A po e kompleksojnë miqtë e vet, Lulzim Bashën?

7 Tetor 2016, 21:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Javët e fundit shumë mbështetës të vlefshëm të Bashës brenda PD, po ngrejnë tonet ndaj ndikimit të Berishës në Partinë Demokratike, duke i kërkuar Bashës të shkëpusë PD-në prej tij. Besnik Mustafaj, një themelues i PD, me një histori të gjatë kontributi në historinë e saj, i ka kërkuar haptazi t’i “vërë kufirin tek thana” Berishës, duke mos lejuar që PD të mbetet territor privat i tij. Preç Zogaj po ashtu. Edhe pse në pozitë më delikate se Mustafaj, për shkak të një kursi jo gjithmonë luajal me PD, por për shkak të Berishës, është ndoshta një nga themeluesit e PD që e ka paguar më shtrenjtë se kushdo tjetër betejën me të. Ai është ndoshta politikani më jetëgjatë në opozitë në Shqipëri, për shkak se Berisha ia ka bërë të huaj PD-në në çdo kohë. Pozicioni i tij i brishtë tashmë në PD, e bën më pak oponent në publik ndaj tij, por ai nuk gjen rast pa “u gëzuar” edhe kur Basha bën teatër me leje kundër Berishës, siç qe “ndjesa” për plehrat.

Një tjetër mbështetës i palëkundur i Bashës qysh nga hyrja në PD, Henri Çili, dhe grupimi i tij që e mbështeti Bashën dhe në luftrat e brendshme në PD ndaj kundërshtarëve të tij, po ashtu po flet hapur për nevojën që Basha ka, të jetë lideri i vetëm i PD. Kjo natyrisht ka vënë në pozitë të vështirë shumë prurje të tij në PD, dhe ka komplikuar qëndrimin publik të Bashës për këtë çështje.

Edhe faktori ndërkombëtar, sidomos dy ambasadorët e rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, Lu dhe Vlautin, janë përpjekur ta konsiderojnë Bashën faktor të pavarur për një farë kohe, pastaj janë dorëzuar nën këshillat e fshehta të tij, që “të flasin një herë me Doktorin”.

Por çfarë po ndodh tani?

Lulzim Basha do të donte shumë t’i kishte në krah këta njerëz në PD dhe sidomos këta ambasadorët, por beteja e tyre kundër Berishës e ka kompleksuar dhe e ka vulgarizuar.

Nëse lexoni deklaratat e javëve të fundit të Bashës, ju do të shikoni një kopje të shëmtuar të Berishës, dhe një përpjekje për t’i treguar atij, se janë bashkë deri në vdekje.

Gjuha e Lulzim Bashës ka degraduar thellë dhe qëndrimet e tij publike po konkurrojnë denjësisht “qytetarin digital”. Ai përditë e më shumë po flet si Berisha dhe po përpiqet të jetë në një gjatësi vale me të, edhe kur ai sulmon ndërkombëtarët, edhe kur flet për politikën e brendshme.

I kompleksuar nga ideja se thirrjet e bashkëpunëtorëve të tij, mund të zemërojnë Berishën dhe ai mund të mendojë për zëvendësimin e tij, Basha në të vërtetë, në vend që të ndryshonte për mirë, po degradon me shpejtësi.

Dhe kjo ka një shpjegim thelbësor. Të gjithë bashkëpunëtorët dhe miqtë e Bashës që po tentojnë ta ndihmojnë realisht, kanë të njëjtin kontribut në thelb që ka Berisha, në raport me emërimin e Bashës, si kryetar i PD. Kur ai u emërua në krye të PD, Berisha udhëhoqi masakrën elektorale të tij kundër Olldashit, jo se Basha mund të mos fitonte, por që të fitonte duke u bërë sa më pis, që të gjithë të mos e diskutonin faktin që e bëri Berisha kryetar.

Edhe pse kam qenë pro Olldashit, kisha një bindje që Basha mund të zgjidhej normalisht dhe me garë të ndershme kryetar i PD, me një rezultat të ngushtë, pasi shikohej realisht si njeri i Berishës dhe inercia e pushtetit të këtij të fundit në PD, mund të vepronte realisht.

Por Berisha bëri kujdes që ai të mos fitonte ndershëm, por të emërohej dhunshëm prej tij. Ai ndërhyri brutalisht në fushatë, kërcënoi kryetarë degësh, imponoi votim të hapur me vota që identifikoheshin nga numri serial dhe demonstroi armiqësi publikisht ndaj rivalit të tij.

Miqtë e Bashës, e kam fjalën për këta që po i thonë të ndahet nga Berisha, e pranuan në heshtje këtë “ndihmë” shkatërruese të Berishës dhe këtu qëndron problemi.

Bashën për kryetar e njohu dhe Olldashi, dhe Patozi, dhe Bregu, dhe gjithë ata që nuk e votuan, por ata njohën dhe problemet që pati zgjedhja e tij. Këta nuk deshën t’i pranonin atëhere këto probleme, nuk deshën të thonë që zgjedhjet ishin të pandershme, ndërkohë që Basha mund të ishte fitues, dhe e lanë realisht Bashën, peng të Berishës dhe brutalitetit të tij për ta zgjedhur kryetar siç di Berisha të bëjë zgjedhje. Është kjo arsyeja që sot Basha nuk ia del dot të dëgjojë këshillat e tyre për t’u bërë kryetar i PD, pasi është peng pikërisht tek mënyra si është zgjedhur.

Ndaj mos i bini më qafë kot. Më mirë merruni me Berishën dhe bëni betejë personale kundër tij, se sa i bini më qafë Bashës të bëhet kryetar mosmirënjohës. Pasi do mbetet thjesht një mosmirënjohës. Kryetarin e di Berisha si zgjidhet!

13 komente në “A po e kompleksojnë miqtë e vet, Lulzim Bashën?”

  1. NjeQyetarOptimist says:

    Mund te them se kjo teme nga Tema s’ka asnji reflektim me ate qe shkruaj une si diversant tek 55.. Te dashur zonja e zotrinj deputetsh. Kur u la kazani edhe mjerani me I fundit qe mbante era krome, me thonj te palare doli dhe dhe u hodh tek Lana qe ishte nji bukuri e rralle ne vitet e para qe une qeverrisja.. Sude,- ti je moj ?!?! Oh jo, me fal Zonja Halimi jam plak ca dhe retina e syve po me len pak.. Je vesh me ngjyra ngjyra moj burrnesh dhe te ngatrrova. Mos me te pa ai I Kamzes se ka me te qujt “Shamikuqe”..Hajde ulu prane meje se s’ka ardh Jozi akoma. Kujdes pllakat kur ecen se ke me na I thye. Meron, e kam njoft.. Ishte burr intelekt dhe I rrespektueshem.. Por se di c’fare ndodhi dhe kur nje “gabim teknik” qe hodhi ne ere nje koder te tere dhe fshiu nga faqja dheut 26 qytetar te nerum, filloj duke me kritikue. Por c’fare ndodhi ?!?! Nji nga ata te grupit te Ciftelise, I thashe: “Me shiko pak Meron se do trajnim specjal”.. Nuk ishte Gazidede e kuptoj por edhe ky I riu me tavoline Versaci nuk ishte larg. Po c’fare te them une o zotri shtypshkronja si kish pagu taksat. Makina ju dogj nga nje “gabim teknik” tjeter. Po ju jeni xhelata mor. Ju s’kini shpirt.. Ne kohen time njerezit vriteshin dhe digjeshin LIVE kurse tani han koken e njeri tjetrit se lirohen nga gjyqtar te ndergjegjshem.. Pusho ti baxhanaku I Spiro Kolekes.. Ti di zullumet une ty.. Pusho ti qen.. O legena … Nderpritet séance..

    1. 21 JANARI 2011 KRIM FASHIST I TOLERUAR NGA MIQTE E LU LESHITl says:

      Megjithese kam lexuar mijra libra dhe kam pare filma qe nuk numerohen me tema qe nga antikiteti e deri ne dite e sotme nuk kam pare nje felliqsire kozmike si mender me thene Lul Basha dhe perpiqem te gjej spjegimin e ketij sekreti.

      Nuk e diskutoj qe ky naziskin buzequmesht eshte planifikuar per k/m ne 2017 qofte nga piketimi i famekeqit arvizu qe i tha yll ne ngjitje pa u thare gjaku i te vrareve ne 21 janar..qofte nga puthja qe i jep here pas here zonja Nuland kur e takon..qofte dhe nga fytyra e vrerosur e edi rames qe po e dorzon pushtetin si ne 2011 jo me nga mengperveshuri arvizu..por nga breket e ulura te nepunsit donalsd lu.

      Edhe ne u befte k/m ne 2017 nuk ka zog kurve ne bote te mbuloje aferat e tij kriminale qe memoria popullore i ka renditur me si me poshte:

      “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL

      A
      -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

      B
      -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

      C
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
      D
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

      E
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

      F
      -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

      G
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

      J
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

      M
      -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

      “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

      -LUL LEGENI
      Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

      LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
      Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

      -LUL MALOKARI
      .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

      LULI KUQ
      Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

      LUL I AMBASADORES
      Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur nga kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore…

      Cfare duhet te ndodhe me shume qe ai vend te quhet me keq se i pushtuar…pra jemi te poshtruar aq shume nga miqte e Lulit sa cdo lloj pushtimi do na dukej lule…ose me ndryshe kur LUL DEVILI po shurron jetimet e 21 janarit me koqet e edi rames dhe donald luse…cfare duhet mendojme per kete koleren lul berishiste ??

    2. Skypion says:

      Sapo lexova intervisten e Besnik Mustafes,e dija se do te ngjallte kete entuziazem ,edhe pse te ndrojtur,tek analistet e majte ne vecanti e tek ato te qeverise ne pergjithesi,sic eshte edhe rasti i analistit te forumit tone,zotit Baze.
      Jemi ne kohe fushate.Do te kete edhe shume shkrime te ngjashme nga ky soj analistesh,ku gjoja nen shqetesimin publik per nje aset publik,sic eshte PD-ja,do te tjerrin gjate e gjere “debatin” qe kane sajuar vete: a eshte apo nuk eshte Basha nen ndikimin e Berishes!Qe kur Basha u zgjodh kryetar i PD-se,te majtet jane kapur fort pas kesaj.Ata mendojne qe eshte shume e efektshme per te bere diversion tek PD-ja,nga njera ane,dhe per te ftohur sa te jete e mundur te ashtuquajturin votues gri,ndaj Lulzim Bashes.
      Me kete diversion analistesh te Rames,nuk ia vlen te merresh aspak.Nuk eshte as logjike dhe as serioze te debatosh me ta ne kete pike.
      Por,ia vlen te themi qendrimin tone,ne per cka tha nje demokrat i vjeter ne PD,sic eshte Besnik Mustafa.
      Une jam totalisht kunder sugjerimit qe Mustafa i ben Bashes.Per arsyen e vetme,se eshte jo logjike.E pakuptimte.E padobishme.Dhe,une habitem ,sesi nje njeri qe konsiderohet si intelektual,si Mustafa,te beje sugjerime te tilla qe dhunojne edhe intelektin mesatar.
      Aq me pakutpim me duket ky sugjerim,kur behet pas 3 viteve qe BAsha eshte ne krye te PD-se.Mbase,mund te kishte njelloj kuptimi,nese do te ishte bere ne kohen kur u zgjodh Basha,para 3 viteve.Por,jo.Besnik Mustafa e ben sot,pas 3 vitesh.E ben pas 3 vitesh provash te pakundershtueshme,provash publike,te verifikueshme nga kushdo,qe Lulzim Basha po ben nje opozite krejt te ndryshme nga ajo e Sali Berishes.
      Ne verb,ne stil,ne akt.
      E gjitha kjo,pa hyre ne debatin,eshte mire apo keq.Me efektive apo me pak e tille.Pertej tyre,Basha po sillet e vepron si Basha.Ne cdo aksion te madh apo te vogel politik,qendrimi i Bashes dhe PD-se qe drejton,ka origjinalitetin e tij.Kete opozicion 3 vjecar eshte Made In Basha.Le te dale kush te doje,sado te zgjuar dhe me eksperience ta mbaje veten dhe te me thote te kunderten,jo une,por faktet do t’ia cojne mundin kot.
      Pa hyre ne arsyen ,se c’ishte ky zgjim i papritur i Besnik Mustafes nga letargjia e gjate politike(arsyeja ne te tilla raste,eshte GJITHMONE banale),pa i kujtuar gjithtashtu,se ka shkelur nje nder virtutet ,ne mos virtutin kryesor te qenies njeri,ate te mirenjohjes – kam pershtypjen e forte,se ketu kemi te bejme,vec te tjerash,edhe me intimidimin e “shkrimtarit te ndjeshem” nga diversioni 3 vjecar ,i diteperditshem,i bashibozukerise mediatike dhe politike te Rames,ne lidhje me raportet Basha-Berisha.
      Me pak fjale,nevoja per protagonizem ne nje epoke te re te PD-se (sidomos kjo) mosmirenjohja qe merr shtyse nga hatermbetje te vjetra te pathena por gerryese, “ndjeshmeria” e theksuar e shkrimtarit ndaj diversionit te kundershtareve,keto pak a shume jane arsyeja e keshilles aterore qe Mustafa i jep Bashes.
      Pak me lart,thashe arsyet se pse eshte e panevojshme nje keshille e tille,duke permendur qendrimet dhe aksionte konkret politike te Bashes,made in Basha e qe nuk lene shteg per asnje dyshim.
      Por,po jap edhe nje arsye tjeter.Me te forten.Por,edhe me te hidhuren,si per kundershtaret politike te PD-se,shtu edhe per hatermbeturit ne vite brenda saj.
      Arsyeja madhore eshte kjo: Sali Berisha,dora vete,duke i dhene bekimin Lulzim Bashes,i vetedijshem se eshte krejt i ndryshem nga ai,dhe pikerisht per kete, eshte argumenti kryesor se pse ai nuk ndikon mbi te.
      Eshte rast unikal ne politike,kur behet fjale per trashegimi politike,kur nje lider,i konsideruar historik,pasohet,me vullnetin dhe bekimin e tij,nga nje person krejtesisht i ndryshem nga ai.Ne cdo aspekt.Eshte rast unikal.Nuk ka te tille te ngjashem ne bote.Nuk ka.Te gjithe lideret politik,aq me teper ato te akuzuar po konsideruar apo perceptuar si autoritar(se per diktaktore as qe behet fjale),kur ka ardhur puna te zgjedhin trashegimtaret,i kane zgjedhur te ngjashem.TE NGJASHEM.
      Berisha ,po te perdorim fjalorin e kundershtareve te tij qe e urrejne dhe te ndjekim logjiken e tyre, zgjodhi si trashegimtar nje njeri qe eshte shume i ndryshem nga ai;e ne disa aspekte,krejt i kundert,madje.
      Me ane tjeter,Sali BErisha,ka deklaruar pulbikisht,se terhiqet nga cdolloj POSTI politik.Se i ka dhene fund politikes se posteve.Qe domethene se nuk do te jete KURRE as kryetar i PD-se,as kryeminster,as president,asnje post.Gjithe duke dhene fjalen,se nuk dot ejape kurre doreheqjen nga te berit politik,qofte si deputet i thjeshte,qofte edhe pa qene i tille.
      Megjithate,thirrja qe BEsnik Mustafa i ben Bashes per atvrasjen e famshme politike,e ka nje vlere: Basha duhet te spastroje PD-ne nga xhaketat e vjetra(po te marrim termin nga socialistat) dhe te mos afroje xhaketa te vjetra si zoti Mustafa.
      Te gjithe te vjetrin ne PD,duhet te ndjekin shembullin e Sali Berishes: te terhiqen ,dhe tu hapin rruge te rinjve!
      Besnik Mustafa,me ate semundjen kronike qe kane te gjithe shkrimtaret medioker,kujton se eshte i ri akoma,kujton se do te mbetet perher i tille( i ri ne zemer,i ri ne shpirt),duke harruar se eshte po aq i vjeter sa Sali Berisha,e per me keq ,si njeriu qe ka perfituar me shume se kushdo ne PD nga perkrahja e BErishes,aq sa u detyrua edhe Kadareja,ne te paren nderhyrje direkte politike te tijen,t’i kujtonte Mustafes krahinorizmin.Nese Berisha,mund te akuzohet per krahinorizem,nuk jane ate policet apo bodigardet nga Tropoja,por pikerisht njerez te tille si Besnik Mustafa,bile bash ky,qe po te mos ishte perkrahja ne vite e BErishes,as ambasador,as minister as asgje nuk do te ishte.Nuk do ta njihte askush.Nuk do ta qaste askush ,askund.Pra nuk do te ishte ky qe eshte.
      Sa per Prec Zogajn,qe perkrahu sugjerimin pa kuptim te BEsnik Mustafes,besoj se jemi ne rrathanen e “diplomacise se rrethit”,kur shoket,miqte,te njohurit, mbrojne mendimet e njeri-tjetrit.
      Kurse,se c’thone kundershtaret politike dhe bashibozukeria e tyre mediatike,sic edhe e tham ne krye te komentit,as qe ia vlen te merresh.Eshte kot.
      (P.S: i nderuar dhe i respektuar zoti Baze,te gjithe ata qe mbeshteten kandidaturen e te ndjerit Sokol Olldashi,perfshire edhe juve,e bene per diversion dhe “empati krahinore”.Une e kam vene edhe me pare ne dukje,se si ka mundesi qe socialistat te mbeshtesin berishistin me perfaqesues ne PD,me te egrin madje,me te egrin ndaj tyre,qe e kane vuajtur aq shume si kundershtar politik,si ka mundesi pra,qe keta socialiste te mbeshtesin berishistin par excellence Olldashi?!Dhe pergjigja ka qene dhe eshte: per diversion dhe krahinorizem! Ja kaq te ligj jeni ju!)

      1. @ says:

        SKYPION-i e meriton plotesisht emertesen (dhe pagesen) si ZEDHENESI I SHTYPIT (te perditshem) TE PD-se (direkt nga studio “S. BERISHA”)

      2. clean Albanian says:

        Skypion(Sejdi Peka),me vullnet te jashtezakonshem e lexova gjithe djarene tende mediatike ne kete forum.
        Si gjithnje,vetem zhgrap brockulla pa fund,fyen dhe ndot,pa na thene asgje.
        Na thua e na thua qe Basha eshte i pa mvarur nga babai yt Saleh Bisha,por nuk na jep asnje fakt.Ku?Si?
        Na thuaj more nje dalje te Lulushit qe nuk eshte ne sinkron me Salehun?Nje te vetem!
        Eh mor Skypion…..Bare te rende te kane vene persiper.Te besh avokatin e kriminelave qe ti nxjeresh te pafajshem.

    3. Grigor says:

      Nje nga komentet ne proze me te bukura qe kam lexuar. Sepse ne poezi eshte mjeshter ai “specialisti” I NSHRAK-ut.
      Por ky nivel I larte shkrimi, I denje per nje ose dy kolona ne faqen 2 te gazetes, shtron pyetje: Kush dreqin I puneson dhe mbi çfarë kriteresh punesohen gazetaret neper gazetat tona, sepse shume pacavure lexojme.
      Nuk ka dyshim se Mero Baze eshte gazetar cilesor. Vetem debilat e Berishes e kane tmerr. Por nuk mund te thuash te njejten gje per ata qe ka punesuar ne gazete, ose per disa te ashtuquajtur opinioniste ne profesion te lire. Pa le Sokol Balla qe te ben per te vjelle nga menyra se si shkruan.
      Nuk ka rendesi krahu politik. Edhe Berishen qe nuk ka avokat qe e mbron mund t’a mbrosh me mjeshteri duke e pozicionuar ne nje dritë tjeter. Por te tere ata qe duan te mbrojne Berishen jane kaq debila sa me shume i bejne dem se sa mire.
      Nuk mbrohet Berisha duke share Ramen “palloshi”, apo “piktor”. Nuk shahet Erion Veliaj duke I permendur dasmen ne Gjirokaster apo shitjen e fiqve. Nuk can me nder njeri “bythe” per keto budallalleqe. Keto vetem shprehin nivelin e ulet te atyre qe mbeshtesin Berishen. Basha dhe Berisha shajne Ramen nga Sarajet e Surrelit. E kush çan “bythe” per sarajet e Rames? Debila. As politike nuk dine te bejne, por as edhe te shajne nuk dine. Edhe Portokallia ja nxjerr bojen Rames me shume nga Basha e Saliu, dy idiote maskarenj. Se mund të jesh edhe idiot I mire qe nuk prish pune.
      Ne vend qe te merren me politikat e qeverise dhe te parashtrojne platforma te reja vetem shajne, shajne dhe shajne sa njerezit lodhen.
      Por çfarë them dhe une! Ku kane platforme ata?
      Edi Rama beri nje gabim feminor politik duke ja lene Topin ne dore Berishes dhe Rames per Reformen ne Drejtesi. Por Berisha dhe Basha si trapa qe jane e hodhen topin dhe thane ne nuk luajme me kete top, dhe lane lojen. Kur, ata mund te ishin bere lojtaret kryesore te Reformes duke u ulur me Nuland, Lu dhe Vllahutin dhe te votonin pastaj duke thene qe Reforma ishte produkt I tyre. Por Jo.
      Berisha çau topin dhe beri harakiri. Por Jo duke vrare veten. Duke vrare Bashen publikisht.
      E tera kjo nuk e ben Ramen me te mire, por ai perfiton se nuk eshte idiot si Basha.

  2. rudini says:

    I ke dhene shume vlera me kete shkrim,realisht nuk ka asnje vlere.Shikoi vepren.

  3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    O Edi të marrtë e mira
    Dinim që s’bëje çudira
    Me shumë bujë premtove mjaltë
    Ke tre vjet, na dënde me baltë.
    .
    Edi Rama a s’më thua
    mos janë gjë paratë e tua
    Një i Njerkës, një i Lalës
    Boll pagum borxhet e Salës.
    .
    Do të bësh mirë për Venin
    Boll pagum për Sal Legenin
    Merrja Gites, merrja Zenit
    Boll i re Karadyzenitë.
    .
    Të shkretët që janë vrarë
    Në Gërdec e në Janarë
    Nuk do gjejnë kurrë qetsi
    Po nuk vumë Drejtësi.
    .
    Pare ke, mjaft më me llafe
    Sali plehun hiqe qafe
    Seriozisht unë ta them
    E ka hak, bëje Azem!

  4. Qytetari Dixhital says:

    Mero,edhe ti qenke nje i çmendur.Basha,si me Salen, si pa Salen,eshte nje njeri pa vlera,per te qene lider.Mjere Pd-ja qe e ka.Do ta shohim si do ta lere Pd-ne,sigurisht pas Sales.

  5. Kola says:

    Mos i bini kot legenit se s’ka bythe Lulushi te beje keto gjera. PD eshte krijuar se parti e familjes dhe e klanit dhe e tille do shkrihet. Lulushi te rrije urte se e kemi gati Zenin dhe Argiten per t’i treguar vendin.

  6. anita says:

    O zoti Mero mos i harxho energjite me Lulin se eshte pa shtylle kurrizore dhe nuk mund ta vendose trurin ne pune pa i dhene miratimin Berisha dhe UDB-ja,me vjen keq per PD qe me Lulin i ka humbur vula dhe nuk do ta votoje njeri do vazhdojne te paraqiten ne publik me nivele si Noka ha..ha..ha..ha.. jane per tu meshiruar….

  7. lylashi says:

    Zoti Mero. Ti nuk i njeh asnje mekat Lulezim Bashes dhe hesapet qe ka drejtesine, por na perrallis me keto llafe boshe. Edhe sikur ai te mos shkoje ne banken e te akuzuarve, te pakten humbjen e zgjedhjeve te ardhshme e ka te garantuar. Atehere, ne kete rast, ai do te behet kryetar partie apo do te jape doreheqjen nga posti i dhuruar?

  8. Emigranti says:

    ZMero pershendetje ! PD eshte shkermoqur ne ate farefeje sa e pa mundur te ri ngrihet, ka shume mundesi qe nga kjo parti te na lindin particka te tjera ,si parti ajo eshte ne vdekje klinike pra po vdes me sakte akoma ka vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje