A ja del dot PBDNJ, si parti “antishqiptare”?

3 Nëntor 2016, 19:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Partia e pakicës greke në Shqipëri ka një histori të gjatë dhe vitale në 25 vite pluralizëm në Shqipëri, duke ja dalë të jetë një ombrellë pakicash, dhe një institucion politik që mbron të drejtat e rrezikuara të tyre.

Në zgjedhjet e para pluraliste në 31 mars 1991, ajo nuk ekzistonte dhe pakica greke u përfaqësua me Shoqatën “Omonia”, ku mori 5 deputetë, për shkak të zonave të vogla elektorale dhe numrit të madh të deputetëve, që ishte 250 vetë.

Paketa e re kushtetuese e Shqipërisë, e verës së vitit 1991, ndaloi ekzistencën e partive me baza etnike dhe fetare në Shqipëri, dhe kjo çoi në krijimin e PBDNJ, një parti politike që do të mbronte të drejtat e pakicave të rrezikuara në Shqipëri, jo vetëm asaj greke. Edhe pse pas saj shtylla kryesore ishte OMONIA, nën drejtimin e urtë dhe të mençur të Vasil Melos, një ish-disidenti antikomunist, PBDNJ filloi të ketë një shtrirje territoriale nga Saranda, në Kukës e Shkodër, duke u bërë një parti e rëndësishme kombëtare e spektrit politik shqiptar.

Ai fitoi dy deputetë në sistemin mazhoritar në vitin 1992, ndërsa në zgjedhjet e vitit 1996, rrezikoi të ngelej jashtë Kuvendit për shkak të manipulimit.

Në zgjedhjet e vitit 1997, ajo u forcua me deputetë në Korçë, Vlorë dhe Tiranë, ndërsa në vitin 2001, ajo arriti të futej në Kuvend në raundin përsëritës të zgjedhjeve në zonën e Dushkut me 3 deputetë, për shkak të skemës së famshme të “Dushkut” në sistemin elektoral.

Vasil Melo kishte mbledhur në PBDNJ, gjithë figurat autoritare të pakicës greke në Shqipëri, dhe intelektualë pro pakicës greke, dhe kishte një politikë më shumë se të kujdesshme për të mos qenë provokativ, por i pranueshëm nga pjesa tjetër e spektrit politik. Ai arriti t’i japë një brishtësi dhe një iluminim partisë së tij, si parti moderne europiane, aq sa detyronte spektrin politik shqiptar, të ishte i kujdesshëm me të dhe partinë e tij. Ai nxiti një lloj delikatese shqiptare ndaj pakicës greke në Shqipëri, me qëndrimet e tij.

Edhe kur në vend pati kriza të mëdha, siç ishte viti 1996 apo viti 1997, Melo arriti ta mbante PBDNJ larg urrejtjes popullore, edhe pse në disa raste konflikti me Greqinë ishte i hapur dhe armiqësor.

Pas vdekjes së Vasil Melos më 2002 dhe ardhjen e Vangjel Dules në krye të PBDNJ, profili i kësaj partie ndryshoi tërësisht. Dulja filloi të braktisë pakicat e tjera në Shqipëri, si ato rome, vllehe, goranët, vrakaçarët, gollobordasit, shulet etj, siç njihen në zhargonin popullor, dhe u fokusua jo vetëm tek pakica greke, por tek elementët më radikalë të tyre. Ai e ktheu PBDNJ në një badigarde të sillogjeve të Greqisë së Veriut, që janë qesharake dhe të vjetra për vetë Greqinë, dhe brenda PBDNJ ndoqi një politikë spastruese nga elementët e moderuar intelektualë dhe nga figura popullore që ndjehen tërësisht grekë të Shqipërisë, dhe jo desantë grekë në Shqipëri.

Shumë figura të njohura të PBDNJ, ish-ministra të saj dhe autoritete të larta shtetërore u larguan nga PBDNJ dhe sot askush nuk di të thotë ndonjë emër, përveç Dules dhe Bollanos, në atë parti.

Pas rënies së influencës sociale greke në Shqipëri, liberalizimit të vizave dhe zbehjes së pensioneve greke për minoritetin, edhe influenca politike e Greqisë ra. Në këtë moment në vend që PBDNJ të fokusohej tek qëndrime më integruese me shoqërinë shqiptare, shkoi nga kahu i kundërt, duke u mbështetur në elementë ekstremistë antishqiptarë, që e bën PBDNJ, nga një simbol paqeje dhe bashkëpunimi, në një simbol sherri dhe agresiviteti.

Kulmi ka arritur me qëndrimet që PBDNJ mori ndaj çështjes çame, duke e sulmuar atë më shumë se Athina zyrtare. Nëse ka diçka që PBDNJ, jo vetëm nuk duhet ta zërë në gojë, por duhet ta shmangë si debat, është genocidi ndaj çamëve, pasi ai ngjall ndenja negative tek shqiptarët për Greqinë, dhe PBDNJ-së nuk i bën mirë kjo klimë. PBDNJ jo vetëm që e sulmon atë si çështje, por merr shpesh qëndrimet ekstreme të fanatikëve fashistë grekë ndaj saj.

I gjithë ky pozicion i ri politik i PBDNJ, e ka dobësuar ndjeshëm atë si parti, aq sa një tjetër fraksion i pakicës greke në Jug, MEGA, me një udhëheqje modeste lokale, ka arritur të marrë në Sarandë më shumë vota se PBDNJ dhe ta mundë atë në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

E çuditshme është se ndryshe nga profili që i jep partisë së tij, Vangjel Dule ka një shfaqje tjetër në publikun shqiptar. Ai është racional kur gjykon politikën shqiptare, konstruktiv kur flet për konfliktet politike mes politikës shqiptare dhe shpesh shumë më i urtë se Rama, Meta apo Berisha për zgjidhjet që ofron.

Por ai është gabim pikërisht aty ku duhet të ishte konstruktiv. Ai mendon me sa duket se një politikë ekstreme e PBDNJ, dhe bërja e saj si zëdhënëse e qëndrimeve ekstreme greke, mund të kthejë vëmendjen ndaj saj dhe mund t’ia dalë të qëndrojë në Kuvend me një deputet, ose dy.

Në zgjedhjet e fundit në fakt, Dule hyri në Kuvend për shkak të ndihmës së Partisë Socialiste, dhe Bollano dy herët e fundit, më 2007 dhe 2011, ka dalë kryetar bashkie me votat e hapura të PD, e cila është dashur dhe të manipulojë, që ai të fitojë.

Pozicioni i ri i Dules dhe PBDNJ, si një parti “antishqiptare”, u vulos me dorëheqjen e tij nga nënkryetar Kuvendi, vetëm pse u emërua si nënkryetar dhe Shpëtim Idrizi. Nuk di sa popullor e ka bërë kjo gjë në Greqi, ku nuk voton askush për të, por në Shqipëri, më së shumti u është dukur një budallallëk. Pos të tjerash, ky gjest rrezikon ta defaktorizojë edhe në Athinë, pasi ka lëshuar një pozicion të rëndësishëm shtetëror në Shqipëri. Akoma më keq mund të defaktorizohet nëse nuk ja del të përfaqësohet në Kuvend. PS, PD, apo LSI, mund të fusin kandidatë nga pakica greke në listat e tyre, duke e defaktorizuar atë dhe duke i krijuar Athinës zyrtare një pol të ri komunikimi politik me pakicën greke në Shqipëri. Po ashtu, rivali i saj MEGA, e cila po shtrin ndikimin e saj në paqe, mund t’i bëhet një rival serioz.

Dhe politika konfliktuale, nuk stimulon bashkëjetesën këtu, por eksodin e grekëve. Dule sa më grek të hiqet këtu, sa më shumë tenton t’i fusë në sherr ata me shqiptarët, aq më pak grek ka në Shqipëri, aq më shumë i nxit ata të ikin në Greqi e të jetojnë atje. Bilanci i hidhur i eksodit të tyre drejt Greqisë, i bën ata sot fizikisht të defaktorizuar nga pikëpamja elektorale, edhe për shkak të politikës greke, që i mban me këmbë në Shqipëri dhe gojë në Greqi.

Por mbi të gjitha, është e vështirë t’ia dalësh më 2017 në Shqipëri, pas 25 vitesh tranzicion dhe hapje, si një parti ksenofobe, raciste dhe pro fashiste, në emër të një pakice, që jo vetëm nuk ka të rrezikuar asnjë të drejtë, por është me e sigurtë nën udhëheqjen e politikës shqiptare se sa të një aventure të tillë. Vangjel Dule mbetet një politikan i urtë shqiptar, kur flet si politikan shqiptar dhe një grek ekstremist në politikën shqiptare, duke u bërë më antishqiptar se sa u duhet dhe ekstremistëve. Besoj që ai mund t’ia dalë vetëm me urtësi dhe si faktor integrues, jo si sherrxhi që ankohet tek “vëllai i madh”, kur nuk ia del dot sherrit në lagje.

13 komente në “A ja del dot PBDNJ, si parti “antishqiptare”?”

  1. tiku says:

    Cfare te thuash per Vangjelis Dulaqis qe eshte grek?? jo Dule nuk eshte grek,
    kete e verteton lekura e zeze qe ka, Dulja eshte grek i ardhur nga anadolli,
    edhe ai vete e dine kete gje per origjinen e tije orientale sperme turke me
    pak fjale dhe ajo qe eshte me tragjikomike eshte qe ky Dulja i sulltanit
    na hiqet me grek se grekerit, nuk ka faj ka kompleksitet identiteti.

    1. 21 JANARI 2011 KRIM FASHIST I TOLERUAR NGA MIQTE E LESHIT says:

      Me kete artikull dhe me kete menyre te shkruari duket sikur te ze gjumi pa e mbaruar se lexuari…Besoj se fenomeni Dule eshte i paperfillshem sot eshte vecse nje korofillak i kolonelit Janullatos dhe kaq mjafton te themi lereni ushtarin Dule dhe merruni me bossat e tij

      ***

      Dje jam lemerisur kur kam degjuar kelyshin E DOKUMENTUAR serb Salih Berishoviq I cili tha tekstualisht ne bordellon e ilir metes:
      “”””””””””””””””””””””
      “Rama është vetëm një skllav i Beogradit që vazhdon traditën e baballarëve të tij”,
      “”””””””””””””””””””””””””””””
      KETE FJALI KY MIK SHTEPIE I
      DAMIR FAZLLICIT
      e thote pa ju dridhur qerpiku
      dhe kerrkush nga PS nuk I kujton
      -zhdukjen e remzi hoxhes
      -prangosjen e adem jasharit.
      .-furnizmin me nafte milloshevicit
      -takimi top secret me millosheviqin ne 93’
      -sabotimin e lidhjes elektike kosove-shqiperi
      -tradhetia me rambujen..etj etj.

      kujt I duhet kjo beteje e Rames me greket kur ai vend vazhdon te jete I pushtuar nga banda kriminale e berishajve qe kane filluat ta bejne si ujku me kecat duke lyre doren gjakatare me miell per mashtrim

      SUPERDOSJA KRIMINALE E MEPOSHTME E BERISHES ESHTE GJENERATORI QE NDRICON MONUMENTIN E ENVER HOXHES SI PROMETHEUN E SHQIPTAREVE

      Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet. Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon si “qytetar i djegur”, si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon të shtojë hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën që ka instaluar në pushtet. Por sado indiferent të paraqitet, janë disa episode të hidhura, prej të cilave Saliu bëhet me “hije” kur ia kujtojnë. Dhe është ky SALI, I cili këto ditë ka dalë përsëri me bandën e tij të re të vjetër, duke kërkuar vota nga shqiptarët! Farmak-fjalimet e tij gjëmojnë me ulërima e me mashtrime, sikur SALIU të jetë humanisti e jo krimineli i shqiptarëve, sikur të jetë etaloni i ndershmërisë e jo vula e hajdutërisë, sikur të jetë integruesi dhe jo shkatërruesi i këtij vendi e populli!

      10 nga “njollat” e figurës morale “SALI”

      1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

      2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.

      3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.

      4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.

      5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.

      6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.

      7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.

      8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.

      9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.

      10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

      10 nga mashtrimet e demagogut “SALI”

      1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.

      2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.

      3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.

      4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.

      5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.

      6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.

      7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.

      8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.

      9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.

      10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

      10 nga krimet e klanit “SALI”

      1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.

      2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.

      3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

      4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.

      5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

      6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve

      7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

      8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.

      9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

      10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

      20 nga skandalet e pushtet-krimit “SALI”

      1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.

      2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.

      3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.

      4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.

      5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.

      6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”, tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.

      7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.

      8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.

      9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.

      10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.

      11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.

      12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.

      13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.

      14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.

      15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.

      16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!

      17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.

      18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.

      19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.

      20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.

      KRIMINELI SALI BERISHA & SON ESHTE DIREKT PERGJESGJES PER 21 JANARIN,GERDECIN DHE OTRANTON

      PSE HARRUAT O NJEREZ KUR BISHA BERIHSA NGA NJERA ANE DHE ITALIA E NATOS DHE BE NGA ANA TJETER VRANE NE MES TE DETIT SI KAFSHE 100 SHQIPTARE SI NE GJUETI INDIANESH ?? NE OTRANTO

      Ju zoti Mero bashke me ambasadoret amerikene dhe europjane ,,ramen ,meten ,jeni ato qe po I ngrini LAVDINE enverhoxhes duke mos future ne burg monstren berishe &son qe eshte cilesuar si burre shteti nga Alex arvizu qe ISHTE nje mbret illegal dhe I pashpallur I shqipfoleve. RRUGE TE CILEN PO E NDJEK DHE DONALD LUJA ME NJE ANTIAMERIKANIZEM TE CUDITSHEM
      Heqja e portretit te enverhoxhes nga mendjet e shqiptareve ka vetem nje rruge>>BURGOSJA E MONSTRES BERISHE..NE TE KUNDERT FIGURA ENVER HOXHES SHKELQEN NGA HIPOKRIZIA E AMBASDOREVEN NGA IMPOTENCA E RAMES DHE NGA VARGMALET ME KRIME TE KUPOLES BERISHAJVE
      .
      pse nuk del ‘DELETED” EDI RAMA te denoje zyrtarisht kete neo-naziskin por merret me beteja televizime me greke dhe serbe…
      .
      Pse I nderuri Donald lu po vjen akoma si pordha neper breket e berishes ?
      Pse Edi Rama behet trim me greket dhe serbet dhe i shpeton shurra nga saliserbi ??

      1. Adriatik says:

        Jane ngritur gjithe turkoshqiptaret per revansh ndaj greqise. Perpara turkoshqiptare.

        1. Greece & Turkey are shit says:

          perpara per vrima bythe jevgjitesh greqira!! te fala kancerozit janulla.

    2. Greece & Turkey are shit says:

      ja del posi, duke u lepire me janullen! te fala janulles.

  2. aqif tahipi says:

    O Mero ,grekeve ju pelqen te genjejne dhe mashtrojne per historine e shqiptareve. Vangjeli eshte pjese e jetes se perditshme te shqiptareve dhe minoritareve dhe mund te kontribuoje shume me teper per te gjithe.Nese politikane te ndryshem minoritare mund te veprojne njesoj si agimi i arte ,ketij ne Shqiperi i thone karllik dhe idiotesi.

  3. laveri says:

    Dulja ose me mire daullja zoti Baze,i merr urdherat drejtperdrejt nga Janulla aty ne Tirane ,nuk ma do mendja te flasi daullja nga mendja e vet ,se nuk duket qe ka dhe shume tru

  4. BERISHA LARGOHU says:

    Himara dhe Dule fashisti nuk mund te bejne dengla ne token shqiptare, shqiptaret duhet qe t’ja mbyllin gojen ketij Dules legenit.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Vangjeliko Dile beri nje levizje te rende duke dale posti I Kuvendit sapo hyri Partia Came ne te njejtin post. Nje levizje ku tregoi inacorin dhe fill u kthye kunder qeverrise.. Por me e rende eshte se Vangjelikoja del dhe ben deklarata shume te rrezikshme dhe probleme te vogla mini bashkie shkon dhe I raporton sikur ato behen qellimisht tek komuniteti I vogel grek. Nuk kuptoj gjithashtu Athinen qe del me deklarata shume te papjekura dhe te pershpejtuara pa pyetur qellimet e qeverrise lokale shqiptare. Qeverria Shqiptare duhet te ankohet ne PE per deklarata SHUME TE RENDA qe Ministria e Jashtme Greke ka bere. Qeverria te angazhohet dhe te lidhet me KE ku ata te jene prezent dhe pala zyrtare shqiptare ti ekspozoj qe nje e dy thone: “Ju kemi futur ne NATO dhe po doni voten per antaresim duhet te kaloni drejt nesh”. Kjo eshte e paprecendent. Duket e qarte qe takimet nje me nje me zyrtaret greke jane te pavolitshme. Ndryshe thone ne takime dhe kur kthehen ne vend te tyre ja kepusin te kunderten e c’fare bien dakort nga presjoni I partive fondamentaliste. Ne s’na futi ne NATO Greqia.. Vetem kete dine te thone.. Ju futem ne NATO.. JO s’na fute ne NATO, ne NATO na futi KE me ne krye SHBA-ne. Mendoj qe Rama ka te drejte ketu dhe ne dac te duket si nacionalist ne dac te duket si patriot ai po thote gjera qe zyrtaret greke nuk u shkonte kurre nder mend. E verteta eshte e hidhur dhe te pranosh VARRE BOSH sepse une do te mbaj peng per antarsim eshte POSHTERUESE. Ja sa te prapambetur jane.. Kerkojne VARRE BOSH ne nje toke te huaj.. Po kjo c’fare qellimi ka ?!?! Kjo eshte ofenduse !! Vendos VARRE BOSH TI ATY SEPSE NJA 60 E CA MIJE KUSUR USHTARE (futja kot) RANE NE TOKEN TENDE!! OK.. Edhe c’fare ?!?! Do ta ngrij token time pergjithmone sepse ushtaret e tu ketu e 60 vjet ne te shkuaren dhe ketu e 200 vjet ne te ardhmen jane vrare ketu ?!?! Po per italjanet c’fare do bejme do ngrime nga nje cope varri c’do cep pallati se keshtu do ja doje Italjanit ?!?! Por ITALJANI ESHTE EVROPJAN.. Ka kerkuar eshtrat e te reneve mbrapa dhe I ka varrosur aty ku kane lere (lindur).. Ja bere rrespektin rradhen e pare duke I ndertuar (nga nje I pacip) varreza !! OK, TANI EC PLAKO MOS KERKO QIQRA NE HELL.. MERREMI ME TE GJALLET DHE JO TE VDEKURIT.. Greqia nuk e rrespekton Shqiperine. Greqia e rrespekton reciprokisht Shqiperine kur I duhen nga BE-ja fonde. Greqia qe nga viti 91 e deri ne vitin 2006 I ka trajtuar emigrantet shqiptare pa dinjitet.. A ka ndonje ndonje deputet shqiptar me perqindjen qe ka Greqia emigrant te regjistruar qe edhe votojn ne Greqi ?!?! Sa eshte perqindja e shqiptareve te rregjistruar LEGAL ne Greqi ??? P’se nuk I kerkon llogari SHTETI SHQIPTAR SHTETIT GREK ?!?! A ka ndonje figure politike shqiptare ne Greqi sic ka minoriteti ketu ne Shqiperi dhe jane PARLAMENTARE.. KUSH ESHTE RRACIST KETU ??????? He mo kerkoi llogari me perqindjen qe jane ne Shqiperi minoriteti Grek dhe perqindjen e minoritetit Shqiptar ne Greqi.. TREGOJINI SHIFRAT SEPSE TI THUA QE UNE JAM ME I FUQISHEM SE TY DHE MEQE PASKE INFRASTUKTURE INFORMACJONI ME MODERRN ATEHERE TREGO SA EMIGRANTE TE REGJISTRUAR (SHQIPTARO-GREK) KE NE VENDIN TEND.. SA SHKOLLA SHQIPTARE KE HAPUR NE RRAPORTIN PORPOCIONAL GJEOGRAFIK TE EMIGRANTEVE SHQIPTAR ?!?! HE MO TREGOI.. Ja pra te dashur PATRIOTE..!! Greqia te vetmen gje qe justifikon eshte: KAM EMIGRANTET E TU !! PO P’SE ATO LOJRAT OLIMPIKE KU U BE OLIMPJADA NUK U NDERTUAN STADJUMET GJIGANDE ?!?! KUSH I NDERTOI ?? HERA E PARE QE BETE OLIMPJADA NE KOHE MODERRNE!! TI PA EMIGRANTET S’DO KISHE FLUKSIN E ZHVILLIMIT QE PATE KUR THYEJE PJATA NE BUZUKIS APO JO ?!?! Apo tani do I perdoresh mish per top per arsye komunikimi me shtetin ame ?!?! Kjo eshte e padrejt.. Na vret shqiptari ai eshte mafjoz, eshte hajdut.. Po ti qe ke USHTRINE QE GERTHET: “TI PRESIM ZORRET SHQIPTAREVE”, c’fare eshte ?!?! Ka vajtur RRACIZMI I TYRE DERI NE INSTITUCJONE SHTETERORE A E KUPTONI SA TE PRAPAMBETUR JENI ?!?! ROJET E BURGJEVE TE SHTETIT MBLIDHEN SI UJQER DHE TORTUROJNE NJE NJERI SEPSE I VRAU SHOKUN.. DOMETHENE “WILD WEST”.. E VRAU, TA VRASIM “LIGJ KANUNI” KJO E JUSTIFIKOKA..!! O META, DEGJO O “FLORI”, RRIJI LARG MUHABETIT “ME QETESI E DASHURI” POLITIKES SE JASHTME SEPSE ESHTE ZGJEDHUR DIKUSH ATY NE MINISTRINE E JASHTME QE TE PERBALLOJ PRETENDIMET DHE MARREDHENIET ME QEVERRINE GREKE.. MOS U UL ME PLEQT TI DEGJOSH PERRALLAT NJESOJ SI NE SHQIPERI.. NUK TE FUNKSJONON FORMULA JOTE ATY.. KESHTU O MANAR..

  6. Nardi.l says:

    Sikur ne greqi te ezistonte nje parti antigreke ashtu si egziston ne Shqiperi partia antishqiptare e dules,ju siguroj qe kryetari I kesaj partie do ishte arrestuar dhe akuzuar me te drejte si tradhtar.Shqiperia eshte mbushur plot me ndyresira qe tolerohen nga Shteti dhe shoqeria.

  7. SHQIPO, EUROPIAN (Koment i Vitit 2013 Gazeta Tema) says:

    PBDNJ – PARTI ULTRANACIONALISTE GREKE.
    -Sepse eshte vetem parti per te drejta te anthroposve.
    -Sepse harron plotesisht vrasjet dhe masakrat ndaj shume emigranteve shqiptar ne Greqi.
    -Sepse mohon krejtesisht problemin çam dhe gjenocidin etnik ndaj shqiptareve çam myslyman ne Greqi.

    PBDNJ – NUK ESHTE PARTI PER TE DREJTAT E NJERIUT.
    -Partia Greke Dule asnjehere te vetme ne historise e saj nuk ka shprehur frymen europiane te pergjithshme dhe te reciprocitetit per te drejtat e njeriut ne Ballkan.
    -Partia Greke Dule orvatet me çdo menyre qe intolerancen fetare dhe ekstremizmin fetar te Greqise, t´ja hedhi Shqiperise.
    -Partia Greke Dule nuk respektoi Vendimin e Gjykates Kushtetuese te Shtetit Shqiptar per pronesine e pallatit te kultures Permet dhe u orvat per pasoje te mbillte lufte fetare ne Shqiperi.
    -Partia Greke Dule nuk respektoi Vendimin dhe Institucionin e Gjykates Kushtetuese te Shtetit Shqiptar as per kufirin detar ne Detin Jon dhe u orvat per pasoje te mbillte anarki ne Shqiperi.

  8. Për mëmëdhenë says:

    Eshtë anormale qe te behet kjo luftë e Meros dhe gjithe shtypit shqiptar (plus dhe Edi Rama) me nje vangjel dule qe eshte “Kerrkushi” dhe te mbyllen syte para krimeve dhe tradhetive kombetare te Berishes Bashes..Tritan Shehut e company sepse ai vend realisht eshte gjysem i pushtuar qe kur në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare është Anastas Janullatos me kombësi greke i kurorëzuar si kreu i Ortodoksisë jo në kishë, sepse thirrjet “Noli!, Noli!” , apo Anaksos dhe kënga patriotike “Për mëmëdhenë!” bënë që shpura e Ortodoksisë ta kurorëzonte në hotel Tirana edhe me pëlqimin e Athinës e të Patriarkanës Ekumenike të Stambollit si për fillim përkohësisht, por, ja që na mbeti peshqesh i vërtetë!

    Presidenti i atëhershëm Tradhetari Saleh Berisha
    u be shurdh-memec dhe merrej me tritolin e varrezave te deshmoreve. Pra, karrikja e Ortodoksisë u uzurpua prej 21 vjet e ca ditë sot nga Janullatos, një prift me kombësi Greke duke shkelur me të dy këmbët statutin e Kishës Ortodokse Shqiptare të cilën Fan Noli e bëri realitet themelimin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe ndarjen përfundimisht nga ndikimi i Athinës fetare dhe zyrtare.

    Përse Athina zgjodhi Janullatos më 1991? I vinte keq për shqiptarët e besimit ortodoks? Po ç’ndodhi më pas? Në në të njëjtën kohë, më 1992 Konstantin Micotaqis, Kryeministër i Greqisë i parashtron Tiranës zyrtare (pozitës së djathtë plebishitare më shumë) si kusht ngritjen e varrezave greke në Këlcyrë të Përmetit, Ersekë, Korçë dhe Bularat, Gjirokastër me eshtrat e ushtarëve grekë që ranë në përpjekje me Italianët në Luftën Italo-Greke.
    Shqipëria, ndërkohë aspironte të fillonte negociatat me BE. Dhe Tirana zyrtare u nënshtrua para Greqisë dhe firmosi kushtin e Varrezave Greke në Shqipëri për të filluar implementimin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga qeveritë e të dy vendeve në vitin 2008, kur u vendos që të ngriheshin dy varreza, një në Bularat të Gjirokastrës dhe një në Këlcyrë të Përmetit. Kisha Ortodokse (Janullatosi) do të administronte anën humanitare të varrezave në këto dy vende?!

    Bamir Topi,
    President i atëhershëm firmosi dekretin (tradhetine): “Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 256, datë 25. 03. 2010 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko – Italiane të viteve 1940 – 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
    Deputeti Spiun Tritan Shehu, i cili, duke ftuar deputetët ta votojnë atë, ka theksuar se me këtë hap shteti shqiptar respekton të rënët në luftë. “Ne nuk duhet të ngatërrojmë gjërat, ndaj duhet të miratojmë marrëveshjen si shenjë respekti ndaj të vrarëve në luftë”, – tha në Kuvendin Popullor, Shehu. Shihni sa bukur!

    Marrëveshja kaloi në Kuvendin e Shqipërisë me vetëm 5 vota kundër të deputetëve të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të cilët e cilësuan të papranueshme “legalizimin” e disa varrezave inekzistuese të një ushtrie pushtuese. ” sipas shkrimit “Skandali i varreve, Greqia pranon ekzistencën e varreve pa identitet”, tek gazeta Kombëtare e datës 25 Janar 2013.
    Pra, Kosina e Përmetit dhe konflikti që ajo shkaktoi, kur në maj 2006 u zhvarrosën eshtrat e fëmijëve dhe grave të zonës me pretekstin e gjetjes së varreve të ushtarëve grekë, nuk e ndalën projektin e Athinës për të krijuar varreza ushtarësh në disa vise autoktone shqiptare të Jugut.
    Në varrezat e manastirit të Grykës së Këlcyrës, bashkë me eshtrat e ushtarëve grekë ishte planifikuar edhe vendosja e eshtrave të zhvarrosura në fshatrat e Përmetit. Atje, para se të cilësoheshin zyrtarisht si Varreza Greke me marrëveshje shtetërore, kanë qenë vetëm 36 varre të ushtarëve grekë të vrarë në betejën e malit të Golikut nga trupat e batalionit Italian, “Ujqit e Toskanës”. Ndërsa sot janë varrosur në manastirin e Këlcyrës edhe eshtrat e fëmijëve dhe grave shqiptare të Kosinës!! Ndërkaq në marrëveshjen shtetërore shqiptaro-greke u përfshi të varrosej në Shqipëri edhe personeli teknik apo klerikët që shoqëronin ushtrinë greke gjatë asaj luftës Italo-Greke në tokën shqiptare.
    Pas hapjes së pikës kufitare të Kakavijës, kur Karolos Papulias, ishte ministër i Punëve të Jashtme (me origjinë shqiptare nga Voshtina e Çamërisë), sot President i Greqisë e ndali vrapin në vizitën e parë zyrtare në tokën arbërore tek varret e ushtarëve grekë në Qafën e Kiçokut në Veri të malit të Trebeshinës. Pra, këtij Papulias i është shpëlarë gjaku i paraardhësve. Edhe Theodhor Pangallos po me origjinë shqiptare po njëlloj të shpëlarë e kishte gjakun përsa i përket Çështje Shqiptare kur kreu detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë. Dhe ligji i luftës që është ende në fuqi as që i shqetëson!
    Pra, ne Shqiptarët e Shqipërisë të keqen e kemi edhe nga këta funksionarë të lartë grekë me origjinë shqiptare që kanë patur e kanë jo pak rol në ngrirjen e marëdhënieve shqiptaro-greke edhe sot.
    Problemi nuk është kaq i thjeshtë sa duket. Filloi një sulm total i Athinës zyrtare pas 1991. Në vitin 1992 filloi zbatimi në praktikë i MegaEladhës. U krye incidenti i Peshkëpisë dhe filloi një luftë e pamëshirshme diplomatike greke për lirimin e anëtarëve të OMONIA. Ndërkohë, vërshuan bankat greke të instalohen në Shqipëri për të thithur edhe ato pak remitanca që sillnin shqiptarët emigrantë dhe u bënë investime për të marrë lëndë të para nga toka shqiptare. U joshën edhe shqiptarë me pensione greke nëse deklaroheshin me dokumenta se kishin kombësi greke. Filloi kumbarizimi i Shqiptarëve të Greqisë që me dashje dhe me detyrim i bënë që të ndërronin emrat shqiptarë në grekë. U hapën shkolla greke në Korçë dhe në Himarë. U ndihmua e u ngjall OMONIA. Zëvëndësministrat e Jashtëm grekë apo edhe deputetë nuk janë kursyer të vrapojnë në Himarë sa herë atje kishte zgjedhje vendore a qëndrore apo dhe artificialisht sikundër e ndihu qeveria e djathtë shqiptare njohjen e minoritetit grek në Himarë. Së fundi, në Gusht 2013, Berisha në Facebook, shkroi për herë të parë se nuk ka patur ndonjëherë minoritet grek në Himarë.
    Klasa politike e Tiranës në këto 23 vjet me firma shtetërore dhe mbështetje totale e ka çuar ujin në mullirin grek të ringjalljes së fantazmës Vorio-Epirit. Ja praktika e Greqizimit të Shqipërisë së Jugut: Me Varrezat greke në Këlcyrë dhe Bularat,me Agimin e Artë që erdhi në varrezat e Këlcyrës e provokoi si dhe bëri thirrje për luftë çlirimtare në Himarë , me mitingjet progreke të Korçës, me Kryqin e varrezave të Boboshticës, me Himarën artificialisht të incidentuar sa herë edhe me ndihmën e OMONIA, me traktet në Jug të Shqipërisë kur kryeministër ishte Aleksandër Meksi, me ndalimin e shtetasve shqiptarë të lindur në Çamëri për moshyrje në Greqi , me racizmin më të egër të këtij mijëvjeçari në Europë pas Serbit, me nota verbale diplomatike karshi shtetit shqiptar, me vrasje e torturim të shqiptarëve të pafajshëm të Greqisë që u mbahet peng statusi i nënshtetësisë greke, sepse janë kombësia e Dytë dhe në total me Arvanitët arrijnë deri edhe katër milionë banorë dhe përbëjnë rrezik për prishjen e ekuilibrit artificial nacionalist grek, me oreksin e aneksimit të Shkëmbit Barketa në detin Jon pa e respektuar kufirin detar sipas shelfit kontinental për interesa gjeoekonomike e politike, etj si këto.
    Por ç’është më e keqja qeveria e Berishës u përfshi edhe në skandalin e firmosjes së një marrëveshje për ujrat detare midis Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe më herët në deklaratat publike për mediat, zyrtarë të lartë të shtetit grek kanë përsëritur apelin drejtuar Shqipërisë për të zbatuar marrëveshjen shqiptaro-greke të 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave të firmosur nga ministrat e Jashtëm të atëhershëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis. Por me kërkesën e Partisë Socialiste, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e quajti të pavlefshme.
    ……
    Vitin e kaluar, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos ka theksuar, se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë do të jetë një nga prioritetet e ngutshme të diplomacisë greke. Ja si nënvizon shtetari grek:
    “Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë, deklaroi Venizelos para komisionit të politikës së jashtme dhe mbrojtjes së parlamentit grek. ”
    Pra, Greqia po i sheh interesat e saj me strategji të largët asimilimi e nënshtrimi të shqiptarëve si komb dhe si truall. Edhe pse i sorollat si shqiptarët e Greqisë dhe shtetin shqiptar deri sa të realizojë me çdo lloj mënyre qëllimet ekspansioniste dhe shoviniste, edhe hapur, edhe para Brukselit, edhe para Amerikës!

  9. a.g says:

    Mos ka qenë ndo´iherë proshqiptare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje