Nishani ka nis të “bëjë letrat” për kryetar partie

1 Nëntor 2016, 21:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

I përfshirë në një luftë të heshtur të ftohtë me kryetarin formal të PD, Lulzim Basha, Bujar Nishani po përpiqet të bëhet shpresa e demokratëve pas 2017-s, kur Basha do të jetë i zënë me hallet e justifikimit të humbjes.

Dhe ka bërë dy gjeste të forta në një ditë. E para, ka udhëtuar deri në Shkodër për të marrë titullin “Qytetar Nderi” të Shkodrës. Në fakt, tamam-tamam, ka udhëtuar për t’i treguar Bashës, se ia ka marrë Kalanë e Shkodrës. Pjesa tjetër, ajo e dekorimit dhe ceremonisë, janë pjesë e humorit shkodran.

Dhe ngjarja e dytë, pa u kthyer ende për Tiranë, ka njoftuar se do kërkojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për canabisin. Edhe pse ngjan si provokuese, në fakt është një deklaratë politike më efikase se ato të Bashës kundër canabisit. Është një metaforë për ta thënë shumë më fort se Basha, se vendi po përballet me prodhimin e canabisit. Ai e di që Edi Rama, Saimir Tahiri dhe të tjerë nuk i shkojnë në takim, por dhe as që i duhen. Më së shumti i duhej deklarata e Edi Ramës, që bën atë palë në betejën politike të ditës, e jo Bashën, që bën fletërrufe, ku në gjysmën e parë shan gjysmën e qeverisë si trafikantë dhe hajdutë, dhe në gjysmën e dytë, i lutet gjysmës së qeverisë t’u bashkohet në koalicion.

Bujar Nishani është më i qartë në këtë pikë. Ai, ashtu siç kërkon të vlerësohet nga bastionet e PD si “demokrat i vendosur”, po ashtu kërkon vemendjen e qeverisë dhe Kryeministrit si armiku i vetëm i qeverisë.

Dhe po ia arrin në një farë mënyre. Ai po e lë Bashën në mjerimin e vet, duke ju lutur LSI për koalicion, ndërsa vetë e ka marrë shtruar të “bëjë letrat” për kryetar partie.

Edi Rama deshi t’ia prishë gëzimin e dekoratës në Shkodër, duke i treguar dekoratën që Tahiri ka marrë nga Brukseli, por Nishani nuk është shumë i merakosur për këtë rivalitet. Ai do që të pozicionohet çdo ditë si kryetar opozite përballë qeverisë. Gjërat e tjera nuk kanë rëndësi.

Duket se e ka marrë shtruar këtë punë. Ka dekoruar në fillim vjehrrin e Arminës, pastaj ka dekoruar vjehrrën e Shkëlzenit, pastaj ka shkuar ka marrë vetë një dekoratë në Shkodër, dhe në kthim ka përdorur dhe detyrën e tij formale si President, për të provokuar qeverinë.

Kaq gjëra ka në dorë dhe po i bën më mirë se Basha që ka në dorë opozitën formale. Ky i fundit duket se po i bie shkurt, ngaqë s’ka më as ide dhe as nerva të rrijë gjatë në opozitë, po i lutet Ilir Metës, të vërë dorën në zemër, e të bashkohet me të. Kjo do ta shpëtonte të paktën nga Nishani.

11 komente në “Nishani ka nis të “bëjë letrat” për kryetar partie”

  1. DRENICA E KUQE says:

    Jo vallahi, Mero! Une ja kisha bere “letrat” per kryetar Serbie se ma zi as Serbia nuk ua kishte bere shqiptareve dhe Shqiperise!

    O Nishani pa nishan!
    Shko e mbytu n’mutin tand!
    T’pret Saliu aty te dera,
    N’WC t’madhe sa vjen era!…

    DRENICA E KUQE

  2. Tani qerret says:

    Burre pa k….Po cdreq kryetar partie i ngrati

  3. Peshorja says:

    Kush mo do e beje kryetar partie ai boksieri apo i forti plak i Shkodres?

  4. Xhela says:

    Te shkojne me lo domino Jari te lulishtja aty osht rehat !

  5. kozmo says:

    Ilir Meta , si burre kurve qe eshte nuk po vendos akoma , te shkoj majtas apo djathtas . Eshte ne pritje te zgjedhjeve ne Amerike . Nqs fiton Clinton ,do te ngjitet mbas Rames , ne te kundert me Bashen ..

  6. Devolliu says:

    Kush e dekoroi mo, ajo IDIOTJA Voltana? Po pse nuk e komunikoni motivacionin e dekorimit mo për këtë sakatnishanulokun e Sali Kriminelit?

  7. Poradeci says:

    Sa mire, po pastrohet presidenca nga uzurpimi, nje plere mepak. Ndesa pd po i shton rradhet edhe me nje hale me shume. Ky eshte fillimi i fundit tuaj te turpshem, or armiqte e betuar te kesaj shqiperie te bekuar.

  8. TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN says:

    Asnje shqiptar nuk do besonte ne 22 janar 2011 nje dite pas vrasjes makabre te 4 demonstruesve “kok papalare” qe ne 2016-2017 ministri i brendshem krimineli Lul Basha do te tallej me viktimat do shurronte mbi jetimet nen impotencen e Edi Rames..nen hipokrizine kriminale te panelit dipllomatik dhe nen heshtjen vet vrasees te shoqerise civile..
    .

    Asnje shqiptar nuk do besonte ne 22 janar 2011 nje dite pas vrasjes makabre te 4 demonstrueve “kok papalare” qe pasuesi i faqeziut Arvizu..Donlad Blu pasi vuri dollibashe te reformes Bash-Berishen..keto te fundit e perdhosen dhe kete ambasador sa qe eshte mbyllur ne ambasade si Oso Kuka..ka nje muaj qe ja kemi pare fytyren 1 ose dy here..nga 5 here qe dilte ne ekrane ne intenerarin-BERISH-BASH-META-RAMA DHE PERSERI BERISHI.
    ..
    A kane drejte shqiptaret te pyesin:
    ..
    Ku ne gop te semes po shkon Shqiperia me nje dyshe kriminale qe ka pushtuar ate vend.
    ..
    Pse zoti Mero nuk ben nje artikull me titull:
    EDI RAMA (NUK) KA FILLUAR TI BEJE LETRAT PER BURG KRIMINELIT LU BASHA ?
    ……………….
    pse shqiptaret dhe dipllomacia perendimore sidomos ajo amerikane po bejne nje politike anti-amerikane duke perdhosur vete parimet e demokracise te atij vendi…
    ..
    pse krimineleve “kamuniste” po i bluhen dhe kockat ne varr per bemat e shekullit kaluar dhe krimineleve demokrate behen burra shteti dhe yje ne ngjitje edhe pse gjaku ne bulevard nuk ishte thare akoma ?
    ..
    a ka ndonje zog kurve ne bote te me spjegoje…PSE NUK I BEJNE LETRAT E BURGUT LUL KRIMINELIT…….OSE ..OSE
    PSE NUK I BEJNE LETRAT E BURGUT “PUCISTIT” MERO BAZE QE KA SHPIFUR DHE E KA QUAJTUR KRIMINEL & TRADHETAR LUL BERISHEN ??

    ………………
    DOSJA KRIMINALE E LU BASHES
    ……………..

    I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
    Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha,mbrojtesi i familjes Berisha dhe pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë.

    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
    5. 7 pasaportat e dyshimta
    Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

    6. Reprezaljet në administratë
    Lulzim Basha, vetem disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi komplet stafin e Këshillit Bashkiak deri te pastrues dhe nisi emërimet e reja..
    nderpritet rromani i krimeve dhe tradhetive te Lul Udbashi…

    ——————

    epilog
    Edhe pse kam qene nje kundershtar i vendosur i sistemit/regjimit te enver hoxhes cfare me kane pare syte pas 1992..pas 1997 dhe sidomos pas tradhetive te 23 qershorit..21 janarit dhe gerdecit sot ne 2016 them pa frike se ai karaduzi i gjirokastres ka pasur 100 % te drejte qe i u vuri dajakun kundershtareve te tij ( TE ME FALIN 5 PERQIND E TYRE) ..ketyre intelektuhaleve dhe ketyre xhambasdoreve qe me shume jane kolonele se dipllomate..kete nuk e them une por krimet e Lul Udbashit qe do behet yll ne qitje.. EGZAKT SI NE MAJ 2011 kur e pshurri edi ramen..jetimet e 21 janarit me koqet e arvizuse..

  9. Aleko says:

    vetem nje pune di te beje mire Nishani: dekurimet, ja ka marre doren me to:sla njeri pa dekuruar Tash se fundi I ka hedhur syte nga bashkepuntoret e fashizmit…Do kete ngjare me dajor ky se nga I ati safrohet fare…..

  10. alphade says:

    Si ben shurren ky derdimen sepse per te bere shurren duhen dy
    duar,por presidenti yne i ” nderuar” , njeren dore e ka te parale-
    lizuar atehere bej pyetjen si i mberthen pantallonat se per ato
    punet e tjera mendoj se s’ eshte per asgje …….! Kurse Ju zoti Mero
    thoni, sigurisht ne thonjeza se po pergatit letrat per kryetar partie ,
    ne kete drejtim me mire eshte te zgjedhin kryetar partie perseri
    Saliun se Ai te pakten i funksionojne dy duart per te ” lidhur”
    pantallonat…….!!!

  11. alphade says:

    Si ben asahurren ky derdimen sepse per te bere shurren duhen dy
    duar,por presidenti yne i ” nderuar” , njeren dore e ka te parale-
    lizuar atehere bej pyetjen si i mberthen pantallonat se per ato
    punet e tjera mendoj se s’ eshte per asgje …….! Kurse Ju zoti Mero
    thoni, sigurisht ne thonjeza se po pergatit letrat per kryetar partie ,
    ne kete drejtim me mire eshte te zgjedhin kryetar partie perseri
    Saliun se Ai te pakten i funksionojne dy duart per te ” lidhur”
    pantallonat…….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje