E kanë me avionin!

18 Shtator 2016, 20:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Nëse bën inventarin e rrënjëve të korrura të deklaruara nga policia dhe sasitë që ajo deklaron se kap në rrugë, je i furnizuar mjaftueshëm me perceptimin se në Shqipëri mbillet hashash dhe se qeveria është në një betejë të vështirë me të.

Por, pavarësisht kësaj, beteja politike kundër drogës është sipërfaqësore, pa thelb dhe shpesh kontradiktore dhe për t’u përdorur politikisht.

Ka 48 orë që opinioni publik, është mbërthyer pas një debati mbi avionin sportiv, të ngecur në Ishëm, i cili besohet se po ashtu do të transportonte drogë.

Avioni sipas dëshmive të pilotit do të merrte 200 kg. E zëmë se mund të merrte, ose ka tentuar të marrë dhe më shumë. Kjo nuk e ndryshon aspak situatën e drogës në Shqipëri, pasi thjeshtë është një statistikë që do t’i shtohej Ministrisë së Brendshme.

Lajmi në Shqipëri nuk është mënyra si transportohet droga, por fakti që mbillet dhe tani duhet të shitet. I njëjti shtyp e përcjell pa emocion një lajm që në Portin e Durrësit janë kapur 1 tonë drogë, apo në Bari janë kapur 2 tonë drogë ardhur nga Shqipëria, pasi i duket normale që ato të dalin aty me kamion apo skafe dhe tani i janë turrur të gjithë ta quajnë gjëmë pse do ikte dhe me avion.

Problemi nuk është mjeti i transportit, por fakti që Shqipëria ka hyrë në krizë në betejën e saj me mbjellësit e hashashit dhe se klima politike në vend po e ushqen këtë fenomen.

Goditja e Lazaratit ishte sinjali i duhur, pasi fshati përveçse plantacion droge, ishte kthyer në zonë të ndaluar për policinë dhe si rrjedhojë ishte çerdhe krimi. Kushdo që vriste apo kërkohej nga policia shkonte e strehohej në Lazarat dhe shumëfishonte fuqinë e tij kriminale me drogë

Por kur Lazarati u godit, opozita u ngrit në këmbë në mbrojtje të parcelave të hashashit sikur të ishte pronë e kryesisë së PD. Me një sjellje të paprecedent, ajo dërgoi mesazhin tek qytetarët se nuk ishte kundër kultivimit të drogës, por kundër gjeografisë poltike që po prishte qeveria.

Pas saj nisi dhe Koço Kokëdhima me teorinë e tij të liberalizmit të hashashit, e cila është një teori kriminale në një vend, ku ëndrra për t’u pasuruar brenda ditës, është identitet kombëtar.

Nga ajo ëndërr në këtë vend kanë mbirë gjithë historitë e pazakonta të tranzicionit, që nga linjat e skafeve, fajdet, e deri tek canabisi.

Kur e kam sulmuar Kokëdhimën për këtë teori, kam thënë se do ta humbasim këtë betejë, nëse i lejojmë, pasi policia lokale do inkriminohet dhe fshatarët që do mbjellin do jenë thjeshtë skllevër. Dhe e vërteta është se ky vit ka një rritje të sasisë së kanabisit krahasuar me 2014. Në jug dhe në Veri, fshatarët në mënyrë individuale, por në disa raste dhe krimi i organizuar, kanë parcelat e tyre. Beteja e policisë nga qendra është e pazakontë dhe shpeshherë poshtëruese për unformën e policisë, që duket si repart autokombajnash. Me qindra mijëra rrënjë shkulen dhe digjen përditë, dhe në vend që opinioni publik të bëhet bllok kundër mendësisë së kultivimit, sërish kemi një retorikë politike, që e ndihmon kultivimin.

Opozita nga mëngjesi në darkë flet për drogën si diçka të lejuar nga qeveria, madje si pronë të Edi Ramës e Saimir Tahirit. Nuk jam i shqetësuar për këto lloj broçkullash, por për mënyrën se si fshatarët e zonave të thella të Shqipërisë e marrin këtë mesazh. Ata janë të prirur të besojnë se vërtet qeveria u ka dhënë leje të mbjellin dhe kur ndeshen me policët me drapër në dorë dëshpërohen dhe e marrin si sulm personal ose politik ndaj tyre. Pra retorika e re e opozitës tani, që lidh çdo gjë me hashashin, është dhe më e rrezikshme se mbrojtja publike që i bënte Lazaratit. Sepse, ndërsa aty kuptohej që ishte duke mbrojtur një bastion të saj, tani është duke inkurajuar shqiptarët të mendojnë se qeveria e Edi Ramës, është në anën e tyre dhe i lejon të mbjellin hashash. Nuk e di çfarë llogarie politike kanë, por është e sigurtë se i ka “zënë” hashashi dhe në vend që “të heqin vetullat, po nxjerrin sytë”. Ata, jo vetëm nuk po merren me thelbin e betejës kundër hashashit, kundër çdo rrënje të mbjellë dhe të inkurajojnë policinë ta prishë atë, por bëjnë të kundërtën, duke krijuar një iluzon të rremë, se qeveria është në anën e atyre që mbjellin hashash dhe po i ndihmon ata. Kjo i bën ata nxitësit kryesorë të kultivimit të hashashit dhe i jep qeverisë mbështetje të pamerituar nga pjesa e kriminalizuar e shoqërisë. Njësoj si në rastin e avionit të Ishmit, ku zhurma më e madhe bëhet, pse do transportohej droga me avion dhe jo pse mbillet. Edhe në këtë rast, zhurma më e madhe bëhet duke tentuar t’i mbushet mendja popullit se qeveria është dakord të mbillet drogë duke inkurajuar njerëzit të mbjellin, në vend që t’i frikësojnë duke u thënë se do përballeni me ligjin dhe do shkatërroni familjet.

Beteja kundër drogës është betejë thelbësore, e cila kërkon fuqizim të shtetit, politika të qarta zhvillimi dhe zero tolerancë në retorikën pro drogës.

Opozita jonë bën gjithçka së prapthi, shqetësohet për avionët dhe jo për kamionët, shqetësohet për gjeografinë e drogës dhe jo për rrezikun e saj dhe mbi të gjitha, në vend që të bëjë politikë kundër saj, kërkon t’u mbushë mendjen të gjithëve, se ajo lejohet dhe “baroni” i saj është Edi Rama. Dhe në fund, në vend të përdorë shifrat e policisë për drogën, që janë boll të rënda, mendon se i ka rënë fati nga qielli në Ishëm dhe merren me avionin.

18 komente në “E kanë me avionin!”

  1. nje qytetar says:

    Ti Rilindja i hashashit qeke bir kurve, i di gjerat,nuk ha mut kot…..T qifsh……ate ndyresiren nga Vicidoli mor hale,

    1. azemi & saliu =shenjtoret e lazaratit says:

      Në vend te hyrjes

      Te nderuar lexues !

      Shkrimi I mëposhtem eshte I marsit 2013 kur jo vetem Lazarati por gjithe shqiperia arrinte nje prodhim vjetor droge qe I kalonte 6-7 miljard dollaret ne vit.

      Pse qorrat nderkombetare akoma perkedhelin monstren e tyre berishe si ne rastin e droges po ashtu dhe milloshevicin qe thyente embargon para syve te miqve

      Tani në 2016 ajo qe bie ne sy eshte nje qendrim afer criminal I miqve tane nderkombetare Pse?

      Ndersa ne kohen e djallit Sali Elezbiberishaj “miqte” I mbyllni syte per drogen e viteve 2005-2013..kurse sapo mori Rama pushtetin e urdheruan te luftonte drogen me ushtri & polici..Lind pyetje : pse keto dy standarte nga miqte tane..

      Ndersa ne kohen e djallit Sali Elezbiberishaj shkonin autobote te ushtrise dhe zjarrfikese te MPB per te ujitur plantacjonet e droges kurse sot po keta monstra po pengojne ne menyre kriminale punen e mire qe po ben Rama-Tahiri.

      Si ka mundesi qe NIPI I GJENERALI JUGOSERB…zhvinki/murati FLAMUR NOKA E KA VENE PERPARA PS sikur te ishte nje tufe me dele ?.

      Duke ju kerkuar falje per materialin e gjate nxirrni vete konkluzionin Pse miqte tane dhe konkretisht ambasadori Donald Lu thote qe e ka per nder te ndegjoje keshillat e Sali kriminelit..Cfare lesh nderi eshte ky o Donald luleshi ??

      ………………………………………………

      Një Eldorado moderne shqiptare

      Njëra nga qendrat më të rëndësishme industriale dhe të bujqësisë bashkëkohore shqiptare, Lazarati ka bujqësi të zhvilluar si dhe teknologji moderne dhe të avancuar. Komuna e Lazaratit gjendet në Malin e Gjerë, pjesë e krahinës famëmadhe të Lunxhërisë, rreth 3 kilometra larg qytetit të mbushur me të papunë të Gjirokastrës. Lazarati ka një sipërfaqe prej 41 mijë hektarë, ka rreth 700 familje me rreth 6500-7000 banorë. Prodhimi i Përgjithshëm lazaratas saktësisht nuk dihet, por dihet se shteti shqiptar dhe shtetet fqinje si Italia e sidomos Greqia, kapin afërsisht një miliard euro vlerë në vit mall që nuk zhdoganohet nga Lazaratasit që e konsiderojnë doganën një mjet vjedhje e pasurimi nga ana e shtetarëve. Kjo vjen vetëm nga hashash, sepse heroina e përpunuar nuk numërohet. Si e dimë këtë? Po ja, në gjysmën e parë të vitit 2012, policia ka kapur drogë Lazarati (me famë botërore, e preferuar nga Hollandezët e të tjerët) me peshën 5,000 kilogramë ose pesë ton të destinuar për Itali e Greqi. Një ton hashash kushton 93 milionë euro. Pesë ton bëjnë 465 milionë euro vlerë shitjeje në rrugë. Po në një vit? Ja të themi se po kaq kapen edhe në gjysmën e dytë të vitit, edhe pse atëherë bëhet rritja e përpunimi. Pra, nuk është ekzagjerim të thuhet se vlera e hashashit të Lazaratit që kapet nga policia i kalon 930 milionë eurot në vit. Shto këtu edhe heroinën, sepse policia kapi edhe 50 kilogram heroinë me vlerë shitjeje në rrugë 3-4 milionë euro e shumë ngarkesa të tjera e të tjera e dalim tek një miliard dollarë mall ‘humbje’ të sekuestruar nga shteti. Pra, edhe sikur humbjet të jenë edhe 50%, Prodhimi i Përgjithshëm Lazaratas i kalon dy miliard eurot në vit. Kështu që përafërsisht, çdo lazaratas kontribuon me rreth 200,000 euro në ekonominë shqiptare. Në terma formal, Lazarati, edhe pse nuk është i regjistruar kund, dhe pjesë e ekonomisë informale, kontribuon afërsisht 5% të të gjithë prodhimit kombëtar të deklaruar shqiptar. Mirëpo, duke e ditur se sa e korruptuar është policia shqiptare, druhem se përqindja është ku e ku më e lartë. Nga përvoja personale e di që policët shqiptarë të kërkojnë para për një kundravajtje, dhe nuk besoj se druhen shumë që të kërkojnë para për ngarkesa të mëdha. Duke e ditur se ka për të gjithë, duhet vlerësuar me keqardhje se sasia e drogës që kalon duhet të jetë nja 10 herë më shumë se ajo që kapet. Por kjo është një hipotezë që e hedhin dashakeqësit. Vetëm Lazarati e di të vërtetën. Por, po supozojmë se humbja është diku tek 50%.
      Në shumë drejtime, prodhimi bujqësor në Lazarat është i nivelit të dëshiruar nga kryeministri. Lazarati është shumë i modernizuar dhe përpunimi i produkteve bujqësore është i digjitalizuar. Në Lazarat ka 23 laboratorë të përpunimit të bimëve medicionale. Njerëzit jetojnë me standartet më të larta të mundshme, kanë shtëpi e vila që nuk i gjen as në zonat e pushimit të miliarderëve të botës. Vilat e Lazaratit janë blu nga bolierët e ujit dhe janë kështjella të vërteta, me mure, tela, dhe me dyert e rënda. Pasuria e familjeve në Lazarat është përrallore. Por Lazarati është model i liberalizmit. Në Lazarat nuk ka nevojë për shtetin sepse nuk ka krim. Në Lazarat nuk ka polici. Në Lazarat nuk vjedh njeri. Të gjithë i kanë dyert hapur dhe kush bën krim, gjykohet “fshatçe” sepse janë të gjithë të lidhur me martesa, krushqi, shoqëri e interesa ekonomike. Në Lazarat nuk ka uri. Në Lazarat nuk ka piramida financiare apo universitete private.
      ********
      Lazarati ka edhe një besim të thellë fetar në vlerat demokratike, sepse shenjti i Lazaratit është Qytetari i Nderit, Azem Hajdari, të cilit i këndojnë një këngë dhe që ka një shesh me emrin e tij dhe një memorial, që dikush u mundua ta hedhë në erë, por që u rivendos me dinjitetin e duhur. Azem Hajdari ka shkuar në Lazarat si në shtëpinë e tij dhe dashuria e lazaratasve për të, është e dukshme. Të gjithë lazaratasit punojnë bashkë, ndajnë detyrat dhe të ardhurat me drejtësi dhe kontribuojnë në mbarëvajtjen e ekonomisë së katundit më të madh e më të pasur të shtetit shqiptar e të botës. Siç tha edhe kryetari i Komunës, Lazarati ka ndërtuar rrugët më të mira, dhe ka bërë investime të dukshme sepse ka ujësjellës, energji, rrugë të shtruara e siguri absolute. Por ka edhe një standard jetese të lakmueshëm. Për shembull kur shkon tek Sheshi “Azem Hajdari” të merren mendtë nga markat e makinave. Lazaratasit nuk emigrojnë. Përkundrazi, atje shkojnë emigrantë nga e gjithë Shqipëria që për 2000 lekë të reja, nisen nga Sheshi “Omonia” në Gjirokastër dhe punojnë gjithë ditën në fushën e hashashit, një bimë që në Hollandë, një vend i Bashkimit Europian, konsiderohet medicionale.
      Lazarati vizitohet rregullisht nga politikanët e niveleve të caktuara siç ishte fjala bie, vizita e Lulzim Bashës, asokohe Ministër i Brendshëm, që nga Lazarati deklaroi me 24 Maj 2010, se kishte shkuar atje së bashku me deputetin e zonës, Genc Ruli, për t’i dërguar një mesazh të fortë Europës, sepse tani e tutje edhe Europa do të dëgjojë vetëm gjëra të mira nga Lazarati. Lazarati është modern, i digjitalizuar, i kompletuar, dhe që kontribuon shumë në ekonominë kombëtare. Prandaj edhe Kryeministri Sali Berisha e përmendi në programin e tij ekonomik si një sukses për vendin.
      Influenca e Lazaratit është e thellë edhe në kulturë, sepse Lazarati ka hyrë edhe në mitologjinë popullore. Për shembull kur flitet për dikë që përsërit fjalët e politikanëve thuhet: “Nga Lazarati e merr mallin që tymos ky njeri apo nga ndonjë vend tjetër?” Mirëpo e vërteta është se Lazarati ia ka dhënë fjalën Partisë Demokratike dhe personalisht kryetarit të saj, Dr. Prof. Sali Berisha, që nuk do të rrisë më hashash por vetëm sherbelë e çaj mali deri në zgjedhjet e vitit 2013. Atëherë, hashashi që është në kubikë bëhet gati për tu mbjellë dhe Lazarati nuk e shkel fjalën. Po fitoi PD, policia nuk shkel në Lazarat. Po fitoi PS, Lazarati merr armët dhe pushton të gjithë komisariatet e policisë.
      Problemi i vogël i Lazaratit
      Edhe pse Lazarati ka 23 laboratorë e punishte të përpunimit të bimëve medicionale, Lazarati ka vetëm një problem të vogël. Në Lazarat kultivohen hapur bimë aromatike e mjekësore si qepa, hudhra, e spinaqi, çaji i malit e sherbela, por më së shumti hashash. Problemi i vogël i Lazaratit është se të gjithë zogjtë e minjtë janë të droguar nga hashashi. Në Lazarat nuk ka shumë gjarpërinj e nëpërka sepse mbasi hëngrën minjtë e dehur me hashash, gjarpërinjtë ngordhën në vrimat e tyre. Ndoshta me Lazaratin në mendje, në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Sali Berisha foli shumë për bimët aromatike e mjekësore. Sali Berisha theksoi rëndësinë e kultivimit e të përpunimit të këtyre bimëve për zonat malore, sepse në zonat si Kukësi, 46 % e popullsisë jetojnë me ndihma nga shteti. Ku është dallimi midis Kukësit e Lazaratit? Nuk ka dallime përveçse në pasurinë që kanë. Kukësi është i prapambetur, dhe Lazarati është me bujqësi dixhitale. Mirëpo, duke qenë se rritja e bimëve aromatike si hashashi nuk është problem i madh, shqiptarët e tjerë nuk janë budallenj dhe nuk duan të mbesin të varfër. Pse të rrisin çaj mali, kur mund të rrisin hashash të cilësisë së lartë? Disa nuk e dinin se ç’ishte hashashi dhe mbollën kërp, po tashti e dinë të gjithë. Në dhjetë vjet kanë hyrë të paktën 20 fjalë të reja për të përshkruar hashashin dhe marijuanën. Edhe pse Sali Berisha premtoi se qeveria do t’i mbështesë me “laboratorët më modernë që ju duhen për të gjitha llojet e certifikatave, për vërtetimin e cilësisë së tyre”, prapë nuk tingëlloi bindës sepse ai po fliste për luledelet, çajin e malit dhe sherbelën. Modeli i vetëadministrimit demokratik të Lazaratit është një shembull shumë tundues për shqiptarët e tjerë. Ky është modeli i zhvillimit nga poshtë. Të vijë një herë laboratori, dhe pastaj shohim e bëjmë.
      Jo vetëm kaq. Familjet e shquara e me traditë lazaratase punojnë e kontribuojnë në shumë fusha, që nga industria ushqimore tek transporti dhe kontrollojnë interesa të mëdha në fusha të caktuara. Lazarati ka një traditë kulturore shumë të shënuar, një grup poetësh cilësorë dhe një grup polifonik që është nga më të mirët në shtetin shqiptar. Natyrisht kënga më e famshme është ajo për Azem Hajdarin që e gjeni këtu: http://www.youtube.com/watch?v=kYYSvKf9wJE .
      Influenca e Lazaratit
      E vërteta është shembulli i Lazaratit po ndiqet me shpejtësi nga të gjithë katundet që kanë të njëjtën klimë dhe mundësi. Mirëpo, thelbi i suksesit është të kesh mbështetjen e shtetit. Dhe në rastin tonë, katunde të tëra që e kanë kuptuar se si luhet loja, nuk e kanë pasur shtetin në qendër të vëmendjes për e kanë vënë në qendër të vëmendjes. Në se shteti nuk i mbështet në rritjen e legalizimin e drogës, që duhej ta kishte bërë me kohë, se Tirana qelbet nga drogat, se nuk ke lokal, pub e mejhane publike ku nuk vjen era e drogës, shteti duhet bërë që të mbyllë sytë. Dhe shteti, që në fund të fundit funksionon sepse ka ca njerëz që punojnë si zyrtarë, bëhet i verbër kur tunden shukat me para. Zyrtarët duan të çojnë fëmijët në shkolla jashtë shtetit, duan të shkojnë me pushime, duan të kenë dashnore, të blejnë makina e shtëpi, dhe të mbajnë vjehrrën në azilin e pleqve. Pse me rrogën e shtetit do ta bëjnë këtë? Zyrtarët duan të kenë jetën e lazaratasve. Dhe zgjidhja që ne kemi gjetur është që të bëjmë atë që nuk e ka bërë kush tjetër. Çdo katund ka përfaqësuesin e vet në shtet, që mbron interesat e katundit. Bile, kemi bërë një gjë që nuk e bën njeri. I kemi marrë kultivuesit e drogës dhe trafikantët, dhe … iu kemi lënë në dorë shtetin. Se ky shtet është shteti i popullit dhe kush më mirë e njeh popullin se ata që dalin nga shtresat që kanë provuar burgjet e vendit e të huaja? Kush më mirë e kap hajdutin, se ai që është mjeshtër për të vjedhur vetë? Kush e gjen vrasësin më lehtë se krimineli? Askush. Kush më mirë e njeh kodoshin se vetë kodoshi? Askush. Prandaj kjo zgjidhje që kemi gjetur ne është ideale. Lisi çahet me pykën e vet dhe në krye të shtetit kemi vënë përfaqësuesit e bandave e trusteve të krimit. Mirëpo ajo që nuk parashikuam si duhet, ishte se këta nuk kanë bërë kthesë por po punojnë bashkë me shokët e rrugës, të semaforit, të burgut, e të krimit.
      ***
      Nëse ne kemi para sysh modelin e suksesshëm të bujqësisë dixhitale industriale shqiptare Lazaratin, duhet të mos harrojmë edhe kontributin e politikës dhe të politikanëve. Heshtja e politikanëve nuk është e justifikueshme. Asnjëri prej tyre nuk e përmend Lazaratin. Por ne duhet të vlerësojmë këtë qendër zhvillimi, sepse sukseset meritojnë vëmendje dhe fenomeni i Lazaratit meriton më shumë vëmendje në këto zgjedhje. Lazarati është modeli i suksesit, dhe për shumë shqiptarë Lazarati është modeli i së ardhmes që po imitohet me shpejtësi. Lazarati është ndoshta vetmi fshat që ka arritur të rrisë rendimentin 300%. Para ca vitesh morën një farë që mbillet në klimën e Malit të Gjerë dhe tashti nuk rritet më kaçube por bëhet pemë dhe në vend të një kilogram, pema jep tre kilogram. Megjithatë, Lazarati ka një shenjt të vetin, një politikan të shquar, Qytetarin e Nderit, Azem Hajdarin. Hajdari ka qenë një ndër ata që ia hapën rrugën e zhvillimit dhe të modernizimit këtij fshati duke e bërë pjesë të ekonomisë botërore dhe Lazarati nuk ia harron kontributet. E sa për politikanët e tjerë, ata nuk flasin nga modestia. Tashti që jemi ekonomia me rritjen e dytë në botë, mbas Brazilit e para Kinës, është turp t’ua tregosh gjermanëve e francezëve sukseset tona në rritjen 300 për qind të rendimentit të pemës së hashashit. Lëre më po iu treguam gjermanëve që punojnë nga 10 orë në ditë e që mezi i paguajnë faturat, një fshat si Lazarati ku vendasit nuk punojnë shumë. Atëherë nuk kemi fytyrë të lypim ndihma e borxhe. Vetëm për këtë arsye nuk e përmendin, jo për tjetër. Sali Berisha nuk shkon dot në Lazarat dhe në Tropojë. Por i ka të dy zonat në zemër.
      Paria e Tiranës po e rrethon Lazaratin me heshtje. Gjatë tetë viteve të shkuara, Sali Berisha nuk e preku fare Lazaratin, nuk e përmendi Lazaratin, nuk iu afrua Lazaratit. Më e shumta që bëri Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ishte të deklaronte javën e kaluar se tashmë i kishin bërë fotografimet e zonës, nga larg e me kujdesin e duhur. Për këtë politikan, parulla duhet të ishte: “E gjithë Shqipëria si Lazarati”! Nga ana e vet, Edi Rama nuk duhet të shkojë në Maqellarë, por në Lazarat dhe atje të parashtrojë programin e tij për rilindjen. Sepse edhe Lazarati e do Rilindjen dhe PS-së duhet një Rilindje për Lazaratin. E sa për Ilir Metën, që e ndërroi kauzën e integrimit për të punësimit, Lazarati duhej të ishte modeli i zhvillimit edhe për Skraparin e Mokrën, Goren e Gramshin. Një fshat mban me bukë një qytet e jo vetëm lagjen “Zinxhiria”. Se ato autobusët që sjellin mëditësit nga Gjirokastra për 20 mijë lekë në ditë për të punuar në Lazarat janë kontribuesit e vërtetë të integrimit tonë në Europë. Lazarati është modeli i katundit të suksesshëm modern shqiptar që ka pushtuar qytetin dhe modeli i Rilindjes po të sillemi të gjithë si lazaratasit.
      ***
      Më në fund, duhet bërë një krahasim. Mirëbërësi më i madh në Kolumbi ka qenë Pablo Escobar Gaviria. Në një vend, Los Chaunces, janë 500 shtëpitë që ai ndërtoi për të varfërit. Në atë zonë edhe sot ai njihet si “el benefactor”, mirëbërësi. Këta njerëz i janë besnikë atij edhe shumë vjet mbas vdekjes së tij. Miti i tij është i paprekshëm dhe njerëzit i falen edhe sot sepse ai iu dha strehë, një kafshatë bukë, dhe mundësinë për të rritur fëmijët. Por këta janë të uriturit e të varfërit, ata që nuk e ngopin kurrë barkun sado që të hanë, sepse uria e tyre s’ka fund e nuk ngopet mendja. Këta janë vëllezërit e motrat e mushkave të drogës, e vrasësve, e rritësve të drogës, e përpunuesve, e ushtarëve të krimit.
      ..

