A dini gjë pse u ndalua Artan Hoxha?

19 Shtator 2016, 21:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Katër ditë pas ndalimit të gazetarit Artan Hoxha nën dyshimet se ka dekonspiruar një hetim të Prokurorisë lidhur me një avion sportiv italian, në Ishëm të Durrësit, ende nuk ka një shpjegim zyrtar çfarë ka rezultuar nga hetimi, ndërkohë që piloti italian po përgënjeshtron Prokurorinë, duke deklaruar se nuk është bashkëpunëtor i saj.

Avokati i pilotit italian, që është në fakt dhe deklarata e parë zyrtare dhe publike në emër të pilotit, thotë se klienti i tij ka deklaruar se ka ardhur për turizëm në Shqipëri dhe të gjitha deklaratat e tjera janë sajime.

Nuk jam i prirur të besoj në dëshirën për turizëm të pensionistit italian dhe ashtu si gjithë shqiptarët kam perceptimin tim se ai ka ardhur për të ngarkuar drogë, por ky zhvillim nxjerr zbuluar arsyet përse u ndalua gazetari Artan Hoxha.

Nëse piloti Italian, sipas avokatit të tij, i është përmbajtur në të gjitha rastet këtij deklarimi, atëhere nuk qëndron asnjë arsye dhe asnjë shpjegim i Prokurorisë përse ka ndaluar me urgjencë në mesnatë gazetarin. Veprimi i tyre ishte i pajustifikuar edhe sikur të ishte i vërtetë versioni se piloti kishte folur dhe kishte treguar emra dhe se, sipas PD, që i beson Prokuroria, Tahiri kishte njoftuar Artan Hoxhën ta thoshte publikisht. Ky version qesharak i PD i vënë në zbatim nga Prokuroria, vetëm sa mund të flasë për përdorim politik të Prokurorisë nga PD, por jo për ndonjë inteligjencë për hetim.

Nëse piloti do të kishte dëshmuar për bashkëpunëtorë në Shqipëri, gjëja e parë që duhet të bënte Prokuroria, ishte ta burgoste, dhe jo ta linte të lirë, pasi kishin kapur një kriminel.

Por besoj se ata e lanë të lirë, ngaqë realisht nuk gjetën prova që e lidhin me ndonjë grup kriminal (jo se nuk mund të jetë i lidhur).

Pas kësaj, i bie që gazetari Artan Hoxha mund të jetë ndaluar për gjithçka, por jo për këtë çështje. Dhe dyshimi im në këtë rast janë mjetet e punës së gazetarit. Për arsye tërësisht politike, Prokuroria mund të ketë pasur informacion, se nga telefonat e tij mund të informohen për ndonjë çështje me rëndësi politike, dhe kanë sajuar gjithë këtë rast, vetëm që ta ndalonin për t’i sekuestruar mjetet e punës.

Unë nuk e di çfarë ka në telefona apo kompjuter kolegu im, por në telefonat e kompjuterat e gazetarëve mund të gjesh gjithçka. Dhe nëse Prokuroria e i ka vënë syrin atyre telefonave, ose ka qenë në dijeni për ndonjë fakt konkret, që i duhet ta përdorë, atëhere kemi të bëjmë me një trukim të gjithë kësaj historie.

Katër ditë pas ndalimit të gazetarit, Prokuroria e ka detyrim për publikun, të komunikojë së paku se a zbuloi ndonjë “dekonspirim” nga telefonat apo kompjuteri i tij, dhe a ia ka kthyer mjetet e punës. Heshtja e Prokurorisë dhe faktet e reja për avionin, tregojnë se ndalimi i gazetarit më së paku ka lidhje me atë avion. Por njësoj si avioni, duket si e telekomanduar!

10 komente në “A dini gjë pse u ndalua Artan Hoxha?”

  1. Spartak Meta LSI says:

    JA KE FUTUR SI KAU PELES!
    1.-Nese gazetaruci i Bathores Artam Hoxha per ato qe tha ne emision QENDROJNE nuk duhej te shoqerohej ne prokurori por duhej hapur proçes per prokurorin ap policin gjyqesor qe ka dhene mesazhin ‘gazetarucit’!
    2.-Nese,si thua ti ,nuk ka asnje prove qe piloti te kete dhene ndonje te dhene Artan Hoxha duhet te KALBET NE BURG per dizinformacion,per shpifje me pasoja krijimin e destabilizimit te vendit!

  2. Davidi says:

    Ashtu ishte skenari, ai genjeu dhe e arrestuan qe te dukej i besueshem. Gjurmet e rrotave ne pisten prej balte qe provojne me shume se nje udhetim e pergenjeshtruan.

  3. dritan says:

    Plotesisht dakort me Z:”Spartak…”Por ka dhe nje lloj “tangerlleku” te madh nga ana e Artan Hoxhes. Ai deklaron (madje ne nje fare menyre kercenon) se ne kompiuter ndodhen materiale qe kane te bejne me …”deri tek Edi Rama” e sipas tij prokuroria nuk ka pse ti “zbarhde ti ti dije ato” Por fill pas kesaj ai (artan gazetari) deklaron …”une dua te ndihmoj policine e Prokurorine, pra strukturat shteterore ne zbulimin e krimit ..”(pak a shume kjo eshte idea e thenieve te tij). Pyetja per Artan “investiguesin” eshte : kur do te ndihmosh pse merakosesh per ato ckane perbrenda “mjetet e tua te punes” Perse i ruan e nuk i denoncon ato?…Kam idene se ketij Artanit, pas ngjarjes se 21 janarit sikur i ka hyre pak vetja ne qejfe…Por nderkohe kam pershtypjen se eshte thjeshte nje INFORMATOR i policis sepse shpesh ndodhet neper “vendngjarje” apo dhe ne aksione antidroge i shoqeruar nga Police.

  4. alban says:

    Zoti Mero. Une e kuptoj se ti kerkon ta mbeshtesesh si koleg gazetarin A. Hoxha. Por, ti je nga ata gazetare e analist qe i hyn ne thelb gjerave, gje te cilen nuk e ben per Hoxhen. Ky gazetar “investigativ” na ka habitur shume here per informacione te cilat nuk i ka as policia dhe as hetuesia. Kush jane burimet qe ai ka? Mos valle ky ka bashkepunetore ose bashkepunon me organizatat kriminale brenda dhe jasht vendit? Pse kur iu sekuestruan telefonat ai kercenoi se kishte video dhe materiale kompromentuese per zyrtare te larte te shtetit? Neqoftese i ka, pse nuik i ka denoncuar keto fakte? A duhet te nise ne kete rast prokuroria ceshtjen penale ndaj tij per fshehje te provave ndaj ketyre zyrtareve?

  5. butrinti says:

    I nderuar Mero! Me vjen shume keq qe kemi nje medie teresisht te te cuditeshme te shitur, te korruptuar , pa asnje lloj boshti informativ dhe qe shkon deri anti shqiptar , perfshi gjithe analistet perfshi dhe gazetarin investigativ A ,Hoxha. Pra kemi gazetar dhe analiste qe punojne vetem per xhepin dhe as per popullin dhe as per shtetin apo shqiperin. Avioni qe erdhi nuk erdhi kot dhe as per turizem dhe as per te marr droge apo per te testuar pisten . Nuk ka si spjegohet rrotullimi i tij disa here ne qiell e ne lartesine 3000 metra duke dalluar nje piste are te punuar e duke mos pare aeroportin e Rinasit pikerishte aty prane : duke menduar vecse KUJT I INTERESONTE KJO? PRA KUSH DHE PSE E KA PAGUAR KETE ULJE? Perpiquni ta kuptoni Jemi pikerishte nje jave pas zgjedhjeve ne Diber dhe aprovimit te ligjeve qe plotesojne reformen si dhe reformen zgjedhore . Veprimet e me pasme zbulojne teresishte hallin pse duhej Avioni . Tru bolet qe shkuan pas tij mbeten ne ato vlera “b

  6. Sheferedini says:

    Me sa duket o Mero, duke parë dhe nr e komenteve, asnjë nuk është në gjëndje të të thojë apo tu interesojë pse u ndalua gazetari Hoxha.
    Si kokë tule që është nuk më çudit që në stilin e Dritan Priftit të ketë më tepër material kompromentues ndaj vetes se ndaj botës së krimit apo funksionarëve të lartë .
    Nuk më ka pëlqyer ndonjëherë për nivelin e artikulimt por pasi i morrën celularin më la përshtypjen e një njeriu tepër të dobët dhe pa argumenta.
    Shumë sinqerisht ju këshilloj që mos ta bëni kauz të editorialeve tuaja ….

  7. sherefedin vishocica says:

    Absolutisht e vertete. ashtu si avioni edhe “ceshtja” e gazetarit hoxha eshte e telekomanduar. Jane sajuar dy raste me mushkonja fluturuese dhe perfundimi:
    piloted e paguar per nje udhetim te porositur jane kthyer ne itali pa problem,
    ndersa ne rastin e pare, kemi nje xhip te telekomandur me nje shofer viktime qe prisnin avjonin.
    ne rastin e dyte kemi nje gazetar te telekomanduar qe mund te jete bashkepunetor ose viktime, kjo pak renesi ka.
    mund te thuresh kurthe nga me te sofistikuarat por kur nje kryeminister dhe minister I brendeshem jane ne lufte totale me aktivitetin kriminal te prodhimit dhe tregetimit te droges, cdo intrigsherefedine shembet per 24 ore.

  8. Aleks says:

    per Ku Mero.
    Nje pensionist Italian, një njeri me probleme drejtesie italiane, 70 vjeç vjen në Shqiperi per “turisem” ulet në një fushë ulje gjoja nuk takon asnjeri, do të ngrihet POR motori kishte direkt e doli nga lpista jashtë. Ai akuzohet për shkelje të paligjshme të kufirit. Gjë që në rastin konkret nuk ke Ta ngresh këtë akuzë. POR akuza qendron : pse u ule? Cili ishte qelliimi? Kush të priti, cfare do ngarkoje. Ku do uleshe etje.
    Nëse avioni do ishte bosh atij avioni I duheshin maksimumi 300-400 metra vrapim per Tu shkeputur. Ose qysh në 200 metrat e para të vrapimit piloti kishte ngritur ose shkeputur rroten e pare e pastaj vashdonte vrapin me dy rrotat kryesore e shkeputej.
    pse shkeputej në distance maksimumi 400 metra? 1- pilot ishte nje. Mungesa e pilotit të dyte e lehtesonte avionin minimum me 80 kg. 2- nga bari deri në ishem ka harxhuar e lehtesuar avionin me peshe 50 kg. Total 130 kg. Ai erdhi në mëngjes reth ores 10. Ajri eshye akoma I fresket e tië jep mundesi qe avioni të shkeputet më shpejt
    Ai e kishte plot me ngarjese avionin. E sdinte Ta ngrinte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje