Nëse do të kuptosh çfarë ka prioritet një lider në krizë, siç është tani Lulzim Basha, shiko se si reagon ai ndaj alternativave që forcojnë PD dhe alternativave që forcojnë sigurinë e tij si kryetar.
Pas humbjes së Dibrës, të cilën ai e shpalli si “kalë beteje” për të nisur revanshin e rikthimit në pushtet, ka dy qasje ndaj të ardhmes së PD.
Njëra është ajo e Bashës dhe humbësve të tjerë të bashkuar rreth tij, të cilët kërkojnë të heshtet për humbjen dhe të ngrijë çdo debat deri në zgjedhjet e radhës. Kritikët e Bashës, biles dhe shumë nga ata që mezi presin të humbasë sërish, nuk po flasin dhe po e lënë “të gjejë vetë rrugën e humbjes”.
Përballë tij ka vetëm dy zëra kritikë të artikuluar, Eduard Selami dhe Majlinda Bregu, që e shikojnë rrugëzgjidhjen tek një debat i hapur brenda PD, për të përcaktuar strategjinë e fitores. Ata kërkojnë që Basha të bëjë historinë e tij në PD, të jetë i qartë me aleancat dhe aleatët dhe të motivojë çdo energji antiqeveritare.
Një nga tezat kryesore të Bregut në daljen e saj të fundit në Top Show, ishte ribashkimi në PD i çdo elementi të larguar prej saj nga koha e Berishës dhe prej Berishës, si shenjë e vullnetit për të bashkuar PD dhe për të ngjallur shpresë. Ajo ju referua në këtë pikë asaj që kishte bërë Berisha më 2005, ndaj ish- kundërshtarëve të tij. Bregu përmendi me emër Rusmalin, Mustafajn dhe ndonjë tjetër dhe la të kuptohej se do të ishte mirë të shkrinin partitë e të riktheheshin në PD dhe Bamir Topi dhe Bojaxhiu.
Për çudi, pas kësaj në PD ra heshtje e vdekjes. Biles u frenuan dhe sulmet ndaj Bregut. Me një komandë të vetme, dhe mediat e familjes “Berisha”, që e sulmuan paradhënie Bregun, nuk e sulmuan pas intervistës, duke e shmangur debatin për ribashkimin e PD.
Po përse ka frikë Basha nga rikthimi në PD i disa prej figurave të shquara të saj? Bregu përmendi ekzaktësisht të njëjtën listë që ka përmendur dhe ambasadori amerikan dy vjet më parë, pra njerëz me kualitet të lartë politik, të pranueshëm nga Perëndimi.
Shpjegimi i parë logjik është se Basha nuk do figura të njohura rrotull tij në PD, pasi mund t’i ketë problem, nëse humbet më 2017. Ai kërkon të ketë rreth vetes profile si Flamuri, Ristani, Paloka, Halimi etj, që njerëzit pas humbjes të thonë me keqardhje: “S’kemi çfarë bëjmë, nuk do heqim Lulin, e të vëmë Mulin”!
Një shpjegim tjetër është se të larguarit nuk kanë ikur nga PD për shkak të Bashës, por për shkak të Berishës, dhe Basha akoma nuk guxon të ftojë në PD, ata që ka larguar Berisha. Ai respekton të njëjtin protokoll politik, që i ka lënë ai. Realisht, ata nuk janë njerëz që i kanë bërë dëm PD, por njerëz që janë përplasur me Berishën. Se po të jetë për njerëz që i kanë bërë dëm PD, në krye të tyre me vite drite larg është Genc Pollo, i cili bëri parti kur PD ishte në ditët e saj më të këqija, me ndihmën e pushtetit të asaj kohe, i vodhi emrin dhe siglën, dhe me këtë rast vodhi nja 5 deputetë, dhe tentoi zhdukjen politike të saj. Është po ashtu Arben Imami, i cili ka udhëhequr dhe lëvizje të armatosur kundër PD e Berishës. Nuk ngelen pas as disa të tjerë të rikthyer më 2005, dhe që Berisha i thirri dhe ka qenë peng i tyre në pushtet, pasi nuk guxonte as t’i shikonte me inat se i iknin brenda ditës tek pala tjetër.
Por Basha, Pollon, Imamin dhe këta të tjerët i ka sot krahun e tij të djathtë, biles dhe si linçues ndaj kritikëve të tij.
Kështu që Basha nuk ka drojë nga ata që i kanë bërë keq PD, por nga ata që janë përplasur me Berishën.
Por mbi të gjitha, frika e Bashës për të folur për bashkimin e PD dhe të ngjallur shpresë përmes bashkimit, e ka shpjegimin dhe tek fakti që ky propozim vjen nga një kritike e tij dhe i vjen era komplot. Unë jam i sigurt se Bregu nuk ka kontakte me “armiqtë” që ftoi në PD, as me Rusmalin, as me Mustafajn, dhe aq më tepër me Bojaxhiun apo Topin, por e tha atë si një propozim për të nxjerrë PD nga kriza.
Por e thënë nga një kritike e tij, Basha e shikon këtë si konspiracion dhe duket aq i trembur, sa i ka mbyllur gojën dhe Zenit me lehësit e tij, të mos flasin për këtë temë.
Është i vetmi lider që kam njohur, i cili në kohë krizë ka frikë mos i vijnë njerëz të zotë rrotull tij. Dhe kjo ndodh, kur në të vërtetë nuk je lider, por mbajtës i një kolltuku të dhuruar, ku çdokënd që afrohet e shikon si rrezik për veten dhe jo si shpëtim për partinë.
Edhe Luli shkoi per lesh.Edhe pd-ke eshte bere lesh e li,sa nuk merret veshe,si do perfundoi ne 2017-en.
TURP PER TY O MERO BAZE, PO ATO PLERA QE DO HYJNE DO VIJN DHE NE TAVOLINEN TENDE DHE NE BARKUN E FAMILJAREVE TE TU DHE DO TI PAGUAJN SHQIPTARET ME SHENDET. KAQ TE RENDESISHME JANE ATO LEKE QE TE JEP RILINDJA NE KRAHASIM ME SHENDETIN TEND DHE TE FAMILJES TENDE. SI NUK SHKRUAJTE NJE ARTIKULL OPONENC PER PLERAT. TURP MERO DHE SI THA BLUSHI DHE EMIR JOT DO SHKRUAR NE KAZAN TE PLERAVE. POR SI THON AMERIKANET KARMA IS A BITCH.
NE MEMORJE TE ARDITIT QE VDIQ DUKE PUNUAR PER BUKEN E GOJES DUHET TE HESHTJE SOT DUKE QENE QE SKE KELLQE TE BESH OPONENC POR VAZHDO BASHA-BERISHA.
NUK KAM FJALE DHE MOTIVIN TE SHKRUASH KETU E HUMB
O gazetari me i ndyre qe ka truadhi shqiptar pse nuk flet per plehrat qe po sjelle mafja e Rama bashke se para 3 vitesh cfare nuk shpife e bere ku je more zagar qe merresh me opoziten per dite
O ajola (truadhi).!!!!!. Shko meso shqipen,pasta j hajde jepu mend njerezve ketu ne forum.He Pac uraten !
Mero, lëri budallallëqet dhe mos u përpiq kot të mbash të vdekurin pa u varrosur. PD është në po atë gjëndje që ishte PP në vitin 1990. Cikli i saj pas 25 vjetësh është mbyllur përfundimisht. Ata që aktualisht drejtojnë PD nuk janë aspak të interesuar për pushtetin. Duan vetëm të jenë deputet dhe do të luftojnp për aq vota sa të realizojnë këtë qëllim. Pse budalla e kujton Berishën ti zotëri, nuk e di ai që me Mulin, Ristanin, Halimin, Palokën, Alibeajn, Gridën, Salianjin, e plot të tjerë nuk shkohet as në qenef? PD lëreni në hallin e saj, ajo po heq shpirt dhe për këtë edhe ty Mero duhet të vij një çikë keq. Ti pret ta shërojë Mustafaj me shokë? Kush ka marë rrugën e vdekjes nuk është mirë të përpiqesh ta ndalësh. Eutanazia është zgjidhja më e mirë për PD. Varfëria intelektuale e kopesë që drejton PD është në kufijë alarmant. Tu besosh atyre drejtimin e jetës së një populli është shakaja më e palezetshme që mund të imagjinosh, për të mos thënë se shoqërisht është një krim i paimagjinueshëm.
Luli eshte nje njeri pa dinjitet dhe karakteri I tij nuk vlen as si personazh filmash vizatimore.
Argita e zgjodhi ate bazuar ne natyren e tij te kamarierllekut “lepe-peqe” e buzeqeshjen prej bythke me eksperience.
Por nje cudi me vjen me te djathtet intelektual qe egzistojne ne Shqiperi e rrijne urte e nuk bezajne.
Nuk quaj te djathte kete PD , nuk mund te quaj te djathte “udheheqesit” e saj me fal per shprehjen Mulin, Lulin, ,Ristanin, Paloken, Griden etj.
Shpresoj te filloje nje levizje e re qe ka nje program te qarte e alternative konkrete.
Keto plehra qe perfaqesojne PD-ne sot ti groposim thelle ne landfillin e mbetjeve te kontaminuara.
Shpresoj ne nje te ardhme te ndritur te Shqiperise e shqiptareve duke I dhene fund poshtersise e fatkeqesise qe I solli Shqiperise familja Berisha me lakejte e tij.
Argita e Zeni do vije dita qe te lajne te gjitha mekatet e tyre dhe te Salikarit. Fundi I tyre do sjelle CNN te raportoje live nga vendi I ngjarjes.
Do behet Shqiperia vellezer.
Perpjekjet jane per te bllokuar te djathten,nga perçarja e metejshme,te mos krijohet force e re politike e besushme e djathte.Pashallarët/et,te ruajme privilegjet e tyre ekonomiko-politike !
PD-ja(sipas Bregut),nuk ekziston ne baze,prandaj qendra e PD-s u angazhua totalisht ne DIber,per tu dukur e “vdekura” e bukur !
Zhurma rreth “zbulimit te ri” te droges se mbjell,i ngjan zhurmuesve te emisionit “Opinion”,kur duan te prishin mendimin e rradhes.
Luli,eshte si qorri me nje sy,ne mes qorrave,pra eshte me I “miri”,se qesharaku dhe adolishenti Muli !
PD-ja eshte e sprovuar,Berisha i ka konsumuar alternativat e mashtrimit,eshte si delja shterpe.
Koha po kerkon parti te reja politike !
Mero, dua te dal pak nga tema.. Me fal. . Ore Xhelal Ziu, ore kafshe mishngrenese me 2 kembe.. Sa te kushton ai kolltuku I bardhe I zyres me kostumin qe ke veshur ?!?! O I degjeneruar, sa te kushton ajo bufeja e zyres ?! Ore qeverri leshi a shihni ju ku edukohen femijet si ne mesjete. Prijani rrogen atij sharlatani dhe hiqini cdo kopetence per mbledhje asaj bashkie. . Ore qeverri si ka mundesi lini nje te digjeneruar dhe ca zagare te katandise femijet ne kushte cnjerezore ?!?! Ore Totozani, ku je ti apo i qan hallin burgaxhinjve si rrihen ?!?! Me erdhi turp me nje pamje te tille.. Turp more injoranter. .
T’a them une i nderuar Mero; Po te behet “lufte” Ai vritet I pari, po te behet “paqe” s’ka ku ha buke.
Shkruaj per problemin akut te importimit te plehrave nga Europa, oMero dhe lere Bashen. Se ai ka marre fund. Por ndofta me plehrat qe do te na vine nga Europa qe na e do te “miren” mund te marrin fund te gjithe shqiptaret. Mos valle do te kthehemi ne plehrtoren e Europes?! Siç thoshte edhe nje komentues me lart: Ne Shqiperi nuk kontrollohet dot as mishi i qofteve, jo me te kontrollohen plehrat”. Ketu duku o Mero. Dhe bjeri fort Rames, po ta meritoje. Deri me sot kam perkrahur Ramen, por mendoj se Blushi ka 1000 here te drejte kur e kundershton kete menxyre te Shalegjatit.