      Këta ishin fëmijë dhe që në atë kohë në mendjen e tyre ai ishte heroi dhe modeli. Shteti i Kolumbisë e vrau Pablo Escobar por nuk e fshiu nga mendja e këtyre fëmijëve modelin e suksesit, të pasurimit, të arritjes. Sepse mund të djegësh fusha të tëra me coca, por a e djeg dot coca në mendjen e njerëzve? Prandaj edhe lufta e shtetit të Kolumbias është një luftë që nuk është e mbyllur e që nuk mund të fitohet. Në rastin tonë, si shqiptarë, ne nuk kemi një Pablo Escobar që ta mitizojmë.

      ..

      Por Lazarati e ka Pablo Escobar Gavirian që e bëri këtë të mundshme. Lazarati e ka shenjtin e vet, Azem Hajdarin. Ky është Qytetari i Nderit i katundit më të pasur në botë. Ky është heroi i Lazaratit, i cili nga memoriali i tij, po të kishte sy e mend e të mund të rrotullonte kokën do të shihte me krenari përparimin dhe begatinë që ai ndihmoi t’ua sillte lazaratasve. Por edhe pse ai nuk i sheh dot lazaratasit, lazaratasit e shohin atë përditë, në Sheshin “Azem Hajkari.” i demonkracise se sali elezbiberizmit….

    2. rezart says:

      E dime qe mbillet kanabis,por askush (as Merua) nuk e shtron seriozisht se “PSE MBILLET KAQ SHUME KANABIS”?
      -Pervec anes kriminale,kryesorja gjykoj une eshte…..VARFERIA dhe diferencimi i tejskajshem pasuror i shqiptareve!
      Nje pyetje per Mero Bazen:
      -Pse askush ne Shqiperi per 26 vjet me radhe nuk e shtron problemin e madh te PERCAKTIMIT TE MINIMUMIT JETIK te shqiptareve?
      Asnje qeveri nuk ka interes te llogaritet Minimumi Jetik,sepse do te dale zbuluar i gjithe krimi i poshter qe eshte bere ndaj popullit shqiptar!
      Ne se llogaritet minimumi jetik,do dale qe sot shumica e shqiptareve shpenzojne per ushqim mbi 99 % te te ardhurave ditore,pa llogaritur pensionistet,te pa punet,invalidet etj qe jetojne prane nivelit te qenit!
      Ja nje fakt ,Mero,se sa mizorisht i ka trajtuar pensionistet qeveria keto 25 vjet:
      -Kompesimet e dritave per cdo familje jane 350 leke ne muaj,ndersa kompesimi i cmimit tre bukes vetem…..150 leke ne muaj!
      Gjithkush do habitej per realitetin e ketyre shifrave,por keto kompesime kane qene percaktuar me nje VKM te vitit 1994 dhe ne ato nivele kompesohemi edhe sot ne 2016-ten!
      Kur cmimet jane rritur mbi 10-15 here per 20 vjet!
      TURP dhe SKANDAL nje heresh!

  2. Erin says:

    O Rilindaj e Hashashit ! Ti je nje kellire si Muli e Luli…te paret,hashashin e kane kultivuar saliu me ju mashtrusat e qenit qe dini te lehni nga mengjezi ne mbremje. Nuk ju doli Dibra, do ta shikoni pidhin e motrave edhe ne 2017

  3. nga erresira says:

    O Rilindja e hashashit

    nga menyra se si vlereson nje shkrim shume domethenes te nje analisti te mirefillte te le shume per te ardh keq per nivelin e injorances qe ke…..te urroj sherim te shpejte o lum miku qe ke rra prej fiku

  4. gomari baba Sales. says:

    Paske vrapuar te shkruash mor kokebosh.Por formimi yt, eshte sa per nje femije parashkollor.Meso ne fillim se mendimet shprehen me fjali.Ne fund te fjalise vihet pike!Pastaj,fjalia tjeter fillon me shkronje te madhe.
    E di qe e ke te pamundur ti mesosh keto gjera.Jane shume te veshtira per mbeshtetesit e partise se injoranteve,xhahileve dhe krimineleve qe e quajne vehten PD.

  5. Fazllici says:

    Po edhe ti ama me idjot nuk e ben nena.Kush po ikap ata njerez me hashash,kush po i pret Miljona rrenje apo Liria e SaliutShqiperia keshtu e me keq ka qene ,por tani ne opozite jane telall e spiuna,dhe ka nje shtetqe po e ndjek.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Betejat me kartelin e droges, nuk do perfundojne te gjitha me fitore !
    Rendesi ka qe lufta te vazhdoj,shitjet te paksohen nga viti ne vit.
    Mbiellja e hashashit nuk eshte nje fenomen shqiptar,zhurma e propogandes se opozites te gervisht zorret,akuzat e saj per te akuzuar qeverine jane amatoreske.

  7. shqip says:

    po pse o mero, pse kaq e ceket analiza? ne eksperte nuk jemi, por gjerat jane lehtesisht te kuptueshme. mbas renies se lazaratit, politika e ekonomise se centralizuar ndryshoi ne permbajtje. ajo u decentralizua duke i hequr lazaratit eskluzivitetin si koncensionare. pd u tregua e kujdesshme qe ta ruante monopolin e prodhimit te saj. u krijuan strukturat e nevojshme per ta perhapur ate ne gjeresi e gjatesi. keshtu qe behej me pak e kontrollushme nga policia ” e sajes”. me kete rast do vazhdonin te vilnin fitimet, po njekohesisht do sulmonin qeverine per deshtim ndaj kultivimit. po si eshte e mundur qe keta tipat jane gjithnje ne anen e shqupit? a eshte po kjo kategoria e tritolsave dhe vrasjeve me foristrada? po kaq e veshtire eshte te kuptosh kete lloj strategjie qe doktori here, here, nuk harron ta deklaroje hapur. me ke 5000 vete do ta hedhe qeverine ky moster? kujt i drejtohej per armatosje, se jo atyre qe jane martuar me krimin? po pse o mero do te ruash etiken, ne nje kohe kur dihet fare qarte se pjesa qe shpreson ne shtet e ligj vazhdon te votoje ramen pa u kursyer. a nuk e beni dhe ju nje pyetje, si ka mundesi qe shteti paralel eshte gjithnje nje hap para per te bere lajmin, qe me pas dalin se jane shashka. e kuptojme qe problemi eshte social. po jo dhe aq kur te ashtuquajturit toke e xanun bredhin me foristrada e me arme , kur posedojne bare e apartamente. kur hyne nga dera e burgut , e dalin nga penxheria. po vetem fakti qe shqupi u del ne krahe duke thene se mbjellin se s’kane pune, vjedhin se s’paguajne dot, eshte mese domethenes. ata gjithmone kane inkurajuar paligjshmerine. mirepo kjo po u kthehet ne shuplake fytyres. njerezit po kuptojne se realisht qeveria po lufton krimin. edhe pse me shume veshtiresi, pasi ky i fundit inkurajohet nga segmente te rendesishem ne shqup.

  8. Lal Prenga says:

    Historia ime eshte kjo: kam disa vendime per kthimin e tokes bujqesore perfshire Gjyqin!
    Toka eshte ne nje vend te humbur, pa Drita, pa Uje , me rruge te bllokuar!
    Agjensia Kthimit Prones nuk ma jep Certifikaten e Pronesise, e cila do sillte dhe zhbllokimin e rruges dhe do me jepte krahe te beja me shume ( deri tani kam mbjelle qindra peme frutore).
    Pse shtypi dhe televizioni nuk trajtojne kete problem madhor ku njerezit e ndershem u nxirren te gjitha pengesat e mundshme? Ne nje vend ku njerezit qe kane ndertu shtepi e pallate pa plan e ne Toka te huaja pajisen me tapi kurse pronaret e tokes JO?!
    Pastaj merreni me canabis!
    Ketu nuk lejohet askush te punoje ne menyre te ndershme!

    1. LORA says:

      Big like,Lal Prenga.

  9. dashamires i Meros says:

    Bukur ke shkruar Mero por opozita kete pune ka ,ti si shtet zbato ligjet, pse me hater do te mbaje opozita ty?keshtu i bie qe ajo te kthehet ne ndihmese te qeverise ,Cfare jane keto qe shkruan o Mero!!Ke shkruar si provincial,Nuk kane aftesi keta cunaket e Edvinit thuaj, duhen ndrruar sa nuk eshte vone, se do kthehet shqiperia ne Kolumbi dhe nuk do beni as ju jete te qete me.Keq puna Meroooo presidendi delirant i paafte ,Kryeministri megaloman por absolutisht i paafte ,Ilir Meta vari qillon ,LLalla e gjin gjonet te paafte,u dhi shqypnia Mero ska shprese fare e kane zaptu qoftet,te gjithe keta qe permenda ,matematiken e kane nxjerre 5 fiziken 5 historine 5 gjuhen shqipe 4,5 mesataren e shkolles 5,5 le te ma kundershtoje njeri kete,cfare pret Mero ti nga keta?? Vetem droge dhe dru.

    1. nix says:

      HAJDE MATEMATIKE HAJDE …. (5+5+5+4.5)/4 = 5.5??????

      PO 5.5 NGA TE DOLI TY MORE DJALE

  10. Taqi says:

    Kur firmosi ky lloj ministri ordiner dokumentin me FBI ne Washington, te gjithe ne diaspore thane:”Be careful what you’re wishing for..” Qe e shqiperuar do te thote …FBI nuk eshte LSI, dhe me sa duket te paret qe do te bien ne brisqet e FBI do te jene firmetaret vete-Rama dhe Tahiri dhe Mero

  11. alban says:

    Shume e drejte kjo qe analizon Mero. Jane te panumerta rastet kur droga transportohet me skafe, makina e kamione dhe kalohet pothuaj ne heshtje, ndersa per nje govate te kalbur qe erdhi nga qielli po behet nami. Mjere ato media dhe politikane qe bien ne nivelin e nje budallai se Flamur Noka.

  12. asd says:

    e verteta eshte e drejte primare

  13. piloti says:

    mero nuk e di pse je prishur ne pazar me tebirin e dentistes Neta, por ajo qe shkrove ne gazmoren e djeshme per raketat toke ajer te avioni i Ishmit e con Ramen e ngrate direkt dhe ne Guantanamo. Mjer kush te ben armik ty o Mero (kujto pershembull Xenin e Kar mines!) Te kam zili per infon e sakte qe kishe per ate “Strella-n” prodhim gjermano- lindor me bateri sovjetike!

  14. xhemal says:

    kanabisi duhet legalizuar.eshte nje bime si duhani e bime te tjera nqs perpunohet mund te nxirren shume nenprodukte te dobishme sigurisht po u perdor si duhani te demton shendetin po sa bime ka mbi toke te demsheme e njeriu di ti perdori me kujdes per te mire e tij sa energji harxhohet per te ndaluar mjelljen mund te harxhohet per te sqaruar njerezit keshtu I hiqet monopoli ban Dave kreminale po te behet nje ligj I mire e te zbatohet ska asnj rrezik ka plote experience.ne SHBA europe azi ameriken latine etj eshte fyese te kethehen policet ne korres hashashi po edhe per ne qytetaret rriten taksat .po u la i lire mund te shtohen vendet e punes dhe trgu do beje ti ulet vlera e me siguri njerezit do mbjellin me shume fruta perime e drithera per tu ushqyer me mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje