Përgjegjësia e Ramës, për viktimat e “Listës Argita”

20 Shtator 2016, 19:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Biznesmeni libanez Fadi Mitri, që prej vitesh po këmbëngulte të realizonte një investim qindra miliona dollarësh në Gjirin e Lalzit, u detyrua të largohet me barrela nga Shqipëria. E kam takuar dy vite më parë në restorant “Padam” në Tiranë, kur njeriu me të cilin po darkoja, e ftoi të më tregonte se çfarë po hiqte në Gjirin e Lalzit. Ishte i shoqëruar nga një ndihmëse e tij.

Historia e tij tejkalon çdo imagjinatë për mafien e çfarëdo filmi hollivudian që keni parë dhe çdo lloj kinematografie tjetër. Aty gjeje episode nga Perëndimi i egër i SHBA, nga mafia, nga filmi “Çatia”, dhe nga çdo episod i një vendi pa ligje dhe rregulla. Ai tregonte se sa e lehtë ishte të ta ofronin atë biznes për të ndërtuar një resort, se si “Studioja” i fliste vazhdimisht për “plane zhvillimi”, se si u shfaq një fshatar me kioskë, se si disa shijakas që silleshin rrotull familjes “Berisha” pastaj i morën prokurën këtij fshatarit dhe i “mbushën mendjen” që ishte pronar toke ndaj duhet ta kërkonte, se si ish- punonjësja e studios së Argitës, që në fillim e kishte lehtësuar vendosjen në Lalz, u bë papritur gjyqtare, dhe në fund ia mori tokën dhe ua dha shijaksve të fshatarit me kioskë. Pastaj erdhi “përmbarimi” i rrugës, dhe banda i zuri pritë duke e masakruar.

Rrëfimi i tij në tavolinë atë natë ishte mbreslënës, dhe njeriu që e kishte dëgjuar para meje fjalë për fjalë atë që përsëriti atë natë në tavolinë, ishte Kryeministri i vendit, Edi Rama. Pra i kishte dëgjuar të gjitha, dhe e kishte inkurajuar të vazhdonte, se qeveria do bënte betejën e saj për ta lehtësuar nga telashet. Dhe Fadi Mitri dukej se dy vjet më parë besonte tek Edi Rama.

Kur dëgjova lajmin mbi masakrimin e tij dhe mu kujtua që Edi Rama e njihte mirë historinë e tij, me thënë të vërtetën prita që së paku Gjiri i Lalzit të rrethohej me polici dhe ata “shijaksit” trima që deri dje mburreshin me Argitën dhe gjyqtaren e saj, që ka nisur karrieren si stazhiere e Argitës dhe ka përfunduar si gjyqtare e saj, të paktën të pezullohej, ose t’i hapej çështje penale.

Edi Rama, siç thotë vetë biznesmeni dhe kompania e tij në deklaratën për shtyp, i është gjendur pranë vetëm si fatkeq. I është gjendur pranë me njerëzillëk, por kjo nuk mjafton.

Edi Rama duhet të rrethonte dhe ka kohë ende të rrethojë që sonte pronën e këtij biznesmeni në Lalz, me tela me gjemba dhe t’i vërë ushtrinë në dispozicion të fillojë punë, duke e bërë këtë gjobvënie mbi investitorin e huaj si shembull ekstrem se çfarë është në gjendje të bëjë një shtet, qoftë në mënyrë ekstreme, për të mbrojtur dikë që kërkon të investojë në këtë vend.

Unë shpresoj shumë që Argita, Saliu, Shkëlzeni dhe gjithë banda e tyre që i plasën buzën, dhe në fund i përplasën kokën këtij biznesmeni, fillimisht si “ndihmës” i tij, duke i vënë në dispozicion zonjushën Qeleshi, e pastaj si masakrues të tij duke i vënë sipër qafës po gjyqtaren Qeleshi dhe “shijaksit” e tyre, të reflektojnë dhe së paku t’i kërkojnë ndjesë këtij njeriu që e larguan nga Shqipëria me barrela. Por nga ana tjetër, kjo qeveri është përgjegjëse për mënyrën se si përballet me problemet e prodhuara nga korrupsioni i familjes Berisha dhe nga mosndëshkueshmëria e tyre. Këta kanë tre vjet që vetëm paguajnë borxhet e Berishës dhe pasojat e korrupsionit të tij dhe sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Njësoj si me këtë investim, për të cilin Rama është përgjegjës që nuk tregon dorë të ashpër ndaj atyre që i kanë nxirë jetën, ai ka toleruar dhe afera të tjera të mëdha korruptive të familjes Berisha, të cilat tani po i vuan dhe po dëgjon dhe shpifjet e Berishës. Berisha ka përdour pushtetin për t’i krijuar klientë së bijës dhe kur se ka vjelur dot fitimin, i ka dorëzuar klientët në dorë të zaptuesve dhe mafies.

Është njësoj si historia e ARMO-s. Ishte pronë e shtetit dhe ja fali Rezart Taçit që i mbushte xhepat gruas së Berishës, duke përdorur foton me “Madamë Berishën” si pasaportë për evazion fiskal. ARMO u kthye praktikisht në biznes familjar për familjen Berisha dhe nën këtë garanci ajo prodhoi 500 milionë euro borxhe.

ARMO ishte pronë e shqiptarëve, por familja Berisha e rrëmbeu dhe ua la shqiptarëve si ndërmarrje të falimentuar, me 500 milionë euro borxh.

Tani kjo qeveri po ristrukturon borxhet e Berishës, dhe i lutet biznesmenëve të huaj të vijnë të futen në një fushë të minuar nga borxhet e prodhuara për piktura surrogate që rrinë në zyrat e Berishëve, dhe miliona në llogaritë e tyre. Dhe tani duket sikur qeveria e ka ARMO-n pronë të saj dhe po e rishet. ARMO-n qeveria e ka pasur deri më 2008, pastaj e patën Berishët. Tani është një ndërmarrje e falimentuar që e kanë bankat dhe ato po e shesin për të marrë lekët e tyre. Asnjë gjemb në këmbë nuk u ka hyrë prej Edi Ramës, Berishëve, për këtë shkak.

Ajo i ka lënë të lirë hajdutët që e grabitën ARMO-n dhe e kthyen në varrezë, dhe tani dëgjon dhe pordhët e tyre. Njëjtë si me Lalzin!

30 komente në “Përgjegjësia e Ramës, për viktimat e “Listës Argita””

  1. katarakti says:

    Shkelqyeshem. Bjeri edhe Edit o Mero se siç thua dhe ti ” vetem po paguan borxhet e Berishes” dhe nuk po ben asgje tjeter. Kam frike se tani qe fitoi edhe ne DIber do behet edhe me keq nga vetkenaqesia. Kryeministri duhet te jape llogari dhe te spjegoje se ku dhe e kujt eshte pergjegjesia qe po largohet investimi prej 450 milione eurosh! Ka fat qe ka perpara nje PD te zgerlaqur dhe te perbuzur nga shqiptaret, se te kishte nje opozite te vertete, te ndershme dhe patriote, do te kishte fluturuar me kohe nga pushteti.

  2. Lal Prenga says:

    PS e PD jane thjesht dy Banda kriminale, as me pak e as me shume! Fakti qe megjithe kete korrupsion, asnjera nga palet nuk vepron , flet shume! Ata thjesht I bejne dosjet njeri tjetrit si mjet shantazhi!
    Historia ime eshte ajo e qindra mijerave te tjere, kam gati 20 vite ne emigrim dhe jam qytetar amerikan. Me nje deshire shume te madhe me be dicka ne zonen time , nje nga vendet me te varfera dhe ku me shume se gjysma e banoreve jane larguar dhe ata qe kane mbetur , kane ngel nga halli se nuk dine ku te perplasen!
    Toka ime eshte pa uje, pa drita e pa rruge e megjithate po punoj! Kam vendimin e gjykates per kthimin e tokes por nuk me japin Certifikaten e Tokes! Letrat i kam konsultu me juriste e permbarues dhe te gjithe me thone letrat i ke ne rregull, por nuk ma japin , kjo vazhdon nga dy vjet!
    Cdo shtet qe e quan veten demokratik, respekton vendimin e gjykates, por jo ketu tek ne!
    Si Doktor MORTJA si socialistat , nder vite kane nxjerre ligje si e si qe pronaret e vertete te mos marrin token, dhe kur kjo prone eshte pa vlere!
    Nga ana tjeter kane pajisur me tapi dhjetera mire qe kane ndertu shtepi, hotele e biznese ne Toka shteterore apo private!
    Pra, ketu tek ne ligjerohet vetem grabitja!!!
    Ajo qe me ben pershtypje eshte se jo vetem politikanet por dhe ju gazetaret jeni be pjese e ketij sistemi dhe nuk ngrini zerin!
    Vete, nuk kam asnje interes ekonomik per te hedh ne token time, por investimin do ta beja edhe sikur te kishte nje ligj qe te mbillja peme te egra dhe pa fitim, por partite tona keshtu kane vendosur, vetem grabitesit perfitojne!
    Po mundohem te hyj ne kontakt me deputet e gazetare per ta be publik problemin, por asgje.. Gjithcka eshte e mire bllokuar … Dhe cosa nostra do u kishte zili politikaneve tane!

    1. Lloji says:

      Sinqerisht me vjen keq per problemin tend, fjalia e fundit eshte tejet e goditur dhe me vend!

      1. Lal Prenga says:

        E verteta eshte se as mundesite ekonomike nuk i kam per investime!
        Eshte jashte cdo logjike ekonomike leket qe po I hedh ne token time, por do ta beja dhe sikur te ishte per te mbjelle vetem lisa. Me shpresen qe dikur me be nje shpi te vogel e per tu kthyer here pas here ne atdhe me femijet e mi!
        Por nuk ma lejojne, praktikisht ne Shqiperi sot eshte e njejta situate ku ishte Kosova para luftes! Shqiptaret nxiteshin per te lene vendin dhe per te mos u kthyer kurre me!
        Dhe ne sot, nuk mund te kthehemi me mbrapa sepse keshtu don Doktor MORTJA , Ilir Meta, Monika Kryemadhi e Edi Rama!

  3. Prisni se nuk keni pare gje akoma !

  4. Familja HYSA says:

    Te njejten gje beri dhe me Familjen HYSA , Pronaret e ish Kinostudios, para se te vinte ne pushtet E.RAMA u pati thene ketyre Familjeve qe mos t`a leshonin pronen e te rezistonin sikur dhe me gjak po te ishte nevoja sepse kur te vijme ne ne Qeveri , do t`ju a tregojme vendin Mediave Barbare sic eshte Aleksander FRANGAJ , Ylli NDROQI e Rezart TACIT ( ALSAT) , por ky Rama nje femije i rritur me teka ,frikacak qe kur eshte me shume veta ben si trim arrogant i pa qendrueshem ne karakter , nuk do t`ia dije fare per njeri , sepse po gezon sot ne pozite per lodhjen e egoizmit prej tete vjetesh ne opozite .

  5. vito says:

    Mos prisni gje nga Rama. Nuk ka as deshire e as guxim te beje shtet.

  6. HYSA says:

    Te njejten gje ju tha dhe Familjes HYSA E. RAMA kur ishte ne opozite , qe mos t`a leshojne pronen sikur dhe me gjak po t`a kerkonte e drejta juaj. Sot ky K/minister nje femije i rriturr me teka , arrogant me nje karakter te pa qendrueshem qe sdo t`ia di per kete popull , po gezon ditet e egoizmit te lodhura prej tete vjetesh ne opozite.

  7. SHKERDHEN -VIQIDOLI says:

    e hoqen qafe dy bollat e zeza te shqiperise
    ARGITA BERISHA
    MONIKA KRYEMADHI
    keto jane mafia e grave tona ne shqiperi rrofte ilior floriri dhe sali gerdeci

  8. andromeda says:

    Me të vërtetë, ky Rama të acaron nga nervat me apatinë e tij. Thjesht i paaftë të jetë drejtues shteti. Por kujt t’ia lëshë në dorë. Njëri më hajdut se tjetri.

    1. kleptofagos says:

      Protektorat nderkombetar……

  9. Rame Karagjozi says:

    Rama eshte vetem nje artist (emocionalishte se profesionisht eshte nje loqe qe pikturon vetem loqe) qe nuk eshte per kete Shqiperine tone halle madhe. Dhe kjo ne rastin me te mire se per mua ky dhe vella Olsi marrin para nga banda Berisha, ne nje menyre ose tjeter jane perfitues direkt te vjedhjes dhe plackitjes maramendese qe Berishajt i kane ber ketij vendi. Ndryshe nuk mund ta kuptosh impotencen e ketij loloje qe ben te fortin me ate qe ska paguar dritat dhe ate qe ska kupon tatimor.

  10. komunisti says:

    Prap fajin e ka saliu?ke ik per lesh o ymer.

  11. PLAKU says:

    Nje perseritje e zullumeve te Berishes dhe te tijve si dhe ne 97 ne mos me keq dhe Berishes dhe te tjereve nuk ju fut asnje gjemb.
    Te gjithe bejne Gam Gam por nuk u a mban te kafshojne perfshi edhe Edi Ramen

  12. Mentari says:

    Fadi Mitri e pesoj nga Mafia ne pushtet (qveri) nga Edvin dhe Tahir Montrat qe te dy keto mafioze e kane konvertua shqiperine ne nje konglomorat te drogs dhe te krimit,te vjedhjes dhe korrupsionitdhe te fundosjes ose shkaterrimit te cdo suksesi qe shqiperia pati nga 2005-2013 dhe tani le te degjojme pordhet me rrigon te nje gazetari nga kultura Kok Lash e Kok mora.Fadil Mitrin nuk e rrahen Shijaksit,as maloket dhe harroje femijet e berishes qe pergojohen padrejtesisht vend e pavend nga Mero ,por ai Mitri u largua nga shqiperia nga banda e Saje Qorrit me porosi te Edvin Mafiozit.KU eshte reagimi I tyre per Mitrin? =====O te madhe.450 ,ilione investime ne ate resort eshte fantazi e Spernes Enveriste.Ne shqiperi “Investituesit” e dyshimte si Mitri nuk investojne me shum sesa 10 apo 20 milione dollar qe I kane vjedhur ne nje vend tjeter dhe I pastrojne ne shiqiperi.Lezo gazeten Hollandeze per Mitrin qe e quan ate nje Biznesmen te dyshimte,Mitri eshte shteta Hollandez,Amerikan dhe me gjak Palestines (Arab)

  13. Lennard says:

    Me cfare Surrati do te kerkojne te vijne Investitoret e Huaj?.Z.Mero keni plotesisht te drejte.Duhet qe kryeministri i vendit te veproje urgjentisht ne denimin e fajtoreve ose ndryshe te terhiqet nga posti e tia lere ndonje kompetenti qe do te dije te kollandrise Shtetin dhe tu tregoje vendin te korruptuareve

  14. Neri says:

    Mentar o Kar. O malok me 7 klase. Lexon a degjon a,ky palestinezi (libanezi),ishte per faqesues ligjor,I kompanise nga Katari, a Kuvajti. Dhe kur nuk di (igniorant),mosfole se:Libani praktikon te gjitha llojet e feve, qe praktikojme ne.Dikur ,I thoshin, Miami I lindjes.

  15. Sherifi says:

    Se cdo bei drejtesia qe eshte akoma ne kthetrat e Berishes, kjo nuk dihet dhe nuk eshte ne dore te Edi Rames, po qe Edi Rame duhet ta mbroi dhe ta siguroi nje invesitor te huaji me kto permasa, eshte detyra e tij dhe e qeverise.

  16. Barone says:

    Jame i persekuttuar,ju lutem ja lini Nexhmies

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Te lumte pena Mero.. Rama, po degjon ?!?!

  18. martin lutter king (albanian version) 1 says:

    Ka nje kontradikte kondraversale ne shume artikuj te Meros qe kane lidhje me krimet berishiane.

    Banaliteti qendron ne faktin se ndersa Mero ne shkrimet e tij me te drejte e pershkruan mender me thane Berishen si nje vrases & tradhetar nga ana tjeter Donald Luja e rradhes pabesueshmerisht e trajton pothuajse si Hero

    Edhe i palavdishmi Arvizu la koqen e namit me dyshen kriminale 2B qe nuk eshte nevoja te zgjatem..vetem te permendim idiotizmin e tij ne 21 janar qe e quan nje kriminel..burre shteti…sa antiamerikane po na qelloje keto ambasadoret e Podestes ?

    para pak ditesh nenpunsi ( nuk mund ta quajme ambasador) Donald Lu ben keto deklarime si me poshte qe dhe nje proamerikan normal do te thote:
    I BENI NJE VIZITE MJEKSORE TE PSIQIATRI DOKTORR DONALD LU-SE

    PJESA E PARE (donald lu mik me berishkriminelin)
    .
    Nuk mund të harroj zotin Berisha. Ju jeni takuar me të shumë herë. Ai është ish-kryeministër, një prej politikanëve kryesorë të këtyre 25 viteve të fundit. A ka ai një rol në procesin e vendimmarrjes së Partisë Demokratike apo ju e takoni për atë që ai përfaqëson, një prej figurave kryesore të tranzicionit shqiptar? Dua të them, përse i kushtoni kaq vëmendje një politikani që është tërhequr, ka dalë në, le të themi, “gjysmë pensioni”?
    Nuk besoj se z. Berisha do binte dakord me ju se pothuajse ka dalë në pension. Unë e pranoj që z. Berisha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike dhe nuk është as drejtuesi i opozitës.
    Por ai është një person me ndikim në Shqipëri dhe unë besoj me vendosmëri se është në interesin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të popullit të Shteteve të Bashkuara, që përfaqësuesit e tyre, unë dhe persona të tjerë që punojnë në ambasadë dhe njerëz në Uashington, të jenë në kontakt me njerëz që kanë ndikim. Kështu, duke u mbështetur në këtë kriter, unë shpresoj që t’i vazhdoj takimet e mia me z. Berisha dhe të vazhdoj të kërkoj këshillën e tij…..

    PJESA E DYTE ( donald lu eshte i lumtur qe deri tani vetem PS-ISTA jane denuar tamam si ne kohen e antishqiptarit Rajerson)
    .
    Kryediplomati amerikan në vendin tonë tregon se shumë njerëz të fuqishëm e kanë frikë reformën dhe këtu përfshihen politikanë, gjykatës, prokurorë, kriminelë dhe figura të krimit të organizuar. Duke u ndalur te çështja e dekriminalizimit, ai thotë se është i befasuar që brenda një viti disa njerëz janë larguar nga politika. Dhe këtë e tregon me emra konkretë.
    “Jam i befasuar nga disa ndryshime që kanë ndodhur brenda një viti e gjysmë. Më lejoni të rendis disa prej tyre. Shukri Xhelili, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Elvis Roshi janë të gjithë duke u ndjekur penalisht. Arben Ndoka dha dorëheqjen nga Parlamenti, ndërsa Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ilir Petraj dhe Gentian Muhameti u ndaluan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Këto janë gjëra shumë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur brenda një viti të vetëm”, thotë Lu.

    “””””””””””””””””

    Titulli me i sakte do ishte si me poshte (nqs Mero do ishte i sinqerte me vehten e tij)

    PERGJEGJSIA E DONALD LU-VE PER KRIMET CEREK-SHEKULLORE TE SHTRIGUT TE ARGITES

  19. Nik says:

    Mentar shume konfuz… si keta enveristet edhe shpifen duke thene 450 mil euro edhe e qendisen botin me shkopa basebolli… ?
    Ky versioni I meros me duket I sakte.

  20. Nik says:

    Edhe dicka Mentar , meso te shkruash shqip , ne fillim emrin tend ( mendoj se quhesh Mentor) pastaj te shkruash edhe ne kompiuter dhe pastaj te japesh mendim….
    Tung…

  21. Anita zhoga says:

    O Mentar mos valle je Lulzim Basha ti qe shkruan keshtu se vetem ai i shikon p-roblemet e Shqiperise nga Hollanda dhe me hajduterite qe i beri rruges se kombit gezon vilen qe ka ne Hollande se ndryshe si mund te blihej nje vile ne Hollande me rroge deputeti ma spjego pak ti Mentar se me ato qe shkruan je shume injorant ….

  22. Eri says:

    Kjo linje argumentuese eshte komplet debile. Fadi Mitrin nuk e ka rrahur e detyruar te lere vendin gjykatat e Saliut. Fadi Mitri ka marre te drejten nga shteti shqiptar eventualisht. Fadi Mitri eshte rrahur nga te forte te rruges dhe nuk eshte mbrojtur nga policia e Sajes, dhe jo nga Argita e Joana. Eshte detyra e shtetit ta mbronte ate.

  23. Deshmitari says:

    Zoti Baze, pershendetje!
    Me ardhjen e Berishes ne pushtet, u ofrua edhe kompania Omnix per te investuar në Shqiperi. Nepermjet nje kompania gjermane e cila do te realizonte në vijim ndertimin, marr vesh per interesin e kompanise Omnix dhe kontaktuam në telefon dhe me email me zotin Mitri. Ai, mbasi insistoi se nga kush ishim informuar per prezencen e tyre në Shqiperi, na kerkoi qe oferten tone per zhvillim te ja dergonim me email dhe ashtu u bë. Në vijim shfaqi interes sepse behej fjale per nje pasuri mbi 100 hektare. Pas pak ditesh, na kthen pergjigje në telefon se ishte terhequr nga propozimi jone sepse i kishin gjetur ne Gjirin e Lalzit nje pasuri me te madhe mbi 1000 hektare. Nga interesimi yne në vijim mesuam se mbas ketij propozimi qendronte e bija e Kryeministrit.
    Në kete kuptim, vete zoti Mitri u fut në çerdhen e grerzave.
    Nga ana tjeter, edhe sot situata eshte e njejte me vellain e zotit Rama i cili merr persiper kompanine shteterore kineze te drehtuar nga Zhou per te zhvilluar nje projekt 840 hektare ne Porto Romano. Meqenese ligji shqiptar kerkonte garanci 10% te vleres se investimit dhe kompania kineze nuk donte ti ngurtesonte, qeveria Rama keto dite e ndryshoi rregullin dhe e uli garancine ne 2%. Tjeter, edhe siperfaqja e nderhyrjes u reduktua ne 100 hektare vetem e vetem qe kompania shteterore kineze te plotesonte kushtet dhe natyrisht te mos binte ne sy te amerikanve…. ?
    Ne fund, si konkluzion: iku Zeni e Argita, erdhi Olsi dhe vellai i zonjes Leskaj.
    Fuck all of them, kids of the bitches! ? ? ?

  24. andromeda says:

    Ne, një milion votuesit e këtij palloshit të gjatë, votuam me shpresën se ky do të bënte së pari drejtësinë dhe të dënonte paraardhësit që kishin abuzuar tmerrësisht me pushtetin duke lënë pas një republikë bananesh të mbytur në borxhe. Por deklarata e tij publike se ç’punë ka kryeministri me drejtësinë, ishte zhgënjimi i parë i madh. Me një president sakat dhe marionetë e Saliut, me një kryeprokuror po ashtu marionetë e Salës dhe me një Visho, shërbëtor të bindur të Viçidolsit, natyrshëm që s’mund të kesh gjë në dorë. U desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që, pas tre vjet qeverisje të fillonte reforma në drejtësi e cila pale sa do zgjasë e kë do dënojë. Nuk janë rezultate që të bëjnë të mburresh as rregullimi i fasadave të qyteteve sa për sy e faqe, as ngritja e zyrave të punës kur s’ka as prodhim e as punësim, kur investitorët e huaj ikin me vrap nga frika dhe ku hashashi bën kërdinë si i vetmi mjet fitimprurës për njerëzit. Ndaj ti me mefshtësinë tënde që të bën të pëllcasësh nga marazi, nuk je i aftë të drejtosh një shtet. Ti je zhgënjimi i madh për elektoratin e majtë. Ndaj ajo PS duhet të gjej një njeri që e njeh zanatin e drejtimi të shtetit dhe të jetë në një status me energji të lartë, ose me nerv.

  25. Emigranti says:

    Kanceri Berisha, i ka shtrire metastazat ne gjithe sektoret strategjike te ekonmise shqiptare, vetem e vetem te pasuronte femjet e tije, te afermit, miqte, trafikantet, hajdutet, si puna e Rezart Tacit, qe ishte miku i berishes e sidomose i Lirise, qe i bente dhurata dhe dilte ne fotografi. Perse se arstojne miken e Argites, gjyqetaren Qeleshi qe me dokumenta fallco tjetersojne pronen publike, apo private dhe ua japin trafikanteve shijakas. Ceshte ky krim makaber ndaje nje investitori strategjik Libanezo Amerikan, qe do bente nje rezorte nga me e miret ne Adriatik, dote punesonte mbi 1200 puntore, dote krijonte imazh pozitiv ne bote, qe SHqiperia eshte vendi i sigurt, per investime, pa te cilat smundet te zhvillohet, vendi yne. Cfare dote na thote kryeministri Rama, ne takimin me mergimtaret keto dite. Cmasa u muaren per te shkateruar kete bande kriminelesh qe rahen per vdekje bizesmenin e sukseshem dhe kethimin e prones ne identitet. Perse su vune para pergjegjesise penale ata qe privatizuan Armon, vetem e vetem se mren rryshfete, per vehte dhe borxhet i paguajne qytetaret , ne vend te riten rrogat, pensjonet. Tere kete fatkeqesi kombetrae e krijoje nje i mara si sali Berisha , femjet e tije qe kane futur, duarte dhe hundet kudo, ne dem te ekonomise kombetre dhe su ka hyre nje gjemb nder kembe. Kure dote vihen ne vend, vjedhjet, abuzimet me pushtetin, shkeljet ligjore…………

  26. Nexhi i Vinit, Kanada says:

    Po po, fajin e ka Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje