerë.

  2. Sherifi says:

    I kane lene koke ulur edhe ata pak njerez te thjeshte, qe kane shpresa ne idealin e PD-se , keta nga dita ne dite po humbasin elektoratin dhe jane duke u vetevendosur ne vendin e trete apo edhe mbas Partise se Idrizit mbas zgjedhjeve te 2017.

  3. sali tritoli says:

    tani , ne prag te ‘revolucionit’ te idiot berishes,pritet qe qoftlargu te mobilizoje bandat e tritolit kudo duhet te jete e mobilizuar dhe sycele dite e nate. berisha eshte mjeshter per veprimtari banditeske. shiku eshte me berishen. e shikoni c’ben shiku ma aeroplanet e droges, kur I duhen berishes ia perplase rames ne bregdet. aeroplanet e rrezuar ne bregdet jane bashkepunim berisha-shik. pse nuk thote asnje fjale per shikun as berisha as noka. noka , thone qe eshte ne komisionin e sigurise kombetare. kukuuuu per neeee muli anetar I komisionit te sigurise kombetare me kurse ne udb-ne e serbe te miloshevicit e saleh berishes.pse nuk thirret ne parlament vishe gazidede aliko. ai komandon e levize keta aeroplan te vegjel droge qe bejne para te madhe.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Dua te shprehem per nje tjeter fenomen qe ndodhi ne Parlament sepse opozita e di qe ka vdekur..Ky eshte Vangjeliko Dile.. Vangjelikoja na foli plot pasjon per te ardhmen e femijeve “shqiptar” qe te kishin nje te ardhme me te mire dhe konkluzjoni I tij qe skishte djeni se si qeverria kishte te merrej me fenomenit e kanabisit.. Kerkoj llogari ne menyre “zyrtare” te dinte keto informata ne foltoren e Parlamentit.. Ki Dilja, eshte shume I interesuar per te ardhmen e popullit shqiptar. Dhe si nje “twisted [email protected]$k mind qe eshte”, hedh edhe pietjen e fundit: A po kultivohet lulekuqja si “hushpuppy” ne Shqiperi?? Kjo mendje aq e zgjuar djallezore ku “jumped to another level”.. Dile, je nje jashteqitje greokofile se po te interesoheshe kaq shume per te ardhmen e popullit shqiptar, nuk do ta lije kualicjonin.. Per cfare e le sepse unitedi njerezor e ben ate vend me te siguruar dhe harmonik me fe te ndryshme dhe me “openminded”qe te qeverrisin pa dallim krahine dhe mllefshesh.. Vangjeliko, ti smeritoje asnje pergjigje sepse kerkesa jote nuk ishte “zyrtare” si nje deputet qe je..Por fajin e ka qeverria shqiptare qe ka 10 fishin minoritet shqiptar ne Greqi sa ti ke minoritet grek ne Shqiperi.. Asnje prezantus ne Parlanentin Grek nga minoranca shqiptare qe llogariten siper 1.5 miljon e ca. Asnje.. Flet ti o Vangjeliko per te drejtat e minorances ku asnje dropullit nuk I eshte prekur qimja e flokut nga autoritet shqiptare (Delijorgji qeshte ne pranga ne duar duke shperthyer 26 veta) kurse shqiptaret po vdesin burgjeve te Greqise te rrahur ne menyre barbare.. Po te kishte ndonje minoritet italjan ne Shqiperi dhe ti I prezantoje, atehere ti mund te flisje nga mengjesi ne darke por per ate qe prezanton dhe ne do ulnim me te drejte koken por sic e thashe me pare.. Prezanton nje jashteqitje Greke..

  5. gardjani i burgit says:

    e mer e!
    forca,dhuna ben gjithcka! dhe “te fortet” jan ata qe qeverisin gjithnji. intuita e sales esht e drejt por sa “forc” do ken kta “te fortet” democrat per me jaarrit qellimit,sepse po t shofsh historikisht me forc e moren pushtetin dhe me forc e kan mbajt sa her ishin n fuqi. sepse po te beheshin tamam tammam zgjedhje te lira ne shqipni demokratet dhe te djathtet nuk fitonin kurr. sepse te majtet jan dhe kan qen gjithnji shumica ne shqipni.
    te djathtet e kan marr duke bashku forcat e tyre me forcat e ameriks. tash qe forcat e ameriks jan zhvendos ne ndihm te kampit te majt e djathta po del njo karkalec kock e lekur.
    dhe ka ngel muhabeti qe nuk bejn politik se s kan byth ,por vec pordhnojn,se kjo byth I ka ngel . esht tradita karakteristike historike e tipit shqiptar,sidomos atij malokar qe pordhnin e quan sukses dhe fitore. dhe nenjefar menyre shqiptart mmund ti quajm pordhtar,kurse kombi shqiptar kombi pordhtar,dhe vendi shqipni quhet Pordhni,kurse partija demokratike quhet partija pordhatike,kurse Paloka quhet Pordhoka,
    rrasini hajdarin n sum demokratve dhe sales si shtup haleje,qe te pshtoj ambjenti nga ndotja pordhnore. esht detyre ekologjike.

  6. Shqipe says:

    Puna opozites edhte pare me kohe mor Mero, dihet qe PD nuk krijon besim ne popull si dhe nuk ka as moral dhe nuk di te beje opozite. Por te pakten bejeni ju rolin e opozites si gazetare me pervoje dhe qe ju dhimbset ky vend. Bjerini nganjehere edhe qeverise se nuk i del gjaku. Dhe ka shume arsye per ti rene kesaj qeverie. Sidomos kur nuk ka opozite. Moskonkurenca sjell regres. Te vetmen konkurence shoh shkendijat qe bejne PS-LSI. Edhe ato shuhen shpejte se jane shkendija fallco. Populli lexon cfare i servir. Prandaj boll i serviret opoziten, hapjani pak syte qe te shikoje edhe se cfare ben qeveria nganjehere. 2017 po vjen, dhe trendi eshte qe PD te humbi me thelle se ne 2013. Mos e dhente zoti te fuqizohet me shume LSI, se boll llum ka mbledhur rreth saj. Do te ishte katastrofike te kete ne dore me shume Iliri. Ndersa piktori, piktor do te ngelet, me kaprico artisti. Te besh shtet duhet vizion dhe vendosmeri, jo fantazi.

  7. Aldo Kotorri says:

    Zoteri Mero. Nese don te kuptosh Partine Demonkratike fillo te deshifrosh ose ti gjejsh ndonje kuptim kesaj thenieje te Myslym Ndroqit tek Selvia: Mos e ka fjalen per pese motrat e veta? Apo ka mesuar ndonje stil si ti vere institucionet e Shtetit ne pune per ceshtje personale kur ka qene drejtor ne policine e shtetit?. Me cfare financash do bente rilindje ky Myslymi, Mero? Mos e din thua tekniken e mbushjes se llogarise me tendera? Nje revizion i vogel do te conte ne pista te medha Zoteri Mero. E pse jo kur paska ne goje shprehje kaq te medha?! Thuhet se eshte Kolonel Zerva i PD-se. Une nuk e di por ben biseda te fuqishme me Trupa speciale. Nese eshte e vertete , Ps -ja ta ofroje qe ti realizoje ato qe thote. Trimerite e PD-se nuk jane asgje para trimerive te ketij.

  8. saliu says:

    Sjellja prej te forti e opozites e ka frymezimin nga filmi War dogs.

  9. reformisti-SHBA-Gjerman. says:

    shume mire.

  10. Endri says:

    KUR TE RINJTE SHOHIN DEPUTETE DUKE BERE SI TE FORTE BRENDA TEMPULLIT TE URTESIS DHE DUKE SHARE ME KUC E ME MAC KETA TE RINJ E KANE SHEMBULLIN TIPIK PER TU RRAHUR E VRARE PER NJE FJALE GOJE.
    PD DUHET RIORGANIZUAR DUKE HEQUR TE FORTET NGA GJIRI SAJ. PALOKA, NOKA, STRAZIMIRI ETJ JANE SHEMBULLI I SE KEQES NE PD.
    RESSPEKTE PER SELAMIM BREGUN PATOZIN TE CILET MUND TE JENE TE VETMIT PER BASHKIMIN E SE DJATHTES REALE.

  11. WAKE UP ALBANIA ! says:

    Nuk di te percaktoj se ne cfare gjendje katastrofike ndodhet kombi dhe shteti yne sot.
    .
    Nuk di te percaktoj se ne cfare shkalle apokaliptike eshte shoqeria shqiptare,inteligjencia dhe shtypi i sotem qe jane ismailkarderizuar , pellumbkurvizuar dhe kaqislamizuar
    .
    Perleshja e Feim Muratit..alias Flamur Noka nipi i ish-gjeneralin te UDB së Serbisë Myrteza Zhvinki tregon se ai shtet dhe ai komb ka mbaruar.
    Ka mbaruar se kemi nje kryemister si Edi Rama qe edhe pse ka marre aq vota sa do ti kishte zili cdo shtetar sot ne bote..po ndjek nje politike e ikjes me bisht ne shale me breke te perjerrura
    .
    Ka mbaruar se kemi nje Ilir Meta,nje kale troje dhe nje zvarranik i bodrumeve te ambasadave
    Ka mbaruar se kemi nje dipllomaci perendimore..qe edhe pse i mbajme miq..pas 1992 Shqiperia ka marre fund se po perseritet periudha e pas vdekjes Skenderbeut.
    .
    Ka mbaruar se kemi ca intelektuale si Bedri Islami,Myslym pasha,mero baze,viktor malaj ,idajet beqiri qe duhen arrestuar qe
    .
    1-ose kane shpifur per ndyresirat filoserbe berisha-basha-noka
    .
    2-ose qe nuk po i bejne nje peticjon nepunsit (jo ambasadorit) Donald Lu me dy fjale: boll po tallni koqet me popullin shqiptar duke mbrojtur kuislingun tuaj sali monstra

    Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
    Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki.
    Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij, në Paris.
    Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!

    A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit shqiptar”?! A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
    Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!

    Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?! Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.

  12. vlonjati says:

    Kur shpellari i Vucidolit beri grushtin e shtetitme arkivol ka menduar qe nje tjeter arkivol ta bej gati.Kesaj kafshe dhe kafsheve te tjera te PD do kujtuar1997 dhe tu hapen dosjet.Nqs prokuroria nuk hap dosjet populli nuk do prese me pordhalisje te tilla.Ata qe mendojne se do ndodhi skenari si me Nanon ta harrojne.Historikisht ata qe emerohen nga Serbet kete pune kan bere.Po dhe ne nuk do tokerojme me ata qe jane ne pushtet te na thone”fajin e ka Saliu.”Te besuam pushtetin me 94 deputet min na caj by…n me.O fol e mba ose dhi.t e ha.

  13. Zgalem says:

    Strategjia e re eshte e qarte : Kush mbron Berishen do te behet deputet I ardhshem . Kaq u intereson atyre . Noka u tregua ne lartesuine e detyres . Zgalem

  14. joel shkodra says:

    Nuk e di pse mbas ketyre fitoreve te bujshme PS me kryeministrin ne krye ne parlament duhet te sulmoje opoziten deri ne “WarDogs”. A ka nevoje? Une mendoj se jo. Ajo duhet te jete me e qete se kurre. Sikur i pelqen t’i ngacmoje demokratet edhe kur s’ka nevoje. Me sa duket e parashikon kunderveprimin e tyre. Doemos, ata (demokratet) jane te shqetesuar pas nje humbjeje te tille. Po pse e ben kete mazhoranca e sidomos E. Rama? Me sa duket se akoma nuk jane te paster si “qelibari”. Do kohe qe te pastrohen. Nese vjen nje kohe e tille.

  15. Zgalem says:

    War Dog duhet te analizohet ne cdo mbledhje ku ka mbi 20% shqiptare . Te flitet per te gjithmoone ka ose jo perfaqesus te familjes kriminale “Berisha ” . Flasim , per nje film , asgje me shume . Kuja I ha , le te kruhet . Habitem pse kruhet Noka . Pun ‘ e tija . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje