Opozita po përpiqet të kompleksojë ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, duke i akuzuar ata se nuk kanë folur për mbjelljen e hashashit dhe zgjedhjet në Dibër, për të kompesuar deklaratat e tyre distancuese nga Partia Demokratike rreth bllokimit që po i bën reformës në drejtësi.
Kjo është tezë kryesore e Berishës, i cili shpreson të tërheqë në anën e vet ambasadorët e Perëndimit, pas distancimit të fortë të tyre nga PD, gjatë procesit të miratimit të reformës në drejtësi.
Por për çfarë nuk kanë folur ambasadorët, që ka folur vetëm opozita?
Sa i përket mbjelljes së hashashit në Shqipëri, ambasadorët e Perëndimit jo vetëm kanë folur, por kanë monitoruar situatën, kanë paguar nga taksat e tyre avionët që fotografojnë parcelat dhe policinë që shkon i prish, duke bërë raporte përmbledhëse mbi sipërfaqet e mbjella dhe sipërfaqet e asgjesuara, raporte që dëshmojnë se po bëhet betejë kundër drogës.
Në Shqipëri janë instaluar misionet antidrogë të vendeve fqinje dhe qeveria ka kontakte ditore me DIA-n amerikanë në rajon për secilin trafikant droge dhe lidhjet e tij politike në Shqipëri. Perëndimi nuk duket i shqetësuar që Qeveria shqiptare “t’i ketë ikur nga duart” dhe të jetë palë me trafikun, por natyrisht nuk e ka gjetur fshatin Qivrim as nga sateliti, as në tokë dhe nuk i rezultojnë reale në shumicë, fotot e “qytetarit digital”.
Ambasadori amerikan e përsëriti sot para studentëve të gazetarisë, faktin që vendi po përballet me kultivimin e drogës dhe luftën kundër saj dhe bëri thirrje për ndarje të politikës nga krimi.
Unë nuk di çfarë ka thënë opozita më shumë se ambasadorët për drogën, përveç raportimeve të “qytetarit digital” të Berishës, gjysmat e të cilave ia çojnë për t’u tallur me të. Opozita nuk ka ndonjë raport serioz për drogën dhe realisht nuk mund të ketë, se ajo nuk është institucion hetimi, por degradimi që ajo u ka bërë të vërtetave, e ka bërë të pabesueshme dhe aleate reale të mbjelljes së drogës në Shqipëri. Deklaratat e saj me fotografi të policisë apo nxjerrë nga interneti, duke thënë që janë parcela të Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, vetëm sa krijojnë një perceptim për lirinë e të mbjellurit drogë në Shqipëri, por nuk krijojnë asnjë klimë dhe as besueshmëri në luftën kundër saj.
Edhe më qesharake është situata me zgjedhjet në Dibër. Opozita dy javë pas zgjedhjeve nuk ka asnjë raport serioz zyrtar për incidente në Dibër. I vetmi incident i rëndë është ai i Flamur Nokës, që ka qëlluar me makinën e vet makinën e policisë dhe nuk është arrestuar. Nuk ka asnjë raport serioz për blerje vote, përveç inskenimeve të medias së interesuar për të gjetur me zor ndonjë blerës vote, apo premtimeve normale për vende pune që bëhen në çdo fushatë.
Por vulën gjithë kësaj “varreze” argumentash ia vë deklarata e Lulzim Bashës, i cili paskësh pritur të humbiste me 14 mijë vota dhe është i gëzuar që ka humbur me 4 mijë vota.
Për Dibrën nuk ka asnjë raport serioz për parregullsi vendore, as nga vëzhgues të huaj, as nga vëzhgues shqiptarë, as nga opozita, përveç pritshmërisë së Bashës që të humbiste me 14 mijë vota.
Problemi i opozitës me Perëndimin është thelbësor dhe ka të bëjë me betejën e saj për të penguar reformën në drejtësi dhe për të mbrojtur të inkriminuarit brenda sistemit, që i ka përdorur për nevoja politike. Kjo ka thyer imazhin e tyre në Perëndim dhe tani kërkon të balancojë akuzat duke ndarë Perëndimin nga ambasadorët dhe duke tentuar t’i konsiderojë ambasadorët e Perëndimit në Tiranë, si njerëz që po mbulojnë të vërtetat. Në fakt, “po i mbulojnë”, se po të raportojnë seriozisht atë që thotë Basha për Dibrën, do shkarkoheshin nga puna si idiotë.
Por problemi është se Perëndimi nuk funksionon si PD. Ai për të besuar diçka do prova dhe në këtë rast ambasadorët e Perëndimit në Tiranë kanë thënë gjëra pro opozitës më shumë se vetë opozita, si për drogën, ashtu dhe për Dibrën. Por nuk e kanë ditur realisht që opozita priste të humbiste me 14 mijë vota, siç e paska ditur Basha. Ata janë më realistë.
O Mero ti po i ben ata inteligjente, dhe pd-ja vete cuditet me konkluzionin tend dhe thone; me te vertete qenkemi kaq te zgjuar?!
Po boll po i mbivlerson o njeri i mire, se bishti i qenit bisht qeni ngelet, stil F.Noka and Co.
Ata po perpeliten si kaposh i therur, po perdorin lloi lloi menyrash se si munde te nxijne me shume punen e kesai mazhorance, biles po perdorin edhe Kacin e Zi, si ” trim” per te asgjesuar edhe fizikisht Edi Ramen, gje qe po ta perdorte ish opozita; Sali Berisha , Lul Basha e tje. Duhet te ishin denuar me burgim te perjetshem per krimet e tyre.
Sakte.Ky eshte spjegimi me i vertete i asaj qe Po ndodh tani ne Shqiperi.Perpjekja per te larguar vemendjen nga REFORMA e reformave.Qe Shqiperia te filloje te beje vetepastrimin e batakut ,”katarsisi”.Kjo qe Po ndodh(ne qofte se do behet)eshte epokale.Nuk me intereson kush do te mbijetoje ,Edi Rama o Sali Bushtra,Ilir Meta o Basha…
O njerez! Pd-ke ke intekektual te ” medhenj” si Mul Noka,Strazimiri,dhe sidomos Kaç Islami.Muli dhe Strazimiri,jane malok qe mbajne qylafin me dy gisht vruk,vite pa lare.Kurse Kaçi eshte akoma me i modruar,mallakastriot gjysem opinge.
Ambasadoret nuk kane thene se si eshte e mundur te hedhesh ne ere nje fshat si Gerdeci me 26 te vrare ,me qindra te traumatizuar; e siperfaqe ende te kontaminuar – e keta njerez te votojne PD dhe te bejne krushqi me vrasesit e tyre …………… me siguri kane perdorur hashash…. ?
PD-ja humbi ne Diber,sepse nuk ekziston si parti ne baze !
Per kete te mete te “vogel” u shkul nga SHQUPI dhe pushtoi Dibren.
Fitorja ne Diber, nuk mund te behet me konferenca shtypi,nga SHQUPI !