Problemet e brendshme, që prodhojnë  politikë të jashtme

17 Tetor 2016, 21:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një kërleshje nervash në Tiranë, me Athinën zyrtare dhe Kosovën, që më shumë se sa të tremb, të bën për të qeshur, kur e shikon nga buron. Një deklaratë idiote e ministrit të Jashtëm grek, i cili ndjehet i frustruar nga karshillëku i qeverisë shqiptare për çështjen çame, e ka çuar situatën në ekstrem, duke folur për matje forcash dhe histori trimërish. E gjitha është në të vërtetë një frustrim personal i Ministrit Kotzias, i cili e ka menaxhuar keq personalisht ekspozimin e çështjes çame në politikën greke, dhe ia kanë faturuar kundërshtarët si tradhti. I kompleksuar nga ky fakt, ai me sa duket vendosi t’u tregojë atyre se e urren Shqipërinë më shumë se ata dhe na “shpalli luftë”.

Për fat, këtej brenda kufirit qeveria nuk ka reaguar dhe ka bërë detyrën, duke mos e marrë seriozisht hallin personal të zotit Kotzias, por ka një shpërthim politikanësh dhe gazetarësh, që po bëjnë gati thirrje për t’u futur “nën armë”.

Merreni më qetë! Greqia është fqinji ynë më i rëndësishëm perëndimor, të cilin as nuk e zhbëjmë dot si fqinj, as si vend anëtar të BE, dhe as si vend me plot hije të errëta nacionalizmi dhe ekstremizmi fetar. Bile as grekët nuk e ndryshojnë dot kaq lehtë këtë histori të tyre.

Por nëse e shikojmë historinë se si arritëm brenda dy javësh deri këtu, e kuptojnë që gjithçka nisi nga Tirana. Filloi si problem i brendshëm i Shqipërisë, si rivalitet mes Metës dhe Ramës, si një përpjekje për të treguar diferencat mes dy partnerëve në qeveri për këtë çështje dhe u trash tek problemi çam dhe pastaj zinxhir, shkoi deri këtu. Qetësohuni, se nuk na ka shpallur luftë askush. I kemi shpallur luftë njëri-tjetrit.

E njëjta situatë tragji-komike po zhvillohet dhe me Kosovën. Ajo që ndodhi pas Samitit të Beogradit ishte më shumë një orkestrim nga Tirana, i flakës së kashtës në Prishtinë. Ideja se kryeministri i Shqipërisë duhet të marrë leje në Kosovë, kur flet për Kosovën, është sa qesharake, aq dhe fyese nëse e merr seriozisht.

E vërteta është se raporti interesant personal dhe politik i krijuar mes dyshes Rama-Vuçiç e dëmton lidershipin e Kosovës, pasi i heq atij të vetmin mjet presioni që ka para bashkësisë ndërkombëtare, atë të të qenit “bashkëpunues” me Serbinë. Pra, në një farë mënyre, gjesti i Ramës lë pa “bukë” Thaçin dhe Mustafën, dhe ndoshta ata tremben se nëse nuk kanë çfarë ofrojnë tjetër veç “bashkëpunimit” që po ua vjedh Rama, mund të kenë probleme. Dhe aq më megallomane bëhet situata, kur Enver Hoxhaj thotë se interesat e Kosovës me Serbinë i përfaqëson Uashingtoni e jo Tirana, duke i prishur punë dyfish dhe SHBA-së. Në mënyrë vulgare, mund të themi se është një garë se kush po bëhet më bashkëpunues me Serbinë, që t’i bjerë në sy SHBA, ose Merkelit. Kjo ka ngjallur problem me Ramën dhe brenda vendit, dhe brenda koalicionit.

Nëse skanon flakëndezësit e kësaj zhurmnaje në Prishtinë, e kupton se ata më shumë flasin në emër të problemeve që Rama ka në Tiranë, se sa në emër të problemit që ata kanë me Edi Ramën.

Është një situatë komike, kur problemet e brendshme të Shqipërisë, po eksportohen si probleme me Kosovën dhe që shkon në ekstrem, kur qeveria e Kosovës, njofton zyrtarisht se na ka shpallur armik, pasi Edi Rama ka guxuar të flasë në emër të Kosovës.

E gjithë kjo situatë tragji-komike më kujton marsin e vitit 1997. Ishim mbledhur të gjithë gazetarët në Rogner dhe shikonim Euronews. Lajmi i parë ishte Shqipëria me banditë nëpër rrugë. Lajmi i dytë Beogradi me protesta të Gjingjiçit para Bashkisë në Beograd. Lajmi i tretë Bullgaria me kusi e tenxhere, duke hyrë në Kuvend. Lajmi i katërt Rumania me protesta popullore në rrugë. Befas më del para ambasadori i ish-Jugosllavisë në Tiranë, një ish- malazez që fliste shqip dhe më pyeti çfarë thonë lajmet. Ibrahim Rugova ka deklaruar, i thashë plot humor dhe cinizëm, se “aktualisht Kosova është Republika më stabël në Europën Juglindore”.  Ambasadori u hutua shumë dhe pastaj nisi të qeshë. Në fakt Rugova sa e kishte thënë në orën dhjetë paradite atë deklaratë cinike për shkak të një inati me Berishën, që ia kishte nxirë jetën duke u përpjekur ta kontrollonte dhe ta dominonte, duke tentuar të përdorë ndezjen e Kosovës për të shpëtuar lëkurën e vet. Dhe Rugova kishte gjetur ditën të tallej.

Kështu që qetësohuni. Se as Greqinë dhe as Kosovën nuk e pushtojmë dot, se kush i mban gjithë ata shqiptarë me bukë. Nja 3 milionë në Kosovë dhe nja 1 milion në Greqi. Janë më shumë se ne. Merreni më lehtë se, sikur ikën Hëna e Plotë. Dhe dy ditë ka.

13 komente në “Problemet e brendshme, që prodhojnë  politikë të jashtme”

  1. Safo says:

    Mero, vure fitilin dhe tani morre zjarrfikesin. Sidoqofte nder&yr NH e e sakte.

    1. armand says:

      Cfare emri mund ti veme atij shteti ministri i jashtem i te cilit perdot gjuhen e Kotzias o te Enverit?
      Po te fliste Bushati me ate gjuhe a do lexonim te njejtin artikull?
      Kjo qe po ndodh ne Kosove me kujton nje ngjarje reale te 1990. Ne BUD-in (baz.usht.det) e Vlores na ankohen ushtaret per kushtet e keqija (ushqimin,fjetjen,sherbimin e gjate etj)
      Komandanti i bazes (mustaqja) thirri kapterin qe merresh me furnizimet dhe e urdheroi tu jepte ushtareve nje top futbolli.
      Jepi topin dhe eja me rapporto se cfare kerkesash kane- urdheroi komandanti.
      Kapterri zbatoi urdherin dhe u kthye per te raportuar.
      -he mo kapter cilat Jane kerkesat? – pyeti K.
      -z.K ,mbasi u thash topin ushtaret nisen te luajne dhe s’me bene asnje kerkese.
      -shume bukur,ja e zgjidhem edhe kete problem.-pergjigjet K.
      Kam pershtypjen se ka nje analogji me ate qe po ndodh ne Kosove.
      Topi ishte hapi i pare per te matur pulsin.Reagimet ndaj Rames Jane vazhdimi i strategjise.(shpresoj te gabohem)
      Persa i perket Kotzias te jeni te sigurt se ato fjale ka kohe qe i gerryejne shpirtin dhe gjeti momentin per tu cliruar. Ndoshta del neser dhe kerkon falje,le te shpresojme. Do ZOTI eshte keshtu si shkruan z.Baze.

      1. AI says:

        Sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.

        Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto GALLATAT ME BEOGRAD & ATHINE jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.

        1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
        .

        2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.
        .
        3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.
        Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:

        4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
        5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
        6–Tradhetia kombetare me detin Jon
        7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
        8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
        9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
        10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
        11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
        12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
        13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
        14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
        15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
        16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
        17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
        18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
        19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
        20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
        21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
        22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
        23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
        24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
        25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
        26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
        27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
        28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
        29-Krim ekonomik me Albetrolin
        30-Krim ekonomik me Kromin
        31-Krim ekonomik me Albetrolin
        32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
        33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
        34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
        35….vazhdon rromani i krimeve…
        Nga sa me siper i nderuari duke i krahasuar me keto komentet tuaja dal ne perfundimin qe je nje shurdh memec i grades fundit dhe me shume kenaqesh kur shkruan emrin ne blogje anonimesh se sa i sherben atij kombi qe tashme eshte ne “recovery room before surgery ” qe do te thote qe te ngrihen shqiptaret kudo qe jane per te shpetuar ate vend per te bere operacjonin duke i prere koken e tumorit agerziv kanceroz te Sali Qenit dhe ta hedhim ne birucat e burgut.

        Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:

        Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.

        TURPI JU MBULOFTE !

        QE NGA NJE ANE JENI TE SHKERDHYER NGA SALISERBI & LUL UDBASHI….
        .NGA ANA TJETER BENI BETEJA ” LEGJENDARE” ME BEOGRADIN DHE ATHINEN
        SI DONKISHTI I MANCES (EDIRAMA)
        ME SANCO PANCON (ILIR META)

    2. Skypion says:

      Qe Edi Rama,Kosoven,po e perdor per interesa te politikes se tij personale,tashme,nuk ka shqiptar qe nuk e kupton.Bile edhe ndjekesit me fanatike te tij,thelle-thelle ne mendjen e tyre,e pranojne kete.
      Loja antikombetare e horrit nacionalist te ores se fundit,ka gjetur mbeshtetje te gjere edhe nga bashibozuket e tij mediatike,poashtu horra nacionalist te ores se fundit.
      Ky horrllek nacionalist,ka disa vecori,por me kryesoret jane nacionalsocializmi dhe krahinorizmi,qe edhe mund t’i permbledhim ne nje te vetme: socialkrahinorizmi.Po,po dhe po e shkruaj me germa kapitale: SOCIALKRAHINORIZMI.
      Po te vini re,pa shume mundim,mund te shquani qe,te gjithe ata gazetare dhe analiste te Shqiperise qe mbeshtetin horrllekun nacionalist te Rames,jane ose te majte,ose prane qeverise,ose socialiste.Por,mbi te gjitha jane nga e njejta nahije.Nga e njejta,si te thuash,krahine.
      Une,mund t’i permend me emra,rast pas rasti,te gjithe keta kinse patriote mediatike,qe mbrojne Ramen.Dhe,do te shihni ,se te gjithe jane nga e njejta nahije,politike,kulturore dhe gjeografike po deshet.
      Kjo perplasje mes shqiptaresh,padyshim,ishte heroizmi me i fundit i sociopatit te rrezikshem Edi Rama,i cili,nuk po din te ndalet me,duke luajtur edhe me sentimentet kombetare.
      Kjo perplasje mes shqiptaresh,nuk erdhi,duhet ta theksojme me force kete,nuk erdhi nga ata gazetare apo politikane te Kosoves,qe kritikuan Edi RAmen.Nuk ishte qellimi i tyre ky.Ata vetem sa kritikuan protagonizmin e demshem,shume te demshem per Kosoven dhe ceshtjen kombetare ne pergjithesi,te Edi Rames.
      Kjo perplajse,mori formen si te tille,nga mbrojtja qe Edi Rames,i bene aradhat e bashibozukerise se tij mediatiko-politiko-kulturoro-krahinore.
      Me te drejte gazetare dhe politikane te Kosoves kritikuan Ramen.ASkush me mend ne koke,nuk mund te kundershtoje argumentat e tyre ne kete pike.Sepse,jane kaq te thjeshte dhe kaq te qarte e te kuptueshme per te gjithe.
      Eshte kjo arsyeja,se pse bashibozuket mediatike-politike-kulturore-krahinore te RAmes,e shmangin kete,dhe jepen,dhe sajojne nje perplasje…!!!
      Pra,perlasjen mes shqiptareve,qe nuk po e fus ne thonjeza,e shpiken gazetaret dhe analistet e Shqiperise.
      Por,kujdes!Keta horra qe na bejne patriotin e qe shajne koleget e tyre nga Kosova,nga poza e tyre e neveritshme prej patrioti,nuk perfaqesojne Shqiperine.Eshte e vertete qe jane nga Shqiperia.Por,nuk perfaqesojne te gjithe Shqiperine.Ata perfaqesojen dhe flasin ne emer te Shqiperise se tyre Krahinore-Politike-Kulturore.
      Eshte kjo arsyeja,qe me ben t’i bej thirrje shume gazetareve dhe analisteve te tjere ne Shqiperi,si Prec Zogaj prsh,por edhe kolegeve te tij,qe te prononcohen,e te mos lene te nenkuptohet me heshtjen e tyre,qe keta sojseze flasin ne emer te gjithe shqiptareve te Shqiperise.
      E perbuz,e percmoj,me vjen ndot e peshtire,per te vjelle me vjen,kur mendoj qe krahinore te tille,qe sulmojne banalisht koleget nga Kosova,te flasin edhe ne emrin tim!
      Eshte fyese per inteligjencen me te ulet,kur degjon keta krahinoro-socialiste qe na bejne patriotin,qe na shtiren si patriote!
      Sepse,nese ka shqiptare qe nuk e duan bashkimin e Shqiperise me Kosoven,jane pikerisht nga keta “patriote” te ores se fundit,qe i kane dale ne mbrojtje horrllekut nacionalist te Edi Rames.
      Dhe,me e keqja e te keqijave,eshte se keta bastarde e dine shume mire se c’po bejne.Ata qellimisht kane sajuar kete perplasje mes shqiptaresh.
      Duan te krijojne frymen e ndasise mes shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te Kosoves.
      Dhe perfundimi?! – Ja,edhe vete e shikoni qe ne kemi dallime te medha me njeri-tjetrin…prandaj,me mire secili ne shtepi te vet…!!! Pikerisht ky eshte synimi i ketyre skuthave qe mbrojne RAmen,e qe na bejne si patriote te medhenj.
      Eshte shume kuptimplote,qe mes ketyre qe mbrojne Ramen,jane edhe ata qe e kane shprehur hapur se jane kunder bashkimit te Shqiperise me Kosoven.E per ironi,disa prej ketyre bile,bejne edhe me te zemeruarit…!!!
      Jane sulmuar dhe sulmohen shume intelektuale si,prsh, Halill Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu, per idene e tyre te kombit kosovar.Une,nuk kam kete mendim.Por,nuk i kam sulmuar kurre.
      Dhe ,e dini perse o shqiptare?!
      -Sepse,Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu,jane njemijehere,njemilione here me shume patriote,me shume nacionaliste,me shume shqiptare,ne fund te fundit,se koleget e tyre ne Shqiperi, keta “patriotet” e ores se fundit, qe mbrojne horrllekun nacionalist te Edi Rames.
      Ata jane shume te sinqerte ne idene e tyre,gjithe duke e dashur me te vertete kombin.Kurse,keta qe mbrojne RAmen,jane shume hipokrite;flasin per patriotizem,bejne sikur revoltohen kur i prek gjoja ne patriotizmin e tyre,po e urrejne me gjithe shpirt idene e bashkimit me Kosoven.
      Une kam bindjen,se nese do te behej nje referendum,qe uroj qe te behet nje dite,per bashkimin e Shqiperise me Kosoven, Spahiu dhe Matoshi do te votonin PRO,kurse keta qe bejne sikur jane te zemeruar me idene e tyre,ka shume te ngjare qe te votonin KUNDER…
      Ne fund,do te doja tu thosha shqiptareve te Kosoves qe ndjekin debatin qe mori shkas nga horrlleku nacionalist i Rames ne Serbi, qe keta qe kritikojne nga Shqiperia,NUK perfaqesojne gjithe shqiptaret e Shqiperise.Ata deshirojne shume ta japin kete pershtypje,por nuk eshte keshtu.
      Keta maskarenj jane krahinore politike.Keta maskarenj,kane po ate mendim per Kosoven,sic e kishte regjimi komunist;pavaresisht se kane bere ca ndryshime siperfaqesore ne gjuhen mashtruese,gjithsesi.
      Poashtu do t’i thoja,cdo gazetari dhe analisti kosovar,qe kur te debatonte me ndonje nga keta skuthat e Shqiperise qe mbrojne Ramen,ta pyeste,se c’qendrim do te kishte,nese ne vend te Rames te ishte Berisha?!
      (P.S:qe po jua them une,e qe po vete e dini shume mire : do te ishin te te njejtit mendim me ju…)

  2. suzana says:

    Po si thua ti more zoteri, te vete Hashim Thaqi ne Athine dhe te ju urdheroj grekeve te lene te qete Shqiperine!!!, mundet kjo sipas jush?
    Kosovaret nuk e kane zgjedhe Edi Ramen per KM, prandaj si mund te perfaqesoj ai Kosoven ne Serbi? A mund te ju perfaqesoj juve Isa Mustafa ne Itali?…Jo. Dhe eshte Uashingtoni dhe Londra qe bene Kosoven shtet, jo Shqiperia, edhe ju e dini shume mire se sa per Shqiperine, Serbia do te na zhdukte, prandaj puna juaj eshte ta mbeshtetni Kosoven kur eshte fjala, pranimi ne Unesko apo ne Organizata te tjera, ashtu sic bejne Kroacia e shtete tjera, asgje me shume. Dhe ndihma me e madhe do te ishte, te benit Shqiperine nje shtet ku do te ishin krenar shqiptaret, se na poshteruat te gjitheve me ato qe ndodhin ne ate vend, nese shikoni, te gjitha portalet e Ballkanit, si lajme nga Shqiperia kane drogen dhe drogen, asgje tjeter.

  3. :)) says:

    Linja e RAMES eshte me vend si per kosoven dhe Greqine,,po te rri si HU gardhi e sulmojne se nuk Ben GJE ,,Tani qe I thot gjerat sic jane realisht thjesht per interesa te dores se dyte ,ka gazetare dhe POLITIKANE qe nuk u pelqen per SHUME arsye,,, NEJSE,, respect dhe KRENAR si po drejton kto probleme,qe jane baza per nje te ardhme me dinjitoze per GJITHE SHQIPTARET KUDO ndodhen

  4. Krio says:

    O zoti Mero na fol pak edhe per Erjon Bracen qe do me nis luften. Vetem se armet po i kerkon te dyqani i lodrave.

  5. Kaliopi says:

    SONDAZH: A ka nje idiot ne parlament? Si quhet?

  6. kombi says:

    SHUME KOMENTUES , TE FRUSTUAR NGA SHKRIMET IDIOTE TE KOSOVES ,KRITIKOJNE MERON PERSE I PERCJELL TEK NE . PER HIRE TE SE VERTETES SHQIPERIA NUK I MERITON KETO KRITIKA DERI NE ARMIQESI . MENDOJ QE MERO BEN SHUME MIRE QE I BOTON ,PER TE NJOHUR ME MIRE FYTYREN E VERTETE TE KOSOVES . JANE SHUME INJORANTE , XHELOZ , EGO TE SEMURE , PO FLUTUROJNE ME BISHT PRASI ,PER DISA REPERA , FUTBOLLISTE QE NUK E NJOHIN KOSOVEN , DHE AJO QE I BERI TE NDIHEN SUPERIOR ISHTE MAJLINDA QE MORI TITULLIN KAMPION , MBAS KETIJ TITULLI KOSOVA NUK PERMBAHET ME ,I DUKET VETJA SE JANE ME SUPERIORET NE BOTE . MEGJITHATE PO I SULMOJ SERBI PERSERI ( RUSIA PO PREGATITET NE BALLKAN )
    HAJDENI ,HAJDENI TEK NENA SHQIPERI ,AJO E KA ZEMREN E MADHE DHE PER FEMJJE HARRAMSA SI KOSOVARET .

  7. temujin says:

    une nuk do ta nevleresoja influencen Greqise ne politiken e brendshme te Shqiperise…pastaj ata jane dheqeflinj te medhenj kuajsh…

  8. temujin says:

    une nuk do ta nenvleresoja influencen e Greqise ne politiken e brendshme te Shqiperise…pastaj ata jane dhe qeflinj te medhenj kuajsh…

  9. aqif tahipi says:

    O Mero me sa po shohim e degjojme shumica e lukunise se gazekareve ,sidomos ne kosove jane vecse pupace ,fijet e te cileve i drejtojne sala dhe likja. E cuditshme por me duket se kjo reforma ne drejtesi paska pasur ndikim te jashtezakonshem derisa po investohen kunder saj edhe aktore jashte kufinjve politike te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje