Mikpritja shkodrane për tifozët, nxjerr bllof Bashkinë

8 Tetor 2016, 20:20Editorial TEMA

Nga Ben Andoni

Ka qenë e tepruar ajo ritiradë batutash që kryeministri i vendit Edi Rama i ka shprehur kryetares së bashkisë të Shkodrës. Qesëndia dhe shpotia e tij therëse jo vetëm e ka ofenduar zonjën e parë të Shkodrës, por ka treguar realisht edhe sesi është diskursi i pushteteve në vendin tonë.

Veçse do të duheshin pak ditë, kur përfaqësuesja e Kosovës të ndeshej në qytet, që publiku i cili ishte renditur në krah të kryetares së Bashkisë, të kuptonte se primatët e pushtetit lokal në Shkodër i meritojnë fjalët dhe ndoshta edhe më të rënda.

Mungesa e administrimit të duhur shumëvjeçar, anomalitë e shumta në qytet, arroganca dhe politizimi në thelb i pushtetit lokal, e kanë lënë qytetin pa asnjë sens zhvillimi. Dhe, Shkodra e përmendur për bujari, gaz dhe alegri, por edhe modernitet na ka treguar të turpshëm para kosovarëve. Fillimisht për makutërinë e pronarëve të vegjël; së dyti, për organizimin e dobët, që rrjedh edhe nga strukturat e Bashkisë; së treti për mbetjen pas në sjellje, që na tregon krejt të pagdhendur dhe së katërti, për mungesën e empatisë ndaj vëllezërve kosovarë.

Shkodra e meriton stadiumin për kontributin e madh në futboll dhe Shqipëria i është mirënjohëse për atë që i kanë dhënë sportistët e saj në dekada, porse njerëzit e saj të pushtetit lokal, që prej kohësh të komunizmit e deri më tani, kanë treguar se janë meskinë dhe të cilëve u ka mbetur ora ende te përmendja stërbajate e qytetit të madh, që bënte tregti dhe njihej nga metropolet e njohura të Evropës dhe padyshim Marubi.

Në fakt, Shkodra më shumë se çdo gjë ka shpirtin e qytetarëve të saj të vërtetë, një komunitet gjithnjë e më vogël, që nuk rreh gjoksin vend e pa vend dhe që flet pak, e që i ka dhënë Shqipërisë si pakkush tjetër. Zërin e këtij komuniteti tashmë e mbysin kinset e shumta, që shkojnë rëndom deri në krye të pushtetit lokal dhe nuk bëjnë asgjë.

Kryetares së Bashkisë dhe pak herë do të ketë rastin që qyteti i saj të bëhet një qendër e një pelegrinazhi të tillë sportiv në stadiumin me emrin e të madhit Loro Boriçi, po aq pak kohë sa ajo vetë dhe vartësit e saj, u ka mjaftuar të tregojnë se janë aksidentalisht dhe thjesht zgjatime të politikës. Kjo shpjegon pse qyteti nën drejtimin e tyre ka aq shumë anomali, kjo shpjegon sepse Shkodra nuk di të mirëpresë si duhet, siç ndodhi këtë herë me kosovarët, kjo shpjegon edhe pse është ashtu kaotik si është.

Kryeministri Rama i foli vërtet keq znj.Ademi, porse në një takim tjetër si kreu i ekzekutivit të këtij vendi, do t’i duhej t’i fliste dy herë më ashpër (jo rëndë), për gjendjen që ajo e ka lënë qytetin. Pasi Shkodra, Dashnorja e Moteve, siç thoshte Migjeni, tashmë është një grua e mbaruar, që pret ta ndihin, njerëzit që vetëm i lakmojnë hiret dhe përfitojnë pa mëshirë mbi të. (Javanews)

22 komente në “Mikpritja shkodrane për tifozët, nxjerr bllof Bashkinë”

  1. aqif tahipi says:

    Zoti Andoni kam nje kritike teper te vogel per ju. Nuk duhet ti ofendoni primatet duke i krahasuar me primatet (humanoidet politike ) ne krye te puneve lokale.

    1. Shkodrani says:

      Nuk i heqi asnji presje, Shkodra ka mbaru e Voltana asht sherbimi i varrimit te saj.

      1. notari says:

        Shume komentues pyesin kush eshte urithi URIAH HIP qe fshihet pas emrin skypion..ose QENI PAVLLOWIT?
        .
        Shumica e tyre jane te bindur se eshte ish spiuni i sigurimit te shtetit artan hoxha nje nga halabaket me te medhenj qe ka nxjerre kombi shqiptar vecse eshte hajdut inteligjent me kollare
        .
        Ky spiun ,hajdut dhe papagall me urdher te atij qe i shkerdheu nenen tre here (pra berisha) ka dale ne gazeten Tema rregullisht si qeni pavllovit dhe ka lehur me urdher te berishes si violine e tij e pare.nga janari ne qershor 2013 dhe iku si i dhjere
        Pas humbjes katastrofike ne 23 qershor pushoi lehjen e tij dhe shkoi si qen e zgjebosur ne kembet e Rames por ky i tha perseri se je kurve mediatike .
        .
        Tani qe dinastia berishaj kane kaluar ne kundersulm hitlerian keto javet e fundit u duk skypioni ne detyren e tij si qen besnik.
        Ne nje artikull te Skyionofagosit Mustafa Nanos (dhe ky idiot qe kalon ne orgazem me vehten e tij si artan skypion hoxha) lexova Skypionin qe komentonte 100% me fjalet qe flet ne bordellon opinion te blendi fejziut.Sis dihet Mustafa Nano eshte nje armiqte e anal-istit Katran Hoxha se ishte i bari qe denigroi karnavalen president skypionin tone dhe ky nuk ja fal katundarit te ckraparit.
        .
        Per kuriozitet ndiqni nekrologjine e fituesit te olimpiadave te enverit ketij mikut te shtepise se Muho Asllanit dhe kontigjentit te MPB ketij qeni te rrahur qe te vogel

        NE 1993, PROKURORIA KERKOI TA ARRESTONTE, SKYPION KATRAN HOXHA IKU ME SKAF NGA SHQIPERIA Në 26
        Shkurt 1995 ish-presidenti Sali Berisha do të shprehej: Mafia e drurit të arrës, me (Genc) Rulin e kompani, po financon partinë…”. “Druri i arrës kishte nisur të përdorej si term që në vitin 1994, kur filloi një fushatë antikorrupsion nga Berisha dhe Prokuroria i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të deputetit për Genc Rulin që kishte qenë ministër i Financave dhe Ekonomisë në vitet 1992-1993, në mënyrë që ta merrte atë të pandehur për një aferë shpërdorimi detyre që u bë e njohur si çështja e drurit të arrës. Fjala ishte për eksportimin e një sasie të madhe druri arre që përdorej në Perëndim për veshje muresh dhe tavanesh dhe mobilje luksoze
        .
        . Në 1995 Kuvendi votoi për të mos ua hequr imunitetin dy deputetëve të akuzuar nga Berisha, Genc Rulit dhe Rexhep Uka, që kish qenë ministër Bujqësie. Por ndërsa dy deptetët shpëtuan nga vota që nuk dhanë kolegët në Kuvend, Artan Hoxha, që kishte qenë ministër i bashkëpunimit ekonomik me jashtë deri në 1993, i cili ishte pa imunitetet u detyrua të arrrtisej me skaf nga Shqipëria për ti shpëtuar arrestimit. Miku i tij në Tiranë Genc Ruli shpëtoi sepse deputetët e shumicës së PD-së kishin frikë se mos do tua vinte vetë radha për tiu hequr imuniteti, ndërsa e majta nuk votoi kundër Rulit sepse e cilësonte fushatën si gjeti shtrigash dhe jo luftë kundër korrupsuionit. Artan Hoxha, ishte rikthyer në Shqipëri dhe i ishin pushuar akuzat falë amnistisë së marsit 1997.

        .
        SKYPIONHOXHA BASHKEPUNOI ME QEVERINE MEKSI, NANO, META E BERISHAN
        Në gjysmën e dytë të viteve ’90 dhe më pas, Genc Ruli dhe Artan Hoxha kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë në drejtimin e Institutit të Studimeve Bashkëkohore. ISB ka kryer shumë studime, të financuara nga donatorë të huaj dhe vendës, duke bashkëpunuar dhe me qeveritë shqiptare të Meksit, Nanos, Metës, Berishës, si dhe kanë merituar besimin e ambasadave amerikane, britanike, gjermane, si dhe të Bankës Botërore, BE-së etj. Hoxha dhe Ruli janë paguar të kryejnë studime dhe projekte edhe kundër korrupsionit. Po përmendim disa: “Qeverisja me drejtësi dhe mënyrë demokratike. Programi i shtetit ligjor në Shqipëri”, korrik 2004 – qershor 2007, partnerë: USAID, Casals, etj; “Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit të zyrtarëve publikë”, 2004-2005;“Konfliktet e Interesit” 2007, USAID, Casals; “Prokurimi Publik” 2001-2003, donatorë: MSI, USAID, qeveritë shqiptare të Ilir Metës dhe Fatos Nanos; “Inkurajimi i reformës në shërbimin civil të Shqipërisë”, shtator2001- maj 2004, donatorë: Banka Botërore, qeveritë shqiptare të Ilir Metës dhe Fatos Nanos; në vitet 1999-2000 dhe 2000-2001 ka trajnuar qeveritë e Ilir Metës për privatizimet me fondet e Bankës Botërore, UNDP-së, Bankës Evropiane të Investimeve. Instituti i Studimeve Bashkëkohore ka marrë pjesë dhe në studimin “Projekti i Menaxhimit të Integruar dhe Pastrimit të Bregdetit” (tetor 2007 – janar 2008) me Bankën Botërore. Për këtë projekt pati polemika në vitet 2009-2010, ku u përfol implikimi i dhëndrrit të Kryeministrit berishoviq “Projekti i Menaxhimit të Integruar të Bregdetit dhe Pastrimit” financohet i tëri nga paratë e donatorëve të huaj. Kostoja fillestare e projektit ishte 38.5 milionë dollarë dhe ai zbatohet nën përgjegjësinë direkte të Ministrisë së Punëve Publike,Transportit dhe Telekomunikacionit. Projekti përfshin 17.5 milionë dollarë nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), 2.23 milionë dollarë nga një grant i qeverisë japoneze, 3.11 milionë dollarë nga një grant i qeverisë hollandeze, 2.6 milionë dollarë nga një grant qeverisë austriake, 0.95 milionë dollarë nga Fondi Global për Mjedisin (GEF), 5.7 milionë dollarë nga qeveria shqiptare, 1.26 milionë nga kontribute të komunitetit lokal. Afërsisht 23 për qind të fondeve totale të projektit të financuara nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) janë disbursuar deri në vitin 2009. Një grant i Komisionit Evropian, me një disbursim total prej 1.8 milionë dollarësh, u mbyll në 30 qershor 2009.
        .
        Pra shikoni sa miljon dollare kane kaluar ne duart e nje hajduti dhe spiuni me license si Fuck-skypioni dhe ka te drejte se duhej te ishte ne burg me banden e berishes dhe per kete ka te drejte ta shaje Ramen nga ana e fituesve te 23 qershorit
        ————————
        Shenim:
        Zoti Skypion Shqupi Sales (lexo Hales)
        Nuk me habit qe je nje kundershtar deri ne kanibalizem I Edi Rames (edhe une ediramen e urrej qe nuk i preku nje qime bythe saliqenit per te cilat mori votat 3 here).
        Me habit idiotizmi juaj kozmik qe I mendoni komentuesit e Temes dhe shqiptaret e ndershem me nivel kaq te ulet sa te benei keto te vjella qe ne fakt na bejne te urrejme shtrigun berishe jo vetem nga bemat e tij kriminale por dhe keto nga artikujt Sali-vetvrases..
        Si gjithmone ne fund dhe kartoline e zakoneshme e merituar:

        o Skypion ti ulur rri
        se nje bejte po ta qes
        ba me i pas tre cope si ti
        nedy ve kambet e ne tjetrin dhjes

    2. Skypion says:

      Po si eshte e mundur te besh nje shkrim te tille,zoti Andoni?!
      Po si eshte e mundur te akuzosh kryebashkiaken dhe bashkine e Shkodres se nuk po ben gje per qytetaret e saj?!
      Po me cfare t’i beje,zoti Andoni?!Ku t’i marre pare,zoti Andoni?!Se me pare behen punet,zoti Andoni!Se pa pare nuk behet asnje pune,zoti Andoni?!
      Po a e di,qe shume mire e di,se Shkodra eshte me e diskrimunuara nder te gjitha bashkite e Shqiperise nga qeveria,zoti Andoni?!
      Po a e di,qe edhe nje bashki cfaredo socialistash,nje bashki qe mund te jete sa nje lagje e Shkodres,e qe jane jo pak,por njej sere te tillash,dikur ne Jug,bie fjala,merr disafishin e financimit nga c’merr Shkodra prej qeverise,zoti Andoni?!
      Po a e di,qe shume kolege tuajet,edhe te majte bile,kane shprehur skandalizimin e tyre me kete diskriminim te paprecedente qe i behet Shkodres nga kjo qeveri?!
      Dhe,pse e gjitha kjo?!- Sepse ,Shkodra eshte Shkoder;sepse,Shkodra qeveriset nga te djathtet!
      Po si nuk ju vjen turp,zoti Andoni?!
      Sa i perket shqetesimit tuaj,ne lidhje me keqpritjen qe shkodranet u paskan bere “vellezerve kosovare”,sidomos me vjedhjet apo grabitjet qe na paskeshin ndodhur,e qe jane te verteta padyshim,me duket sikur eshte pak i ekzagjeruar…
      Ne fakt,dua te them,se nuk me duket hic i vertete!Hic valla!
      Dhe,e dini pse ,zoti Andoni?!
      Sepse,ky eshte nje ekstrapolim dinak,i nje fenomeni te zakonshem krimi,ne ceshtjen kombetare.
      Eshte e vertete qe ka patur grabitje,domethene krime,ndaj ndonje shqiptari te Kosoves ne Shkoder.Por,hehehee,mos te tregohemi kaq djallezor zoteri,sepse,krimi eshte krim.Nuk paragjykon krimi.
      Shkodrani qe vjedh apo grabit nje shqiptar te Kosoves,nuk e ka bere se ky eshte nje shqiptar i Kosoves,por se eshte nje hajdut nje kriminel.
      Perndryshe,ky do te vidhte njesoj edhe nje bashkeqytetarin e tij,nje shkodran;apo edhe nje shqiptar te Shqiperise;edhe ty madje,po t’i jepej rasti.
      Kurse,ju ,dinakerisht,doni te thoni te kunderten.A thua se shkodranet nuk i dojkan,nuk i respektojkan e aq me shume, na i keqtrajtokan “vellezerit tane kosovare”!
      Keshtu,i bie,qe ju,zoti Andoni t’i doni kosovaret,me shume sec i duan ata ,shkodranet!Por,sa e vertete eshte kjo?!
      Une,dhe ketu,me fal qe po e them,por nuk besoj edhe aq.Per te mos thene se nuk besoj fare.Hic nuk besoj!Hic aaa!
      Dhe,a e dini pse,zoti Andoni?!
      Sepse… ja ,po ju bej nje pyetje,nje pyetje nga ato qe eshte gur prove i padiskutueshem: A jeni per bashkimin e Shqiperise me Kosoven,ju zoti Andoni?!A jeni per bashkimin kombetar,ju zoti Andoni?!
      Eshte nje pyetje retorike,sepse,ju zoteri,beni pjese ne ate rreth gazetaresh,analistesh dhe intelektualesh te Shqiperise qe jane kunder bashkimit me Kosoven.
      Te gjithe ju e doni Kosoven!E doni aq shume,sa … jeni kunder bashkimit me Kosoven!
      Kur nje kosovar nuk e flet si duhet standartin,apo kerkon njelloj ndreqjeje te tij,ju e sulmoni ashper,me argumentin hileqar se kjo nuk i sherben kohezionit kombetar te shqiptareve!
      Ama,nese po ky kosovar do t’ju thoshte:hajt te bashkohemi bashke ne nje shtet,ju do te ishit kunder tij(vellezer,vellezer ,po thesin ne mes – eshte shprehje e grupti tuaj kjo!)…
      Kur nje kosovar,si bie fjala Matoshi apo Spahiu,flet per nje shtet a komb Kosovar,ju ngrini zerin ne kupe te qiellit per tradhetine qe keta po na i bekeshin ceshtjes kombetare…por,po keta,po t’u thoshin hajde te bashkohemi, pra … ju do te ishit kunder tij…!!!
      Me pak fjale,zoti Andoni ,ata shkodrane qe kryejne krime ndaj “vllezerve te Kosoves” nuk e bejne kete se jane kosovare,por se vete ata qe e bejne kete,jane kriminele.Por,edhe keta kriminele shkodrane,po t’i pyesesh,nuk kane dileme per tu bashkuar me Kosoven!Ndersa,ju qe beni moralistin dhe patriotin…

      1. Arben says:

        Sic kuptohet nga komenti, problemi eshte me i gjere se Voltana dhe prek shume shkodrane qe nuk bejne gje vec te shajne qeverine dhe te hapen bythe..sh se ne jemi te rendesishem. Te ardhurat, ne nje sistem te decentralizuar sigurohen nga pushteti lokal permes taksave, kompani publike e private, kooperime nderkombetare, dhe projektesh te specializuara mes te tjerash. Voltana dhe kompani nuk ka menduar ndonjehere se per kete duhen strategji, pune dhe aftesi. Ajo si shume ne shkoder ka nenduar se do nxeje karrigen, beje politike sharjesh dhe te beje qef me fonde.
        Nje shembull shume i mire se si funksionon Shkodra e Voltana Ademit eshte Velipoja qe duhet te menagjohet nga bashkia dhe ne nje sistem funksional mund te sillte shume te ardhura. Kunder ligjit, plazhi ishte zene 100% nga horra te vegjel qe kishin bere ‘ kontrate’ me bazhkine per te vendosur cadra. 40% e plazhit duhet
        Te ishte e lire, por paaftesia dhe gryjesia e kesaj voltanes e kishte zeruar pjesen e plazhit publik qe dujej te ishte publik. Normal njerezit ishin te deshperuar se nuk dinin cfare te benin – ligji kerkon nje jhe, por voltana sdi nga i bjen ligji ose me mire puna per te zbatuar ligjin.

  2. tema says:

    E ka lene mbas dore qeveria ,vetem stadiumi eshte pak per ate qytet md shume halle . Po ky Andoni paska merakun me ato kosovaret.

    1. ABC says:

      “Me ato kosovaret” cfar do me than?? A mos vall je turk ti qe thu ato kosovaret?

  3. Moni says:

    Jeni t’u ngaterru Shkodren e para tridhete e kusur viteve me Shkodren e Xhozit dhe demo Ademave.
    Keta 26 vjet ne Shkoder kane lind shume dhe shumica kane mbet ashtu sic kane lind, injorante. Te tjeret jane ba demokusare. Njerez te kulturum dhe me shkolle asht vshtire me gjet n’Shkodren e sotme.

  4. Lal Prenga says:

    Ka filluar me kohe loja serbo greke , ajo e krijimit te dy kombeve, shqiptar e kosovar, dhe kjo vihet re dhe te arrikulli me siper!
    Persa i perket te tjerave, autori ka pak a shume te drejte!
    Por nuk mund te presesh me shume prej nje qyteti verior edhe pse natyra eshte treguar teper bujare!
    Nje vend ku njerezit degjojne tallava e muzike sllave, e ku vendi oshetin nga kenget arabisht te hoxhes, nuk e di pse prisni me shume!
    Nje popull ku fyhen po tu shash sulltanin, allahin e Doktor Mortjen, ndersa ne anen tjeter nuk kane asnje lloj respekti per shqiptaret e Kosoves, perkundrazi! Dhe as per historine e tyre, vertet njerezit presin prej ketij lloj populli, por flini te qete!
    Mos prisni gje prej tyre, aq me pak respekt!

  5. Pilo Lala says:

    Voltana eshte aq e zene me dashnorin Drejtor, dhe djalin e tij, sa nuk i bie mendja per kosovaret.
    Ju lutemi shume, lereni rehat te gezoje tjetra.

  6. ........ says:

    shkrim korrekt dhe teper i vertet brravo artikullshkrusi , ktyre njerezve i duhet then e verteta siç esht qe te behen njerez se ndryshe nuk gdhenden kurr por vetem tregojn barcaleta dhe burren pa vend , shkodra qyteti me i mbrapambetur i SHQIPRIS ku malsoret e pa gdhendur qe kan mbytur qytetin mburren per kulturen e disa njerezve qe e kan len shkodren qe ne krye te heres , kafsherin injorancen jo gjithmon e bulojn njerzit e dijes se vjen nje dit qe edhe ata vet shkulin floket me disa njerez qe per tifozllekun e tyre te semur politik po behen gazi botes dhe po katandisen si arixhit e ballkanit.

  7. Andi says:

    Je mundue po prap e ke shtremnue realitetin, se aja gja nuk ndodh vetëm në Shkodër kshu që më fjalët e bukura me metaforat e me shume bukuritë e tjera në shkrimin tan duket thjesht si provim i Kalum në gazetarin tonë profesionistë… Në nderime

  8. laç says:

    Ke te drejte se sipas artikulit i bie qe ti je mysafyr ne shpin tane se zoti e din ka te ka ba zot shpie edi a dikush tjeter.ne qofte se ti kosovaret i quan qytetare te nje rrace tjetrr jam plotesisht dakort.po ne cilin vend te botes ndodh qe te jen dyert hupur x tifoza dhe policin e vellezerve te (tu)pe fqe se je kosovare dhe jo ……… Tjeter

  9. Qytatari says:

    I drejte artikulli. Bravo. Te vjen keq se nuk gjen nje qytete ne bote si Shkodra qe te kete resurse si: detin.lumin.turizmin kulturor dhe ate malor e te jete ne kete gjemdje. Turp per ata qe e kane drejtuar kete vend

  10. Duke menduar nji shprehje ; se ai popull meriton vuajtjen apo respektin , per zgjedjen qe ka bere ne udheheqjen e tij !
    Edhe shkodranet meritojne ate cfare kane zgjedhur …,..

  11. tironsi says:

    O shkodra shpk. 8 vjet e kishit dhe bashkin dhe qeverin me lartmadhnin e tij, SalBerishi. Pse se bet shkodren si Parisi, meqe ngjasoni nga kultura e dashnia . PDs i dihet historia, se dhe Basha kendej si Voltana andej andej, lek per pun skena po rroga sna mungon. Lek ste jep njeri per ti fut ne xhep. Qe diten e pare vVoltana tha nuk bashkepunoj me qeverin, ca prisnit ju, te vijn nga tirana tju pastrojn rruget

  12. pro says:

    …Voltanes i mungon kapaciteti per ta menaxhuar rastin konkret si nje biznes,qe rrit mireqenien e Shkodres…gjithmone del bllof nga paaftesia,ose ashtu e ka rreshtimin politik..populli i shkodres ka tasin e persheshit perpara per nja dy vjet…i befte mire …sa te bejne qytetet e tjera rikonstruksionin e stadiumeve dhe pastaj shkodranet do shalojne atin {biçikletat } per te pare ndeshjet.

  13. keli says:

    o ben, o gazetar pa asnje fije mend, po ku eshte pushteti qendror po ku ishte policia e shtetit ate dite, po tatimoret ku ishin, apo shikonin ndeshjen , turp per ty qe shkruan ne ket far feje

  14. arben says:

    Respektin me Te madh per kulturen dhe traditat e shkodraneve Te vjeter,por sot ne ekonomine e dhjere Te tregut kur Shkodren e qeveris nje ekip teresisht I pa afte me ne krye nje njeri akoma me Te pa afte qe merite Te vetme ka se baba shpirteror ka shpellarin e Vicidolit nuk ja vlen as Te mendosh se aty do zhvillohen per mire traditat e vjetra.Voltana e ka kthyer kete dinjitet ne psikologjine e nje dembeli e Te pa afti qe eshte shnderuar ne nje lypes pa moral qe edhe kur I falin dicka nuk di Te thote faleminderit e Te mendoje qe Te nesermen ta siguroje me punen e vet por I ankohet dhuruesit se I dha pak dhe nuk do ti mjaftoje per Te siguruar tere jeten e tij pa punuar.

  15. kombi says:

    ARBEN ! NJERIU ATO QE NUK I DIN ,ESHTE ME MIRE TE HESHTI !!!

  16. Toni says:

    Kur Edi Rama, kryeminister i Shqiperise gjen e pare qe ben ne Shkoder eshte nje stadium modern por dhe bashkkohor, shkon ta peruroj kjo kryetare bashkie la kokrren e namit duke i neerprer fjalen, e duke u ankuar si me porosi. Ne vend te tregonte nje zonj grua qe per nji rast te tille nuk shef as majtas e as djathtas por nderon qytetin e saj, kjo grua sikur te pastronte rruget e nje lagjeje e jo perfaqsuese e nje bashkie. Nuk jam as socialist e as demokrat, por me shume interes po ndiqja perurimin e kesaj vepre arti dhe me beri shum cudi sjellja e ksaj zonje me pozit kaq te lart e me nivel kaq te ulet.

    Sa turp Shkodra!!

  17. mirashi says:

    Nje gabim ka vetem zoti Andoni ne shkrimin e tij. Mos i ben shkodranet si grekerit e sotem qe mburren me grekerit e lashte. Ata qytetare te sotem e kane zgjedhe vete Voltana Ademin, pra, kane diçka te perbashket me Voltanet dhe faji bie mbi ta. Pike e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje