Askush nuk ka humbur përballë Edi Ramës!

28 Tetor 2016, 19:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një reagim mbarëpopullor në Kosovë kundër disa gazetarëve që ishin në panelin përballë Edi Ramës në “Klan Kosova”, një natë më parë. Një pjesë e kanë konsideruar debatin një duel për “jetë a vdekje” mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe një pjesë tjetër, që në fakt është një shumicë e madhe në Kosovë, të cilët janë realisht mbështetës të idesë se nuk janë në luftë me Shqipërinë, janë gëzuar që Edi Rama ka qenë fitimtar. Pjesa tjetër që kanë pritur të fitojnë si “kosovaristë”, janë të dëshpëruar që nuk ia kanë dalë dot dhe fajësojnë pa lidhje gazetarët. E gjitha është një qasje qesharake që nuk ka të bëjë me gjashtë gazetarët, dhe as me Edi Ramën, por me atë çfarë është mbjellur artificialisht javët e fundit në Prishtinë, në raport me Tiranën.

Unë nuk gjeta ndonjë gabim të gazetarëve kundër Edi Ramës. Ata ishin aty për të pyetur dhe e pyetën, ndërsa ai ishte për t’u përgjigjur dhe u përgjigj.

Nuk e di kush rreh gjoksin se do kishte bërë pyetje më të forta dhe do ta kishte hutuar Edi Ramën, por di t’u them nga përvoja ime, që s’kam lënë gjë pa bërë kundër tij, se nuk kishte për t’u hutuar apo kapur ngushtë edhe sikur të kishit menduar pyetjen më të zezë.

Problemi real i atij debati nuk ishin as gazetarët, as Edi Rama, por përfshirja fallco e opinionit publik me një konflikt që nuk ekziston dhe mbi të gjitha, me një problem që nuk ka ekzistuar me vizitën e Edi Ramës në Beograd. Dhe aty ku s’ka problem real, nuk ka as debat real dhe as të humbur apo të fituar.

Histeria, njësoj si në rastin e mbarsjes artificiale të saj javën e shkuar, ka të bëjë me faktin se shumica e qytetarëve të Kosovës, praktikisht nuk e pranojnë falsitetin e “kosovarizimit”, dhe janë ndjerë të çliruar që dikush e artikuloi qartë këtë. Këtu s’ka lidhje fare çështja se si do ta mbronin gjashtë gazetarë një kauzë që nuk ekziston.

Nga ana tjetër, më agresive po tregohet ajo pakicë e shoqërisë së Kosovës që ka qenë e përdorur politikisht në këtë debat dhe ka menduar ta fitojë atë në një duel me Edi Ramën. Kjo është një betejë e padrejtë, e pabarabartë, e pandershme dhe e pacipë. Gjashtë gazetarë të Kosovës, që për mua ishin të gjashtë në rregull me çfarë pyetën dhe çfarë dëgjuan, nuk mund të bëhen heronj të një çështje të vdekur dhe të shpikur për interesa politike. Beteja dhe stuhia kundër vizitës së Edi Ramës në Beograd u nxit më së shumti nga Tirana, nga kundërshtarët e tij, duke gjetur një shtrat politik në Kosovë, dhe u zbukurua me iluzionet kosovariste që qarkullojnë për qejf në Kosovë.

Pikërisht kjo pjesë e ka perceptuar këtë debat si duel dhe është e dëshpëruar që e ka humbur. Shumica e ka përjetuar si fund i një beteje dhe ndjehet e çliruar, pasi askush nuk ka humbur asgjë.

Edi Rama ka plot mangësi në formimin e tij si Kryeministër, por jo si polemist apo publicist. Këtu ai është një “kalë race”, dhe jo një “gomar”. Ai është një debatues mendjehapur, i lexuar dhe i pashpirt, për të arritur me çdo kusht sukses në debat. Është një perceptues i aftë i kundërshtarit dhe një peshues momenti, i fuqisë së atij që ka përballë. Nuk është aq kollaj t’i biesh gjoksit, duke fajësuar gjashtë gazetarë që se kishin parë kurrë nga afër, se nuk kanë mundur ta “shtrijnë përtokë” atë. Jo në këtë çështje që ai është në anën e drejtë të debatit, por dhe kur ka pak të drejtë, siç ndodh shpesh në Shqipëri ku qeveris, ai arrin t’ia dalë. Biles dhe me ne që e njohim me rrënjë e dhëmballë.

Por që t’i kthehemi dhe njëherë debatit në “Klan Kosova”, duhet të themi pa mëdyshje se, Edi Rama nuk është fitimtar i atij debati, por përfaqësues i një çështjeje të drejtë, e cila nuk kishte nevojë për debat. Gazetarët përballë tij po ashtu nuk janë të humburit e atij debati, pasi ata nuk përfaqësonin aty ndonjë akuzë kundër Edi Ramës, por ngritën disa pyetje të atyre që kishin sajuar betejën kundër Tiranës në Prishtinë, për nevoja politike. Dhe nuk është se e humbën ndonjë betejë, por u sqaruan.

Shpërthimi kundër tyre është i padrejtë dhe i paarsyetuar, pasi nuk vjen nga ata që e kanë humbur realisht këtë debat, por nga ata që nuk e kanë duruar dot këtë debat me të drejtë. Dhe ata që nuk e kanë duruar dot këtë debat, janë shumica e shqiptarëve të Kosovës, të cilët më së shumti thonë “boll” pas debatit se kanë gjetur veten e tyre, dhe jo se kanë diçka me gazetarët. Ata ishin në punën e tyre, në të drejtën e tyre për të pyetur dhe në detyrimin e tyre për të dëgjuar përgjigjet.

Por shumica ndihen të gëzuar se ato përgjigje i ka dhënë Kryeministri i Shqipërisë, dhe disa janë të mërzitur se ato përgjigje i ka dhënë Edi Rama dhe të dy palët së bashku, shfryjnë më kot kundër gazetarëve. Në fakt ata nuk janë humbësit e atij debati, por ndriçuesit e së vërtetës fallso të atij debati.

23 komente në “Askush nuk ka humbur përballë Edi Ramës!”

  1. detektivi says:

    “Edi Rama ka plot mangësi në formimin e tij si kryeministër, por jo si polemist apo publicist. Këtu ai është një kalë race, dhe jo një gomar.”

    Mero djali, nuk te mora vesh mire. Mos do te thuash se si kryeminister eshte pak gomar:)?

    1. sos says:

      Kete deshiron ta thuash ti more detektiv KRRIC dhe jo Mero.

      1. Skypion says:

        Ka nje entuziasem te cuditshem tek analistet dhe gazetaret e Shqiperise qe kane mbrojtur ekzibicionizmin idiot te Rames ne Beograd,per gjoja nje fitore te tij ne perballje me koleget e tyre Kosovare.Kjo eshte nje menyre perfide per te vene ne dukje edhe njehere dasine mes shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te Kosoves.
        Jo vetem perfide,por edhe shume djallezore dhe antikombetare,ne te njejten kohe.
        Sepse,lihet te nenkuptohet qe gazetaret dhe analistet nga Kosova,jane te gjithe en bloc kunder Rames,kunder patriotizmit(!) te tij,kunder Shqiperise,kunder bashkimit me te dhe…pro nje identiteti te vecante!Pra,idene e identitetit kosovar,qe e kane hedhur nje apo dy analiste nga Kosova te perfshire ne debat,ua mveshin djallezisht gjithe gazetareve dhe analisteve nga Kosova.
        Djallezia e ketyre analisteve patriote te ores se fundit ne Shqiperi qendron ne faktin,se akuzojne koleget e tyre nga Kosova,pikerisht per mekatin e tyre te madh: mosdashjen per tu bashkuar me Kosoven,mosdashjen per bashkimin kombetar.
        Ka dite qe une jam marre vetem me kete aspekt te debatit,sepse eshte shume intrigues,shume i rendesishem dhe shume domethenes.
        Une kam denoncuar ne cdo koment HIPOKRIZINE e neveritshme te ketyre analisteve nga Shqiperia – ne shumicen e tyre derrmuese kozmopolite,qe jane tallur perhere me idene e bashkimit kombetar,si nje folklorizem dhe nacionalizem i demshem dhe i rrezikshem,per vendin rajonin,bile edhe per vete Europen – qe krejt papritur na u shnderruan ne patriote te medhenj,ne nacionaliste qe bejne te zemeruarin me ata qe i prekin ne sedren e tyre kombetariste!!!…
        Andi Bushati,eshte perfaqesuesi tipik i ketyre hipokriteve qe na u gdhine,befas,ne kombetariste te thekur!
        Ka cuditur edhe vete Lubonjen,mentorin e tij,me kete nacionalizem te vonuar!E meqe ra llafi,gjithe kjo histeri patriotike e analisteve te Shqiperise,ka fillesen e vet ca muaj me pare,nga nje shkrim nacionalist(!) i Andi Bushatit,ku akuzonte futbollistet qe kishin zgjedhur Kosoven,si…tradhetar!
        Si ka mundesi qe nje kozmopolit i tille,qe per vite e vite me radhe eshte tallur me idene e bashkimit me Kosoven,me bashkimin kombetar ,duke i quajtur folkloriste ata qe i kishin,i kane dhe veprojne per kete ide – na u konvertua befas ne nacionalist??!!!
        Nje enigme e madhe,kjo,per shumekend.
        Por,jo per mua.Sepse,une e di,e kam ditur qe ne fillim qe kjo eshte hipokrizi.HIPOKRIZI.
        Nese ka shqiptare qe ,jo vetem nuk e duan por, edhe e urrejne me gjithe shpirt idene e bashkimit me Kosoven,keta jane te tipit te Andi Bushatit.
        Ata bejne cmos qe te krijojne idene e ndryshimeve kulturore me shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te Kosoves,qe sipas tyre jane aq te medha,sa te perbeje arsyen kryesore per te mos u bashkuar me Kosoven.
        Argumenti kryesor i tyre eshte,sic e kam thene e perseritur shpesh: argumenti kulturor!
        Prockat e Rames ne Beograd krijuan nje mundesi te perkryer per keta hipokrite,qe te vertetonin argumentin kryesor te teorise se tyre kunder bashkimi kombetar.Ishte nje mundesi e perkryer pothuaj,edhe sepse,kete do ta benin duke akuzuar koleget kosovare,pikerisht per mekatin e tyre;dhe vete duke dale ne syte e shqiptareve si patriote,qe ndjehen te revoltuar nga keta “kosovare qe duan te ndahen prej memes Shqiperi”…!!!
        O zot i madh c’dinakeri,c’hipokrizi,c’neveri,c’ndytesi,c’felliqesi,c’poshtersi !
        Edi Rama – thone keta nacionaliste te oreve te fundit – fitoi ndaj gazetareve!
        Po more po,fitoi!
        Sepse,sociopati qe nuk ia ndjen fare per c’ka thote e c’ka ben,padyshim qe do te fitonte perballe gazetareve te kompleksuar dhe intimiduar nga te qenit te paragjykuar si antinacionaliste.
        Por,une do tu lutesha gazetareve dhe analisteve nga Kosova,qe perhere kur te kene rastin te takojne Ramen,t’i bejne vetem kete pyetje: a e dini zoteri Rama,qe Ivo Andrici ka hartuar programe per shfarosjen e shqiptareve e qe eshte nje nder frymezuesit kryesore te shovinizmit serb,dhe te masakrave qe kane bere keta shoviniste te fryemzuar prej tij??
        Vetem kete pyetje;asnje tjeter.Ne pergjigjen e tij,ashtu sic edhe e dime te gjithe tashme,do te shihni se me cfare te pashpirti keni te beni;se me cfare sadisti keni te beni;mund te ishte rasti per te thene sadomazokist,meqe eshte shqiptar edhe ai,por nuk eshte,sepse per Ramen ,shqiptaret e Kosoves jane “ata”…kosovaret qe e ka degjuar ne rrefenjat e babait dhe dajkos se tij,Kristaqit dhe Spirros!
        Kete pyetje,bejani edhe Andi Bushatit,dhe do te keni rastin te shihni se me cfare hipokriti dhe fallci eshte ai.
        Kete pyetje, bejuani te gjithe atyre gazetareve dhe analisteve nga Shqiperia,dhe do te shihni se,ne pjesen derrmuese te tyre,ata kane te njejtin admirim ndaj Andricit,dhe te njejten pandjeshmeri ndaj viktimave te panumerta te genocidit te frymezuar prej tij.
        Rama,analistet dhe gjithe ata qe e mbeshtesin “patriotizmin” e tij – ne Shqiperi behet fjale,sepse,ata qe e mbrojne ne Kosove ,e bejne bash per te kunderten: se jane me te vertete patriote te sinqerte – kane nje vecori te perbashket: PANDJESHMERINE.
        Pandjeshmerine ndaj gjithe dhunes qe kane perjetuar shqiptaret e Kosoves,por edhe ata te Shqiperise se Veriut qe kane perjetuar ekspeditat ndeshkuese te ushtrive serbe.
        Pandjeshmeria,per ironi, eshte thembra e tyre e Akilit,qe i nxjerr zbuluar si hipokrite dhe antishqiptare,antikombetare.Pikerisht,tek kjo pandjeshmeri eshte edhe shpjegimi per kete patriotizem kaq te papritur qe i ka perfshire keta analiste dhe gazetare.Kjo pandjeshmeri,gjepogje ne pamje te pare,reflekton gjithe hipokrizine e tyre dhe dinakerine e perbuzshme,qe me vete gojen e shqitpareve te Kosoves,te vertetojne teorine e tyre te pamundesise per bashkim kombetar,per shkak te dallimeve kulturore;dhe se jane kosovaret ata qe nuk duan te bashkohemi,dhe jo ne te Shqiperise!
        Kane me shume se dy dekada qe e ushtrojne kete metode te neveritshme.Ta paret fare kane qene Lubonja,Klosi dhe Rama.Pastaj,ketyre i’u jane bashkuar edhe ndjekes te shumte,si Andi Bushati prsh.Edhe politikane si Blushi,perdorin te njejten taktike: “le t’i leme kosovaret te ndjekin rrugen e tyre – do te shkruante Blushi para ca ditesh!”.Po,po bash ky Blushi,qe edhe ky na ka zbuluar patriotizmin!
        E skishte si te ndodhte ndryshe,sepse ne nismen e tij te re politike,i duhet vota … vota e atyre folklorikeve,me te cilet nuk ka lene rast pa u tallur.
        Dhe,ja ku dolem edhe tek arsyeja e ketij patriotizmi te befasishem te Andi Bushatit: si mbrojtesi me i madh mediatik i Ben Blushit(nuk ka patur dhe nuk ka nje politikan tjeter,qe te promovohet keshtu sic e promovon Bushati ,Blushin),si promovuesi i tij ,si propaganduesi i ideve te tij.
        Por,gjithe c’mund te thoshte dhe bente Bushati,apo cdokush ttjeter ne vend te tij,per te ndihmuar Blushin ne avanturen e tij te re politike,do te shumezohej me zero,do te behej nul,pa nje cike patriotizem,pa u dukur nje cikez patriot!
        E si thote ajo shprehja per strehen e nacionalizmit?!…

    2. Skypion says:

  2. kozmo says:

    Si gjithmon Mero, teper i sakt ne analizen e asaj ceshtje te improvizuar . Perse keta trima gazetaruc qe rrahin gjoksin jashte skene ,per mundje me TUC ,nuk u rreshtuan me ata gazetaruca , qe benin pyetje nga me qesharaket ????
    BUBAZHELI, TALENTIN E TIJ LE TA TREGOJE ME MUSTAFEN , BUKOSHIN , SE E CLIRON KOSOVEN NGA KLIKA SERBE !!!

  3. Dyrrahu says:

    Zoti Mero,
    ketu nuk kerkohet humbesi dhe fituesi. Ketu kerkohet qe te dilet perballe zotit Rama, paj edhe si humbes, sepse enderra e deshtakeve eshte qe te futet ne nje panel me njeriun e zerit te vertete dhe zerit te fuqishem si ne fushen kombetare ashtu edhe ne ate nderkombetare.
    Eshte shume e vertete se niveli i perroit pas shiut rrebesh u ngrit ne Tirane dhe gjate rruges neper Kosove mori gjithe mbetjet dhe erdhi dhe u zbraz ne TV Klan te Kosoves. Paneli perballe zotit Rama nuk ishin gazetare, ata jane te vetquajtur analiste. Disa nga ata vertet jane ne rruge te mire, por mendojne se nuk mund te qendrojne nen hijen e lidershipit te pakontestueshem shqipatar sepse ata e konsiderojne veten se jane te zote, te dijshem, bile disa prej tyre mendojne se jane te gjithedijshem. Mbinjerez te Zaratustres keshtu e mendojne narcisoidet.
    Vala e ardhur nga Shqiperia i perngjane nje Tsunami ne detin e trazuar nder shqiptaret, por politika zyrtare shqiptare dhe populli ne pergjithesi i ka marre masat per ta perballur kete furtune te zeze.
    Tragjedia qendron te trutrashet kosovare, te cilet e hane kashten per terrfoje.
    Kane per te plasur plangprishesit ne Shqiperi dhe trutrashet ne Kosove meqenese karvani i zotit Rama ecen pandalur ne rrugen e veshtire, por te pakthim drejt Europes se Bashkuar.

  4. ari says:

    Edi eshte apsolutisht publicisti me i mire ne trojet shqiptare i padiskutueshem.

  5. tetanozi says:

    Detektivi po nuke more vesh ate fraze kjo do te thote gomari je ti ?

  6. Jimi says:

    ” Beteje” e stisur ku dikujt do ti interesonte te kishte “te vrare apo te plagosur” te humbur apo te fituar!
    Nuk kuptoj ? Kush jane palet nderluftuese? kush eshte fusha e betejes? cfare duan te fitojne nga kjo lufte?
    Zakonisht betejat zhvillohen ndermjet palesh armiqesore. Ne rastin konkret cilet jane palet armiqesor,shqiptaret ketej e matan Drinit!?
    Betejat zakonisht zhvillohen ne fusha armike , cila eshte fusha , Kosova ,apo Shqiperia!?
    Zakonishte palet ne konflikt nga betejat e zhvilluara o kerkojne te zgjerojne territore , o duan te rrembejne pasurite natyrore te vendeve te njeri tjetrit. Cfare kerkon Shqiperia nga Kosova ?, cfare kerkon Kosova nga shqiperia? Te zgjerojne territoret ne kuriz te njeritjetrit!? Shqiperia ti rrembej Kosoves Trepcen,apo Kosova ti rrembej Shqiperise portin e Durresit!?
    Ndaj me te drejt Mero e vleresoj analizen tende! Ne kete debat qe dikujt i intereson ta quaj betej, nuk kishte as te humbur, as fitimtare.
    Per mua ai mbetet nje ballafaqim mediatik serioz, pavaresisht edhe ndonje situate jo shum etike, por qe i sherbeu mjafte mire te gjithe atyre qe deshen ta degjojne dhe qe paten deshiren ta mirekuptojne ate .
    Per mua analistet e panelit e kryen me se miri misionin e tyre. Ata aspak nuk munde te thuhet se u vune ne pozita te padeshirueshme ne kete ballafaqim, pasi ata aty ne panel nuk percollen thjesht bindjet dhe mendimet e tyre, por ata sollen aty nje pjese te mire te opinionit te njerezve , si ne Ksove edhe ne Shqioperi, te informuar me se mire apo te keqinformuar, keqedashesish te qellimshem apo te paqellimshem.
    Analistet nuk ishin ftuar ne arenen e gladiatoreve per te luftuar me Ramen, ku njera pale patjeter duhete terhiqej nga arena me barrele ,por ishin ftuar ne studjo per sqarimin e situates , gje qe per mendimin tim ja arriti qellimit.

  7. lili says:

    Ndriçueset ,po pa vetedijen e tyre…..

  8. dn says:

    Ndricuese,OK,atehere lind pyetja po terri si u instaluar pa u kundershtue nga keta gazetare?

  9. Kapit Tupalla says:

    Pjesa më tragjikomike ishte kur ish ministri i mjedisit të Kosovës Dardan Gashi që u shndërua në analist nuk dinte se Kosova ka lisgjin mbi mbeturinat, kurse Edi Rama po. Ligji Nr. 04/L-060

  10. d says:

    Idiot!Te thote kale rrace dhe jo gomar…..! Gomari te mbetet ty!

  11. Fshatari says:

    Mero ne historine mbi 100 vjecare te shetit Shqiptar,Edi Rama eshte me i miri…nqs ti di ndonje tjeter na ndrico

  12. tr says:

    Ha ha ha ,Ministri i mjedisit nje palle , turp qe Kosova ka njerez te tille , ndersa ajka e Kosoves punojne kamariera .

  13. Lloji says:

    Faktikisht ne kete remuje ka dhe humbes edhe fitues, Fituesi eshte Beogradi per percarje shqipetare, dhe humbesi (moral) eshte Berati si shqipetar percares.

    1. Eva says:

      Koment i sakte i juaji komentues Lloji. Doja te shtoja qe per cudi Shqiperia nder vite ka nxjerre me shumice tradhetare te kombit, dhe per pasoje figura te shquara si Fan Noli apo Isamail Qemali, kane deshtuar edhe per kete arsye, se jo vetem nuk jane mbeshtetur fort nga faktori i brendshem, perkundrazi jane luftuar. Po perseritet historia dhe nje lukuni pseudoanalistesh i jane sulur Ed Rames, i cili per mua si qytetare shqiptare dhe kombdashese , ka kontribut te madh ne ceshtjen e Kosoves. Eshte Kryeministri i vetem dinjitoz ne 100 vitet e fundit apo dhe me shume qe na perfaqeson denjesisht para nderkombetareve. Kush ka pak mend ne koke dhe kush nuk ngaterron interesat kombetare me ato personale e kupton shume mire. Shpresoj qe ata qe e vleresojne si une te jene te shumte ne numer dhe i uroj kryeministrit aktual, fitore dhe ne 2017 qe te mund te realizoje ambicjet dhe qellimet e qeverise se tij ne sherbim te shqiptareve kudo qe jane.

      1. suzana says:

        Se a eshte Patriot zoti Rama, do ta vleresoj koha, fakt eshte se eshte nje arrogant i papare, dhe nje KM i batutave…me mire do ishte te zgjithte te behej bokser, se ka nje pezem dhe nervoze te pashpjegueshme brenda vetes se tij.

  14. spartaku says:

    Bravo zoti Mero! Artikull kuptimplote.Deri sote ne demokraci,EDI RAMA eshte kryreministri me i mire.

  15. Mergimtari says:

    Shqiptar te mire, eshte shune e thjeshte te kuptohet kush punon per percarjen ne mes te shqiptarve. Agjentura serbe prej dergimit te Ahmet Zogut ne shqiperi me forca serbe e berjen e tij kryeminister te shqiperise pas rrezimit te qeverise demokratike te Nolit te madh; ne shqiperi kane ngritur rrjeten e tyre agjenturore dhe sot per sot kete e drejton SALI BERISHA dhe Partia Demokratike dhe ne trojet shqiptare jashte shqiperise ky rrjet eshte i shtrire pothuaj ne cdo familje dhe keta plehra, tradhetar nuk do te pushojne kurre se punuari kunder interesave kombetare sepse lidhja eshte gjenetike rreth 100 vjecare dhe paguhen mire prandaj edhe lufta e tyre eshte e ashper sa here humbasin pushtetin si kryeminister e minister sepse dihen demet qe kane bere kur ishin ne keto pozicione si Zogu dhe i biri Berisha me nipat e sternipat gjarperinj qe ne ditet e sotme kane edhe medjat e tyre. Ne kete drejtim per demaskimin me emer mbiemer e fis duhet te jape sherbimi inteligjent shqiptare qe fatkesesisht e kane vete ne duart e tyre por edhe ShBA dhe Europa. Kohe mendoj tashme nuk punon per to vecse per demaskimin e tyŕe dhe Edi Rama po punon per interesat kombetare dhe ketyre gjarperinjeve me helm vdekjeprures do tu shtypet koka edhe pse jane shume.

  16. suzana says:

    Une jam shqiptare nga Kosova, nuk i mbroj aspak “kosovaristet”, por nese je i sinqert ore Mere, Edi Rama ishte nje Arrogant i papare ndonjeher, ai nuk i dha mundesi asnjerit te shprehej, nuk ishte as debat, as dialog, ishte nje monolog i neveritshem teatral i Zotit Rama. Nuk e kuptoj pse Lideret e Shqiperise jane kaq arrogant, kaq te nervozuar…ishte thjesht nje turp prej KM, nga e merr ai te drejten te ofendoj te tjeret, po a nuk ka ikur komunizmi, edhe Enver Hoxha do te dukej me i relaksuar e tolerant ndaj mendimit ndryshe se qe ishte KM juaj.

  17. Qifi says:

    Rama ka humbur perballe Rames dhe ripjedhja do degjenerohet plotesisht me keq sec çpo degjenerohet perdite.

  18. Emigranti says:

    Z Mero gjithe nje kam vleresuar shkrimet e Tua .Ishte me se e domosdoshme vizita eKM Rama per te folur hapur me vellezerit tane te kosoves.Kjo vizite forcoi edhe nje here unitetin e kombit tone.KM Edi e kam pare vetem ne TVpor qe ne moshe te re Ai ka shkelqyer si baskebollist i kombetares.Si njeri me seder i hyri politikes ,me detyren e kryetarit te bashkise Tirane i nxorri ne pah fytyren Tiranes aq sa vleresohet si nje kryebashkiaket me te mire ne bote.Me ate seder dhe si punetor i pa lodhur morri dhe forcoi PS e cila kishte probleme brenda saj .Si kryeminister ka vene ne gjendje pune gjithe bashkite e vendit ka zgjedhur ne qeveri ministra te cilet me punen e tyre po ndryshojne dukshem Shqiperine kete e shohim ne reformat qe jane ndermare.Me punen eTij dhe qeverise eshte vleresuar nga SHBA Europa dhe ftohet per festat e nendorit nga z Merkel.Ne te ardhmen do ta shohim me mire punen madhore te ketij burri te pa lodhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje