Sikur ta kishin vetëm me ambasadorin Lu!

5 Tetor 2016, 19:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Beteja e paprecedentë kundër ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, do të kishte shpjegim nëse bëhej fjalë për ndonjë akt të veçuar të ambasadorit apo për ndonjë sjellje të veçantë të PD dhe Berishës ndaj institucionit të ambasadorit të SHBA në Tiranë. Por, nëse i hedh një sy historisë së Sali Berishës me ambasadorët e SHBA në Tiranë qysh nga viti 1995, shikon se çdo gjë është brenda normalitetit. E vetmja gënjeshtër që thuhet dhe vazhdon të thuhet, është ajo që ka të bëjë me ambasadorin Rajerson, të cilin ish-komunistët e akuzojnë se ka qenë i egër me ta në vitin 1992 dhe mik me Berishën, ndërsa ai vetë ka qenë jo vetëm korrekt me detyrën që duhet të luante për ndryshimin e sistemit në Shqipëri, por dhe aspak mik me Berishën realisht.

Sidoqoftë që të jemi më të qartë, duhet t’i marrim me radhë. Raportet e Berishës me SHBA u plasaritën në vitin 1995, kur Berisha u vu nën akuzë nga raporti i Departamentit të Shtetit për trafikun e naftës me Milosheviçin dhe një diplomat i ambasadës së SHBA në Tiranë që kishte hartuar raportin, gati u shpall “Non grata” nga Berisha. Gazetat e partisë së tij bënë një sërë shkrimesh agresive ndaj tij, deri në përgjime të jetës personale, ndërsa paralelisht Berisha filloi hartimin e një legjislacioni spastrues ndaj opozitës në skenën politike. Ai ngriti Komisionin për Dënimin e Genocidit, një institucion informal që do të përdorej për hartime listash dhe miratoi ligjin e parë për dosjet, i cili pasi kishte marrë listën e emrave që duhet të spastronte, kishte formuluar nenet.

Ligji u prit keq nga SHBA, dhe ambasadori i asaj kohe në Tiranë, Jozef Laik, tentoi të qëndronte neutral ndaj xhindosjes së Uashingtonit dhe revanshit antidemokratik të Berishës. Kritikët e Berishës në Uashington flluan të ngrejnë krye, dhe së bashku me problemet e shtuara me lobin grek, pas arrestimit të pesë minoritarëve për “spiunazh”, Berisha filloi të formojë portretin autoritar antidemokratik në Uashington.

Jozef Laik dha dorëheqjen pasi nuk pranoi të përdorej nga Tirana zyrtare si justifikues i asaj që bëhej dhe nuk e përballoi me sa duket ndarjen në Uashington “pro” dhe “kundër” Berishës për të ardhmen e tij. Riçard Shifter, një këshilltar i Presidentit Klinton me shumë influencë, ishte kthyer në “snajperist” kundër tij, ndërsa inercia e administratës vazhdonte e mbante akoma.

Dhe zgjedhjet e 26 majit vulosën gjithçka.

Një njohëse e mirë e Shqipërisë nga Uashingtoni në atë kohë kujton se më 28 maj mbasdite, ndërsa ishin në zyrën e Desk Oficerit të Shqipërisë në Uashington, CNN shfaqi skenat e përgjakshme në sheshin “Skënderbej” dhe Servet Pëllumbin me një fotograf të gjakosur mes sampistëve.

Dikush nga ata që mbronte Berishën pëshpëriti: “Shifteri paska pasur të drejtë”!

Dhe këtu kapitulli i Sali Berishës u mbyll.

Uashingtoni dërgoi me urgjencë në Tiranë, Mariza Linon, e cila udhëhoqi çmontimin e tij nga pushteti me shumë vendosmëri, dhe natyrisht u kërcënua verbalisht dhe fizikisht prej Berishës.

Pas ikjes së saj, Uashingtoni dërgoi në vitin 1999 një ambasador të përkoshëm “Ad hock”, i cili shërbeu vetëm për t’i marrë Berishës dëshminë për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për ta kthyer në Kuvend.

Pas tij erdhi ambasadori Jozef Limpreht, i cili shumë shpejt u kthye po ashtu në një armik të madh për Berishën.

Limpreht u zëvendësua më 2002 nga ambasadori Jeffrey, një diplomat karriere, i cili kuptoi hallin e Berishës dhe izolimin e tij, dhe e poshtëroi atë në pikën më të keqe, e detyroi të takohej dhe t’i kërkonte falje Nikolas Gejxh, gazetarit greko- amerikan, që përfaqëson vijën radikale greke kundër Shqipërisë në SHBA. Gejxh, i papranueshëm dhe për Athinën zyrtare, i shkoi Berishës në zyrë dhe ky i kërkoi ndjesë që e kishte zbuar nga Shqipëria.

Pas kësaj, Jeffrey vazhdoi mbështetjen për qeverinë e Fatos Nanos dhe Berisha u  detyrua ta mallkonte sërish.

Ambasadorja Marcie Ries që zëvendësoi Jeffreyn i shpëtoi sulmeve pasi Berisha u rikthye në pushtet në vitin 2005. Ajo është e vetmja që nuk është sulmuar publikisht nga Berisha, por që është sharë nëpër tavolina.

Pas saj, ambasadori John Withers II, një euridit i Harvardit, të cilit patëm fatin t’i lexojmë dhe përshkrimet erudite për Shqipërinë falë rrjedhjeve të kabllogrameve.

Ai po ashtu tentoi të ishte miqësor me Berishën në fillimet e tij, por “Gërdeci” duket se komplikoi gjithçka. Ai u kthye në një kritik serioz për Berishën dhe raportet mes tij dhe Berishës u errësuan papritur, kur Berisha e sulmoi atë duke e quajtur “diplomat tellalli”.

Amabsadori Withers e ruajti formën e tij prej diplomati profesionist, vazhdoi punën dhe betejën  e vet deri në largim nga Shqipëria.

Kur Aleksandër Arvizu erdhi në Tiranë për të zëvendësuar Withers, ai ishte i kompleksuar paksa nga figura e fortë e ish- ambasadorit dhe pesha e tij në jetën politike shqiptare. Në një takim që patëm me të në ambasadë në prani të disa gazetarëve, ai tha se do ta kishte të vështirë të bënte atë që bëri ambasadori Withers, por do të përpiqej të punonte me qeverinë për t’i rregulluar gjërat. Dhe i kompleksuar nga kjo, bëri më të keqen e mundshme, duke i dalë në krah Berishës më 21 janar, dhe duke e korrigjuar atë menjëherë pasi pa që bëhej fjalë për një të sëmurë mendor, që vrasjet i quante nder dhe detyrë kundër opozitës.

Acarimi i tij me Berishën nisi me mbylljen e dosjeve të mëdha të “21 Janarit” dhe “Gërdecit” dhe arrogancën për të shtypur me çdo mjet opozitën dhe shtypin kritik.

Berisha u tërbua kundër tij dhe në një gjest të shëmtuar, të paprecedentë, ai e sulmoi atë më 21 qershor 2013, dy ditë para zgjedhjeve, duke botuar lajmin se SHBA shkarkoi ambasadorin Arvizu.

Për ironi të fatit, Arvizu iku nga Shqipëria në vjeshtë të vitit 2014, duke ia “plasur buzën” dhe duke e parë Berishën në opozitë.

Pas kësaj lindi legjenda se Berisha kishte paguar lobistë në Uashington dhe kishte sjellë ambasadorin Lu me të cilin Edi Rama do të kishte problem, pasi ishte njeri i Berishës. Ambasadori Lu në të vërtetë ishte diplomati i parë i SHBA që fliste aq mirë shqip dhe kishte ardhur aq shumë i përgatitur në Tiranë, sa dukej sikur kishte jetuar këtu. Ai bëri maksimumin të kalonte mirë me Berishën, duke e faktorizuar dhe si kryetar real të PD, por nuk ia doli. Thjesht nuk mund të bëhej i përdorshëm prej tij. Dhe kaq ka mjaftuar, që tashmë që Lu po udhëheq procesin e implementimit të reformës në drejtësi, dhe kur Berisha po refuzon 6 nga shtatë ligjet e reformës, ambasadori Lu po sulmohet me gjithë bateritë, pa asnjë shkak. Arsyetimi formal se PD është nxehur me njoftim rutinë të ambasadës së SHBA, është qesharak, pasi njoftimi është vërtet rutinë dhe i përgjigjet vetë deklaratave të PD për thirrje për të dalë në shesh. Po të ishte se ambasadori Lu kishte sulmuar shoqërinë civile, le të protestojë shoqëria civile dhe jo PD, se kështu kompromenton dhe veten, dhe shoqërinë civile.

Por shkaku real është i qartë dhe i dukshëm. Duhet të justifikohet konflikti me SHBA dhe BE, përmes një konflikti verbal me ambasadorin Lu. E mira e kësaj pune është se ambasadori Lu arriti të ruajë traditën e Berishës, duke sulmuar çdo ambasador të SHBA në Tiranë. Po të ishte i vetmi dhe do ishim çuditur, por Berisha nuk të lë të çuditesh. Është shumë i parashikueshëm dhe i llogaritshëm në krizën e pakorigjueshme që ka me SHBA. Dhe kjo është diçka që PD duhet të reflektojë, pasi është partia që u lind nga mbështetja e SHBA dhe ka 20 vite që lufton kundër saj.

17 komente në “Sikur ta kishin vetëm me ambasadorin Lu!”

  1. vito says:

    Berisha eshte krijese e amerikaneve te lobuar fort nga serbet. Me konkretisht Berisha eshte krijese e dyshes Kissinger-Eagleburger.

    1. WILL BIBEROVIC says:

      VITO TU BEFTE NENA MOS SHKO AQ LARG..

      EMRI I SALI BERISHES ESHTE

      WILLIAM BIBERAJ PIT BULLI I TYRE

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

      Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

      Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
      Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

      Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

      1. C.A. says:

        ????????
        Lorenc Igëllberger !!
        Kur erdhi Lorenc në Shqipëri zhvilloi dy takime me Sali Berishën president:
        Njërin zyrtar, në presidencë
        Dhe tjetrin jo zyrtar, ditë e dielë, në ambient të hapur, në Kalanë e Krujës. Dy veta në tavolinë dhe pinë 7Up me kanoçe.
        Izeti duhet ta mbajë mend mirë, se aty u rrëzua Sala në kalldrëm. Dy javë më vonë, me paterica dhe gju të fashuar, u nis për në Amerikë.
        Kam qenë si gazetar edhe në Krujë edhe në Rinas.
        Përse duhej ky takim kokë më kokë, ambjent i hapur, ku dhe tavolina u zgjodh rastësisht, nga Igëllberger?!

        1. xheJ eN Bi says:

          Rupi- çupi -Skypion ….

          Ne kete koment je vertet rupi-çupi si qente e Beqos.
          Sado qe mundohesh te mbulosh diellin me shoshe nuk do ja harish dote ,
          se ate e ka thene populli shosha ka vrima dhe andej deperton DIELLI.

          Rupi – çupi shkeputu njehere nga zinxhiri i Beqo Berishes dhe livadhis i lire
          qe te shohesh nje dite te bardhe se dhe skllevrit nuk ndenjen kaq shume ne zinxhir
          sa ri ti.

      2. Skypion says:

        Perpjekja e mediave dhe gazetareve te qeverise,per te amplifikuar shpifjen e tyre per gjoja antiamerikanizem te opozites,eshte e mjere dhe qesharake.As nuk ia vlen te merresh me te.E as qe do te merremi.
        Megjithate,mund te themi dy fjale per keqkuptimin qe mund te kete shkaktuar qendrimi pro-qeveritar,i ambasadorit amerikan ne Shqiperi,sidomos,sa i perket reformes ne drejtesi.
        Se pari,duhet te theksojme,se qendrimi politik i liderit te opozites dhe kryetarit te Partise Demokratike,Lulzim Basha,nuk le shteg per asnjelloj keqkuptimi.Ky eshte qendrimi i opozites dhe PD.Ne asnje moment,ne asnje cast,edhe ne ato me te tensionuarat,nuk kemi pare ndonje nervozizen te shprehur te zotit Basha ndaj ambasadorit amerikan,megjithese ka pohuar se ka patur debate,te cilesuara prej tij,krejt normale;dhe kjo eshte e natyrshme.
        Ne asnje moment,ne asnje cast,as opozita,as zoti BAsha,as ndonje opozitar e demokrat cfaredo,NUK ka shprehur qofte edhe rezerven me te vogel ndaj ShBA-se.Perkundrazi,gjithe ligjerimi politik ,si i BAshes,si i opozites dhe partise qe drejton,eshte me PROAMERIKANI qe mund te kishte nje lider politik.Ketu nuk ka asnje dileme.
        Vijme tek keqkuptimi tani.Nuk eshte keqkuptim i opozites,sic e tham.Eshte keqkuptim i nje pjese analistesh e gazetaresh.I disave,me naivitet dhe i ndoca te tjereve me ligesi.
        Para ca ditesh,analisti Andi Bejtja,nje kritik i ashper i qeverise,e qe duket se mban anen e opozites,shkroi nje shkrim,dhe kete e them pa as me te voglen keqardhje,te mjere.Shume patetik.Tmerresisht patetik.Mjaftoje te lexoje vetem titullin e atij shkrimi,per ta neveritur ate.
        Dje,nje koleg i tij,analisti Andi Bushati,nje kritik i ashper i qeverise poashtu,porqe nuk mban anen e opozites si Bejtja,shkroi nje shkrim,qe e cilesova me antiamerikanin te shkruar ndonjehere ne shtypin shqiptar.Edhe ky shkrim patetik.Me ato klishete e sterdala boje te kohes se komunizmit dhe te ekstremisteve te majte te sotem,kunder “imperializmit amerikan”.Edhe kete,mjaftoje t’i lexoje titullin,per ta neveritur.
        Pervec tyre,ka patur edhe tjere gazetare,sa majtes djathtas,qe kane reaguar te indinjuar ndaj qendrimit pro-qeveritar te ambasadorit amerikan.
        Por,ka nje dallim te madh mes tyre.Ndersa analistet dhe gazetaret e djathte,kufizohen vetem me kritikat ndaj ambasadorit amerikan,te majtet,perkundrazi,sulmojne edhe vete shtetin amerikan.
        Shkurt,per ta permbledhur,tek e djatha,si ajo politike ashtu edhe ajo mediatike,ka nje koherence qendrimi: mund te kihet rezerve,madje edhe kritika,ndaj ambasadorit,POR,pa sulmuar as edhe nje cast shtetin qe ai perfaqeson.
        Kurse,tek te majtet,nuk behet kjo “ndarje”.Si kur u volit,si kur nuk u volit.Arsyet i ka shpejguar shume qarte Bushati ne shkrimin e tij dje.
        Te gjithe atyre,qe jane te coroditur nga corodi mediatiko-politike shqiptare,une,pa modesti,po i vije ne ndihme me nje sqarim te vogel.
        Per kete,po jap dy argumente:
        -Se pari,ambasadori amerikan,si cdo ambasador,me shume se me cdo faktor tjeter politik,bashkepunon me qeverine,me maxhorancen,me ata qe jane ne pushtet.Nuk mund t’i kerkosh nje ambasadori,qofte edhe ketij amerikan,qe te trajtoje me te njejten mase,dy masa te ndryshme.Prandaj,eshte “naive” ajo qe thone analistet e majte,si Lubonja dhe Bushati,qe ambasadoret mbajne perhere anen e qeverise.
        -Se dyti,meskiniteti,mendjengushtesia dhe provincializmi shqiptar,nuk i lejon kritkiket te kuptojne se,pervec tjerash,kemi te bejme dhe me performancen e vete individit Donald Lu si ambasador.Kjo eshte nje gje qe se llogarit kush,per fat te keq(te analizes).
        Performanca individuale e nje perfaqesuesi,emisari,ambasadori,diplomati ka te beje shume ,si ne politike ashtu edhe ne diplomaci.Bile ne raste e rrethana te caktuara,eshte vendimtare.
        Per mua,duket se Lu-ja nuk eshte ne nivelet e duhura te performimit.Vetem kaq.Nuk ka ndonje mekat tjeter.
        Meqe ky “debat” mbi qendrimin pro-qeveritar te LU-se,u gjallerua me shume prej kritikave te BErishes ndaj tij,duhet te veme ne dukje,se Berisha,jo vetem me LU-ne,por edhe me ambasadore te tjere amerikane ka patur debate,sic me te drejte,deri diku thone edhe kritiket dhe urrejtesit e tij,POR,KURRE,KURRE,nuk ka patur as edhe luhatjen me te vogel ne qendrimin PROAMERIKAN te Sali BErishes.Perkundrazi.
        Kam shume per ta provuar kete.
        Por,mjafton vetem njera: qendrimi ndaj ceshtjes se Palestines.
        Sali Berisha,refuzoi prere kerkesen a atij qe,zuzaret e majte,e cilesonin si mikun me te mire,Erdoganit pra.Qe ia kisht kerkuar me ngulm te votonte kunder Izraelit.
        Dhe,kjo u be per hir te ShBA-se,qe kerkonte te kunderten.Sali Berisha refuzoi Turqine per ShBA-ne.
        Nderkaq,Edi Rama,ne rastin me ta pare qe i’u dha,beri pike per pike ate qe kerkonte Turqia,duke dale,si kurre me pare ne menyre te paprecedente,kunder ShBA-se.
        Proamerikanizmi apo antiamerikanizmi,si cdo pro dhe anti tjeter per ceshtje madhore,matet me qendrimet konkrete;matet me vendimet qe marrin protagonistet politike,dhe jo me retorike boshe.
        Nese Sali Berisha ka patur debate me ambasadore amerikane,qendrimi i tij PROAMERIKAN ka qene i palekundshem.I padyshimte.
        Nese Edi Rama nuk ka asnje debat te tille,por vec qetesi e dashuri,qendrimi i tij ANTIAMERIKAN eshte provuar,sic ishte ai ndaj ceshtjes Izrael-Palestine.
        (P.S: mund te jete edhe qe,amerikanet tregojne njelloj afrimiteti te theksuar ndaj te majteve ne Shqiperi,pikerisht per te kaluaren e tyre antiamerikane,prosovjetike,sot proruse … me synimin per t’i zbutur ato,per t’i terhequr nga ajo sfere influence)

        1. Peco says:

          Ore Skipion, paske qene shejtani vet, po kaq i zgjuar paske qene ore djall me brire, qe na i sqarove, ashtu, tek e fet, PROAMERIKANIZMIN e shokut Berisha? Sipas teje perputhja e mendimeve te administrates amerikane me bindjet e Berishes, eshte kaq, po kaq e madhe, sa nuk mund te vihet kurre ne diskutim.Po ashtu, gjithmon sipas teje, e keqja ketu qendron,ne faktin e pamohueshem, qe ambasadoret amerikane, te pakten keta 10 a 12 te fundit, nuk dine ta interpretojne sic duhet politiken zyrtare amerikane. Dhe per kete nuk ka faj Berisha! Jo vetem kaq, por edhe per pak na binde rrenjesisht dhe perfundimisht zoti Skipion, se ambasadoret amerikan tek ne, shkojne kot per konsultime ne Washington, kur fare mire mund te pyesnin per gjithcka zotin Berisha ketu ne Tirane, pasoje kjo e asaj qe thame me larte, perputhjes se pashembullt te bindjeve te administrates amerikane me ato te Berishes. Me kete rast do te kursenin edhe shpenzimet e panevojshme te udhetimit deri ne amerike. Sa per shembuj te “dashurise” se Berishes per ameriken , kemi rastin e ndihmes sekretarit te shtetit Uerth ne vitin 1997, te cilin Berisha as nuk denjoi ta takoj, apo edhe ky nuk perfaqesonte politiken amerikane?
          Skipion, o shpirt! Berisha eshte proamerikan vetem kur ja do interesi i tij. Por sot edhe femijet e dine, se Berisha behet edhe me djallin dhe te birin per te realizuar ambicjet e tij per pushtet. Berisha eshte fare i thjesht, parim te vetem ka ate me te cilin eshte ushqyer qysh ne djep, marrjen me cdo mjet dhe ruajtje me thonje deri ne vdekje te pushtetit. Tjeter gje as qe duhet pritur nga ky individ i cuditshem.

      3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


        @ Z. B.Lumani
        … një kinez ka ngel në derë
        Hale Berisha tre herë ka dhjerë
        Dy janë vrarë e tre janë prerë
        Sa për parë sa për nderë.
        .
        Flet Spartaku dhe një herë
        Për Berishën me asqerë
        Një kapter, dy kamerierë
        Do dënohen me defterë.
        .
        Por një zë vëngon nga lumi
        Kush po pjerdh andej nga funi?
        Osht Mul Noka pri katuni
        Kët dekikë i doli huni.

        Shkurt: ne TemAsat dum të dimë
        Jo se ditë për ditë s’po qimë
        Jo se kot po na rri .ari
        Por s’po shofim nji Gop përsmari!!

        FLM

  2. PRANGAT OSE PLUMBI..OSE SHUT UP says:

    Ka du rruge sot:

    e para …ose te themi qe berishaleja ja ka mbledhur dipllomateve amerikane qe merren me shqiperine se i di punete pista te tyre

    e dyta
    duhet ti ringreme nje lapidar enver hoxhes SA SHTELLUNGA E GERDECIT

    Ja nje skuader futbolli qe sali serbi i rajersonovicit i ka dribluar

    1 -Chris Hill
    2 -William Ryerson
    3 -Joseph E. Lake
    4 -Marisa R. Lino
    5 -James Pardew
    6 -Joseph Limprecht
    7 -James F. Jeffrey
    8 -Marcie Berman Ries
    9 -John L. Withers II
    10-Alexander Arvizu
    11-Donald Lu

    Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria

    -Në mars 1997,

    -E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,

    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

    – E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

    – E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit

    -. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

    -E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.

    – E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.

    Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues

    . Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

    A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?

    Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe

    1. Peco says:

      Berisha jeton kaq gjate ne politike, per nje arsye fare te thjesht: si rregull te marrit i hapet udhe. Por te jemi te qaete, Berisha eshte nga ata lloj te marresh qe cuditerisht nuk e kalojne kurre kufirin qe perben rrezik per ta. Pra shkurt, eshte katerciprisht pa moral politik, makiavelist ne kulm, individ qe ka fshire perfundimisht raportin e domosdoshem qe ndan dhe bene te dallueshem pragmatizmin nga paturpsia politike.

  3. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: May 19, 2016 at 8:48:13 AM EDT

    Opinione

    CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYE-KRIMINELET E SHQIPERISE !?

    – Gomare Hasi si Flamur Noka, lope Hollande si Lulezim Bashiqi, apo Feld- Mareshalle te UDB-es SE Beogradit si Sali Berisha… !

    – Partia shtet, Njeriu shtet apo Sovraniteti
    i Sovranit…. “Ne populli, Me popullin , Per
    Popullin” ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jeni te kapur ne flagrance nga kamerat dhe syte, nga mendja dhe shpirti i sakatuar i nje populli te tere
    1-duke vjedhur 500 e ca milione te Autostrades se Kombit…
    A e dine Shqiptaret se kane paguar nga gati 100 milione dollare ne vit vetem per interesin stratosferik 12 per qind te kredise tregtare pasi FMN dhe Banka Boterore nuk pranuan te jepnin kredi me interes te ulet nen 4 per qind!?Sipas eksperteve te tyre, kostoja e saj ishte teper e larte dhe e fryre per shkak te kusarise dhe korrupsionit Berisha- Basha e co? Vetem interes! Kusari e trefishte!!!
    2 – duke hedhur ne ere e masakruar 26, duke plagosur qindra gerdecare te pafajshem perfshi edhe foshnja ne bark te nenes e pleq ne buze te varrit !?
    A e dini se ky ” aksident teknologjik” i Gjin Gjoneve e Saliqeve shqiptare klasifikohet si Krim Kunder Njerezimit ?!
    3- duke ekzekutuar pa vendim gjyqi kater, duke plagosur dhjetra e duke torturuar qindra protestues te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit” ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi e as komunizmi Shqiptar?!
    Krime kunder njerezimit dhe Konventes Nderkombetare te Gjeneves kunder Tortures te kapura me ze e figure nga deshmitaret me te padiskutueshem, nga kamerat e medias se lire e te pavarur shqiptare e nderkombetare!!
    4- duke fshire rregjistrimet e kamerave dhe serverin e brendshem te Kryeministrise qe u zbuluan nga maja e hetimit boteror syshqiponjat e FBI- se amerikane!
    5- duke kryer grusht shteti te mirefillte institucional me fyerje prej rrugaci Vicidoli Presidentin Bamir Topi dhe Kryeprokuroren e Republikes se Shqiperise Ina Rama per te penguar hetimet dhe per te fshehe krimin makaber ne flagrance atehere!
    6- duke perseritur grusht shtetin institucional safi vetem nje jave me pare kur me urdher te Mareshalit te UDB-se serbe dhe RIA-s – Agjencise Ruse te Informacionit,pjelle e kucedres sovjetike KGB te Putinit, Presidenti i PDSH-se Nishani, kreu i SHISH-it Ajazi dhe Kryeprokurori Adriatik Palla komplotuan kunder Kryeministrit, Kuvendit dhe Qeverise se nje milione votave!?
    7- duke mbrojtur nje Agjent te Milloshevicit dhe UDB- se serbe te kapur ne flagrance me dokumente me pohimin e nenshkrimin e vet si ish- ministri I Brendshem e deputeti i sotem i Sali Berishes, si korrieri i tij me ” Stanishicin, dajen e Damir Fazlicit, dhe vete Sllobodan Milloshevicit, qe e katapultuan ate ne krye te Shqiperise edhe me ndihmen e makartistit William Rajerson”, sipas fjaleve te ish- Presidentit te ndjere Ramiz Alia gjate vizites se tij te fundit ketu ne SHBA.
    Flamur Noka eshte korrieri i Sali Berishes me UDB-en Serbe, por edhe me Podesten qe krahas PD-se lobon edhe per Beogradin!
    Jo pse Sales i ha Palla per nje hajvan si Muli por sepse ky di me shume se sa duhet per Berishen!
    Si eshte e mundur qe krye-kriminelet e Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Arben Imami, Genc Pollo Kuqalashi na bejne jo vetem krye- telallin por edhe krye-prokurorin, krye- gjykatesin … e dekriminalizimit ne Shqiperi?
    Cka e dini shqiptaret more krye- kriminela te Shqiperise!?
    Gomare si Flamur Noka, lope hollandeze si Lulezim Basha apo Feld- Mareshalle te UDB- Serbe e Beogradit si Sali Berisha!?
    Dorezojuni vullnetarisht Drejtesise para Reformes sepse perfitoni uljen me nje te treten e denimit!
    Keta socialistet e Rames dhe Metes kushedi se c’kane “kurdisur” me Obamen, Bidenin, me e Drejtesine dhe FBI-ne amerikane me Ambassadorin Lu …. qe dine me shume per ju se ju per vete!
    Mos harroni se Zoti Lu vetem kulturen dhe durimin qe ia keni sosur e ka kinez!
    Por shpirtin,betimin dhe misionin e ka 24 karat amerikan… Edhe kur jane mbrapsht si ne Irak apo Libi, ata e cojne misionin deri ne fund!
    E Reforma ne Drejtesi qe ata kane nise eshte po aq e bekuar sa edhe nderhyrja per Lirine e Pavaresine e Kosoves.
    Ajo do ti sjelle jo vetem shtetin, por edhe sovranitetin shtetit Shqiptar. Nuk mund te kemi asnjerin as tjetrin sa te kemi ligj mbi ligjin impunitetin dhe Saliqin!
    Si Obama edhe Biden, edhe Kongresi edhe ambasadori Lu Jane betuar me dore tek Zoti e Kushtetuta amerikane!
    Ne kapakun e saj shkruhet ” Ne populli, me popullin, per popullin…!
    De jure pak a shume thote ashtu edhe ajo e Shqiperise!
    De facto ajo eshte kthyer ne ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun…l”
    Nga Kushtetuta e Partise- Shtet per 45 vjet eshte kthyer ne Kushtetuten e Njeriut- Shtet mbi Shtet, Sali Berisha tash e me shume se 25 vjet!
    Populli eshte sovrani, me sovranin e per sovranin” Jo me kusarin e per tiranin!
    A mund te kete sovranitet pa rrenjet e shpirtin e tij sovranin?
    Mos harroni as Zonjen e nderuar Vllahutin! Ajo nuk eshte Dora Bakojanis e Athines!
    Eshte “Dora Hekuri” e BE-se!
    Ua kemi pru ne maje te hundes me keta krye- kriminele makaber qe i kane korruptuar edhe vete fjalet korrupsion e Impunitet me korrupsionin e impunitetin e tyre te tejskajshem!

  4. braho kaleci says:

    Paska qene me i forte se edhe Enveri ky Sali Berisha. Kur si trembet syri nga amerikanet imagjino nga socialistet !

    Shyqyr thuj qe kemi budallain Ngjelen qe te pakten mashtron vetveten.

  5. Kola says:

    Keto kafshe qe s’deshen popullin e tyre e qe paturpesisht shiten vendin, mund ta vene me gjithe boten, tani qe po ju vringellijne prangat para hundeve. Sigurisht qe nuk eshte gje e mire nderhyrja e te hyajve ne keto pune, por derisa banditet e UDB, kerkonin me cdo menyre pushtet te perjetshem ne kete vend qe e masakruan dhe e dogjen, doemos qe eshte e mirepritur nderhyrja amerikane dhe evropjane. Le te binden ata sa te veshtire e pati populli per tu marre me keto mostra te degjeneruar.

  6. Sal Mavria says:

    Duhet me nderhy CIA ne ceshtjen e Salihut se mbaron pune per 3 muaj.Nese e shohin Shqiperine si interes amerikan duhet ta bejne se ky dreq as nuk merr vesh me u terheq ne jeten e thjeshte si qytetar.

  7. Dorina says:

    Sali eshte thjeshte nje kafshe e dale nga shpellat e vicidolit.

  8. tradita says:

    ta kuptoni nje here e mire ju merobazeria se per shtetin amerikan, per CI. A amerikane Sali Berisha vlen me shume se
    te gjithe mbasoadore amerikan. te Ballkanit se bashku. Berisha eshte burreshteti niveli i cdo ambasadori eshte teper i vogel te krahasohet me. te. Ju merobazeria jeni rober te mentalieteitbtuaj.

    1. ISH ANTIENVERIST says:

      Nqs jane te verteta keto qe thua ti zoteri me “nickun” tradita me keq ardhje duhet te themi se enver hoxha paska qene burri me i shquar qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat..sepse qe nga Rajersoni i cili do te ngelet jo vetem nje nga anti-shqiptaret me te medhenj ne historine shqiptare por dhe antiamerikani me I madh. qe ka shkelur ne shqiperi..jane bere gafa te pafaleshme qe as ne republikat e bananeve nuk behen ne kete menyre me kaq hipokrizi te hapur

      .

      NE se do te beja nje gjyq nurembergu per krimet kunder njerzimit ne shqiperi pas 1992 do te vija ne bangen e te akuazuarve:
      :
      Edwin rajerson
      saleh berisha
      azem hajdari (edhe pas ngordhjes)
      tritan shehu
      elez biberoviq
      lulzim basha
      bujar nishani
      james trafikanti
      damir fazllic
      nick gage (gaxojani)

      AKUZA:
      .

      DHUNIM KUFOME
      qe do te thote se ne 1991 kur shkelen keto barbare ai komunizem qe keto makartiste dhe neofashiste pretendojne se rrezuan..kishte vdekur qe ne 17 dhjetor 1981.
      pra keto kanibale,vampire hijena dhe nekrofage munden nje system qe kishte 10 vjet qe kishte vdekur.
      jo vetem kaq por keto zbatuan nje nga teorite me agersive te zbatuar dhe ne amerike midis vete amerikaneve.
      po pse ketu ne shqipri e gjeti makartisti rajerson te rrezonte nje te vdekur..
      pse ngaterroi ky colonel I ardhur nga beogradi tiranen me saigonin,mosken dhe berlinin e viteve 50-60
      The McCarthy Era
      Communist Witch-Hunts
      Although the United States and the Soviet Union were WWII allies against the Nazis, many in America were deeply suspicious of the Communist country. As the tensions of the Cold War deepened, fear of Communism reached its peak in the early 1950s. The U.S. Congress, led by Senator Joseph McCarthy and the House Committee on Un-American Activities, conducted witch-hunts in search of Communist sympathizers. The accused had two options. They could refuse to testify and risk losing their jobs and friends. Or they could cooperate and accuse friends and colleagues of being Communists. At the same time, the Federal Bureau of Investigation, led by J. Edgar Hoover, monitored citizens’ activities, searching for “subversive” behavior.
      Einstein and his leftist political convictions attracted the attention of the U.S. government as early as the 1930s. Denounced as a Communist spy and watched by the FBI, Einstein persisted in publicly criticizing McCarthyism as a dangerous threat to democracy and freedom of expression.

      Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
      E para
      ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
      E dyta
      invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
      ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
      Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.
      Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
      Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
      ***
      Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
      PERBINDESH
      KANIBAL
      MONSTER
      TERRORIST
      TRADHETAR
      DJALL…etj etj
      Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:

      1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
      .
      2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
      .
      3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
      .
      4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
      .
      5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
      .
      7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
      .
      8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
      .
      9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
      .
      10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
      .
      11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
      .
      12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
      .
      13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
      .
      14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
      .
      15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
      .
      16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
      .
      17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
      .
      18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
      .
      19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
      .
      20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
      .
      21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
      ***
      Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.

      Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu ( ato qe e kane emruar ) qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
      .
      Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht
      .
      Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Dita qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
      ***
      Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
      Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate .

      E fundit:

      me nje monstrer berishe jashte burgut i toleruar ne menyre pabesueshmerisht te shemtuar nga euroatllantiket….eshte shenjterim i enver hoxhes qe duhet vene para jezusit dhe muhametit si profet.

  9. aqif tahipi says:

    Proamerikanet me te medhenj ne shqiperi jane ata qe kane ndenjur me gjate ne pushtet 25 vitet e fundit.Por nuk kane ndenjur falas ne pushtet ,vetem se shpeshhere i kane rene me dore [email protected]@it te uncle samit. Pasi uncle sami eshte kenaqur nga ky sherbim i ka flakur nga pushteti.Megjithate keta nuk duhet te merziten per kaq pak nga uncle sami dhe ta ofendojne ,se ne vende te tjera (irak ,siri ) shoket e ketyre megjithese i kishin bere shume sherbime uncle samit ,i mori lumi fare te shkretet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje